Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Ateizėm

The "J" files



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 17-08-08, 17:04   #1
pleqeri
 
Avatari i xha Sulua
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 100
Postime: 33
Rrespekti: 3 xha Sulua is on a distinguished road
Gabim The "J" files

Po hap xhaxhaj nje teme te re ketu, por po qe se nuk eshte vendi i duhur, spostoheni atje ku duhet.

Tema mund te duket pak absurde(per besimtaret) dhe mbase me interes per jo besimtaret. Eshte botuar edhe ne nje forum tjeter dhe ka pasur shume debate rreth shkrimit.

Shkrimi eshte marre e perkethyer nga nje faqe greke:

Yupi.gr - The J Files - Part I

Historia e vertete e Jesu Krishtit


Gjerat ka mundėsi tė mos te kenė ndodhur ashtu siē na i tregojnė filmat, muzikalet, prifterinjte, etj. Kėto ditė te shenjta(shkrimi ėshtė mare nga njė faqe greke, ne prag te Pashkeve), meremi me jetėn e "starit" me tė madh qe jetoi(?) ndonjėherė, objektivisht, duke e pare te vėrtetėn lakuriqe, nėpėrmjet te dhenave historike, pa censure e pa vrarje ndėrgjegje. Rezultatet, ne formė dialogu do tė postohen ne katėr pjesė.

Pjesa e pare

-Ėshtė Jesusi person historik? Ekzistoi ne te vėrtetė?

-Njė pyetje interesante, me njė pėrgjigje te vėshtirė. Qe te studiojme ēėshtjen me mirė po tė them njė histori:
Dikur, na ishte njė njeri shumė harismatik(me shumė dhunti), qe e quajtėn "Shpetimtar". Lindi ne 25 Dhjetor nga njė virgjereshe. Udhetoi shumė duke u dhėnė mesime njerezimit. Kishte 12 apostuj. Vdiq dhe u ringjall dhe, qe atėherė, ēdo vit, besimtaret e tij i festojne ringjalljen me madheshti.

-OK, kjo ėshtė historia e Jesusit
-Jo, kjo ėshtė historia e Mithras.

-E? Ky nuk ėshtė pjestar i Imiskubria?(grup rap ne Greqi)
-Nuk ėshtė pikėrisht kėshtu. Ishte Zot i Diellit ne Persine e Lashte. Adhurimi pėr te ka humbur aty nga shekulli i I-re para Krishtit, me zhdukjen e Zotave e mbizoterimin e Zaratusta. Adhurimi i tij ka te bėj me ciklin e celjes se sythit dhe ciklin e Diellit-pėr kėtė edhe lindja e tij u vendos me 25 Dhjetor, dita e Solsticit te Dimrit, sipas kalendarit Julianor. Shumica e feve te paganeve te lashtė donin qe Zoti i Diellit te lindte ne atė date.

-Dhe clidhje ka Mithra me Jesusin?
-Tė madhe. Shekullin e fundit para Krishtit, adhurimi i tij kishte zaptuar gjithė Mesdheun dhe, nga shekulli i II-te deri ne te IV-in pas Krishtit, adhurohej ne ēdo cep te Perandorise Romake e sidomos ne Rome. Kishte sukses tė madh edhe ne ushtri. E rėndėsishme ėshtė se karakteristikat e tij ishin te njohura e fiksuara, rreth 100 vjet para se te shkrueshin kapitujt e Bibles. Ngjajshmerite janė shumė te dyshimta.

-Ne rregull, mund te jetė rastesi...
-Thua? Mundet. Me lejo te te tregoj edhe njė histori tjetėr: Ishte dikur njė njeri i "ditur" qe lindi nga njė virgjereshe ne njė shpelle, ndėrsa njė yll bėnte te ditur kudo lindjen e tij. Ne kohėn qe lindi u bene pėrpjekje pėr ta vrarė, me njė vrasje masive te foshnjeve, por ai shpetoi. U rrit dhe bėri shumė cudira, ngjalli te vdekur, kuroi lebrozet dhe perkrahu te varferit dhe te shtypurit. Vdiq ne mėnyrė barbare, por u ringjall e u ngjit ne qiell.

E gjeta, ėshtė Jesusi.
-Jo, prapė gabim. Ėshtė Krisna, metasarkosi(nuk e gjej dot fjalėn ne shqip?!!!) i 8-te i Zotit te Induistebe Visnu( i 9-ti ėshtė Buda) qe jetoi me shumė se 5 000 vjete me pare.

-Po mirė, te gjithė Zotat e Lashtesise, si Jesusi janė?
-Jo tamam ashtu, por ngjasimet janė te tmerrshme. Osiri, Adhoni(adhuroheshin ne Siri), Oros, akoma edhe gjysmė zoti Herkuli(me falni pėr emrat, po i vendos siē janė), kishin shumė ngjajshmeri ne biografine e tyre. Ideja e vdekjes dhe ringjalljes, lindja e tyre afėr 25 Dhjetorit dhe nga njė virgjereshe, cudirat dhe mesimdhenia e tyre, numri 12 (apostuj, ndjekes, etj.), kanė tė gjitha lidhje me traditat e vjetra pagane...

-E ē'lidhje kanė kėto ngjajshmeri me ekzistencėn apo jo te Jesusit?
-Nuk kanė lidhje direkte, por krijojne pikpyetje te ligjshme pėr atė se Jesuesi i vėrtetė ishte siē e pėrshkruan Bibla apo jo. Meqė paraqitet si njė kompozim/riprodhim i zotave te vjetėr, mund tė themi se historia e tij, ne njė shkalle te madhe, ėshtė krijuar nga nxenesit e tij.
__________________
Rron shqiponja ne maje te malit
Rron edhe miza nen bisht te kalit
xha Sulua nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-08, 23:32   #2
pleqeri
 
Avatari i xha Sulua
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 100
Postime: 33
Rrespekti: 3 xha Sulua is on a distinguished road
Gabim

Vazhdimi i se vertetes

Lexuat pjesė e pare? Vazhdoni me pjesen e dyte

-OK, mundet jeta e tij tė mos jetė pikėrisht ashtu siē e pershkuajne ne Bibel, mund ta kenė fryre pak. Por si e dimė ne se ka ekzistuar njė njeri qe e quanin Jesu, qe jepte mėsim pėr njerezine ne Juden e asaj kohe?
-E vėrteta ėshtė se nuk mund ta dimė. Pėr kėtė nuk kam faj unė, mos mė shiko shtrember. Meso se Shekspiri p.sh. ėshtė njė formė e dyshimte-shumė thonė se nuk i shkruajti ai tė gjitha veprat qe mbajnė emrin e tij, por ishte me shumė se njė person. Dhe flasim pėr 400 vjet. Po Vilhem Tell, ai me harkun dhe mollen e famshme, historia e te cilit ėshtė e njohur ne tėrė Europen, dhe mendohet qe ka jetuar rreth 700 vjete me pare, ne te vėrtetė, mbase nuk ka ekzistuar kurrė. Pra kuptohet qe ėshtė ca e vėshtirė te jemi te sigurt pėr njė njeri te lindur 2 000 vjete me pare. Fakte te sigurta pėr ekzistencėn e tij nuk mund te kėtė-por edhe pėr mosegzistencen e tij.

-Domethėnė nuk ka burime historike te tjera pėrveē Bibles, qe te vertetojne ekzistencėn e tij?
- Ne shekullin e I-re pas Krishtit, ekzistonin rreth 40 historiane ne rajonin ku jetoi Jesusi, te cilėt shkruan historinė e Judese, pushtimin nga Roma, pėrshkruan me hollesi shkaterrimin historik te Jerusalemit ne vitin 70 pas Krishtit. Nga gjithė kėta, vetėm tre shkruajnė diēka pėr Jesuesin. Nga kėto tre referime, dy ėshtė shumė e mundur te jenė fallsifikuar(janė shtuar me vonė) dhe e treta, s'besoj se ka te beje me te.

-Po por, ata historiane e referuan, apo jo? Dhe nuk ishin kristiane.
-Pothuajse. I pari ishte Josip Flavio, historian farise qe jetoi ne vitet 38-100 pas Krishtit. Ne njė nga dy librat me te rėndėsishėm te tij"Antika Judeike", ekziston njė paragraf qe i referohet jo vetėm Jesusit, por edhe veprimtarise cudiberese te tij, nxenesve te tij dhe e cilesin Mesia(Shpetimtari). Kristianet e bindur te shekullit tjetėr nuk e pėrdoren kurrė si burim kėtė fakt. Njeri nga baballaret e kishes se pare, Orijeni, e ka kritikuar Josip-in qe nuk e pranonte si Mesi Jesusin. Ne te kundėrtėn, Eusebio, qe jetoi ne shekullin e IV-et, e njeh ekzistencėn e kėtij paragrafi ne vepren e Josip. Diēka qe do tė thotė se fallsifikimi ėshtė bėrė midis shekujve te III-IV pas krishtit.
Historiani tjetėr qe i referohet Jesusit ishte Kornilo Takito(55-120 pas krishtit), i cili e pėrmend ne "Kronikat" me emrin "Krisht", duke thėnė se u ekzekutua me vendim gjyqesor te te derguarit Pond Pilati. Ndėrkaq, siē edhe shkruan, ka pasur si burim arkivat romake(te cilat nuk ekzistojne sot) dhe ne te cilat Jesusi duhet te jetė i rregjistruar si Jesu ose Nazarioti, ose diēka e tillė dhe s'besoj si Krisht. Ndėrkaq, Pilati nuk ishte i dėrguar, por Prefekt. Pra, pėrsėri pėr fallsifikim nga kristianet e mepasem duket.
Historiani i fundit ishte Suitonio, ku ne vepren "Jetet e Qesareve" i referohet njė "Krishti", i cili ngriti ne kėmbė ēifutėt ne Rome ne vitin 49 pas krishtit. Njė referim qe, edhe nėse ka te beje me kristianet e pare ne Rome, nuk ka te beje me Jesusin.
Do ta priste njeri qe historiane si Filon Aleksandrinos, njė ēifut filozof filogrek, qe jetoi nga 30 para krishtit deri 54 pas krishtit tė kishte pėrmendur diēka ne veprat e tij. Veprat e tij, historike dhe filozofike, ishin te plota, te mbushura edhe me hollesite me te parendesishme te jetės se Judes, por ...asgjė pėr Jesusin. Me c'duket, erdhi, ringjalli jetėn e njė kombi, bėri cudira, vdiq dhe u ringjall dhe, te vetmit qe e ....pane ishin nxenesit e tij.

-Nuk mundemi pra te jemi te sigurt?
-Jo, prandaj edhe quhet "besim". Por meqė te shoh te zhgenjyer, me lejo te te tregoj edhe njė histori: Me 1820, ne Siraz te Persise, lindi Mirza Ali Muhamad, i cili u rrit dhe mori pseudonimin "Bab" qe do tė thotė "porte" "Hyrje" dhe me kėtė edhe u be i njohur. Ne moshen 21 vjeē takoi njė te ditur ne shkretetire, nga i cili edhe u ndikua shumė dhe, nga 1845 deri me 1850 u mesonte njerėzve falas dashurinė pėr njerezine dhe pėr gjithė klasat shoqėrore. Rreth tij u mblodhen nxėnės te magjepsur nga fjala e tij dhe nga ai vetė. Por rritja e influences se tij, i zemeroi mullate e Persise qe ishin muhamedane fanatik. Qeveria e Sahi e ndoqi me mani, por e vetmja qe bėri, ishte te shtonte me shumė namin e tij. Perfundimisht u denua me vdekje, me pushkatim.
Ne mė pak se njė vit, njė nxėnės i tij entuziast, nxori ne qarkullim njė libėr ku fliste pėr jetėn e mesuesit te vet ne mėnyrė te thjeshtė e te hollesishme. Ky libėr pati sukses tė madh. Ndėrkohė filluan ndjekje pėr besimtaret e Bab-it, me rezultat te shperndaheshin pėr pak kohe. Por u grumbulluan pėrsėri dhe, ndėrsa koha kalonte dhe besimi po daravitej, disa prej tyre e shpallen veten profete te Bab-it dhe, dalė ngadalė, krijuan njė fe te rregullt. Pėr nevojat e saj shkruan edhe njė libėr, Tarikh-i-Jadid, i cili tregonte njė jetė komplet ndryshe te Bab-it, mbushur me cudira, arritje metafizike dhe natyrisht, njė vdekje me misterioze te tij. Kėshtu, adhurimi i tij ekziston edhe sot. Historia e Bab-it na tregon se si mund te kėtė ndodhur edhe ne rastin e Jesusit.

-Domethėnė, njė besim ka nevojė edhe pėr pak fjale boshe e thashetheme(burdhologjia) qe te mbijetoje?
-Nuk do tė thosha pikėrisht kėshtu. Ėshtė me shumė ēėshtje marketingu. Ne atė kohe, ne shekujt e pare kritik pas krishtit, Kristianizmi nuk ishte aspak i sigurt se do tė rezistonte, bile e kundėrta. Ėshtė plotėsisht e mundur dhe e justifikuar qe nxenesit e Jesusit e zbukuruan te vėrtetėn mė pak(shumė) perralle pėr t'u bėrė me e kapshme.

-Heretik!
-Ai qe ėshtė pa gjynahe, te mare gurin i pari kundėr meje.

Kini durim, vazhdon pėrsėri....
__________________
Rron shqiponja ne maje te malit
Rron edhe miza nen bisht te kalit
xha Sulua nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-08, 08:40   #3
pleqeri
 
Avatari i xha Sulua
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 100
Postime: 33
Rrespekti: 3 xha Sulua is on a distinguished road
Gabim

Akoma me shume te verteta

Nėse lexuat pjesen e pare dhe te dytė, vazhdojme me

Pjesa e tretė

-Shpjegohu gjynahqar. Verteto se historia qe shkruhet ne Bibel ėshtė perralle.
-E para pjesė e Bibles qe u shkruajt nga Marku rreth vitit 60 p.k.. referohet ne jetėn e Krishtit dhe kryesisht ne javet e fundit, por nuk referohet fare ne ringjalljen. Tregimi i tij mbaron me gratė shkojnė tek varri dhe e gjejne bosh dhe njė burrė u thotė:"Jesusi nuk ėshtė kėtu". Pastaj gratė ikin dhe nuk ja thonė asnjerit(gjė qe te mbush me dyshime se si e mesoi kėtė Marku) dhe kėtu mbaron. Kjo ėshtė shumė e cuditeshme, po tė kemi parasysh se ringjallja ishte Triumfi i Jesusit, fakti i fundit dhe me i rėndėsishėm i prejardhjes se tij Hyjnore. Pjeset e tjera te Mateut dhe Lukes, na thonė pėr sa dimė se c'u be mbas Ringjalljes, por sejcili i thotė gjėrat pak ndryshe. Tė shumtat i mesojme nga pjesa e fundit, sipas Janit, ku, mundesisht te jetė shkruar rreth 120 p.k.

-Domethėnė, pjeset e Bibles nuk thonė tė gjitha te njėjtėn histori?
-Jo, por kjo ėshtė pak a shumė e priteshme. Mateu dhe Luka, patjetėr qe pėrdoren "punimin" e Markut si burim dhe ndryshuan pak ca gjėra dhe i vune edhe njė pėrfundim tjetėr, gjė e dyshimte, sepse siē ėshtė shkruar me vonė, ishte sikur te kenė korigjuar tekstin e Markut. Por, edhe ato qe shkruajnė, janė shumė te dyshimta. P.sh. Fjala ne Mal.

-Fjalėn mbi Mal mos e zere ne goje se ėshtė nga tekstet me te mirė (και γαμω τα κειμενα)
-Para se gjithash, ne tekstin e Lukes nuk ėshtė "ne mal", por ne "pllaje". Ne tekstin e Markut, ky moment kulmor nuk pėrmendet fare. Gjithashtu, e gjithė kjo pjesė ėshtė njė kompozim proverbash qe gjenden tek "Psalmet", tek "Isai"etj.. ne libra hebraik(cifute) lutjesh dhe ne ndonjė vend tjetėr. Ekzistojne edhe disa te dhėna te tjera qe janė paradoksale: U jepet rėndėsi "ndjekjeve" dhe "pseudoprofeteve", ēėshtje qe nuk ekzistonin atėherė, por shumė me vonė, si dhe pėrdorimi i konceptit "kombėtare" ne ndryshim me "kristian" i cili nuk ka kuptim, se atėherė nuk kishte "kristian". I gjithė teksti ėshtė shumė i bukur, por edhe shumė i dyshimte. Ka mundėsi qe te jetė frymezim i Evangjelisteve(Ata qe shkruan katėr pjeset e Bibles).

-Tė gjithė Evangjeliat ishin gėnjeshtėr, qe te katert?
- Para se gjithash Evangjeliat nuk ishin katėr. Ishin shumė me shumė. Me lejo te te tregoj njė histori: Me 1945, Mohamed Ali al-Saman, njė fshatar arab, duke gerrmuar, ne Nang Hamandi, ne veri te Egjyptit, gjeti njė objekt te fortė. Ishte njė edhe balte e madhe, ne te cilėn kishte 13 libra prej papirusi te lidhura me lekure. Ishin perkethimet ne gjuhėn gotike te te quajturve "Gnostika Evangjelia" dhe u datuan te rreth vitit 350 p.k. Sipas studiuesve qe u moren me ta, shkrimet origjinale mund te ishin shkruar nė greqisht shumė me pare, rreth shekullit te II-te p.k. Kėshtu, bota njohu Evangjelin e Filipit, te Thomait, te Marias, te se vėrtetės, Zbulesen e Janit, te cilėt paraqiten njė figure te Jesusit ndryshe nga ajo qe dimė.

-Ēdo tė thuash me "tė ndryshme"?
-Gnosticistet, ky brez qe i parapriu kristianizmit dhe qe hartoi kėto tekste, ishin ne pėrgjithėsi shumė liberale. Ne Evangjeliat e tyre, Maria Magdalini ka njė rol me tė madh, p.sh., ndėrsa Jesusi shpesh paraqitet te leshoje te tilla citate:"Nėse bini para meje atė qe gjendet brenda jush, ajo qe do tė bini do t'ju shpetoje. Nėse nuk bini atė qe ėshtė brenda jush, ajo qe nuk do tė bini, do t'ju shkaterroj". Dhe "Gnostika Evangjelia" i orientojne besimtaret ta kėrkojnė Jesuesin brenda tyre, pa ndermjetesine e adhurimit dhe te te shenjteve.

-Si e priti Kisha dhe bota ne pėrgjithėsi zbulimin e kėtyre Evangjeleve?
-Ashtu siē do ta prisje ti njė papirues qe do tė nxirrje nga kopeshti jot, i cili do tė shkruante pėr njė tip te lezetshem qe lindi nga njė virgjereshe, u be shumė popullor, eci mbi ujė, ngjalli te vdekur, vdiq e u ringjall. Si perralle. Kisha i hodhi poshte si tekste heretike, pasi nuk pershtateshin me mesimet e saj.

-Pse, mesimet e Kishes janė me moderrne se ata tekste?
-He pra, mė thuaj..

-Sikur u zbuluan edhe ca tekste te tjerė antike ne te njėjtėn kohe, ne Detin e Vdekur...
-Paske ardhur i pėrgatitur sot. Me te vėrtetė, dy vjete me vonė, njė bari beduin, ne shkretetiren e Judes, gjeti disa cilindra te mbushur me mijra papirues. Me te shumtet u gjenden ne Kumran, kėshtu qe papiruset u quajtėn "Doreshkrime te Detit te Vdekur". Shumė studiues bien dakort se bėhet fjale pėr bibloteken e Esaive, njė fshat ebraik qe ndoqi njė dogme te tijen shumė te veēantė. Behet fjale pėr njė gjetje te madhe, pasi datohen te viteve 150para krishtit deri ne 70 pas krishtit. Domethėnė pėr tekste qe u shkruan ne kohėn qe jetoi Jesusi.

-Dhe ēfarė thonė?
-Kryesisht bėhet fjale pėr tekste qe i perkasin Dhiates se Vjeter, por permbajtjen e tyre nuk e mesuam deri vonė. I referohem deklaratės se profesor Xhon Alegro te universitetit te Mancesterit, i vetmi "popullor" i njė grupi ndėrkombėtar studiuesish i cili perbehej pothuajse nga Domenikane e Jesuite te shkolles Biblike te Jeruzalemit dhe studionte Doreshkrimet e Detit te Vdekur:"Shkencetaret qe studiuan Doreshkrimet nuk thanė kurrė asgjė nga ato qe ne te vėrtetė ishin shkruar atje. Sepse ishin te gjithė autoritete fetare dhe kishin frikė nga ato qe zbuluan. Ishte me shumė tronditese nga ajo qe dyshonin. Ishte njė bombe qe do ta bėnte kristianizmin te tronditej me themele"

-Dhe..? Kush ėshtė bomba?
-Asnje. Mbase thjesht le tė kuptohet se Krishti nuk pėrmendet fare ne tekstet e hollesishem dhe antike te njė fshati shumė afėr me rajonin ku jetoi Jesuesi. Ose mbase struktura e shoqerise se Esaive ngjante shumė me shoqėritė para kristianizmit(prona tė njėjta, ceremonite e pagezimeve, 12 udhėheqėsit qe mesonin e gjykonin) qe disa mund t'i konsiderojnė se Apostujt e Jesusit" huazuan" idetė e tyre pėr fenė e tyre.

-Ose mundet Jesuitet te kenė zhdukur, ne vitet qe ndermjetesuan deri ne publikimin e tyre, ēdo lloj fakti pėr genjeshtrat e kristianizmit
-Ngadale, qetesohu. E vėrteta ėshtė se me te vėrtetė mbizoteroi njė misticizem me Doreshkrimet, si rrezultat, teorite e "kopmloteve" te lulezojne...

(edhe njė mbeti, durim!)
__________________
Rron shqiponja ne maje te malit
Rron edhe miza nen bisht te kalit
xha Sulua nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-08-08, 08:53   #4
pleqeri
 
Avatari i xha Sulua
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 100
Postime: 33
Rrespekti: 3 xha Sulua is on a distinguished road
Gabim

E gjithė e vėrteta

Po tė keni lexuar pjesen e pare, te dytė e te tretė, mund tė lexoni edhe
pjesa e katėr

-Mirė, po atėherė si mundi te mbijetoje kristianizmi, nėse gjithė kėto janė gėnjeshtra?
-Ashtu siē e thashė, marketing i mirė. Njė besim qe kish elemente nga shumė fe te kohės dhe shumė elemente te paganizmit pėr tu bėrė i pranueshem ne botė. Sigurisht kjo nuk mjafton qe tė kemi sot 2 miliarde besimtare ne botė.

-Ēfarė duhet tjetėr?
-Vullnet politik. Sepse kristianizmi ne realitet nuk filloi as ne vitin 0, as ne vitin 33 pas Krishtit, as kur u shkruan Evangjeliat. Filloi ne 325 p.k., kur perandori Konstandin vendosi ta beje fe zyrtare te shtetit romak. Besonte se duke pasur njė fe zyrtare do tė mundete te bashkonte me lehtė perandorine e tij. Nuk ishte ide e re-Perandori Avril e kishte provuar 40 vjete me pare duke krijuar "adurimin e Diellit te Pamposhtur" qe kishte shumė gjėra te pėrbashkėta me Mithren. Po t'ia kishte dalė mbane me sukses, me 25 Dhjetor, do tė festonim "Mither-lindje"
Konstandini ja doli mbane dhe ne Maj 325 organizoi "Konferencen e Nikeas" ku u muaren vendimet e para se c'lloj feje do tė jetė Kristianizmi, u zyrtarizua dogma, u percaktuan mardheniet midis Zotit, Jesusit dhe Frymes se Shenjtė, u percaktua natyra e Virgjereshes Marie, u percaktua pėrmbajtja e Bibles pėr periudhėn para krishtit(nuk u pranuan Evangjeliat e Gnosticisteve, u pranuan vetėm katėr; I Markut, Lukes, Matheut e Janit, Veprat e Apostujve, Letrat dhe Zbulesa e Janit.) dhe u hartua Simboli i Besimit

-Dhe pastaj filloi shfarosja e te gjithė atyre qe nuk besonin ne fenė zyrtare...
-Le tė shenojme kėtu se Konstandini ishte njė perbindesh qe shkaterroi e shfarosi popuj dhe kundershtare, prandaj u pagezua "i krishtere" vetėm ne shtratin e vdekjes. siē dukej donte tė shkonte ne parajse...

-Nuk mund te besoj se janė tė gjitha gėnjeshtra, se i gjithė besimi kristian ėshtė njė perralle. E kundershtoj.
-Ti dhe dy miliard te tjerė ne botė.

-E zėmė se Jesusi ka ekzistuar. Nga ato pak burime qe kemi, c'mund tė themi pėr jetėn e Tij? Ku lindi? Kur? C'dimė pėr familjen e tij?
-Sipas studiuesve te Bibles duhet te kėtė lindur rreth 4-7Para krishtit(?), mundesisht ne Pranvere ose Vjeshte. Siē e thame, 25 Dhjetori u zgjodh shumė shekuj me vonė si ditlindje e Jesusit... Mundesisht lindi ne Nazaret dhe, pėrralla me Betlehemin ėshtė shtuar me vonė nga Mateu dhe Luka, pėr tu pershtatur me profecite hebraike te Dhiates se Vjeter.
Bibla na njeh katėr vėllezėr te Jesusit: Jakovi, Josifi, Juda dhe Simoni. Kishte te paktėn edhe dy motra, por nuk dimė emrat e tyre. Shumė kristian te mėvonshėm, kembengulin se kėta fėmijė janė nga njė martese tjetėr e Josifit dhe se Maria nuk lindi me fėmijė dhe vdiq Virgjereshe(?). Diēka idiote dhe ofenduese pėr nenat e gjithė botės.

-Dime gjė se si ishte? Cparaqitje kishte fytyra e tij?
-Po tė gjykojme nga ato ēka mendohet se ishte "carcafi qe u mbulua Jesusi" (ne Torino), Ai ishte njė burrė me njė gjatesi rreth 1.80-1.90 gjatesi. Nėse kjo do tė ishte e vėrtetė, do tė konsiderohej njė gjigand ne Judene e asaj kohe, Goliathi i ri dhe, kur e varen, do tė shkelte ne toke. Nėse gjykojme nga "Jesusi nga Nazareti" ose nga "Jesus Christ Superstar" qe janė edhe kėto burime te besueshme, atėherė Jesuesi pėrveē se i gjatė, do tė ishte edhe bjond, me floke te gjata e sy boj qielli. Nėse gjykojme nga germimet arkeologjike ne vorrezat e kohės dhe nga pėrpunimet kompiuterike te banoreve te zones ne te njėjtėn periudhe Jesusi mund te ishte diēka e tillė (Jepet njė foto e frikshme, te cilėn nuk po e vendos)

-Oooo Zot!
-Mos e pėrmend emrin e tij....

-Mė fal. Pėrse valle njė njeri i tillė me kėto cilėsi e ne njė moshe 30 3 ca nuk u martua? Mos ishte gei?
-Kėto janė budallalleqe qe i perhapin Gay. Po, e vėrteta ėshtė se te ishte njė burrė 33 vjeē ne Judene e asaj kohe i pa martuar, ishte diēka e tmerrshme dhe sigurish do tė shkaktonte pasoja shoqėrore-nuk pėrmendet gjė ne Evangjelia. Ndėrkaq, po tė ishte gay, reagimet shoqėrore do tė ishin akoma me te mėdha, askush nuk do ta ndiqte. Pra edhe kjo nuk pranohet. Siē duket diēka tjetėr mund te ishte...

-Edhe mashkull edhe femėr?
-Jo. I martuar.

-A, po. Ēėshtja e Maria Magdalinise. Do te pyesja edhe pėr kėtė.
-Mė fal pėr vulgaritetin me lartė. E vėrteta ėshtė se nuk dimė ne ishte i martuar apo jo. I vetmi burim qe pėrmendet njė mardhenie platonike me Maria Magdalinine ėshtė ne Evangjelin e Filipit, ne te cilin referohet se e donte shumė dhe e puthte shpesh ne goje(megjithse fjala goje nuk lexohet e gjithė, lexohet vetėm go...)

-Perfundimisht, c'dimė pėr Maria Magdalinine? Ishte putane?
-Maria Magdalini(mundesisht nga Magdala e Galilese) u shfaq pėr here tė parė ne Evangjelin e Lukes si njė grua qe torturohet nga demonet, te cilėt Jesusi i largoi nga ajo-ishin 7 si numer. Pastaj rishfaqet pėrsėri nė fund, ku, ne tre Evangjelia, meson se Jesusi nuk ishte me ne varr nga njė engjell, dhe ne te katertin, nga vete Jesusi. Ne Evangjelia ekzistojne edhe shumė gra te tjera qe kanė te bėjnė me Jesusin, shumė nga ato nuk kanė emėr dhe disa nga ato quhen Maria. Kristianet e pare, duke i komentuar Evangjeliat si te donin, pėrcaktojnė cilėn Marie donin si Maria Magdalini. Kėshtu, gruaja qe lante kembet e Jesusit me lotet e saj e ja fshinte me floket e saj(te cilėn Luka e quante "mekatare" dhe Marku e quan Maria e Vithanias(motra e Lazarit), shumė kanė thėnė se ėshtė Maria e Magdalenes. Papa Grigori e vertetoi qe nga 591 pas krishtit, pse kisha zyrtare qe herėt mori vendimin te demonizoi seksin dhe te uli rolin e gruas. Kėshtu, Maria Magdalini kaloi ne histori si kurve. Vetėm ne 1969 Kisha Katolike percaktoi Mariet e Evangjeleve.

-Po legjendat e tjera? Pėr fėmijėt e Jesusit, pėr "Kupen e Shenjtė"?
- Ėshtė pikėrisht ajo qe the: Legjenda. Ne Francė ishte faktik besimi se Maria Magdalini kishte udhetuar Ne Francė ne mes te shekullit te I-re, duke pasur me vete "Kupen e Shenjtė", ndėrsa shumė mbreter franceze inkurajonin mitin e prejardhjes se tyre nga fėmijėt e Maries. Historia takohet edhe ne "parsifal" te Vagnerit. Ndėrkaq, nuk ka as gjysmė fakti qe te vertetoj diēka te tillė.

-Perfundimisht, cili ėshtė rezultati?
-E ka dhėnė shumė qartė filozofi anglez Mertrand Rasel "Historikisht, ėshtė shumė e dyshimte nėse Jezusi ekzistoi. Por, edhe nėse ka ekzistuar, e sigurtė ėshtė se nuk dimė asgjė pėr te."

-Kjo ėshtė pak e merzitshme (pėr te ardhur keq)
-Vėrtetė ėshtė pėr te aedhur keq. Por nuk ka edhe shumė rėndėsi, po ta mendosh holle-holle. Qe te dy e dimė ku do jemi te Shtunen e Madhe, pesė minuta para mesnates.

-Dhe kur te na thonė "Krishti u Ringjall"?
-Tani mund te pergjigjes "JENI I SIGURT?"


Bibliografia:
-Feja Pagane dhe Kristiane-Eduart Karpenter
-Evangjeliat Gnostike-Elain Pagles
-Tė fshehtat e Kodit Davinci -Dan Bershtain
-Jesusi dhe Perendesha e Humbur -Timothei Freke, Peter Gandy
-Maria Magdalini dhe "Kupa e Shenjtė" -Maegaret Starbird
-The Complete Dead Sea Scrolls in English
-Duke zberthyer Kodin Davinci

SHENIM:
-Me kėtė shkrim ne asnjė mėnyrė nuk kam dashur tė ofendoj bindjen e besimin e kerkujt.
-Siē e thashė edhe ne fillim, shkrimi nuk ėshtė i imi, por ėshtė mare nga njė "blog" ne greqisht. Duke e ditur se nuk do ta kuptojnė ne origjinal te gjithė, e perketheva ne shqip. Kush ėshtė i interesuar pėr origjinalin te thotė.
-Pėr perkethimin: Jam munduar te jem besnik i origjinalit, por, duke mos njohur mirė gjuhėn fetare(fjalorin e perdorur ne Bibel) jam i ndėrgjegjshėm se shumė emra te pervecem apo fjale te veēanta, specifike te Bibles, kanė dalė pak si te greqizuara(?).

Me besim ne dashurinė njerėzore, xha Sulua
f u n d
__________________
Rron shqiponja ne maje te malit
Rron edhe miza nen bisht te kalit
xha Sulua nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 02:27.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual