![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Ateistet,besimtaret qe i "falen"vetem antibesimit |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Epokat dhe kategorite e filozofeve,shkencetareve dhe regjimeve qe kane injoruar "te Gjithefuqishmin" Cilat janė besimet mė tė pėrhapura nė botė? Sipas tė dhėnave tė fundit, pjesa mė e madhe e popullsisė beson nė fenė e krishterė dhe atė myslimane. Por mes kėtyre tė dyjave ekziston edhe njė "antibesim" qė pėrfaqėsohet nga 1,5 miliardė persona tė paorganizuar, qė nė mėnyrė individuale refuzojnė tė njohin njė kishė dhe tė besojnė nė Zotin e "propozuar" nga besimet fetare. Nė pėrgjithėsi kėta njerėz janė pėrkufizuar si "ateistė" (fjalė qė vjen nga greqishtja, "pa zot"). Por mes tyre ekzistojnė shumė dallime. Pėr shembull mund tė flasim pėr ateistė epikurianė, hedonistė, neopaganė, skeptikė, semantikė (ata qė mbėshtesin bindjen se ėshtė pa kuptim ēdo diskutim rreth Zotit). Madje ka edhe pseudoateistė, siē janė pėrcaktuar ata qė refuzojnė tė besojnė te Zoti vetėm sepse u duket njė mėnyrė shumė e thjeshtė pėr tu shpėtuar pėrgjegjėsive tė tyre nė botė. Ēėshtė ateizmi Ateizėm pėrkufizohet si botėpikėpamja dhe qėndrimi i njeriut jobesimtar, pėrkatėsisht i mungesės sė besimit nė njė "perėndi" ("besim" nė kuptimin e "pranimit a njohjes si ekzistente"). Ateizmi ėshtė shprehimisht mohimi i ekzistencės sė njė "perėndie" (monoteizmit) ose shumė "perėndive" (politeizmit), apo i njė "qenieje hyjnore" nė pėrgjithėsi. Kjo fjalė rrjedh nga greqishtja. Nė trajtėn e vet latine del si pėrcaktim pėr herė tė parė i pėrmendur nga Ciceroni. Pėrkufizimi ateist ishte pėr shumė kohė njė pėrcaktim i kundėrshtueshėm, qė nuk u pranua nė fillim nga mosbesimtarėt, pra ateistėt. Ishte njė pritje fjalėkrijuese, qė pėrdorej prej atyre qė cilėsoheshin si besimtarė tė vėrtetė kundėr ose gjoja jobesimtarėve tė vėrtetė. Ateizėm nė kuptimin "pa perėndi", i pafe, pėrmendej nė kėndvėshtrimet qė binin nė kundėrshtim me fetė themelore egjiptiano-judaike. Rrymat fetare me njė pėrfytyrim vetjak mbi perėndinė emėrtoheshin si ateiste nė kohėt e hershme, pėr shembull pėrfaqėsues tė feve monoteiste (besim nė njė "zot") tė kristianizmit, myslimanizmit dhe tė judaizmit cilėsoheshin pjesėrisht nga kundėrshtarėt e tyre politeistė si ateistė. Sot emėrtimi "ateizėm" pėrdoret me mė pak pėrēmim dhe pėrbuzje. Nė diskutimet shkencore, "ateizmi" ėshtė njė emėrtim asnjanės. Kundėrshtari i tij ėshtė teizmi, pra besimi nė "zot". Mbi tė gjitha agnostik Pjesa mė e madhe e ateistėve ėshtė e pėrbėrė nga agnostikėt, domethėnė nga persona qė nuk e pėrjashtojnė nė mėnyrė kategorike prezencėn e Zotit, por nuk shohin asnjė provė qė tė tregojė pėr ekzistencėn e tij. Nė vitet e fundit, kjo mungesė besimi ka arritur tė pushtojė hapėsira dhe iniciativa tė ndryshme. Mbi tė gjitha nė vendet evropiane, ku sipas Papės Benedikti XVI, ėshtė duke u shfaqur "njė valė laicizmi qė e pėrjashton Zotin nga kultura dhe nga jeta publike" dhe qė rrezikon tė bėhet problemi kryesor nė raportet mes vendeve myslimane ku akoma mbizotėron respekti i tė shenjtės. Por kush janė nė tė vėrtetė ateistėt? Ēfarė mendojnė ata? Ndoshta do tė arrini ta kuptoni sa mė mirė nė radhėt e kėtij shkrimi. A ekziston vėrtet bota e pėrtejme? Nė tė vėrtetė ateizmi ka rrėnjė shumė antike. Mund tė konsiderohet laik "Epi i Gilgameshit" (i rreth 4 mijė viteve mė parė), nė tė cilin heroit mesapotamik, Gilgameshit, i vidhet nga njė gjarpėr bima e pavdekshmėrisė. Edhe pse nė kėngėt e tij citohen zotat, mesazhi ėshtė i qartė: ajo qė ja rėndėsi nuk ėshtė qė tė mbijetosh pas vdekjes, por eksperienca njerėzore". Qė kėtej del se i pari ishte Gilgameshi. Epopeja e tij tregon pėr njė shoqėri shumė laike. Edhe nė Egjiptin antik nuk mungonin skeptikėt: "Asnjė nuk ka parė kurrė qė tė kthehet njė person nga jeta e pėrtejme. Jeta pas vdekjes nuk ekziston", ėshtė shkruar nė gurin e njė egjiptiani antik. Por ajo qė duhet theksuar ka tė bėjė me faktin se ka qenė shoqėria greke ajo qė ka hedhur bazat e ateizmit. Qė nga filozofėt natyralistė grekė (shekulli 6 dhe 7 para Krishtit) tė konsideruar si themelues tė filozofisė, propozonin njė vizion nė njė farė mėnyre ateist: ata i shpjegonin fenomenet e natyrės me "kapriēiot" e zotave, por me principe natyrale si ajri, uji dhe zjarri. Pak mė vonė, Leucipi dhe Demokriti (nė shekullin e 5 para Krishtit), pėrcaktuan themelimin e universit dhe lindjen e realitetit nga takimi pėrmes atomeve. Ndėrsa pėr Epikurin (346-270 para Krishtit) edhe shpirti ėshtė i formuar prej grimcave atomike dhe pėrfundon si trupi. Sipas tij, grimcat kanė formuar nė mėnyrė tė rastėsishme gjėra dhe qenie tė gjalla. Me pas, asnjė krijesė nuk ėshtė krijuar nga Zoti. "Zotat edhe nėse ekzistojnė nuk interesohen pėr ne", sugjeronte Epikuri. Edhe nė Indinė antike politeiste, mėsuesi i famshėm Ajita Kesa Kambali(shekulli i gjashtė para Krishtit), buzėqeshte me ironi pėrballė idesė sė rimishėrimit. Ndaj nė atė kohė shkroi tė famshmin "Tregim pėr inekzistencėn e shpirtit". Sipas Remo Bodei, pedagog i filozofisė nė Universitetin e Pizės, Itali, "ateizmi nė fillim nuk e pėrjashtonte ekzistencėn e perėndisė, por evidentoi qė kjo ėshtė totalisht pa asnjė rol dhe qė sjelljet korrekte nuk lindin nga ēmimet ose nga ndėshkimet e perėndisė, por nga fakti se janė tė drejta pėr njeriun". Megjithatė, ateisti i parė (qė nuk pranonte asnjė rol tė Zotit, madje as nė krijimin e gjithėsisė), nė mėnyrė paradoksale ka qenė njė prift me emrin Jean Meslier (1664-1729). Volteri, "babai" i Iluminizmit nė vitin 1762, hapi testamentin e Meslier-it, ku ishin shkruar mendimet e tij. Nė tė vėrtetė prifti ishte njė dishepull i fshehtė i Epikurit: "Nuk ka asnjė tė mirė pėr tė ndarė dhe asnjė tė keqe pėr tė pasur frikė pas vdekjes. Nėse keni mundėsi, trajtojeni mirė veten, pėrfitoni nga koha, jetoni mirė, nė paqe dhe kėnaquni me sa tė mundeni me tė mirat e jetės dhe frytet e punės. Jeta e pėrtejme dhe Zoti nuk ekziston", shkruhej aty. Zoti? Njė mister Sulmi mė i vendosur dhe mė i fortė pėr Zotin erdhi nga iluministėt francezė dhe nė veēanti nga baroni Paul Heinrich dHolbasch (1723-1789), nė shtėpinė e tė cilit mblidheshin bashkėpunėtorėt e "Enciklopedisė". Pėr Holbasch ligjet e materies nuk derivojnė nga njė ndėrhyrje hyjnore, por varen nga nevoja e gjėrave pėr tu rregulluar mes tyre, ashtu si ndėrrimi i stinėve qė nuk vendoset nga Zoti, por nga rrotullimi i Tokės rreth Diellit. "Natyra, thoni ju, shkruante duke iu drejtuar kishės, ėshtė e pashpjegueshme pa Zotin. Pėr tė shpjeguar atė qė kuptoni pak, keni nevojė pėr leksione qė tė mėsoni ato qė nuk i shpjegoni dot". Po tė jetė i keq? Megjithatė, vetėm nė vitet 800 dhe 900 falė shkencėtarėve ateizmi filloi tė pėrhapej shumė. Filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer, (1788-1860) mohoi, duke parė lumturinė qė nuk ekzistonte dhe tė keqen qė kishte pushtuar botėn, mė shumė sesa ekzistencėn e Zotit shpresėn se ai do tė sillte mirėsi. Mė pas, Ludwig Feuerbach (1804-1872) mbėshtet se besimi ėshtė sinteza e aspiratave tė njeriut, e "pajisur" nga natyra me urtėsi, vullnet, drejtėsi dhe dashuri. Njeriu kėrkon, duke e bėrė tė shenjtė, tu japė mė shumė vlerė kėtyre rregullave sė bashku dhe tė japė njė vlerė edukative. Besimi ėshtė njė mėnyrė pėr tė edukuar njerėzimin me vlerat mė tė larta. Njė tjetėr filozof gjerman, Karl Max (1818-1883), themelues i komunizmit, tregonte se nėse ky ėshtė qėllimi i besimit, pėr tė bėrė pa atė mjafton tė eliminosh shfrytėzimin dhe vuajtjet e shoqėrisė. Nė kėtė pikė besimi, qė ėshtė "opiumi i popujve", domethėnė njė mėnyrė pėr ti mbajtur tė qetė, nuk do tė kishte mė arsye tė ekzistonte. Ose ėshtė i padobishėm, ose ka vdekur Nė shekullin e kaluar, ndėrsa ateizmi dhe "babai" i psikanalizės, Zigmund Frojd, studionte tė pandėrgjegjshmen dhe mbėshteste fuqishėm se tė ēlirohesh nga fiksimi pėr ekzistencėn e Zotit do tė thoshte tė emancipoheshe drejt njė shoqėrie tė matur e tė pėrgjegjshme, filozofi Friedrisch Nietzsche (1844-1900) thoshte me zė tė lartė: "Zoti ka vdekur" dhe pėrshkruante me hollėsi te kryevepra e tij, "Kėshtu foli Zarathustra", se njeriu duhet tė gjejė te vetja vlerat e tij. Filozofė tė tjerė tė quajtur ekzistencialistė dhe jo shumė larg nga pesimizmi i poetit ateist Xhakomo Leopardi (1798-1837), si shkrimtari francez Albert Kamy (1913-1960) dhe filozofi Jean-Paul Sartre (1905-1980), kanė mbėshtetur absurditetin e botės, duke e ftuar njeriun tė "krijohej" vetė, e tė vlerėsonte jetėn pa menduar se Zoti do ti ndihmonte tė arrinin atė qė donin. Ndėrkaq, shkenca kishte hedhur bazat pėr kuptimin e njė bote qė arrin tė bėjė edhe pa Zotin. Teoria e Evolucionit tė Charles Darwin (1809-1882) na jep njė shpjegim tė besueshėm se si jeta ka evoluar nga format mė tė thjeshta tė saj e deri te krijimi i qenies mė tė komplikuar, asaj njerėzore. Sipas disa kėrkuesve, pjesa akoma pashpjegueshme e procesit tė formimit tė kozmosit ėshtė akoma ajo fillestarja, dhe nuk ka dalė asnjė teori e re. Domethėnė ajo e "Big Bang", shpėrthimi nga i cili ka origjinėn universi, qė ka arritur tė formohet nė kohėn prej 10-43, e cila ėshtė njėsia mė e vogėl e kohės e matur deri mė sot. Kjo ėshtė "teoria e gjithėsisė", e cila duket si e pashpjegueshme dhe e mbinatyrshme, por duke iu pėrmbajtur ligjeve tė fizikės dhe kozmosit, do tė kuptonim shumė shpejt kėtė shpėrthim dhe formimin e universit. Por, pavarėsisht ligjeve dhe rregullave tė fizikės dhe kimisė, kjo nuk pėrjashton ekzistencėn e Zotit, i cili krijoi nė fillim qiellin, tokėn, kafshėt dhe njerėzit. Dhe kjo duket sikur tė kthen nė njė teori tė vjetėr tė quajtur "deizėm", tė nxjerrė nė vitet 600 nga filozofi anglez Francis Bacon, qė e shihte Zotin si njė superorė qė ndėrtoi kozmosin, pastaj e bėri tė nisej dhe pastaj e la tė vazhdonte nė punėn e tij. Morali laik Por a mund tė jetosh pa besim, pa vlerat e tyre? Mungesa e besimit fetar nuk ėshtė domosdoshmėrisht mungesė e rregullave morale. Historia ka treguar qė ateistėt nuk janė mėkatarė edhe pse nuk besojnė. Ja qė ėshtė e mundur tė vendosėsh rregulla morale, tė cilat nuk bazohen nė ekzistencėn e njė force madhore. Shumė ateistė kanė luftuar pėr tė mirėn e njerėzimit. Kėshtu, ateizmi militant i shumė regjimeve komuniste propozonte njė lloj besimi ndryshe. Pėr Michel Onfray, autor i "Manuale di teologia", nuk ėshtė e vėrtetė qė vlerat e besimit janė kaq tė qarta. "Librat e shenjtė siē janė pėr shembull Bibla dhe Kurani, pėrmbajnė nė vetvete mesazhe kontradiktore, paqeje por edhe dhune, kundėr tradhtarėve dhe sidomos grave". Mė shumė se sa kristianėt, mė tolerantė do tė mendojnė baballarėt e kishės si Shėn Agostini, me nocionin e luftės sė drejtė apo San Bernardo qė hyjnizoi vrasjen e tradhtarėve pėr tė ndryshuar mesazhin kristian. "Njė Zot i mirė nuk do tė kishte lejuar kurrė tmerret e kryqėzatave, pengjet dhe vrasjet. Madje mendoj se nuk do tė kishte lejuar as nazizmin me shkrimin: Zoti ėshtė me ne nė rripat e SS", tregon Onfray. Aleatė pėr mirėsinė Janė mendime tė ngjashme me atė tė filozofit gnostik anglez, Bertrand Russell (1872-1970), qė tregojnė njė limit tė mundur tė vlerave fetare. Por ndoshta sot me njohjen e limiteve reciproke ėshtė e mundur madje edhe njė aleancė mes ateistėve dhe besimtarėve. "Nė fund, thotė Bodei, vetėm besimi nė mundėsitė e tua- nuk ka rėndėsi nėse beson apo jo- mund ta shpėtojė njeriun nė kėtė jetė". Historiani francez, George Minois, shkon deri aty sa thotė: "Ateizmi dhe besimi fetar kanė diēka tė pėrbashkėt: tė bėjnė ta mendosh botėn nė njė mėnyrė tė tillė se ēfarė ėshtė e nevojshme pėr tė eliminuar vuajtjet". Edhe pse siē shpjegon filozofi Gulio Giorello: "Solidariteti ėshtė njė vlerė thelbėsore. Nuk pėrfshin njė princip hyjnor, por as nuk e pėrjashton. Ėshtė i gatshėm tė pėrhapet mes anėtarėve tė ēfarėdo kishe, pavarėsisht se respektojnė ndryshimet nė praktikė mė parė se nė teori". Njė aleancė kjo, qė duket se ka gjetur vend nė kishėn e e kardinalit Maria Martini, sipas tė cilit "ateistėt e mirė dhe korrektė shkojnė nė parajsė". Shkenca nuk arrin tė shpjegojė gjithēka Po shkenca ėshtė vėrtet nė gjendje tu japė pėrgjigje tė gjitha pyetjeve qė vetėm pak vite mė parė mund tu pėrgjigjej vetėm feja? Nė fakt, nėse kėrkimet e shumė kozmologėve dhe evolucionistėve kanė sqaruar shumė mistere mbi universin dhe jetėn, sektorė tė tjerė kanė hapur mistere tė reja. Paradokset Kėrkimet e shumta tė shkencėtarėve tė ndryshėm treguan se nė botėn e grimcave subatomike vlejnė ligje shumė tė ndryshme. U zbulua se dy tė vėrteta kontradiktore nė "botėn e vogėl" mund tė jetė tė dyja tė vėrteta. Me pak fjalė, aty asgjė nuk ėshtė e parashikueshme. Dhe pėr shkak tė kėsaj paparashikueshmėrie edhe nė universin "normal" rruga e ngjarjeve ėshtė e paparashikueshme. Edhe pėr kėtė arsye ateizmi klasik, i shpėrndarė tradicionalisht mes shkencėtarėve, duket se po i lė vend njė pozicioni mė gnostik. Nė praktikė shkenca nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė gjithēka. |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,923
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Gjithkush qe do ta gjejė ngushellimin te ateizmi, ka per ta patur shok vetminė, pijen, braktisjen,nikotinen, mungesen e shpreses, paqartesine e te ardhmes, friken nga varri. E ndersa ata qe besojne, dine qe0 edhe hallin edhe gezimin ta ndajne me Zotin e tyre, duke falenderuar, duke u nenshtruar, duke berė te mira e duke qenė shpreseplotė.(Perfshire besimtaret e krishtere dhe te gjithe ata qe besojne ne Zot dhe ne jeten pas vdekjes).
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) |
||
|
|
|
|
|
#3 | |||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Citim:
Mos bej propagande ne forumin Ateist!!! ![]() Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 22-07-08 nė 18:02. |
|||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 123
Rrespekti: 3
![]() |
o bilderberg a pe sheh qaj ateizem qka ti ka bo fjalorit spari
une njoh ateista pedera , vrases serik , pedofila etj qysh me jua ngjit emnin juve tash te parin ,te dytin a ndoshta te tretin jua ka enda sdi pse jeton fare ti
__________________
Tokė e qiell po u bashkuen,edhe diellit ju afruen,un te mirat si harroj,sa te vdes e sa te rroj! |
||
|
|
|
|
|
#6 | |||
|
Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 19
Postime: 57
Rrespekti: 3
![]() |
Citim:
|
|||
|
|
|
|
|
#7 | |||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,923
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
E din Zoti me mire se ne. Kush eshte me i mire, cfare ka me mire. Andaj, te pershendes ![]()
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) |
|||
|
|
|
|
|
#8 | |||
|
crystal tears
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ndodhem aty ku duhet te jem...
Seksi:
Postime: 408
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
por nuk jam fort e bindur ne ate qe besoj... ![]()
__________________
Te ikesh nga ata qe te duan do te thote te vdesesh nga pak cdo dite.
|
|||
|
|
|
|
|
#9 | ||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,923
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ne rregull e nderuar, eshte mendimi juaj ky. Respekt =)
T'pershendes !
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) |
||
|
|
|
|
|
#10 | |||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 123
Rrespekti: 3
![]() |
Citim:
Maradona a? pom vjen mir qe ti nuk pin alkol e duhan e qe je i gezuar me familjen tende , une jetoj vetem pse besoj ne Zot dhe ne boten e pertejme ,sepse te jetosh i lumtur per vetem disa vite , e ajo lumturi nuk di si mund te quhet limturi me gjith ato derte e halle ku ke te besh me gjithfar njerezish a i ke ba vetit pytje qka do ndodhi me ty kur do vdesish ku do shkosh e car do besh edhe mos thuni mos me ba propagand ne kete forum sepse ky forum eshte i hapur per te gjith edhe nuk po propagandojm veqse po shprehim mendimet edhe ju keni te drejt ta beni te njejten ne forumet tjera perkatese
__________________
Tokė e qiell po u bashkuen,edhe diellit ju afruen,un te mirat si harroj,sa te vdes e sa te rroj! |
|||
|
|
|