![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Arti shkėmbor nė Shqipėri |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,442
Rrespekti: 19
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Gjatė dyzetė viteve (1966-2006) tė kėrkimeve nė tėrė territorin e Shqipėrisė, kam mundur tė zbuloj dhe tė grumbulloj tė dhėna e dokumentacion grafik e fotografik tė bollshėm pėr pikturėn e Lepenicės (Vlorė), tė Rubikut, tė Reēit (Dibėr), tė Xibrit (Mat), tė Bovillės (Tiranė) dhe Trenit (Korēė). Gjithashtu kam grumbulluar tė dhėna edhe pėr pikturėn e Vlashnjės qė ndodhet nė afėrsi tė Prizrenit (Kosovė), tė cilat sė toku mė japin mundėsinė tė bėj disa vlerėsime e pėrgjithėsime. Pikturat dhe gdhendjet shkėmbore ruajnė kujtimet e shoqėrive prehistorike, ashtu si katedralet dhe muzetė arkeologjikė ruajnė dėshmitė pėr shoqėritė urbane. Arti prehistorik na ndihmon tė kuptojmė evolucionin e shoqėrisė njerėzore, na dėshmon pėr mitet e lashta, pėr besimet, pėr veprimtaritė parėsore nė jetėn e banorėve tė lashtė, pėr veēoritė individuale tė kuptimit e perceptimit tė botės reale e imagjinare, tė mendjes dhe tė ndjenjave tė krijuesve tė kėtyre veprave.
Piktura e Lepenicės Piktura e Lepenicės gjendet nė njė strehė shkėmbi nė malin e fshatit Lepenicė (Vlorė) me njė lartėsi prej 800 m mbi nivelin e detit. Ajo pėrbėhet nga 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike tė ērregullta, tė pikturuara me vija tė gjera, me bojė minerale nė ngjyrė kafe. Piktura e Vlashnjės Nė perėndim tė qytetit tė Prizrenit, 4 km larg fshatit Vlashnjė, aty ku Drini i Bardhė bashkohet me lumin e Prizrenit, lartėsohet njė masiv shkėmbor, nė faqen e tė cilit ėshtė bėrė piktura e Vlashnjės. Piktura pėrbėhet nga 11 rrathė nė formė spirale dhe njė dre, tė pikturuar me bojė tė kuqe. Piktura e Rubikut Piktura e Rubikut gjendet 3.5 km nė veri-perėndim tė qytetit tė Rubikut, nė periferi tė fshatit Bulqizė e Epėrme. Piktura ėshtė realizuar nė strehėn e njė shkėmbi qė ka pozicion dominues mbi tė gjithė luginėn. Me bojė tė bardhė janė pikturuar disa rrathė me shumė rreze tė kombinuara me figura antropomorfe. Vizatimi i Reēit Vizatimi shkėmbor i Reēit gjendet nė afėrsi tė luginės sė Drinit tė Zi, nė masivin shkėmbor tė Gjur-Reēit. Vizatimi ėshtė bėrė nė faqen vertikale tė shkėmbit me teknikėn e inēizimit. Motivi kryesor ėshtė ai rrathėve me shumė rreze, me madhėsi tė ndryshme. Ka edhe figura antropomorfe e motive tė tjera mė tė thjeshta. Vizatimi i Xibrit Vizatimi shkėmbor i Xibrit gjendet pranė fshatit homonim tė rrethit tė Matit, i njohur nga vendasit Shpella e Shkruar. Ai ėshtė realizuar nė faqen vertikale tė shkėmbit, nė njė sipėrfaqe tė madhe (40m x 1.80m). Edhe nė Xibėr motivi kryesor ėshtė ai i rrathėve me shumė rreze, me madhėsi tė ndryshme. Rrathėt janė bėrė me vija tė thelluara nė shkėmb dhe janė vendosur nė 3-4 grupe bashkė. Piktura e Bovillės Piktura e Bovillės gjendet 15 km nė veri tė Tiranės, nė afėrsi tė fshatit Babru, nė kanionin e bukur qė formon lumi i Bovillės. Nė faqen vertikale tė njė masivi shkėmbor, qė zotėron gjithė kanionin, nė njė sipėrfaqe prej 11 m gjatėsi e 5.30 m lartėsi janė vizatuar me bojė tė bardhė 14 figura, tė pėrbėra nga rrathė me shumė rreze dhe kryqe tė thjeshtė. Piktura e Trenit Piktura e Trenit gjendet buzė liqenit tė Prespės sė Vogėl, e bėrė nė faqen e shkėmbit tė Spilesė (qė njihet nga vendasit me emrin Shpella e shkruar. Ajo paraqet njė skenė gjuetie ku katėr kalorės me qentė e tyre ndjekin njė dre. Figurat janė paraqitur nė siluetė, tė bėra me bojė tė bardhė. Pa u ndalur nė pėrshkrimin e hollėsishėm tė pikturės tė Lepenicės, tė Rubikut, tė Vlashnjes, i vizatimit tė Reēit, tė Xibrit, si dhe i pikturės sė Bovillės e pikturės sė Trenit, mund tė nxjerrim disa pėrfundimeve pėr tė gjitha veprat e artit shkėmbor tė zbuluara nė Shqipėri e mė gjerė. Vendi ku janė bėrė kėto vepra ka njė pozicion dominues mbi gjithė territorin dhe nė shumicėn e rasteve nė lartėsi tė konsiderueshme nga niveli i detit. Tipik ėshtė pozicioni i strehės sė Lepenicės, i shkėmbit tė Xibrit, tė Trenit, tė Bovillės etj. Midis masiveve shkėmbore ka njė zgjedhje qė ka ardhur si rezultat i njohjes shumė tė mirė tė formacioneve shkėmbore. Pikturat janė bėrė nė shkėmbinj qė i takojnė formacioneve tė tercialit qė kanė njė fortėsi tė qėndrueshme nga agjentėt atmosferikė dhe formojnė faqe tė lėmuara, siē ėshtė shkėmbi i Spilesė (Tren), shkėmbi i Xibrit, i Reēit, i Bovillės etj. Shkėmbinjtė e zgjedhur pėr realizimin e pikturave shkėmbore gjenden nė afėrsi tė vendbanimeve, nė njė distancė, qė mund tė shkohet nė rastet ceremoniale, p.sh: Shkėmbi i Spilesė ėshtė gjysmė km larg vendbanimit tė Trenit, piktura e Vlashnjes gjendet 1,5 km larg vendbanimit, piktura e Lepenicės ėshtė disa kilometra nga shpella e Velēės. Tė para nė shpėrndarjen gjeografike, ēdonjėri nga realizimet e artit shkėmbor i takonte njė zone tė caktuar. Piktura e Lepenicės gjendet nė Shqipėrinė Jugperėndimore, piktura e Trenit nė Shqipėrinė Juglindore, piktura e Bovillės nė Shqipėrinė e Mesme, piktura e Rubikut nė Shqipėrinė e brendshme Veriperėndimore, incizimi i Xibrit nė Shqipėrinė e brendshme Qendrore, incizimi i Reēit nė Shqipėrinė Verilindore dhe piktura e Vlashnjes pak kilometra jashtė kufirit verilindor tė Shqipėrisė. Pėr tė kuptuar e interpretuar mė mirė dhe pėr tė datuar artin shkėmbor tė vendit tonė, na vijnė nė ndihmė elementet e pėrbashkėta qė vihen re, janė tė pranishme edhe nė artin shkėmbor tė vendeve tė tjera. Gjeografikisht mė afėr ėshtė piktura e Lipcit, (nė Mal tė Zi) po jo vetėm kaq. Afėrsitė konsistojnė nė zgjedhjen e vendit (shkėmbit) pėr pikturim, nė paraqitjen e figurave nė siluetė (dreri), nė praninė e figurave gjeometrike etj., dhe nė realizimin me tė njėjtėn bojė tė bardhė.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,442
Rrespekti: 19
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Mė nė veri tė Bosnjės Perėndimore ėshtė piktura e Zlijebit, gjithashtu e konceptuar e realizuar me tė njėjtėt parametra. Ėshtė bėrė nė faqen e njė shkėmbi ku shkohet me vėshtirėsi e qė ka nė pėrmbajtje figura tė njėjta antropomorfe si Lepenica tė kombinuara me ideograme dhe tė bėra me bojė tė bardhė. Nė territorin tjetėr tė Ballkanit (pėr aq sa e njohim) figurat antropomorfe tė Lepenicės e Rubikut kanė analogji vetėm me figurat antropomorfe tė Tsoga-rit nė Maqedoninė greke. Me vlerė tė veēantė janė padyshim ngjashmėritė me artin shkėmbor tė Valcamonica nė Italinė e Veriut, ku gjatė epokės sė neolitit, eneolitit, bronzit e hekurit, lindi u zhvillua e lulėzoi njė art shkėmbor i pėrfaqėsuar nga dhjetėra e mijėra motive e figura tė thjeshta e tė kompozuara, me skena nga mė tė ndryshmet. Dhe nė kėtė shumėsi ideogramesh e piktogramesh tė artit tė Valcamonica, gjejnė simotrat e tyre motivet e figurat e artit tonė shkėmbor si figurat antropomorfe, figurat gjeometrike, pėrdorimi i simbolit tė pikės, kryqi me krahė tė barabartė, rrethi me shumė rreze, motivi i spirales dhe figura zoomorfe si dreri dhe kali. Tėrėsia e kėtyre ngjashmėrive ėshtė shprehje e koncepteve mistiko-religjipoze tė pėrbashkėta, dėshmi e stadit tė njėjtė tė zhvillimit shoqėror.
Piktura e Lepenicės, e Rubikut, e Bovillės, e Trenit, e Vlashnjes, incizimi i Reēit e i Xibrit si edhe piktura e Lipcit dhe ajo e Zhlijebit karakterizohen nga njė tog elementesh tė pėrbashkėta, janė vepra tė artit shkėmbor tė bėra nė kufirin kohor nga mijėvjeēari i katėrt nė mijėvjeēarin e parė p.e.re. Nė vėshtrimin gjeografik tė kohės antike, ato i takojnė territorit tė Ilirisė sė Jugut . Piktura e Trenit ėshtė vepėr e banorėve tė vendbanimit tė Trenit, i cili gjatė mijėvjeēarit tė dytė e mijėvjeēarit tė parė p.e.re. ka pasur njė jetė intensive. Piktura e Trenit ashtu si edhe veprat e tjera tė artit shkėmbor janė krijime tė popullsive me jetėgjatėsi banimi d.m.th. tė popullsive autoktone(nė kuptimin relativ). Rrjedhimisht piktura e Rubikut, e Bovillės, e Vlashnjės, si edhe incizimi i Reēit e i Xibrit, qė u krijuan nė territorin e Ballkanit Perėndimor, janė vepra tė popullsisė paleoilire, protoilire a tė njė substrati etnokulturor mė tė hershėm, tė po atij territori ku nė epokėn historike jetonin ilirėt e jugut. Arti shkėmbor transmeton mesazhet e brezave tė krijuar si grumbullim e pėrgjithėsim i gjėrave, i fenomeneve, i veprimtarive qė janė pėrsėritur me mijėra herė e nga shumė breza. Artisti anonim i ka shprehur ato nė mėnyra artistike nė piktura a forma mė tė thjeshta si piktograme, ideograme etj. Kėshtu nė njė formė apo nė njė tjetėr me figurat antropomorfe, me rrathėt me shumė rreze, me spiralet, me figurat e ērregullta gjeometrike, me pikat e thjeshta, me vijat etj., njeriu prehistorik ka pėrgjithėsuar njė aspekt tė veprimtarisė jetėsore, mistiko-religjioze, rrjedhimisht atė qė nuk ka mundur, ditur ta “shkruaj” e ka shprehur me figura, me rrathė, me vija, pra me simbole, tė bėra me bojė apo tė incizuara. Arti shkėmbor i epokės neolitike e pas neolitike ndryshon tėrėsisht nga arti i epokės paleolitike. Nė epokėn gjeologjike tė holocenit (10.000 vjet mė parė) vendin e figurave reale e pikturave “gjeniale” tė Laskout (Francė) e zunė vizatimet abstrakte e skematike. Kėto ndryshime filluan tė duken qysh nė periudhėn e kulturės azilien, ku vendin e pikturave e zunė vizatime tė thjeshta skematike, tė cilat shumė studiues tentuan t’i interpretonin si shenja tė shkrimit. Dhe sa mė afėr kohės sė re aq mė qartė duket perėndimi i artit tė mrekullueshėm realist i paleolitit. Nė shumė vende filluan tė shihen shenjat e artit tė ri tė epokės sė neolitit. Arti i ri shkėmbor zhvillimin e tij e njohu gjatė epokės sė neolitit tė vonė, epokės sė bronzit dhe asaj tė hekurit tė hershėm. Ai ishte njė art i ri qė kishte “gjuhėn” e vet artistike tė piktogrameve, ideogrameve, gjuhėn e figurave gjeometrike, tė simboleve universale siē ishte p.sh. rrethi , kryqi e spiralia pėr diellin, apo figura skematike antropomorfe e figurat e ērregullta me shumė ndarje e pika nė mes. Midis studiuesve tė artit shkėmbor ka pikėpamje e mendime nga mė tė ndryshmet nė leximin dhe zbėrthimin e mesazheve qė ato transmentojnė nga thellėsia e mijėvjeēarėve. Studiuesit kanė diskutuar shumė edhe pėr shkaqet e ndryshimit tė madh d.m.th., kalimit nga “arti plastik i njerėzve tė epokės sė akullnajave (paleolitit), nė artin ideoplastik tė epokės sė holocenit (neolitit e vazhdim)”. Shkaku i vėrtetė e themelor duhet kėrkuar nė rrėnjėt e ndryshimit tė botėkuptimit e njerėzve, gjė qė ishte e lidhur me kalimin nga ekonomia e gjuetisė e mbledhjes sė produkteve tė gatshme, nė lindjen e bujqėsisė e tė blegtorisė. Vėrtetėsinė e kėtij shkaku e provon fakti qė ata popuj qė mbetėn nė stadin e paleolitit d.m.th. tė ekonomisė sė gjuetisė e mbledhjes sė produkteve, vazhduan tė njėjtin art. Nė pėrfundim tė “udhėtimit tonė” nga Lepenica nė Vlashnjė, nė Rubik, nė Reē, nė Xibėr, nė Bovillė e nė Tren, ju kemi njohur me njė nga veprimtaritė mė tė spikatura tė qytetėrimit prehistorik, me veprat monumentale a pėrmendoret e pre e protohistorisė qė gjenden nė territorin e Shqipėrisė. Ato, me gjuhėn e njėsuar tė piktogrameve e ideogrameve, bartin njė mesazh tė madh qė na ēon nė pėrfundimin se: Sa shumė gjėra tė pėrbashkėta kishte midis njerėzve; Sa shumė gjėra tė pėrbashkėta do tė ketė nė tė ardhmen njerėzimi. TO
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|