Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Ateizėm

Paganizmi



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 31-07-08, 01:22   #1
Paganizmi
 
Avatari i Bilderberg
Bilderberg
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
Bilderberg Bilderberg nuk ėshtė nė linjė 31-07-08, 01:22
Vleresimi: (0 votes - average)

Paganizmi

Paganizmi ėshtė njė emėrtim pėrmbledhės pėr sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike tė njė populli, kryesisht pėrpara se kėto tė asimiloheshin ose ndryshoheshin nga feja. Duke qenė se si i tillė emėrtimi merr kuptim tė ndryshėm nė vartėsi tė gjeografisė dhe kombit, mė poshtė trajtohet kuptimi i paganizmit shqiptar.
Paganizmi ėshtė hyjnizimi i vetive tė natyrės dhe tė njeriut. Zotat nė paganizėm pėrfaqėsonin pėrkatėsisht lumenj, qiell, tokė, dete, pyje, etj. si dhe urrejtjen, dashurinė, dijen, gjakftohtėsinė, frikėn, trimėrinė, shkathtėsinė, plogėshtinė, aftėsinė, pamundėsinė, urtinė, etj. Nė dallim nga feja (nėse merret kjo si kristalizim i monoteizmit meslindor qė pėrcaktohet si besim i verbėr nė absurd a papėrcaktueshmėri), paganizmi nuk shtron ēėshtje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh nė formė zotash) natyrėn dhe veēori tė tjera tė realitetit, pėr lehtėsi interpretimi. Ai ėshtė mishėrim i vetive, ndjesive dhe antropomorfizėm nė shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik tė natyrės dhe dukurive.
Paganizmi shihet dhe praktikohet pėr funksionin kryesor qė ky ka, rregullimin e jetės shoqėrore sipas njė rendi natyror me anė tė ritualeve dhe studimit tė natyrės dhe nuk ka nė vetvete pėr bazė besimin nė "zot" (ndonėse ky mund tė shėrbejė si mjet pėr disa nga praktikuesit), sesa pikėrisht shprehjen e dukurive nė formė zotash, ndaj dhe pėr shkak tė kėsaj strukture tė veēantė nuk pėrfshihet nėn teizėm.


Animizmi

Animizmi, fundaja e paganizmit, vjen nga trajta latine "anima = shpirt, frymė" dhe karakterizon adhurimet e vjetra tė natyrės kur ēdo dukuri apo objekt nė natyrė shquhej si qenie e gjallė, pra, me frymė. Funksioni kryesor ka qenė trajtėnjerėzor (antropomorf) nė shpjegimin e natyrės dhe sjelljes sė njeriut nė shoqėri. Animizmi ėshtė pėrdorur pėr tė njoftuar dhe gjendjet emocionale tė njeriut si mėria, apo dashuria, etj. duke iu dhėnė kėtyre ndjenjave instancė frymori, shpirti, hijeje, nė realitet.
Zhvillimi i kėsaj pikėpamjeje nė interpretimin e natyrės shpeshherė e njėsonte instancėn lėndore tė objektit a dukurisė me atė frymore, apo shpirtėrore duke e konsideruar objektin a dukurinė si qenie tė gjallė e tė vetėdijshme. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi dhe respekti mė i thellė ndaj natyrės historikisht ėshtė arritur pikėrisht nė animizėm.
Lexime: 96
Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 02:44.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual