Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Arti figurativ dhe krijimtaria

Arti shkėmbor nė Shqipėri



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 21-07-08, 11:44   #1
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,432
Rrespekti: 18 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim Arti shkėmbor nė Shqipėri

Gjatė dyzetė viteve (1966-2006) tė kėrkimeve nė tėrė territorin e Shqipėrisė, kam mundur tė zbuloj dhe tė grumbulloj tė dhėna e dokumentacion grafik e fotografik tė bollshėm pėr pikturėn e Lepenicės (Vlorė), tė Rubikut, tė Reēit (Dibėr), tė Xibrit (Mat), tė Bovillės (Tiranė) dhe Trenit (Korēė). Gjithashtu kam grumbulluar tė dhėna edhe pėr pikturėn e Vlashnjės qė ndodhet nė afėrsi tė Prizrenit (Kosovė), tė cilat sė toku mė japin mundėsinė tė bėj disa vlerėsime e pėrgjithėsime. Pikturat dhe gdhendjet shkėmbore ruajnė kujtimet e shoqėrive prehistorike, ashtu si katedralet dhe muzetė arkeologjikė ruajnė dėshmitė pėr shoqėritė urbane. Arti prehistorik na ndihmon tė kuptojmė evolucionin e shoqėrisė njerėzore, na dėshmon pėr mitet e lashta, pėr besimet, pėr veprimtaritė parėsore nė jetėn e banorėve tė lashtė, pėr veēoritė individuale tė kuptimit e perceptimit tė botės reale e imagjinare, tė mendjes dhe tė ndjenjave tė krijuesve tė kėtyre veprave.
Piktura e Lepenicės
Piktura e Lepenicės gjendet nė njė strehė shkėmbi nė malin e fshatit Lepenicė (Vlorė) me njė lartėsi prej 800 m mbi nivelin e detit. Ajo pėrbėhet nga 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike tė ērregullta, tė pikturuara me vija tė gjera, me bojė minerale nė ngjyrė kafe.
Piktura e Vlashnjės
Nė perėndim tė qytetit tė Prizrenit, 4 km larg fshatit Vlashnjė, aty ku Drini i Bardhė bashkohet me lumin e Prizrenit, lartėsohet njė masiv shkėmbor, nė faqen e tė cilit ėshtė bėrė piktura e Vlashnjės. Piktura pėrbėhet nga 11 rrathė nė formė spirale dhe njė dre, tė pikturuar me bojė tė kuqe.
Piktura e Rubikut
Piktura e Rubikut gjendet 3.5 km nė veri-perėndim tė qytetit tė Rubikut, nė periferi tė fshatit Bulqizė e Epėrme. Piktura ėshtė realizuar nė strehėn e njė shkėmbi qė ka pozicion dominues mbi tė gjithė luginėn. Me bojė tė bardhė janė pikturuar disa rrathė me shumė rreze tė kombinuara me figura antropomorfe.
Vizatimi i Reēit
Vizatimi shkėmbor i Reēit gjendet nė afėrsi tė luginės sė Drinit tė Zi, nė masivin shkėmbor tė Gjur-Reēit. Vizatimi ėshtė bėrė nė faqen vertikale tė shkėmbit me teknikėn e inēizimit. Motivi kryesor ėshtė ai rrathėve me shumė rreze, me madhėsi tė ndryshme. Ka edhe figura antropomorfe e motive tė tjera mė tė thjeshta.
Vizatimi i Xibrit
Vizatimi shkėmbor i Xibrit gjendet pranė fshatit homonim tė rrethit tė Matit, i njohur nga vendasit “Shpella e Shkruar”. Ai ėshtė realizuar nė faqen vertikale tė shkėmbit, nė njė sipėrfaqe tė madhe (40m x 1.80m). Edhe nė Xibėr motivi kryesor ėshtė ai i rrathėve me shumė rreze, me madhėsi tė ndryshme. Rrathėt janė bėrė me vija tė thelluara nė shkėmb dhe janė vendosur nė 3-4 grupe bashkė.
Piktura e Bovillės
Piktura e Bovillės gjendet 15 km nė veri tė Tiranės, nė afėrsi tė fshatit Babru, nė kanionin e bukur qė formon lumi i Bovillės. Nė faqen vertikale tė njė masivi shkėmbor, qė zotėron gjithė kanionin, nė njė sipėrfaqe prej 11 m gjatėsi e 5.30 m lartėsi janė vizatuar me bojė tė bardhė 14 figura, tė pėrbėra nga rrathė me shumė rreze dhe kryqe tė thjeshtė.
Piktura e Trenit
Piktura e Trenit gjendet buzė liqenit tė Prespės sė Vogėl, e bėrė nė faqen e shkėmbit tė Spilesė (qė njihet nga vendasit me emrin “Shpella e shkruar”. Ajo paraqet njė skenė gjuetie ku katėr kalorės me qentė e tyre ndjekin njė dre. Figurat janė paraqitur nė siluetė, tė bėra me bojė tė bardhė.
Pa u ndalur nė pėrshkrimin e hollėsishėm tė pikturės tė Lepenicės, tė Rubikut, tė Vlashnjes, i vizatimit tė Reēit, tė Xibrit, si dhe i pikturės sė Bovillės e pikturės sė Trenit, mund tė nxjerrim disa pėrfundimeve pėr tė gjitha veprat e artit shkėmbor tė zbuluara nė Shqipėri e mė gjerė.
Vendi ku janė bėrė kėto vepra ka njė pozicion dominues mbi gjithė territorin dhe nė shumicėn e rasteve nė lartėsi tė konsiderueshme nga niveli i detit. Tipik ėshtė pozicioni i strehės sė Lepenicės, i shkėmbit tė Xibrit, tė Trenit, tė Bovillės etj. Midis masiveve shkėmbore ka njė zgjedhje qė ka ardhur si rezultat i njohjes shumė tė mirė tė formacioneve shkėmbore. Pikturat janė bėrė nė shkėmbinj qė i takojnė formacioneve tė tercialit qė kanė njė fortėsi tė qėndrueshme nga agjentėt atmosferikė dhe formojnė faqe tė lėmuara, siē ėshtė shkėmbi i Spilesė (Tren), shkėmbi i Xibrit, i Reēit, i Bovillės etj.

Shkėmbinjtė e zgjedhur pėr realizimin e pikturave shkėmbore gjenden nė afėrsi tė vendbanimeve, nė njė distancė, qė mund tė shkohet nė rastet ceremoniale, p.sh: Shkėmbi i Spilesė ėshtė gjysmė km larg vendbanimit tė Trenit, piktura e Vlashnjes gjendet 1,5 km larg vendbanimit, piktura e Lepenicės ėshtė disa kilometra nga shpella e Velēės. Tė para nė shpėrndarjen gjeografike, ēdonjėri nga realizimet e artit shkėmbor i takonte njė zone tė caktuar. Piktura e Lepenicės gjendet nė Shqipėrinė Jugperėndimore, piktura e Trenit nė Shqipėrinė Juglindore, piktura e Bovillės nė Shqipėrinė e Mesme, piktura e Rubikut nė Shqipėrinė e brendshme Veriperėndimore, incizimi i Xibrit nė Shqipėrinė e brendshme Qendrore, incizimi i Reēit nė Shqipėrinė Verilindore dhe piktura e Vlashnjes pak kilometra jashtė kufirit verilindor tė Shqipėrisė.

Pėr tė kuptuar e interpretuar mė mirė dhe pėr tė datuar artin shkėmbor tė vendit tonė, na vijnė nė ndihmė elementet e pėrbashkėta qė vihen re, janė tė pranishme edhe nė artin shkėmbor tė vendeve tė tjera. Gjeografikisht mė afėr ėshtė piktura e Lipcit, (nė Mal tė Zi) po jo vetėm kaq. Afėrsitė konsistojnė nė zgjedhjen e vendit (shkėmbit) pėr pikturim, nė paraqitjen e figurave nė siluetė (dreri), nė praninė e figurave gjeometrike etj., dhe nė realizimin me tė njėjtėn bojė tė bardhė.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-08, 11:45   #2
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,432
Rrespekti: 18 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Mė nė veri tė Bosnjės Perėndimore ėshtė piktura e Zlijebit, gjithashtu e konceptuar e realizuar me tė njėjtėt parametra. Ėshtė bėrė nė faqen e njė shkėmbi ku shkohet me vėshtirėsi e qė ka nė pėrmbajtje figura tė njėjta antropomorfe si Lepenica tė kombinuara me ideograme dhe tė bėra me bojė tė bardhė. Nė territorin tjetėr tė Ballkanit (pėr aq sa e njohim) figurat antropomorfe tė Lepenicės e Rubikut kanė analogji vetėm me figurat antropomorfe tė Tsoga-rit nė Maqedoninė greke. Me vlerė tė veēantė janė padyshim ngjashmėritė me artin shkėmbor tė Valcamonica nė Italinė e Veriut, ku gjatė epokės sė neolitit, eneolitit, bronzit e hekurit, lindi u zhvillua e lulėzoi njė art shkėmbor i pėrfaqėsuar nga dhjetėra e mijėra motive e figura tė thjeshta e tė kompozuara, me skena nga mė tė ndryshmet. Dhe nė kėtė shumėsi ideogramesh e piktogramesh tė artit tė Valcamonica, gjejnė simotrat e tyre motivet e figurat e artit tonė shkėmbor si figurat antropomorfe, figurat gjeometrike, pėrdorimi i simbolit tė pikės, kryqi me krahė tė barabartė, rrethi me shumė rreze, motivi i spirales dhe figura zoomorfe si dreri dhe kali. Tėrėsia e kėtyre ngjashmėrive ėshtė shprehje e koncepteve mistiko-religjipoze tė pėrbashkėta, dėshmi e stadit tė njėjtė tė zhvillimit shoqėror.

Piktura e Lepenicės, e Rubikut, e Bovillės, e Trenit, e Vlashnjes, incizimi i Reēit e i Xibrit si edhe piktura e Lipcit dhe ajo e Zhlijebit karakterizohen nga njė tog elementesh tė pėrbashkėta, janė vepra tė artit shkėmbor tė bėra nė kufirin kohor nga mijėvjeēari i katėrt nė mijėvjeēarin e parė p.e.re. Nė vėshtrimin gjeografik tė kohės antike, ato i takojnė territorit tė Ilirisė sė Jugut .

Piktura e Trenit ėshtė vepėr e banorėve tė vendbanimit tė Trenit, i cili gjatė mijėvjeēarit tė dytė e mijėvjeēarit tė parė p.e.re. ka pasur njė jetė intensive. Piktura e Trenit ashtu si edhe veprat e tjera tė artit shkėmbor janė krijime tė popullsive me jetėgjatėsi banimi d.m.th. tė popullsive autoktone(nė kuptimin relativ). Rrjedhimisht piktura e Rubikut, e Bovillės, e Vlashnjės, si edhe incizimi i Reēit e i Xibrit, qė u krijuan nė territorin e Ballkanit Perėndimor, janė vepra tė popullsisė paleoilire, protoilire a tė njė substrati etnokulturor mė tė hershėm, tė po atij territori ku nė epokėn historike jetonin ilirėt e jugut.
Arti shkėmbor transmeton mesazhet e brezave tė krijuar si grumbullim e pėrgjithėsim i gjėrave, i fenomeneve, i veprimtarive qė janė pėrsėritur me mijėra herė e nga shumė breza. Artisti anonim i ka shprehur ato nė mėnyra artistike nė piktura a forma mė tė thjeshta si piktograme, ideograme etj. Kėshtu nė njė formė apo nė njė tjetėr me figurat antropomorfe, me rrathėt me shumė rreze, me spiralet, me figurat e ērregullta gjeometrike, me pikat e thjeshta, me vijat etj., njeriu prehistorik ka pėrgjithėsuar njė aspekt tė veprimtarisė jetėsore, mistiko-religjioze, rrjedhimisht atė qė nuk ka mundur, ditur ta “shkruaj” e ka shprehur me figura, me rrathė, me vija, pra me simbole, tė bėra me bojė apo tė incizuara.

Arti shkėmbor i epokės neolitike e pas neolitike ndryshon tėrėsisht nga arti i epokės paleolitike. Nė epokėn gjeologjike tė holocenit (10.000 vjet mė parė) vendin e figurave reale e pikturave “gjeniale” tė Laskout (Francė) e zunė vizatimet abstrakte e skematike. Kėto ndryshime filluan tė duken qysh nė periudhėn e kulturės azilien, ku vendin e pikturave e zunė vizatime tė thjeshta skematike, tė cilat shumė studiues tentuan t’i interpretonin si shenja tė shkrimit. Dhe sa mė afėr kohės sė re aq mė qartė duket perėndimi i artit tė mrekullueshėm realist i paleolitit. Nė shumė vende filluan tė shihen shenjat e artit tė ri tė epokės sė neolitit. Arti i ri shkėmbor zhvillimin e tij e njohu gjatė epokės sė neolitit tė vonė, epokės sė bronzit dhe asaj tė hekurit tė hershėm. Ai ishte njė art i ri qė kishte “gjuhėn” e vet artistike tė piktogrameve, ideogrameve, gjuhėn e figurave gjeometrike, tė simboleve universale siē ishte p.sh. rrethi , kryqi e spiralia pėr diellin, apo figura skematike antropomorfe e figurat e ērregullta me shumė ndarje e pika nė mes.

Midis studiuesve tė artit shkėmbor ka pikėpamje e mendime nga mė tė ndryshmet nė leximin dhe zbėrthimin e mesazheve qė ato transmentojnė nga thellėsia e mijėvjeēarėve. Studiuesit kanė diskutuar shumė edhe pėr shkaqet e ndryshimit tė madh d.m.th., kalimit nga “arti plastik i njerėzve tė epokės sė akullnajave (paleolitit), nė artin ideoplastik tė epokės sė holocenit (neolitit e vazhdim)”.

Shkaku i vėrtetė e themelor duhet kėrkuar nė rrėnjėt e ndryshimit tė botėkuptimit e njerėzve, gjė qė ishte e lidhur me kalimin nga ekonomia e gjuetisė e mbledhjes sė produkteve tė gatshme, nė lindjen e bujqėsisė e tė blegtorisė. Vėrtetėsinė e kėtij shkaku e provon fakti qė ata popuj qė mbetėn nė stadin e paleolitit d.m.th. tė ekonomisė sė gjuetisė e mbledhjes sė produkteve, vazhduan tė njėjtin art. Nė pėrfundim tė “udhėtimit tonė” nga Lepenica nė Vlashnjė, nė Rubik, nė Reē, nė Xibėr, nė Bovillė e nė Tren, ju kemi njohur me njė nga veprimtaritė mė tė spikatura tė qytetėrimit prehistorik, me veprat monumentale a pėrmendoret e pre e protohistorisė qė gjenden nė territorin e Shqipėrisė. Ato, me gjuhėn e njėsuar tė piktogrameve e ideogrameve, bartin njė mesazh tė madh qė na ēon nė pėrfundimin se: Sa shumė gjėra tė pėrbashkėta kishte midis njerėzve; Sa shumė gjėra tė pėrbashkėta do tė ketė nė tė ardhmen njerėzimi. TO
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
arti, shkėmbor, shqipėri


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:56.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual