Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Ateizėm

Ateizmin nuk e kanė shpikur komunistėt



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 22-07-08, 17:44   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Ateizmin nuk e kanė shpikur komunistėt

Ateizmin nuk e kanė shpikur komunistėt

Nga: Arben Kallamata , 24/8/05 / Panorama



Ateizmi ėshtė mungesė e besimit te prania e perėndive dhe krijesave hyjnore. Kjo mungesė besimi nuk vjen nga pamundėsia pėr tė ushtruar njė fe apo nga pamundėsia e lidhjeve me tė, por nga bindje tė qėndrueshme dhe arsyetime tė vetėdijshme. Foshnjat e porsalindura nuk kanė fe. Fetė iu injektohen nė kokė mė vonė, nga familja dhe shoqėria. Kjo shpjegon edhe faktin se pėrse mė sė shumti njė njeri i lindur nė njė familje tė krishterė pėrqafon fenė e krishterė, ndėrsa dikush tjetėr i lindur nė njė shoqėri myslimane, budiste apo ēifute ndjek fetė pėrkatėse. Mungesa e besimit te perėnditė ėshtė shumė mė e vjetėr se tė gjitha llojet e besimeve fetare. Qeniet njerėzore fillimisht nuk kanė ditur tė besojnė. Mė vonė kanė mėsuar, kanė krijuar dhe ndėrlikuar perėnditė.
Ateizmin, si mungesė e ndėrgjegjshme e besimit nuk e kanė shpikur as komunistėt shqiptarė dhe as ēdo lloj komunizmi tjetėr, pavarėsisht pėrpjekjeve qė bėhen pėr t’i njėsuar ata. Ronald Bruce Meyer thotė se Ateizmi tė ēon nė Komunizėm po aq sa tė shtyn bindja se Santa Klausi ėshtė pėrrallė nė agresivitet ndaj fėmijėve. Ateizmi nuk ka lidhje me besimin. Ai ka tė bėjė me dyshimin, mosbesimin.
Ateistė ka pasur gjatė gjithė historisė sė njerėzimit. Megjithėse dėshmitė e para tė shkruara tė ateizmit mund tė gjenden nė shkrimet e Rig-Veda-s nė Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), njė ndėr filozofėt e parė tė ateizmit mbahet greku i lashtė Epikurus i cili zhvilloi argumentin kundėr tė keqes:

Citim:
“Nėse Perėndia dėshiron ta ndalojė tė keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk ėshtė e gjithėpushtetshme.
Nėse ka fuqi, por nuk do qė ta ndalojė tė keqen, atėherė ėshtė keqdashėse.
Nėse edhe ka fuqi ta ndalojė edhe dėshiron ta ndalojė tė keqen, si shpjegohet qė e keqja vazhdon tė ekzistojė?
Dhe, nėse as nuk do qė ta ndalojė dhe as ėshtė nė gjendje ta ndalojė, atėherė pėrse u dashka quajtur Perėndi?”



E nisur nga thellėsitė e errėsirės sė Mesjetės, Rilindja evropiane njohu zhvillimin e vrullshėm tė ateizmit tė pėrfaqėsuar nga mendimtarė mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinēit, Erazmusit, Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janė tė lidhur me ateizmin. Mė vonė atyre iu shtuan iluministėt Dekart, John Toland, David Hume e Thomas Paine; enciklopedistėt francezė Didero, Volter, d’Holbach pėr tė ardhur nė shekullin e 19-tė te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht, Charles Darwin. Mė vonė, mendje tė ndritura si Mark Twain, Thomas Edison, Albert Einstein, e shumė tė tjerė kanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten ateistė. Asnjė prej tyre nuk ka pasur qoftė edhe lidhjen mė tė vogėl me komunizmin.
Sot, mbi 90 pėr qind e fizikantėve tė botės dhe mbi 65 pėr qind e matematikanėve janė ateistė.
Pėrpjekjet pėr ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanė burimin te pėrpėlitjet e krerėve fetarė pėr tė ndaluar dobėsimin e shpejtė dhe tė pandalshėm tė pushtetit tė Kishės dhe institucioneve fetare nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė. Veēanėrisht ato morėn pėrkrahje zyrtare nė periudhėn famėkeqe tė histerisė sė Senatorit Joseph McCarthy nė Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazė qė sillej pėr tė provuar kėtė tezė ishte njėsimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.
E vėrteta qėndron se, pavarėsisht se u shkollua nė njė seminar kishtar, Stalini ishte ateist. Megjithatė, ka shumė arsye tė besohet se ai nuk ishte ateist pėr arsye filozofike apo sepse komunizmi ose mendėsia e tij totalitare nuk pėrputhej me fenė. Stalini ishte ateist sepse pushtetit tė tij sovjetik nuk i shkonte pas oreksit rivaliteti i pushtetit tė madh tė Kishės Ortodokse Ruse, ashtu siē nuk i pėlqente rivaliteti pėr pushtet i kujtdo fuqie tjetėr. Nė esenė “Ateizmi pėrballė Komunizmit” Jon Nelson vė nė dukje se “Stalini nuk donte ta ndante pushtetin e vet me asnjė tjetėr. Ai e sulmoi Kishėn vetėm kur e pa se ajo ishte rivali i vetėm me peshė i supremacisė sė tij. Por sulmet nuk kishin tė bėnin fare me mospajtimet ideologjike. Ishte thjesht ēėshtje e zhdukjes sė njė rreziku tė mundshėm”. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur e pa se i nevojitej mbėshtetja e fesė pėr tė siguruar njė bashkim mė tė plotė tė rusėve nė luftė, vetė Stalini nxiti rimėkėmbjen dhe fuqizimin e Kishės Ortodokse Ruse.
Ateizmi nuk ėshtė ideologji. Ai ėshtė mungesė besimi nė ideologji. Mungesa e besimit nė ideologji s’ka se si dhe s’mund tė bėhet bazė ideologjie, aq mė pak pėr njė ideologji totalitare si komunizmi. Pėrkundrazi, fe tė ndryshme, sidomos format fondamentaliste tė tyre, janė bėrė jo rrallė baza pėr ideologji totalitare. Mjafton tė pėrmendim lidhjet e Krishterimin me Fashizmin, luftėrat e Kryqėzatave apo Inkuizicionin katolik, Ku-Klus-Klanin, Al Qaedėn etj.
Komunistėt e panė fenė thjesht si ideologji konkurruese dhe jo si ideologji qė binte ndesh me ideologjinė e tyre. Duke u munduar tė arrinin mbizotėrimin e besimit tė tyre, ata u pėrpoqėn tė fshinin ndikimin e ēdo lloj ideologjie tjetėr – ideologjinė fetare, ideologjinė e pronės private, ideologjitė perėndimore, gjithēka. Nė Shqipėri kjo pėrpjekje u ēua nė ekstrem me shpalljen e vendit shtet ateist. Nė fakt, Shqipėria u shpall edhe Republikė Popullore Socialiste, nė njė kohė kur nuk ishte as republikė (sepse ishte autokraci); as Popullore (sepse ishte kundėr popullit), dhe as Socialiste (sepse ishte monopolizėm i skajshėm shtetėror). Ajo paraqitej “Demokraci Popullore” nė njė kohė qė ishte njė nga format mė tė egra tė diktaturės. Ajo u quajt vend ateist, kur popullit iu imponua besimi i verbėr dhe pa kushte te njė ideologji (marksizmi) dhe te njė perėndi me pesė koka: Marksi-Engelsi-Lenini-Stalini-Enveri (i ati - i vėllai - i biri - shpirti i shenjtė- dhe satani).
Fotografitė e Bashkengjitur
ateizmin-nuk-e-kane-shpikur-komunistet-ateist5.gif  
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-07-08, 17:48   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Ky shkrim nuk pretendon aspak qė t’i paraqesė shqiptarėt si popull ateist apo tė pa fe. Njė pėrpjekje e tillė do tė ishte nė kundėrshtim tė plotė me bindjen time se karakterizimi dhe etiketimi i popujve apo i individėve nė bazė tė (mos)pėrkatėsive fetare ėshtė i papranueshėm nė njė shoqėri tė pėrparuar. Njerėzit janė njerėz, ndėrsa bindjet e tyre fetare janė thjesht ēėshtje vetjake.
