![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Shqipetaret dhe Konferenca Islamike |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Shqipetaret dhe Konferenca Islamike
Vleresimi:
(0 votes - average)
Nga:
Skėnder Shkupi Njė nga orientimet e para tė shtetit shqiptar qė rilindi pas shembjes sė diktaturės ka qenė hapja e madhe drejt botės. Izolimi i gjatė, njėfarė narcisizmi ideologjik e politik i njė tė kaluare tepėr tė trishtuar, sidomos nė fushėn e marrėdhėnieve me vendet e huaja, mendjemadhėsia donkishoteske e komunistėve qė qeverisėn vendin pėr gati 50 vjet e qė e bėnė shqiptarin njė qenie qesharake tipike pėr sytė e Europės, kushtėzuan atė vrapimin e papėrmbajtur tė qeverive tona drejt anėtarėsimit nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare qė shfaqnin shenjėn mė tė vogėl tė dashamirėsisė ndaj nesh. Kėshtu ndodhi edhe me anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike. Nga pikėpamja juridike, nuk ka asnjė problem. Statusi i asaj Konference ėshtė liberal. Nė tė pranohen vende qė kanė jo mė pak se 5 pėr qind tė popullsisė sė tyre me pėrkatėsi islame. Teorikisht, mund tė bėhen anėtare edhe Franca me Gjermaninė. Ndėrkohė, Maqedonia ėshtė anėtare vėzhguese. Por nuk ėshtė kėtu problemi. Nė politikėn e jashtme ēdo vend ndėrton strategjinė e tij dhe lėvizjet taktike nė shėrbim tė saj, nė funksion tė interesave kombėtare politike dhe ekonomike. Nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė atyre interesave, pa pikė dyshimi, ėshtė edhe imazhi i vendit. E ne duhet ta kemi tė qartė, qė, pėr imazhin tonė tė keq kanė investuar me pėrkushtim, pėr 47 vjet, nė radhė tė parė, komunistėt e Tiranės e, pas tyre, edhe ata qė ne i quanim dikur revizionistė jugosllavė apo monarko-fashistė grekė. Njė shembull tė shkėlqyer tė kuptimit tė rėndėsisė sė imazhit tė shqiptarėve nė sytė e Europės ka dhėnė i ndjeri president Rugova. Politika e tij e rezistencės paqėsore dhe e ndėrtimit tė njė shteti hije, paralel me atė tė pushtuesit, nė kushtet e njė terrori tė pashembullt etnik, bėnė copė e thėrrime propagandėn shekullore tė Beogradit qė synonte ta paraqiste shqiptarin e Kosovės si kriminel, tė paditur e tė paaftė pėr tu vetėqeverisur. Ai ka qenė njeri nga faktorėt e njė ndryshimi gradual pozitiv tė qėndrimit tė vendeve europiane ndaj problemit tė Kosovės. Shqiptarėt e Shqipėrisė londineze, ndonėse nė shumicė dėrrmuese me pėrkatėsi islamike, kanė qenė dhe mbeten tė prirur ndaj Perėndimit. Nė Tiranė, pak a shumė me tė njėjtėn pėrqindje dėrrmuese islamike tė popullsisė si nė Shqipėrinė tjetėr, pihet po aq birrė sa nė Berlinin protestant apo nė Pragėn katolike. Pra, Shqipėria multifetare, popullsinė e saj myslimane e ka tė njė lloji tė veēantė, tepėr tė ndryshme nga ajo, tė themi, e Arabisė Saudite apo e Emirateve tė Bashkuara Arabe. Ky ėshtė njė fakt i cili nuk njihet sa duhet nė Europė, e aq mė pak nė Lindjen e Mesme. Kjo mosnjohje apo keqnjohje nuk ėshtė e rastit. Dikush ėshtė i interesuar ta paraqesė Shqipėrinė si njė vend me predispozicion fondamentalist islamik, pėr tė vėshtirėsuar hyrjen e saj nė BE apo nė organizata tė tjera Euroatlantike. Sepse duhet nėnvizuar qė Europa, me gjithė zhvillimin e saj tė jashtėzakonshėm teknologjik, ekonomik e kulturor, ende ka njė opinion publik qė ndikohet nga paragjykime fetare tė njė kohe tė perėnduar. Nė kushte tė tilla, meqenėse ėshtė ai opinion publik qė do tė kushtėzojė veprimet e parlamentarėve europianė pėr integrimin tonė ose jo nė BE apo nė organizata tė tjera perėndimore apo mbareuropiane, ne duhet ta marrim seriozisht nė konsideratė atė. Nė kėtė kėndvėshtrim, anėtarėsimi ynė nė KI, fill pas ndryshimit tė regjimit nė Shqipėri, ka qenė njė hap i gabuar. Cilat qenė argumentet e pėrdorura 15 vjet mė parė pėr atė vendim: a)Konferenca Islamike, me 54 anėtarė, ishte njė forcė e madhe ekonomike dhe me kapitalet e anėtarėve tė saj mund tė ndikonte fuqishėm me investime nė ekonominė tonė tė shkatėrruar nga sistemi absurd i planifikimit shtetėror. b)Konferenca Islamike mund tė na sillte njė pėrkrahje tė ēmuar nė fushėn politike dhe nė marrėdhėniet e shqiptarėve me botėn nė shkallė planetare. Asnjė nga kėto argumente nuk rezultoi i saktė. Nė ekonomi, me pėrjashtim tė njė mbėshtetjeje serioze e tė pakursyer nė ngritjen e xhamive nė qytete e nė fshatra tė Shqipėrisė, ndihmesa e vendeve islamike nė fusha tė tjera ėshtė tepėr modeste. Nė fushėn politike, ėshtė skandaloze qė nga 54 anėtarė tė KI, vetėm 4 (duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė qė ėshtė anėtare e KI) kanė njohur shtetin e ri tė Kosovės. Realisht, tre vende joshqiptare qė e morėn guximin tė dėmtojnė marrėdhėniet e ngrohta me njė vend sllav (pra tė krishterė) si Serbia, janė: Turqia, Afganistani dhe Malajzia. Tė tjerėt nuk merret vesh a janė vėrtetė islamikė apo e pėrdorin islamizmin si fasadė. Si ka mundėsi qė tė mos njohėsh vėllezėrit e tu myslimanė kosovarė pėr hir tė njė miqėsie me kaurėt e Beogradit? Kjo pyetje mbetet nė fuqi kryesisht pėr vėllezėrit tanė shqiptarė myslimanė qė ende besojnė se nė KI, primare janė interesat shpirtėrore. Nė tė vėrtetė ata, islamikėt e KI, bėjnė llogari. Ndėrkohė ne jemi mėsuar qė nga koha e qoftėlargut, tė mos bėjmė llogarira nė interes tė Kombit, por vetėm hesape tė vogla e meskine, nė interesin e ngushtė vetjak dhe shumė-shumė tė atij fisnor. Ky parashtrim nuk ka aspak pėr qėllim qė tė bėjė thirrje pėr njė tėrheqje demonstrative tė Shqipėrisė nga KI. Gjestet e forta nė politikė sjellin mė shumė dėm se dobi. Nė KI, hyhej lehtė, por dilet jo pa vėshtirėsi. Ka njė rrugė tė mesme: njė qėndrim pasiv ndaj veprimtarive tė saj, ulje niveli nė pėrfaqėsim dhe mungesa tė studiuara nė sesione tė veēanta. Dalėngadalė, ne do tė jemi de facto jashtė asaj organizate qė nuk na ka sjellė kurrfarė dobie tė prekshme por qė, nė tė kundėrt, mund tė na ndėrlikojė imazhin tonė si njė vend me aspirata, formim dhe mentalitet kryesisht modern e perėndimor duke vonuar ecjen tonė, tashmė tė pandalshme, drejt Europės. Shekulli
__________________
S'ban, S'ki, S'mun Dersį tmundem me ligjrue E sį gjįll me frymė un jam, Kurr Shqypni, skam me tharrue, Edhe nvorr me tpermendė kam. ~ At. Gjergj Fishta Gezuar Ditelindjen Memedhe!!! |
|
|
Lexime: 123
|
|