![]() |
|
|
#1 |
|
Teizmi
Vleresimi:
(0 votes - average)
Teizmi
Teizmi ėshtė besimi nė njė "zot" a disa "zota", ose nė "mbinatyrė" a "qenie mbinatyrore". "Zoti" dhe "mbinatyra" nė teizmin tradicional janė fjalė qė ende sot nė shek. e XXI-tė mbeten pa pėrkufizim konkret apo identifikim dhe nuk i qėndrojnė zbėrthimit logjik, ndaj dhe nė pėrkufizimin e teizmit, i cili pohon besim nė "zot" apo "zota", apo "mbinatyrė", ėshtė praktikisht e paqartė se ku, apo ēfarė, beson teizmi. Si rrjedhojė parėsore e kėtij problemi pjesa dėrrmuese e teizmit ėshtė agnostike, pra qė pohon se nuk ka asnjė dijeni rreth "zotit" a "mbinatyrės", por se gjithsesi beson nė to. Teizmi njeh disa forma historike ndėr tė cilat kryesoret janė Politeizmi, Monoteizmi, Panteizmi dhe Deizmi. Deizmi Deizmi, nga trajta latine "deus = zot", ėshtė njė qėndrim hibrid mes ateizmit dhe teizmit i cili beson se ekziston njė "zot", por i cili nuk ėshtė "i mbinatyrshėm". Ky qėndrim hedh poshtė librat e shenjtė, fenė e organizuar, profecitė, mrekullitė, dhe subjekte tė tjera qė janė baza e teizmit tradicional. Deizmi pohon se besimi fetar duhet tė mbėshtetet mbi arsyen njerėzore dhe nė njohjen e natyrės, dhe se janė pikėrisht kėto qė pohojnė ekzistencėn e njė "zoti", i cili ndonėse besohet tė ketė krijuar dikur gjithėsinė, tashmė nuk merr pjesė aktive nė tė. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi deizmi konsiderohet shpesh si njė shkallė kalimi nga teizmi nė ateizėm, duke shėrbyer si formė lehtėsuese. Lindjen, mbėshtetjen mė tė gjerė dhe shkėputjen parimore nga teizmi e fitoi gjatė shek. XVII dhe XVIII nė Evropė. Panteizmi Panteizmi vjen nga trajtat greke "pan = gjithė" dhe "theos = zot", me kuptimin "gjithzot", "gjithēka ėshtė zot". Panteizmi beson nė njė "zot" gjithėpėrfshirės dhe se gjithėsia apo natyra si tėrėsi janė e njėjta gjė me "zotin". "Zoti" ėshtė natyra, gjithėsia ėshtė "zoti". Ky qėndrim ėshtė shfaqur qė nė lashtėsi nė veprat e filozofėve, dhe ka lulėzuar mė gjerė nė zhvillimet e shekujve XVII dhe XVIII krahas deizmit duke ndarė me kėtė tė fundit veēorinė e kalimit lehtėsues nga teizmi pėr nė ateizėm nė kohėt kur ishte e papranueshme tė shprehej hapur nė publik mosbesimi nė "zot", apo mosbindja ndaj fesė. Naim Frashėri shėnohet si pėrfaqėsuesi i zėshėm i panteizmit nė Shqipėri. Monoteizmi Monoteizmi prej trajtave greke "monos = i vetėm" dhe "theos = zot" ėshtė besimi nė ekzistencėn e njė "zoti" tė vetėm dhe tė asnjė tjetri. Identifikimi kryesor i monoteizmit nis nga Egjypti (Aten) dhe pėrhapet mė vonė nė Izrael (Jahveh) dhe Arabi (Allah) me variacionet pėrkatėse. Nė teologjinė e tyre fetė monoteiste tė Lindjes sė Mesme vazhdojnė tė ruajnė elemente politeiste nė subjektet apo zbatimet fetare duke dėshmuar njė shkrirje jo tė plotė tė paganizmit pararendės me strukturėn e re tė ideologjisė perandorake egjyptiane. Politeizmi Politeizmi nga trajtat greke "poli = shumė" dhe "theos = zot", ėshtė besimi nė mė shumė se njė zot. Zbatimi i kėtij emėrtimi ka ardhur si nevojė pėr tė dalluar fetė meslindore nga ato pararendėse qė nė tė shumtėn e tyre i pėrkasin paganizmit, ndaj dhe politeizmi, rėndom, nuk shihet si kategori e mirėfilltė e teizmit, pasi sipas njėsisė shoqėrore a gjeografike, merr kuptim tė ndryshėm duke anuar herė nga teizmi, herė nga paganizmi. |
|
|
Lexime: 96
|
|