Megjithatė, unė do tė pėrpiqem tė mbroj idenė se shqiptarėt janė njė popull qė ka dėshmuar historikisht lidhje tė dobėta me fenė. Pėr lidhjet e dobėta tė shqiptarėve me fenė pėrmenden shumė argumente faktikė dhe episodikė, tė dokumentuara dhe tė padokumentuara. Qė nė lashtėsi ilirėt kanė qenė ndoshta po aq pranė besimeve perse, Zoroastrianizmit sa edhe perėndive greke tė Olimpit. Mė vonė thuhet se ata ishin ndėr tė parėt qė e lanė kėtė besim dhe iu kthyen krishtėrimit.
Ja si e pėrshkruan Peshkopi Fan Noli “pėrkushtimin” e Gjon Kastriotit, atit tė heroit tonė kombėtar ndaj fesė: “Pėr sa i pėrket fesė Gjon Kastrioti ishte shqiptar tipik. Nuk ishte pasues fanatik i asnjė feje dhe i ndėrronte besimet sipas drejtimit qė i jepte lėvizjeve tė veta politike. Si aleat i Venecias nė 1407, ai ishte Katolik; pastaj si aleat i Stefan Lazareviēit tė Serbisė, nga 1419 – 1426 u kthye nė ortodoks; dhe mė pas u kthye nė mysliman kur lidhi aleancė me Muratin e II, nga 1430 – 1438; e pėrsėri nė katolik nė 1438 kur e gjeti veten aleat dhe qytetar nderi i Venecias dhe i Raguzės. Nė fund vdiq i krishterė i mirė nė 1443.” 1
Tė ndarė nė dy degėt mbizotėruese tė krishtėrimit mesjetar, shqiptarėt i hapėn rrugėn pa ndonjė keqardhje tė madhe myslimanizmit. Duke shėtitur cep mė cep Shqipėrinė e fundit tė shekullit 19-tė dhe fillimit tė shekullit tė 20-tė, Edith Durham vėren se “Shqiptari ėshtė i paditur e i pamėsuar, por nuk ėshtė budalla…Myslimanizmin dhe krishterimin ai i pėrcakton nė njė mėnyrė tė veēantė dhe shqiptare. Nė zemrėn e tij ai ėshtė i ndikuar kryesisht nga besimet e paragjykimet tradicionale, tė cilat janė shumė mė tė vjetra se sa tė dy feve tė reja.” 2
Ndikimi dytėsor i fesė nė qenien e shqiptarėve u ka rėnė nė sy tė gjithė studiuesve tė historisė sė Ballkanit dhe tė Shqipėrisė. Ai ėshtė element tipik shqiptar dhe pėrcaktohet nga rrethana historike, gjeografike, demografike dhe ekonomike krejtėsisht shqiptare. “Ēelėsi i unitetit tė shqiptarėve ishte gjuha. Feja, gjeografia dhe klasat pėr ta kishin qenė faktorė ndarjeje, prandaj nė periudhėn e reformave tė mėdha Otomane Njerėzit e Tanzimatit ngulėn kėmbė qė shqiptarėt tė vazhdonin me lidhjet e tyre tė ‘miletit”, thotė Misha Glenny. 3
Lidhja e dobėt e shqiptarėve me fenė (pėrkatėsisht me krishtėrimin) u shfaq mė hapur nė periudhėn e pėrqafimit tė myslimanizmit. Ky hap ende i pashpjeguar plotėsisht u krye me vullnet tė plotė dhe pa kurrfarė detyrimi. “…Nuk ka asnjė arsye pėr tė menduar se ishte frika e persekutimit ajo qė i detyroi shqiptarėt tė ndėrronin besimin nė myslimanizėm dhe tė pėrqafonin besim tė dyfishtė. Pėrkundrazi, ata u shtynė nga dėshira pėr tė shmangur taksat pėr kokė dhe pėr tė pėrfituar nga ndėrrimi i fesė, kryesisht duke marrė ndonjė post nė hierarkinė ushtarake tė shtetit Otoman ... Nė qoftė se taksat e vėna pėr tė krishterėt nė komunitetet shqiptare nė shekullin e 16-tė shkonin deri nė 45 akēi, nė mes tė shekullit tė 17-tė ato ishin ngritur deri nė 780 akēi nė vit. Pėr t’i shpėtuar fiset e tyre nga uria dhe rrėnimi, pleqėria e komuniteteve shqiptare e kėshilloi popullin e fshatrave qė tė pėrqafonte Islamin”. 4
Sikur hapi i pėrqafimit tė fesė Islame tė ishte mbėshtetur nė motive shpirtėrore, atėherė do tė kishte vend pėr tė menduar se ky popull la njė fe pėr t’u kapur pas njė tjetre qė iu duk mė tėrheqėse. Por ajo qė ndodhi nė Shqipėri nė shekujt 17 – 19 dhe nė vazhdim ishte e rrallė. Njė pjesė e mirė e shqiptarėve, pėr arsye utilitare parapėlqyen tė ruajnė dy fe.
Ja si i ėshtė shpjeguar ky dyzim nga Edith Durham nė fillim tė shekullit tė 20-tė: “Pjesėtari i njė fisi nė Shqipėrinė e Veriut nė radhė tė parė ėshtė shqiptar. Ai kurrė s’i ka pėrvetėsuar mėsimet e kristianizmit, as ato tė islamizmit (flas vetėm pėr masat). Krishti dhe Muhameti janė dy “gomarė magjikė“ mbinjerėzorė, ēdonjėri nga tė cilėt, po ta zbutėsh, mund tė bėjė ēudira. 5
Edith Durham nuk mungon tė verė nė dukje se pėrpara kthimit tė tyre nė Islamizėm, ose pėrpara aventurės interesante tė pranimit njėkohėsisht tė dy feve, shqiptarėt janė ndjerė tė braktisur, madje edhe tė shfrytėzuar nga emisarėt e feve tė krishtera. Pra shkaqet e ftohtėsisė sė shqiptarėve ndaj fesė nuk duhen parė vetėm te karakteri i tyre, por edhe te sjellja e pėrfaqėsuesve tė feve kundrejt tyre. “Nuk ka pasur fare shkolla pėr priftėrinjtė e vendit. Priftėrinjtė e huaj shpesh nuk dinin as gjuhėn dhe as zakonet e vendit. Peshkopėt, shumica tė huaj, pėrpiqeshin kush e kush tė fuqizohej mė shumė pėr vete.” 6
Pėr shqiptarėt feja ishte fe dhe asgjė mė tepėr. Ndonėse ajo ndikonte nė marrėdhėniet me shtetin, ajo nuk mund pėrcaktonte marrėdhėniet e tyre me njėri-tjetrin dhe mbi tė gjitha, ajo nuk pėrcaktonte identitetin e njerėzve. Pra ajo ishte ashtu siē edhe duhet tė ishte – njė element vetjak besimi apo mungese besimi. Prandaj edhe vargu i Vaso Pashės “Feja e shqyptarit ėshtė shqyptaria”, ngjiti aq mirė te shqiptarėt dhe u kthye nė moto pėrfaqėsuese tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ky varg nuk ishte thirrje patetike pėr tė arritur diēka tė paqenė, siē pėrpiqen ta paraqesin sot disa pena qė i janė vėnė me zell dėmtimit tė ēdo simboli tė Rilindjes Kombėtare; nuk ishte kushtrim lufte apo bori sulmi. Ishte thjesht ritheksimi i njė tė vėrtete tė vyer, tė cilėn ia vlente ta mbaje si udhėrrėfyese pėr tė mbijetuar si komb. Vetėm si i tillė, ai gjeti mbėshtetje tė gjerė dhe u pranua nga breza tė tėrė shqiptarėsh.
Ata qė luftuan pėr Rilindjen Kombėtare e pranuan Vaso Pashėn. Ata qė pasuan mė vonė e ngritėn edhe mė lart. Megjithėse zyrtarisht mysliman, duke e parė se njė mbret i krishterė do tė ishte mė i qėndrueshėm nė njė vend me prirje evropiane, Ahmet Zogu ngulmoi tė martohej me njė katolike. Pėrpara kėsaj martese, nėn shembullin e Ataturkut, ai kishte ndaluar me ligj mbulimin e grave me ferexhe, njė hap qė Franca po e gjen shumė tė vėshtirė ta realizojė 70 vjet mė vonė. Kėto veprime nuk ia ulėn aspak popullaritetin Zogut midis shqiptarėve. Edhe kundėrshtarėt e tij politikė tė atėhershėm e tė sotėm e sulmojnė pėr gjithēka tjetėr, por jo pėr qėndrimin ndaj feve. Nė kėtė pikė ai gjeti mirėkuptim dhe miratim te bashkėkombėsit.
Ky ishte pikėrisht terreni qė gjetėn dhe shfrytėzuan komunistėt e Enver Hoxhės pėr ta shpallur ateist shtetin e tyre komunist. Goditja qė ata i dhanė fesė frymėzohej nga mėsimet e Stalinit, tė cilat ēoheshin nė ekstrem duke marrė parasysh vendin ku po zbatoheshin, kushtet e njė populli qė nuk mund t’i pėrqasej verbėrisė fetare dhe adhurimit tė rusėve pėr Kishėn e tyre. Goditja ishte pjesė e luftės pėr pushtet absolut dhe llogariste mirė lidhjet e dobėta tė shqiptarėve me fenė. Ajo nuk u krye thjesht ngaqė Enver Hoxha ishte ateist. (Njerėz qė e kanė njohur nga afėr tregojnė se djalli i Hoxhave falej pėrpara se tė hante bukė. Nuk ėshtė aspak ēudi qė thellė-thellė ai tė besonte, ose tė paktėn tė ishte supersticioz.) Goditja u bė sepse ai, Hoxha, nuk donte ta ndante me kėrkėnd pushtetin, njėlloj si mėsuesi dhe ati i tij shpirtėror, Stalini. Nė fund tė fundit, ideologjia ėshtė vegėl pėr tė ushtruar pushtetin politik.
Tė mos harrojmė se edhe krerėt e feve nė Shqipėrinė e pasluftės sė dytė botėrore ishin nė pozicion jo fort tė favorshėm nė lėmin e marrėdhėnieve publike. Mė pak se gjysmė shekulli nga shpallja e Pavarėsisė kushdo, por sidomos komunistėt qė ishin mjeshtėr tė propagandės, nuk e kishin fare tė vėshtirė ta pėrqasnin myslimanizmin me pushtuesin turk, qė e kishte mbajtur vendin pėr 500 vjet nė errėsirė. Po ashtu komunistėt nuk hasėn vėshtirėsi pėr tė bėrė njė lidhje midis Italisė fashiste, shkaktaren e njė pushtimi tė turpshėm dhe njė lufte ende tė freskėt, me krerėt e kishės katolike. Nuk kishin qenė tė pakėt priftėrinjtė qė kishin mbėshtetur pushtuesin. Ndėrsa fqinji ortodoks jugor, Greqia, kishte kohė qė vinte peshkopė e priftėrinj nė ballė tė taborreve shoviniste qė jo vetėm ulėrinin pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe Vorio Epirin, por edhe i shoqėronin pėllitjet e tyre me veprime tė drejtpėrdrejta agresioni.
Nga pikėpamja propagandistike, nė vitet ’60 komunistėt e kishin shumė tė volitshme ta godisnin gogolin Fe. Nga ana shpirtėrore, shqiptarėt s’e kishin pasur shumė pėr merak atė. Nga vėshtrimi ekonomik, kjo ishte koha kur komunistėt po pėrqendronin gjithė pasuritė e vendit nė duart e tyre dhe atij fshatarit qė po i shtetėzohej apo kooperativizohej toka dhe bagėtia, as i bėhej vonė se bashkė me to shkonte edhe pasuria e kishės dhe e xhamisė. Ndonėse nuk mund tė thuhet se ndalimi me ligj i fesė nė Shqipėri u bė me miratimin e plotė tė popullsisė, ai u prit pa ndonjė ndjenjė tė theksuar keqardhjeje apo dėshpėrimi dhe, praktikisht, me pėrjashtim tė disa enklavave (Shkodrės, Malėsisė sė Madhe e deri diku, Korēės) zuri rrėnjė shpejt.
Ndalimi i fesė u pasua me njėsimin dhe zėvendėsimin e vlerave shpirtėrore. Vendin e Zotit e zunė krijuesit e Marksizėm-Leninizmit, Perėndia me katėr koka e “klasikėve” fotografitė e tė cilėve i gjeje kudo qė hidhje sytė. Ata u bėnė po aq tė paprekshėm dhe tė padiskutueshėm sa ēdo krijesė hyjnore. Vendin e Mesias, Krishtit apo Muhametit e zuri Enver Hoxha. Njerėzit nuk betoheshin mė “Pėr Perėndi!” por “Pėr ideal tė Partisė”. Kishat u shembėn dhe u zėvendėsuan me vatra kulture. Vendin e priftit e zuri Sekretari i Partisė. Vendin e meshave e zunė format e edukimit. Vendin e Ferrit e zuri Spaēi. Vendin e Parajsės e zuri pėrralla e bukur e “komunizmit ideal” ku tė gjithė do tė punonin sipas aftėsive (domethėnė s’punonin fare) dhe do tė paguheshin sipas nevojave (sa tė donin). Mungonin vetėm harpat dhe pendėt krahėve. Vitrina e Parajsės nė tokė, kopshti i Idenit ishte Blloku i Udhėheqėsve nė Tiranė. Prej tij mund tė pėrjashtoheshe sa herė qė haje ndonjė mollė tė ndaluar ose sa herė i donte qejfi Mesias, Zeusit, Zotit.
Po tė mėkatoje, duhej t’i hapje zemrėn partisė, sekretarit tė saj. Po tė mėkatoje rėndė, pėrfundoje nė Ferr – Spaē. Mėkatet e lehta faleshin. Edhe vjedhjet ishin kalimtare. Herezitė kundėr Fesė Komuniste ishin tė pafalshme. Ato dėnoheshin me Ferr. Mallkimi ndiqte edhe tė afėrmit.
Frika nga ndėshkimi i Zotit u zėvendėsua me frikėn nga ndėshkimi i Partisė-Shtet, ose Perėndisė-Enver. Jo rastėsisht, Enver Hoxha krahasohej me Zeusin – Kryeperėndinė.
Komunizmi shqiptar shpalli diēka qė e quajti “ateizėm”, por nė tė vėrtetė shkatėrrimi i pushtetit tė feve tė deriatėhershme nuk kishte tė bėnte fare me Ateizmin, domethėnė me mosbesimin nė ekzistencėn e njė qenieje hyjnore tė gjithėpushtetshme. Ai ishte vetėm zėvendėsimi i njė apo disa feve me njė tė re, me fenė Komuniste.
Nė Shqipėri pati shumė njerėz qė hoqėn dorė nga besimet tradicionale – Myslimanizmi, Ortodoksia, Katolicizmi. Pati gjithashtu shumė qė, pėr shkak se u lindėn dhe u rritėn nė atė klimė, por edhe pėr shkak se u detyruan dhe u bindėn, pėrqafuan fenė e re, Komunizmin. Por gjithmonė pati nga ata (dhe numri i tyre erdhi nė rritje) qė nuk besonin as te njėra dhe as te tjetra. Madje edhe shumė nga ata qė kishin besuar te Komunizmi, hoqėn dorė prej tij kur e kuptuan se nė ē’humnerė po e ēonte vendin.
Kėta njerėz qė s’besonin dhe s’besojnė as te fetė tradicionale dhe as te komunizmi nuk ishin dhe nuk janė as tė pamoralshėm, as tė droguar, as tė ēmendur, as tė dhėnė pas pijeve. Ata janė njerėz si gjithė njerėzit e tjerė, me vlerat dhe mangėsitė e tyre.

Shėnime:
1. Peshkopi Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.
2. Edith Durham, Brenga e Ballkanit - Nė vendin e Shqiponjės, faqe 543
3. Ballkani, 1804-1999, f. 153.
4. Antonina Zhelyazkova, Identitete Shqiptare.
5. Brenga e Ballkanit, faqe 203.
6. po aty, f. 105.
Fotografitė e Bashkengjitur
ateizmin-nuk-e-kane-shpikur-komunistet-ateist3.gif  
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 03:55.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual