![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Ēfarė kanė me Darvinin? |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Ēfarė kanė me Darvinin?
Vleresimi:
(0 votes - average)
Ēfarė kanė me Darvinin?
Nga: Xhemal Mato Shekulli / 06.12.2006 Ka disa kohė, qė nė njė stacion TV tė kryeqytetit, transmetohen me dhjetėra filma dokumentarė qė sulmojnė teorine e Darvinit, teorinė kozmologjike dhe nė tėrėsi gjithė shkencėn, duke propaganduar vetėm fenė myslimane. Ne titrat e filmave, shkruhet se ata janė pėrgatitur nėn kujdesin e Shoqatės Ardhmėria, (njė shoqatė fetare islamike). Ato transmetohen ēdo ditė, shpesh dhe disa herė nė ditė. Pėr tė kuptuar se nga ēfarė motivi ishte nisur ky stacion TV-je, pėr ndėrtimin e njė fushate tė tillė tė fesė myslimane kundėr shkencės, telefonova njė kolegun tim, qė ka qenė pronar i kėtij stacioni. U ēudita nga ajo qė mė tha, qė ishte pak a shumė kjo: Kohėt e fundit, TV ka qenė nė krizė pėr prodhime programesh televizive, pėr kėtė iu drejtua institucioneve, shoqatave dhe ambasadave, pėr dokumentarė televizive. Kėshtu, mblodhi disa materiale tė tilla, tė falura dhe tani nė studion e transmetimit punon njė njeri, i cili e mbush transmetimin me kėto filma. Pra, ai nuk ka ndonjė program tė planifikuar, por merr e fut kaseta, ēfarė tė ketė pėr kollaj. ![]() Kėshtu ndodh qė vazhdimisht nė kėtė TV, mund tė shohėsh filma se si e shpjegon Kurani botėn dhe sa e dėmshme ka qenė teoria e Darvinit, sa tė kėqija i ka sjellė ajo njerėzimit, sepse krijoi fashizmin e komunizmin, se si tėrė shkencat e sotme vėrtetojne ekzistencėn e Zotit, dhe se si ēdo gjė nė kėtė botė e shpjegon Kurani, ndėrkohė nuk kemi parė tė jepet njė dokumentar se ēėshtė teoria e Darvinit apo kozmologjia dhe shkenca nė tėrėsi, dhe si i ka shėrbyer ajo njerėzimit! Kur ia tregova njė kolegut tim, kėtė teprim tė informimit tė publikut vetėm nė njė pikėshikim, ai mu pėrgjigj: E mo, mos e merr me kaq shqetėsim, se nuk e sheh njeri atė TV. Pastaj, njerėzit janė formuar aq sa ta kuptojnė se kėto filma e teprojnė. ![]() Por, pėrsėri kjo nuk mu duk e vėrtetė. Dihet, se edukimi sistematik bėhet nė shkollė, por shoqėria vazhdon tė informohet, ndėrgjegjėsohet, pra dhe tė edukohet tėrė kohėn, edhe pas sistemit shkollor. Dihet se shkolla jonė ėshtė ateiste dhe fėmijėt tanė mėsojnė aty Historinė e Shkencės dhe teoritė e sajė, ndėrmjet tyre dhe teorinė e Darvinit Mbi prejardhjen e llojeve, por ēndodh nė mendjen e tyre, kur nė shkollė mėsojnė se si e shpjegon kjo teori prejardhjen e llojeve dhe pasdite nga TV, dėgjojnė se kjo ishte e gabuar, se Kurani e shpjegon ndryshe dhe se sa i poshtėėėr dhe mashtrues ka qenė Darvini? A ėshtė kaosi dhe ēoroditja, njė tipar i njė shoqėrie tė shkatėrruar? A duhet tė ketė njė ndjenjė pėrgjegjėsie nė mediat tona, pėr edukimin dhe kulturėn shoqėrore? Ndėrgjegja jonė, thoshte Haveli, duhet tė pajtohet me arsyen tonė. Ndryshe, jemi tė humbur. Si mund ta lejojė shoqėria dhe institucionet tona qė, pėr shkak tė varfėrisė se njė stacioni televiziv, tė deformohet edukimi dhe informimi i shoqėrisė? Po sikur, njė televizioni ti falen filma tė tjerė, qė vėrtetojnė se droga ėshtė shumė e shėndetshme pėr rininė, apo se fashizmi ka qenė shumė i mirė etj., si kėto dhe njė televizion ti transmetojė se ska ēfarė tė japė ose se i ka programe qyl, a sdo tė formonim njė shoqėri pa vlera, ose me vlera shkatėrruese?! Dihet, ka thėnė analisti amerikan, Sulcberger, se gjykimi i njeriut, nuk mund tė jetė mė i mirė se informacioni qė merr. Jepini atij tė vėrtetėn dhe ai do tė eci drejtė. Po, cila ėshtė e vėrteta? Le ti japin mediat informacionet pėr tė vėrtetėn, tė barabarta nė sasi kohe transmetimi, por le tė vlerėsojnė dhe pėrgjegjesinė qė kanė ndaj edukimit tė fėmijėve tanė, ndaj tė ardhmes sė shoqėrisė sonė. Feja mund tė jetė njė vlerė e shoqėrisė, por arritjet shkencore, a sjanė vlera njerėzore? Kompjuteri, gjenetika, nanoteknologjia, teoria e evolucionit, pėrse nuk publikohen si vlera njerėzore. Pėrse ka ardhur koha, qė tė thuash se je ateist dukesh jashtė mode, bile nė ndonjė rreth shoqėror ekstrem, mund tė kesh dhe frikė se e ndjenė veten si Xhordano Bruno nė Mesjetė. Grupet fetare kanė tė drejtėn e tyre tė publikojnė fenė, por nėse njė televizion qė transmeton 70% tė filmave vetėm kundėr shkencės, atėherė ky deformim rastėsor i informim/edukimit, do tė krijojė njė shoqėri me kėto pėrqindje tė imponuara. |
|
|
Lexime: 931
|
|
|
|
#2 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Une i kam pare keto dokumentare. Nuk mund te thuhet qe nuk jane te demshem sepse nese ndiqen nga nje i ri i pa formuar apo informuar, ai mund ti ha llokum ato qe degjon. Ne keto tip emisionesh, nisen duke studiuar shkencerisht boten e kafsheve, mrekulline e menyres se tyre te mbijeteses dhe ne fund perhere vjen nje pergjigje : " Si mund te ndodhe vetvetiu kjo mrekulli" ?
Per mua ky eshte nje lavazh truri. Nuk mund ti percjellesh publikut perhere nje doze te tille injorance se mund ta infektosh. Bravo atij qytetarit qe e ka ngritur si problem. Nese eshte kanal fetar le te shfaqe c'te doje, ne te kundert me mire te shfaqe festivalin e femijeve ne Shkoder, sesa keto brockulla te rrezikshme per shoqerine tone.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#3 | |||
|
Anėtar i ri
|
Citim:
Keshtu qe kur femija ti shoh ne TV nuk do cuditet dhe nuk do ti behet lavazh truri. As teoria e Darvinit nuk duhet marre seriozisht. Perderisa quhet akoma teori, ajo dhe hidhet posht ose ka funskion deri tek nje kufi i caktuar. Marim nje shembull. Njeriu ne nje cast te caktuar historik beri kontakt me Aliene. Sipas teorise Darviniane Alienet dhe ne i biem qe te kemi lidhje.(e kujtoni librin Mbi prejardhjen e llojeve?) Ai mund ta shpjegoje keshtu: " Mijerqa vite me pare eksistonte nje rrace majmunesh superior ndaj te tjereve me inteligjence jasht normales. Duke qene se u merziten se jetuari ne Toke dhe te shgenjyer nga jeta toksore, ndertuan anije kosmike ne forme piramidale dhe perdoren pirameidat egjyptiane si baza leshimi (ja dhe misteri i piramidave) u larguan ne nje planet te largut ne te cilin trupi i tyre u pershtat me ambjentin (sa jetokan kto majmun per te arritur qe te shohin ndryshimet e trupit me ambjentin) dhe me premtimin qe do te kthehen nje dite." Tani nje person qe di ndryshimin midis teorise dhe realitetit, ku ajo ja fut kot e ku e ka eksagjeruar, e kupton qe ky eshte film fantastiko-shkencor i dores se trete. Dikush fanatik i Darvinit do thonte " E shihni se e kaparashikuar dhe kete, te keqen e Nostradamusit." Cdo person ka nevoje te kete me shume se nje burim informacioni ose behet fanatik dhe radikal e do kemi ikuizicion shkencor pastaj. Dhe nje gje tjeter, shumica e tekste shkollore nuk jane riperpunuar shume mire dhe kane ngelur pak si shume identik me ato te KOMUNIZMIT. Askush nuk do te quhet Majmun i depiluar
__________________
"I believe whatever doesn't kill you simply makes you... stranger. " "The only sensible way to live in this world is without rules!" The Joker
![]() ![]() ![]() ![]() Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga simaps07 : 06-08-08 nė 18:35. |
|||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Nuk e di a do ishte vendi me i duhur te diskutojme mbi teorine e Darvinit. Ajo qe e ben ate te mbetet nje teori, eshte vetem kalimi i majmunit ne njeri.
Por kjo nuk eshte e majftueshme qe gjithe vepren e tij, ta hedhim ne kosh. Ai ishte i pari qe u mor dhe specjet dhe evolimin e tyre dhe kjo ishte shkence. Shkenca mbetet, merret seriozisht dhe mbi te vazhdojne te hidhen hapa te tjere.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#5 | |||
|
Anėtar i ri
|
Citim:
Po flasim per nje kohe ku gjithcka bazohej ne hamendesi. Po flasim per nje kohe ku nuk dihej se cfare ishte ADN-ja. Po flasim per nje kohe ku nese gjeje nje dhemb babuini te fosilizuar mund ta perdorje si zbulim i nje njeriu te eger. Dhe e rendesishmja nga te gjitha nuk ka pas kompjura ne at kohe si te meret seriozisht. ( se po bej shaka)
__________________
"I believe whatever doesn't kill you simply makes you... stranger. " "The only sensible way to live in this world is without rules!" The Joker
![]() ![]() ![]() ![]() |
|||
|
|
|
|
|
#7 | |||
|
Anėtar i ri
|
Citim:
E ku di gje pse, vetem Darvini e di.
__________________
"I believe whatever doesn't kill you simply makes you... stranger. " "The only sensible way to live in this world is without rules!" The Joker
![]() ![]() ![]() ![]() |
|||
|
|
|
|
|
#8 | ||
|
Anėtarėsuar: Nov 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 3
Rrespekti: 0
![]() |
jo jo ne nuk e kemi prejardhjen prej majmunit.................................e kemi prej krimbave ujorė,pastaj jemi bere bretkosa qe kemi kercyer ne toke e pastaj zvarranik (bleah),pastaj kushedi se ēfare dhe me ne fund majmune dhe jemi ushqyer me morra,pastaj nga druret (ngaqe na ishin shfarosur) kemi kercyar ne toke dhe na humbi bishti si gokut ne dragon ball e u beme njerez dhe at shume shume te menēur Sapiens!
|
||
|
|
|
|
|
#9 | ||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,923
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Cfare me Darvinin? Asgje fare !
E vetmja arsye qe teoria e Darvinit mbrohet akoma, megjithe kontradiktat e medha qe ka ajo me shkencen, eshte lidhja e saj e ngushte me materializmin. Darvini aplikoi filozofine materialiste ne shkence dhe avokatet e materializmit, me te shquarit e te cileve jane marksistet, e mbrojne ate me cdo menyre. Teoria e evolucionit eshte nje teori e cila ka deshtuar, eshte gjunjezuar. Arsyeja eshte se evolucionistet nuk jane te afte te shpjegojne as formimin e nje proteine te vetme. As ligjet e probabilitetit, as ligjet e fizikes dhe kimise nuk ofrojne ndonje shans per formimin e rastesishem te jetes. Pra, logjika e shendoshe e njeriut nuk pranon te shfaqe emisione te njerezve te tille te cilet, mund te ngushellojne veten vetem duke enderruar, se shkenca do t'i zgjidhe ne te ardhmen problemet e tyre. Megjithate, shkenca kurre nuk ka per te vertetuar, sado kohe te kaloje, thenie te tilla, jo vetem krejtesisht te pabazuara, por edhe te palogjikshme. Perkundrazi, progresi i shkences i ben akoma edhe me te qarta theniet e palogjikshme te evolucionisteve.
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Loverboy : 23-11-08 nė 22:35. |
||
|
|
|
|
|
#10 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 463
Rrespekti: 4
![]() ![]() |
Para pak kohesh , kisha e Mbreterise se Bashkuar i kerkoi falje publikisht biologut
te degjuar per teorine e evolucionit ,ēarls Darvin ,per kundershtimin e teorise se tij. Ky veprim i bere shume vite pasi shkenctari ne fjale ka vdekur ,nuk ka ndonje vlere te madhe , por tregon fjaskon e fese para atyre qe kuptojne , shohin dhe degjojne. |
||
|
|
|
|
|
#11 | |||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: gjithandej
Seksi:
Postime: 394
Rrespekti: 5
![]() ![]() ![]() |
Citim:
Mesimi fetar eshte pergjegjesi familjare, dhe e them kete duke marre parasysh qe ku lind te percakton "zgjedhjen" fetare, dhe ne te njejten shkolle shteterore sot shkojne katolike, myslimane, protestante, budhiste, pagane dhe jo pagane, mormone, etj. Eshte e pamundur te gjendet nje kompromis midis grupeve fetare(sepse te gjithe mendojne qe kane te drejte dhe jane te vecante) se feja eshte nje problem i "nxehte" prandaj me te drejte, mesimi i teorive fetar lihet ne dore te familjes.
__________________
I like people who shake other people up and make them feel uncomfortable. - Jim Morrison |
|||
|
|
|
|
|
#12 | ||
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 919
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Vetem niveli i ulet i shkences sot hedh poshte torine e Darvinit.Njesoj si ne periudhat e kaluara,kur rete i ngateroni me Zotin,pastaj rrufete,pastaj .. e gjith ato raste ne evolucionin e daljes nga injoranca.Njerezimi,kur nuk shpjegon dot nji dicka,hidhet nga Zoti ,Alienet,Marsianet.Kur shkeca ngel ne vend,ngre koken alternativa ose perfaqesuesja e injorances,feja,e cila e sulmon e terbuar kete teori.Vertetimet e tij jan aq shume te dukshme sa nuk kane nevoje fare te mbrohen.Shikon organet tona dhe ato te kafsheve,shikoni shumezimin e tyre,qelizat e tyre.Jane me miliona fakte.Njerzit sot jane miope te mendimit.Ketu nuk perjashtohen dhe Shkencetare.Biologjia molekulare verteton teorine etij 100 %.
Ndersa gjuha e folur ne vazhdimesine lindese rritese dhe transformuese verteton me se miri teorine e tij.Pikerisht atje ku shkenca ka ngecur tek truri,gjuha,arsyen e lindjes dhe si kane ardhur deri ne ditet tona pikrisht aty vertetohet dhe teoria e Darvinit. Argumentat qe e kundershtojne ate jane shume te dobeta dhe shume spekulative.Ato perdorin llogjiken e tipit fetar dhe jo faktin shkencor.Ta kundershtosh ate duke mos vertetuar te kunderten,mua me duket kotesi.Derisa te vertohet e kunderta,ajo asht Teoria me serioze per origjinen e jetes dhe te njeriut ne vecanti.Nese Teoria e Darvinit asht peralle,ato me Zot e me Aliene jane superperralla. Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga orakulli : 24-11-08 nė 05:41. |
||
|
|
|
|
|
#13 | |||
|
-=EdoLorEli=-
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Small|Berlin [MiTroCity]
Seksi:
Mosha: 21
Postime: 506
Rrespekti: 7
![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Nėse je aq i aftė edhe ti ta argumentosh atė nxito, ėshtė duke u dhėnė shpėrblim qė tė bėn miliarder po qe se e argumenton evolucionin, ama me FAKTE.
__________________
"A little philosophy inclineth man's mind to atheism, but depth in philosophy bringeth men's minds about to religion." F.Bacon Praise be to GOD, Lord of the universe. |
|||
|
|
|
|
|
#14 | ||
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 919
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Meqenese ne nuk gjejme dort specie kalimtare kjo nuk do te thote se Darvini ska te drejte.Po nese ne nuk shohim qe kemi kater gjymtyre(dy kembe dhe dy duar),kemi dy sy,kemi dy vesh,kemi nje hunde,dy vrima te flegrave te hundes,melci,zemer....nuk e di cafre faktesh duan budallenjte e sotem shkecetare.Mos duan nje njeri gjysem Luan gjysem njeri?Do vije nje moment dhe ajo do shpjegohet.Por duke ecur ne thellim te teorise se Darvinit dhe jo ne k...njerezore.
|
||
|
|
|
|
|
#15 | |||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,923
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Nqfs deshiron te behesh MILIONER dhe mendon se ke te drejte, urdhero: Harun Yahya u ofron shpėrblim multitrilionėsh shkencėtarėve Te uroj fat ne debat ![]() ![]()
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) |
|||
|
|
|
|
|
#16 | ||
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 919
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Mosaftesia jone per te dhenene pergjigje per nji dicka nuk perben argument.Eshte njesoj si une ti kerkoja ndonjerit te me gjente nje Diell te tille qe te ishte gjysem diell,gjysem planet.Ato qe ne nuk kemi zbuluar,nuk perbejne argument.
Per te zbuluar kete njerezimit do ti duhen miliarda dollare dhe jo nji milion e ketij karagjozit. |
||
|
|
|
|
|
#17 | ||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,923
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Pergjigjen e kane dhene i nderuar. Ty qe nuk te intereson rreth gjunjezimit te kesaj teorie, ai eshte problem i yti, jo i imi. Megjithate, ja ku e ke nje link qe flet rreth gjunjezimit te kesaj teorie boshe:
Gjunjezimi i Evolucionit - Harun Yahya Kur t'gjejsh fakte qe i kundershtojne keto brenda ne link, lajmerohu ![]()
__________________ " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) |