Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Arti figurativ dhe krijimtaria

Ibrahim Kodra,mjeshtri i pikturės si notar



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 21-08-08, 20:27   #1
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: en el medio de la luna y las estrellas
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,893
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Lightbulb Ibrahim Kodra,mjeshtri i pikturės si notar

Njė ekspozitė nė kujtim tė Ibrahim Kodrės.

ANILA MEMA

Post-kubisti shqiptar qė la pas njė arkiv tė gjatė me piktura, kėsaj here ėshtė bėrė vetė pjesė e njė ekspozite pikturash, nė qytetin e De Radės dhe nė vendin ku ka dhėnė mėsim Ernest Koliqi, San Demetrio Corone tė Kozencės. Mbrėmjen e sė hėnės, nė vendin plot arbėreshė qė aq shumė e deshėn artistin e njohur shqiptar, ekspozita e pėrpiluar nga piktori italian Lorenzo Bottari, me titull “Homazh Ibrahim Kodrės”, bie nė sy njė vepėr ku Kodra shihet duke notuar. Ėshtė njė vepėr qė Bottari e ka realizuar 25 vjet mė parė dhe kjo ėshtė hera e parė qė ekspozohet pėr publikun. Ekspozita e organizuar me rastin e 90-vjetorit tė lindjes dhe 2-vjetorit tė ndarjes nga jeta tė gjeniut tė pikturės, pėrmbledh edhe mjaft vepra tė tjera tė realizuara vite mė parė nga mjeshtri i njohur i pikturės. Pjesa mė e madhe e tyre pėrfaqėsojnė Shqipėrinė. Ndėrkaq piktori italian, i cili ka organizuar edhe ekspozitėn Lorenzo Bottari, nė njė shkrim tė tijin rrėfen kujtimet e tij me maestron. “Ibrahim Kodra nuk banonte shumė mė larg nga vendi ku banoja unė, edhe pėr pak me familjen time: unė banoja afėr ‘Piazzale Lagosta’ dhe ai nė rrugėn ‘Paoli’, afėr stacionit tė Milanos. Pas disa ditėsh gjeta kohėn dhe shkova ta vizitoja dhe ishte shumė kėnaqėsi sikur tė njiheshim prej njė jete nga ndjesia dhe rehatia qė mė dha dhe mėnyra se si mė familjarizoi me tė. Ditėt kalonin dhe vizitat e mia nė studion e Kodrės u bėnė mė tė shpeshta dhe u kthyen nė zakon dhe duhet tė them se nuk mėrzitesha kurrė. Nė studion e tij kalonin gjithnjė shumė njerėz: galeristė, artistė e kritikė, duhet tė them se Kodra nė vitet ’70 gėzonte njė popullaritet tė madh nė Itali, pėr tė mos dashur ta ekzagjeroj, duke thėnė se ishte si njė Guttuso, Migneco, Brindisi, Treēani dhe shumė artistė tė tjerė tė shtresės sė lartė kulturore italiane”, tregon Bottari, duke shtuar mė tej se nė studio-shtėpinė e Kodrės ishte bėrė rutinė qė unė tė ofroja ndihmėn time. “Nuk tėrhiqesha pas, por kėrkoja edhe tė isha i dobishėm, duke kuptuar se Kodrės nuk i vinte aspak keq pėr ndihmėn time. E kuptoja se sa e rėndėsishme ishte bėrė pėr mua tė isha pranė Kodrės, nga ana kulturore; sigurisht shpesh kishte periudha qė pėr arsyet e mia dhe ekspozitat e mia tė udhėtoja pėr nė Milano, pak edhe rreth botės, dhe Kodra gėzonte pėr sukseset e mia dhe ndonjėherė, siē mė kanė treguar miqtė e mi, ai mburrej se suksesi im i dedikohej edhe kėshillave tė tij. Ndėrkohė kanė kaluar me tė vėrtetė shumė vite nga ai takim dhe unė dua ta kujtoj Ibrahim Kodrėn pėr dėshirėn e madhe pėr tė jetuar rininė dhe bashkėjetesėn, qė ishte njė nga shprehjet mė tė mėdha tė tij pėr jetėn, sepse nuk kishte njė familje tė rregullt, meqė familja e tij ishte formuar nga shumė miq tė shpėrndarė nė Itali dhe nėpėr botė”, shton ai.]



Ēmimet “Ibrahim Kodra”
Kuratori i testamentit, Fatos Faslliu, ka menduar qė kėtė vit pėr pėrvjetor t’i organizojė njė ekspozitė tė madhe, retrospektivė me vepra tė njohura dhe tė panjohura tė piktorit, qė ka lėnė nė shtėpinė e tij muze nė Milano. “Do tė jetė njė ekspozitė qė do tė pėrfshijė veprat e tij mė tė mira, realizuar ndėr vite, pjesa mė e madhe e tyre tė paekspozuara nė Shqipėri”, tregon Faslliu. Njė tjetėr aktivitet qė pritet tė nisė sė shpejti, ėshtė Festivali i Kėngės Arbėreshe nė San Demetrio Corone, ose ndryshe Shėn Mitri. Gjatė ditėve tė fundit tė kėtij festivali do tė ndajė tre ēmime qė mbajnė emrin e maestros, Ibrahim Kodrės. Dhe tre fituesit do tė vlerėsohen me nga njė seriografi tė piktorit tė njohur shqiptar me famė botėrore.


Gazeta Panorama*-*GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online
__________________
Kerkoje vete fatin...me jeten mos u grind...
...urrejtja fitohet...dashuria lind...

Ne kete univers ku njeriut i diskutohet e drejta per te qene gjalle...cdo gje nis e duket kaq e pakuptimte dhe absurde,madje dhe vete ekzistenca...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 16:17.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual