![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Michelangelo Buonarroti |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
*Yll Bote*
Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3
![]() |
Michelangelo Buonarroti , lindi mė 6 mars 1475 nė Caprese (nė Casentino Arnotal i epėrm, veriore nga Arezzo), Toskana; vdiq mė 18 shkurt 1564 nė Romė. Ka qenė njė piktor, skulptor, arkitekt dhe poet italian. Michelangelo (Emri i plotė: Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni) ėshtė njė nga artistėt mė tė njohur tė tė gjithė kohėrave dhe pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i rilindjes sė lartė italiane.
Ai ishte skulptor, piktor dhe arkitekt por edhe shkrimtar: nė tė vėrtetė shkroi poezi nė copa tė thjeshta letrash. Qėllimi i veprimtarisė sė tij ishte njė kėrkim i pandėrprerė i bukurisė ideale. Ai ishte gjithashtu edhe njė artist gjenial i palodhur dhe sigurisht njė nga paraluftėtarėt (protagonistėt) e historisė sė artit perėndimor tė kohės sė tij.
__________________
http://www.ena.altervista.org/ |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
*Yll Bote*
Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3
![]() |
Mikelanxhelo, ose me sakte Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni lindi nė Caprese, Toskanė mė 6 Mars 1475 dhe vdiq 18 Shkurt, 1564 nė Romė. Ishte skulptor, piktor, arkitekt dhe poet i periudhes se rilindjes, si dhe njė nga influencat mė tė fuqishme tė artit Perėndimor. Ishte djali i dytė (kishte dhe katėr vėllezer) i Ludovico di Leonardo di Buonarotto Simoni dhe Francesca Neri. Edhe pse jo i lindur nė Florencė, ai gjithmonė e konsideroi veten si "djali i Florencės".
Francesca Neri (e ėma) vdiq kur Mikelanxhelo ishte vetėm 6 vjeē dhe kjo ngjarja si dhe fakti qė i ati mendonte se artistėt ishin thjesht punėtor ashtu si kėpucė gėdhendėsit, ai u mbyll nė vet vete duke treguar tek tė tjerėt njė karakter tė ndrojtur si dhe mosbesimi. Gjithsesi i ati e dalloi shpejt inteligjencėn e djalit tė vet si dhe "urin" e tij pėr tė mėsuar shkronjat, kėshtu ai e dėrgoi atė nė shkollėn e Francesco Galeota i cili nė atė kohė jepte mėsime gramatike. Gjatė kėsaj periudhe Mikelanxhelo u bė shok me njė nga studentet e tjerė tė quajtur Francesco Granacci. Ai ishte 6 vjet mė i madh se Mikelanxhelo dhe nė atė kohė ishte duke studiujar artin e pikturės nė studion e Chirlandaios. Francesco e shtyu Mikelanxhelon tė ndiqte po tė njejtat mėsime arti si tė tijat. Nė moshėn 13 vjeēare, ai i tha mė nė fund tė atit (i cili shpresonte qė Mikelanxhelo tė bėhej tregėtar dhe tė mbante lart mbiemrin e familjes si dhe te shumėfishonte aq pasuri sa ai vetė kish krijuar deri mė sot) se ai do tė merrte pjesė nė shkollėn e piktorit Domenico Chirlandaio. Pasi gati njė vit studimesh nė artet fresk Mikelanxhelo vazhdoi shkollėn e skulpturės ne kopshtet e Midici dhe shumė shpejt ai u bė i ftuar nderi nė shtėpin e Lorenzo de'Medici, tė Madhit. Atje u njoh me Medicit e rinjė, dy nga tė cilėt me pas u bėnė Papė (Leo X dhe Clement VII). Gjithashtu nė tė njejtėn kohė ju dha mundėsia tė njihej nėpėrmjet Medicit tė Madh dhe me humanistė tė kohės si Marsilo Ficino dhe poetin Angelo Poliziano. Gjatė viteve qė ai shpenzoi nė Kopshtin e San Marcos, Mikelanxhelo filloi studimin e anatomisė sė njeriut. Si shkėmbim pėr tė marrė leje nė studimin e kufomave (e cila nė atė kohė ishte reptėsisht e ndaluar nga kisha), drejtuesi i kishes sė Santo Spirito, Niccolo Bichiellini mori si dhurat njė kryq tė gedhendur nga Mikelanxhelo (punim i detajuar i fytyrės sė Krishtit). Por studimi i trupave tė vdekur i shkaktoi problem me shėndetin, kėshtu qė shpesh i duhej tė ndėrpriste studimet pėr ti nisur mė vonė. Nė moshėn 16 Mikelanxhelo kishte krijuar tė paktėn dy skulptura relievi ; "The Battle of the Centaurs" dhe "Madonna della Scala" (qė tė dyja mbajnė vitin 1489-1492, Casa Buonarroti, Florencė), gjė qė tregon se ai kishte arritur tė kapte stilin e tij qė nė moshė tė re. burimi: wikipedia.org
__________________
http://www.ena.altervista.org/ |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
*Yll Bote*
Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3
![]() |
Emri i Mikelangjelos lidhet thelbėsisht me nje varg veprash qė e kanė spikatur nė historinė e arteve. Disa prej tyre gjenden nė Qytetin e Vatikanit dhe njihen nė tė gjithė botėn, si afresku nė faqen e Cappella Sistina me pikturėn Creazione di Adamo (Krijimi i Adamit) - njė nga punėt mė tė rėndėsishme tė artit perėndimor - dhe tė madhin Giudizio Universale (Gjykim Botėror) tė vendosur nė murin mbi altar. Si skulptor, Mikelangjelo ka lėnė , mes tė tjerash, vepra tė njohura si Pietą (Mėshirė) e lartė 1.80 m , gdhendur rreth vitit 1499 nga Mikelangjelo 24-vjeēar, Davidin dhe Moisiun, tė menduar shembuj kulmorė tė kėtij lloj arti.
14891492, Madona mbi shkallė, Relief mramori Florenc, Casa Buonarroti 14921493, Beteja Kentaure, Relief mramori. Florenc, Casa Buonarroti 14961497, Baccus duke pirė (Skulptur) nė Romė 14981499, Pietą (Skulptur) nė Petersdom nė Romė 15011504, David (Skulptur) nė Florenc 15051515 dhe mė vonė, skulptura pėr varrezat e Papa Julius II., ndėr tjerash Skllaivi i vdekur, sot gjendet nė Louvre, Paris), Moisiu. 15081512, Freskat e Kapellės sikstiane nė Romė 15201534, Pėrmendoret e varrezave tė dukės Giovanni dhe Lorenzo II. de Medici nė kapellėn Medici nė Florenc 15241526, Biblioteka Medicea Laurenziana nė Florenc 15341541, Gjykimi i ri nė kapellėn sikstiane 15601562, Santa Maria degli Angeli e dei Martiri nė Romė 1547- , Udhėzim ndėrtimi tė Petersdom, Kuppel
__________________
http://www.ena.altervista.org/ |
||
|
|
|