Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Ateizėm

Ateizmi



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 31-07-08, 01:10   #1
Ateizmi
 
Avatari i Bilderberg
Bilderberg
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
Bilderberg Bilderberg nuk ėshtė nė linjė 31-07-08, 01:10
Vleresimi: (0 votes - average)

Ateizmi


Termi ateizėm vjen nga greqishtja e lashtė "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perėndi". Si kuptim origjinar termi pėrkufizohej si mospranim i zotave tė njė qyteti, mosbindja ndaj zotave tė njė qyteti, mospasja e njė zoti. Nė vazhdim do tė pėrdorej nga paganėt kundėr kristianėve dhe anasjelltas, meqėnėse pėr secilėn palė mosbesimi i palės tjetėr ndaj zotave tė palės akuzuese (ndonėse kishin natyrė tė ndryshme) konsiderohej si ateizėm. Ateizmi ishte shkalla mė e lartė e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit nė zota tė caktuar. Shėrbente si fjalė pėrbuzėse ndaj personit apo qėndrimit pėrkatės qė binte nė kundėrshtim me fenė apo adhurimin a pranimin e hyjnive tė qytetit pėr tė cilin bėhej fjalė. Me kalimin e kohės termi i ėshtė nėnshtruar njė saktėsimi dhe pėrcaktimi mė tė qartė nga ana kuptimore deri nė ditėt tona duke marrė dhe ngjyrim krejt tjetėr nga pėrdorimi i vjetėr.
Nė kuptimin bashkėkohor termi ateizėm si qėndrim dhe si pikėpamje filozofike do tė thotė tashmė mosteizėm, tė mosqenit teist, tė mosqenit besimtar, tė mospasurit besim nė ato ēfarė beson njė teist, qė jo pėrjashtimisht, por tė paktėn tradicionalisht, pėr kontinentin evropian: tė mosbesuarit nė "zotin" monoteist tė feve tė Lindjes sė Afėrme e tė Mesme; Kjo sepse vetė qėndrimi varet thelbėsisht nga pėrkufizimi qė teisti i jep fjalės "zot", njė pėrkufizim qė buron nga fetė nė fjalė dhe deri mė sot nuk qėndron nė logjikė.
"Jam ateist" pėrmbledh nė radhė tė parė frazėn "nuk jam teist" pasi qėndrimi ėshtė mohues i pohimeve teologjike dhe sė dyti frazėn "nuk besoj nė ekzistencėn e "zotit"", duke pėrfshirė nė tė tė gjithė ata qė nuk kanė besim nė asnjė "zot", apo nė asnjė fuqi "mbinatyrore". Dallimi i bėrė kėtu, nė ndryshim nga kuptimi historik qė i ėshtė dhėnė nga fetarėt, ėshtė se ateizmi pėrfshin gjithēka qė nuk ėshtė teizėm dhe si e tillė gjendja nuk lė mundėsi tė tjera zgjedhjeje veē teizmit, apo ateizmit, pasi ėshtė njė rast pyetjeje me pėrgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me pėrkufizim, nėse nuk je teist, je ateist; nėse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Njė keqkuptim qė ėshtė kryer nė pėrcaktimin e ateizmit pėr disa shekuj me radhė ėshtė ai se ateizėm do tė thotė "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej nė lidhje me atė kategori tė ateistėve qė pohojnė hapur se "zoti" nuk ekziston, nė dallim nga pjesa qė thjesht nuk beson nė "zot" e qė nuk niset tė pohojė asgjė nė lidhje me "zotin". Ndėrsa ėshtė e diskutueshme nėse pohimi se "zoti" nuk ekziston ėshtė shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit nė thjesht njė pjesė tė ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet tė plotė qėndrimin ateist, ndaj dhe shihet nė ēdo rast si shtrembėrim i qėllimshėm. Ateizmi si qėndrim gjithėpėrfshirės nuk thotė "besoj se nuk", por "nuk besoj se", njė dallim thelbėsor pasi i dyti e pėrfshin tė parin, por nuk barazon me tė dhe nuk vlen anasjelltas.
Click the image to open in full size.
Demokriti
Dy kategoritė kryesore tė ateizmit janė ateizmi praktik (implicit, negativ) dhe ateizmi teorik (eksplicit, pozitiv).
Ateizmi praktik ėshtė ai qėndrim apo mėnyrė jetese ku "zoti", besimi nė "zot", apo ēėshtjet rreth fesė, apo "zotit", nuk pėrfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh nė asnjė instancė tė jetės sė pėrditshme tė dikujt, nuk prekin asnjė veprimtari tė njeriut a jetės sė tij, pa qenė kėtu e nevojshme qė tė kryhet ndonjė pohim rreth "zotit" apo fesė, ndaj dhe ka karakter tė nėnkuptuar e tė pashprehur drejtpėrdrejt (implicit).
Ateizmi teorik ėshtė ai qėndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas nė aspektin teorik dhe rrėzohen shprehimisht duke iu nėnshtruar zbėrthimit tė rreptė logjik. Ky lloj ateizmi ėshtė i shprehur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė (eksplicite) dhe nis filologjikisht qė nė lashtėsi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorėn, Stratonin, Protagorėn dhe vazhdon deri nė ditėt tona me njė sėrė mendimtarėsh tė tjerė si F. Niēe, D. Hjum, B. Rasėll, Xh. Smith, R. Doukins, etj.
Lexime: 119
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 01:11   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Ateizmi agnostik dhe teizmi agnostik

Agnosticizmi si term buron prej trajtės greke "a = pa" dhe "gnosticizėm = dijshmėri" ose "gnosis = dije", nė zbėrthim kuptimor: mos-dijshmėri, tė mospasurit dije. Kjo mosdije: 1. pėrqendrohet rreth disa pikėpamjeve teologjike dhe metafizike si "mbinatyra, zoti, etj." 2. pėrbėn njė qėndrim nė njohshmėrinė e subjektit dhe nuk merr pozicion rreth besimit ose jo nė kėtė subjekt.
Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike nė fjalė janė tė panjohura dhe diku dhe tė panjohshme pėr njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetėson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar pėrfundimisht gjykimin pėr kuptimin a vėrtetėsinė e kėtyre subjekteve.
Si qėndrim rreth njohshmėrisė sė subjekteve teologjike, agnosticizmi pėrmbahet nė tė dy qėndrimet rreth besimit nė "zot", pra, dhe nė ateizėm (mosbesim) dhe nė teizėm (besim).
Ateizmi agnostik nuk di asgjė rreth "zotit", "mbinatyrės" dhe subjekteve tė tilla relevante pėr termin dhe po ashtu nuk beson nė "zot", apo nė "mbinatyrė", duke u pėrfshirė natyrshėm nė kategorinė e gjerė tė ateizmit praktik a implicit.
Teizmi agnostik gjithashtu nuk di asgjė rreth "zotit", "mbinatyrės", etj. duke pohuar pėr mė tej se kėto subjekte janė tė panjohshme pėr mendjen e njeriut, por sakaq ky qėndrim pohon besim nė "zot" dhe nė "mbinatyrė" ndaj dhe pėrfshihet nė teizėm.

Antiteizmi

Antiteizmi ėshtė kundėrshtimi i vendosur i teizmit, dmth. i besimit nė "zot". Dallimi kryesor qė lejon ky term nga ateizmi si tėrėsi ėshtė se antiteizmi ėshtė ajo pjesė e tė ateizmit qė jo thjesht nuk beson nė "zot" a "zota", por qė pėr mė tej e kundėrshton apo i kundėrvihet gjallėrisht kėtij besimi.
Antiteizmi ėshtė mbiquajtur historikisht dhe ateizėm militant si promotor aktiv i ateizmit dhe armik i shpallur i fesė.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-08, 01:18   #3
Bordi Drejtues
 
Avatari i Jeta
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shqiperi ETNIKE!
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 25
Postime: 835
Rrespekti: 25 Jeta has a spectacular aura aboutJeta has a spectacular aura aboutJeta has a spectacular aura about
Gabim

Citim:
Ateizmi teorik ėshtė ai qėndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas nė aspektin teorik dhe rrėzohen shprehimisht duke iu nėnshtruar zbėrthimit tė rreptė logjik. Ky lloj ateizmi ėshtė i shprehur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė (eksplicite) dhe nis filologjikisht qė nė lashtėsi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorėn, Stratonin, Protagorėn dhe vazhdon deri nė ditėt tona me njė sėrė mendimtarėsh tė tjerė si F. Niēe, D. Hjum, B. Rasėll, Xh. Smith, R. Doukins, etj.
]

Logjikisht nuk besoj, por ne brendesi thelle-thelle po!
Une bej pjese ketu, apo me duket?!
Jeta nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 03:21.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual