Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Arti dhe Kultura > Arti figurativ dhe krijimtaria

Leonardo da Vinci



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 11-08-08, 20:28   #1
DevouT
 
Avatari i loyalx
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: n'sprova paralajmeruese... 'Wien'
Seksi: Mashkull
Postime: 380
Rrespekti: 3 loyalx will become famous soon enough
Gabim Leonardo da Vinci

Click the image to open in full size.
Leonardo da Vinēi (origj. Leonardo da Vinci [leoˈnardo daˈvintʧi] / i njohur edhe si Da Vinci dhe Leonardo) lindi mė 15 prill 1452 nė Ankiano tė Vinēit; vdiq mė 2 maj 1519 nė Kėshtjellėn e Cloux (Kluks), Ambuaz. Ishte arkitekt i famshėm, shpikės, inxhinier, piktor e gdhendės (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij - Ser Piero da Vinci - ishte ndoshta i pasur ose noter; e ėma njė fshatare me emrin Katerina. Pasi qė lindi para futjes sė mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotė ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".

Si piktor (vizatues), ishte nxėnės i Verrocchio (Verrokio), nė shitoren e tė cilit njohu bashkėnxėnėsin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), qė shquhej pėr stilin e tij ndėrtues tė hijshėm me vija tė prera e tė sakta. Kėto mėnyra tė di Credi-t nuk munguan tė ndikojnė Leonardon, por mė pas ishte radha e Lorencos tė mėsonte nga Leonardo.

Da Vinēi mund tė mendohet si njė kryetip i njeriut tė rilindjes dhe ėshtė pėrcaktuar shpesh si njė gjeni, pėr shkak tė shkėlqimit tė tij nė tė gjitha fushat e artit, pėr zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, qė duken njė pėrparim i madh nė krahasim me kohėn e tij.

Jeta

Mbi jetėn e Leonardo da Vinēit dihet shumė pak. Por qarkullojnė njė sasi e pambarimtė pasaktėsish e thjesht fantazish, pėrfundim i pesė shekujsh studimesh tė pėrafėrta.

Leonardo i firmoste punėt e tij vetėm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet njė vepėr e tij si "njė Leonardo" e jo si "njė da Vinē". Ndoshta, nuk pėrdorte emrin e tė atit - me tė cilin pėrndryshe do tė punonte (krijonte) nė Firence – pasi qė ishte njė bir i paligjshėm.

Leonardo lindi nė 1452 nė Vinēi. E dimė orėn e datėn e saktė falė njė dokumenti tė shkruar nga gjyshi: "1452, lindi njė nip i imi, biri i Ser Piero, im bir nė ditėn 15 prill tė shtunėn nė orėn 3 tė natės. Pat emrin Lionardo. E pagėzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."

Thuhet se Leonardo (qė jetoi 5 vjet me tė ėmėn) ra njė herė nga krahėt e saj dhe njė herė tjetėr pas njė viti nga ballkoni.

Leonardo ishte vegjetarian pėr gjithė jetėn e tij. Piktor nxėnės nė shitoren e Verrokios, ku mori ndikim tė pikturės tejet realiste qoftė nga Verrokio, mbi tė gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, nė kėto mėnyra mund tė referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh nė Firence); filloi shumė shpejt tė vizatonte pėr vete nė Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi pėr Ludoviko Sforca, Dukė i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxėnės.

Shtatėdhjetė ton bronz qė u menduan pėr "Kalin e Madh", njė gdhendje (statujė) kali e Leonardos, u pėrdor nė vend tė tij pėr tė prodhuar armėt e nevojshme nga Duka pėr tė shpėtuar Milanon nga francezėt e Karl VII nė 1495.

Kur francezėt u rikthyen nėn udhėheqjen e Luigji VIII nė vitin 1498, Milano ra pa luftė, duke pėrmbysur Sforcėt.

Leonardo mbeti nė Milano pėr disa kohė, gjersa njė ditė gjeti harkėtarėt francez qė pėrdornin modelin e tij prej argjile nė pėrmasa reale tė "Kalit te Madh" si tabelė qitjeje pėr ushtrim. La atėherė Milanon sė bashku me Salai e me mikun e shpikėsin Luka Paqoli pėr Mantova, duke u zhvendosur dy muaj mė pas nė Venedik e kėshtu pėrsėri nė Firence nė fund tė prillit tė 1500.

Nė Firence hyri nė shėrbim tė Ēezare Borxhasė si arkitekt ushtarak e inxhinier.

Nė 1506 u kthye nė Milano, tani nė duart e Masimiliano Sforcės pasi qė mercenarėt zviceranė dėbuan francezėt.

Kėtu takoi Franēesko Melci, qė u bė njė mik i dashur e shok gjer nė vdekjen e Leonardit e pėr pasojė trashėgimtar i tij.

Nga 1513 deri 1516 jetoi nė Romė, ku qenė piktorė aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumė kontakte me ta.

Nė 1515 Franēois I i Francės (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e njė luani mekanik pėr bisedimet e paqes qė mbaheshin nė Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.

Nė vitin 1516 hyri nė shėrbimin e Francesko I me detyrėn piktor i parė, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua pėrdorimi i Clos Lucé, pranė Kėshtjellės sė Ambuazės, vendbanim i mbretit, bashkė me njė pension tė majmė. Leonardo e mbreti u bėnė miq tė mirė.

Vdiq nė kėshtjellėn e Cloux (Kluks), afėr Amboise nė Francė nė vitin 1519. Sipas dėshirės sė tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros nė Cappella di Saint-Hubert (Kapelėn e Shėn Hubertit) nė Kėshtjellėn e Amboise. Dukej qė Leonardo nuk ka patur kurrė lidhje tė ngushta me gra. Nė vitin 1476 u padit anonim pėr kontakte homoseksuale me njė model 17-vjeēar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit sė bashku me tre tė rinj tė tjerė pėr sjellje homoseksuale e lėshua pėr mungesė provash. Pėr njė farė kohe Leonardo mbeti nėn mbikėqyrjen e "Zyrtarėve tė natės", njė lloj "mbrojtėsish moral tė rilindjes".


Click the image to open in full size.
Clos Lucé nė Francė, ku vdiq Leonardoja nė vitin 1519
cdodite.com
__________________
“ Robi im, Unė dua, por edhe ti do. Nėse ke pėlqyer pėr sa Unė dua, do tė tė pasuroj aq sa dėshiron, por, nėse nuk ke pėlqyer pėr sa Unė dua, do tė tė lodh pėr sa dėshiroj, pastaj do tė bėhet ajo qė Unė dua.”

future classic
loyalx nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-08-08, 23:54   #2
*Yll Bote*
 
Avatari i *ena*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 28
Postime: 82
Rrespekti: 3 *ena* is on a distinguished road
Gabim Arte

Leonardo ėshtė i njohur pėr vizatimet e tij tė mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 qė gjendet nė Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shėn Maria e Hijeshive) qė mjerisht qė nga viti 1517 filloi tė pėrkeqėsohej korja e vezės sė pėrdorur nė pėlhurė, nė vend tė teknikes zakonore (tradicionale) tė vizatimit mural, afresku qė pėrfaqėsonte pėr tė njė pengesė tė madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bėrjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra mė e njohur ėshtė Mona Liza (e njohur mė mirė si La Gioconda (Lozonjarja), qė ruhet nė Muzeun e Luvrės nė Paris, pikturuar nė vitet 1503 - 1506. Ajo do tė pėrfaqėsonte tė gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi kėtė janė zhvilluar teori tė ndryshme. Mė e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanė ėshtė marrė parasysh edhe nga ekspertė tė Muzeut tė qytetin e Shėn Pjetėrit, nė Rusi, bazohet mbi zbulimin e njė fakti tė ri : ravijėzimi i linjave tė fytyrės sė Mona Lizės me ato tė zonjės sė portretit tė Caterina Sforza-s tė Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Nė kėtė pikė, do tė dilte se personazhi historik qė ka frymėzuar Leonardon nuk do tė ishte tjetėr se Caterina Sforza , nė atė kohė personazh me nam, sepse ishte tashmė zonjė e Forlģ-t e Imola-s.

Portreti nė fjalė i Caterina Sforza, tani i ruajtur nė pinakotekėn e qytetit tė Forlit mund tė shihet nė kėtė faqe:

Sigurisht Leonardo ishte shumė i lidhur me kėtė portret, si dėshmi e faktit se e solli me vete nė Francė nė vitin 1517.


Darka e Fundit (1498)Vetėm shtatėmbėdhjetė piktura tė tij e asnjė prej gdhendjeve tė tij kanė mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura tė mėdhaja, me shumė shėnime e skica, vetėm pėr t“i lėnė nė fund nė projekte tė pambaruara.

Nė vitin 1481 iu vu detyrė vizatimi pėr njė altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i tė diturve). Pas projektesh tė mėdhaja e shumė skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis pėr nė Milano, ku kaloi shumė vite duke bėrė plane e modele pėr njė gdhendje (shtatore) pėrkujtimore kali tė bronztė tė lartė 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Pėr shkak tė luftės me Francėn, projekti nuk u pėrfundua kurrė. Falė njė nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte tė tija, njė shtatore e ngjashme u pėrfundua nė Nju Jork nė vitin 1999. Shtatorja i ėshtė dhuruar qytetit tė Milanos dhe gjendet tani nė hyrjen e Hipodromit tė Troto-s tė San Siro.

Ende kur ishte nė Firence iu besua njė afresk madhėshtor pėr njė mur tė Salone dei Cinquecento nė Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej tė pikturonte murin pėrballė. Pasi pati bėrė njė larmi tė pabesueshme studimesh parapėrgatitore tė punės, la qytetin e murali nuk u mbarua pėr shkaqe teknike pėr tė cilat qe vetė pėrgjegjėsi kryesor.


Burimi: wikipedia.org
Fotografitė e Bashkengjitur
leonardo-da-vinci-ultima-cena.jpg  leonardo-da-vinci-mona_lisa.jpg  leonardo-da-vinci-dipinti-leonardo-da-vinci-dama_con_ermellino.jpg  leonardo-da-vinci-dipinti-leonardo-da-vinci-madonna_del_garofano.jpg  leonardo-da-vinci-dipinti-leonardo-da-vinci-magi.jpg  

__________________
http://www.ena.altervista.org/
*ena* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-08, 13:38   #3
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: en el medio de la luna y las estrellas
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 5,893
Rrespekti: 23 braziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to beholdbraziljania is a splendid one to behold
Gabim Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij

1. URBANIZĖM
Leonardoja punoi planimetrinė e qytetit tė ri tė Milanos, qė parashikon rrugė tė gjėra, shtėpi tė bukura, shėrbime publike etj. Ai realizoi nė njė farė mėnyre planin urban tė kėtij qyteti, duke pėrcaktuar pikat kryesore tė njė vendbanimi.

2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte njė barkė e pajisur me elika (si anijet me avull qė u ndėrtuan tre shekuj mė vonė) duhet tė ecte me njė shpejtėsi prej 50 miljesh nė orė. Elikat, me gjatėsi rreth 90 cm, do viheshin nė funksion me anėn e njė mekanizmi me forcėn e krahut.

3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro luftimi, mosha e tė cilės ėshtė 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinēit. Ky projekt i frymėzoi konstruktorėt e kohėve tona pėr ndėrtimin e tankeve.

4.ĒAKMAKU
Ja njė ēakmak me gur zjarri pėr tė ndezur automatikisht fitilin. Bie nė sy midis pjesėve tė tij tė ndryshme, ai tip zinxhiri qė mė vonė do tė pėrdoret pėr biēikletat dhe motoēikletat.

5. VINĒI RROTULLUES
Vinēi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinēi ėshtė vendosur nė njė platformė rrotulluese, ai ėshtė i pajisur mė kundėrpeshė dhe me njė dispozitiv ndaljeje. Vinēat modern nuk ndryshojnė shumė nga ky.

6. FORTESAT
Leonardoja pati idenė e njė lloji fortese krejt tė re e origjinale. Kjo do tė kishte dy mure rrethore, tė ndara nga njė hendek shumė i thellė. Mbrojtėsit mund tė komunikonin me njėri-tjetrin nėpėr disa galerive tė nėndheshme.

7. KANALE
Nė Milano, nė shėrbim tė familjes Sforc, Leonardoja pėrfundoi ndėrtimin e kanalit tė Martesanas, i cili lidhte dy kanale tė lundrueshėm qė pėrshkonin qytetin. Atij i kushtohen pėrmirėsimet qė iu bėnė ekluzave tė njėrit prej kėtyre kanaleve.

8. THARJA E KĖNETAVE
Leonardoja hartoi projektin e lidhjes sė qytetit Firence me detin e Tirenit me anėn e njė kanali tė lundrueshėm, qė do tė kalonte nėpėr Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuēekio. Gjatė tre vjetėve qė ai kaloi nė Romė, punoi planin e tharjes sė kėnetave Pontine.

9. HELIOCENTRALET
Para Kopernikut, Leonardo da Vinēi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” qė domethėnien “diell”) sipas tė cilit Toka bėnė pjesė nė njė sistem astronomik, qė ka si qendėr Diellin. Nė atė kohė besohej se Toka ishte e palėvizshme dhe pėrbėnte qendrėn e gjithėsisė (gjeocentrizėm).

10. MITRALOZI
Edhe makina luftarake, qė shihni kėtu, ėshtė projektuar nga Leonardoja, ėshtė njė armė zjarri me shumė gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftė pėr tė bėrė 3 breshėri me nga 11 goditje nė tė njėjtėn kohė. Kjo do tė jepte idenė e mitralozit modern.

11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte njė nga shkencėtarėt e parė qė studioi kufomat, pėr tė njohur mė mirė trupin e njeriut. Ai nuk ka lėnė pėrshkrime tė hollėsishme mbi funksionimin e zemrės, mbi ndėrtimin e kolonės kurrizore dhe mbi lėvizjen e muskujve.

12. AEROPLANI
Da Vinēi nė njė farė masė ishte dhe paralajmėtar i aviacionit. Ai ishte i pari qė dha idenė e ndėrtimit tė njė aparati pėr tė fluturuar. Ai shpiku planerin, njė lloj aeroplani pa motor, qė fluturonte i mbajtur vetėm nga shtytja e ajrit, mbi tė cilin mbėshteteshin krahėt e tij.

13. PARASHUTA
Leonardo da Vinēi zbuloi parimin e parashutės dhe dha masat e saj. Skicimi i saj ėshtė bėrė nė vitin 1485 dhe mendohet tė jetė e para nė botė. Ai shkroi qė me anė tė kėsaj parashute mund tė hidhej ndaj ēdo lartėsie pa u dėmtuar.

14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stėrgjysh i helikopterit tė sotėm. Ai do tė vihej nė funksionim nga 4 njerėz, tė cilėt duke u mbėshtetur mbi shufrat, do tė lėviznin shtyllėn e lidhur me njė elikė. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bėrė “kopje” , do tė mund tė ngrihej lart.

15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me tė cilat njerėzit zhyten nė thellėsi tė vogla janė pothuaj tė njėllojtė me ata qė projektoi Leonardoja.

16. MAKINA ME AVULL
Me kėtė aparat, tė quajtur “arkitronitė”. Leonardoja, shumė mė parė se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshėm, eksperimentoi fuqinė e madhe tė avullit tė ujit. Makina e parė me avull u ndėrtua mė vonė, nė bazė tė skicave tė tij.

17. OPTIKĖ
Da Vinēi studioi edhe optikėn, domethėnė shkencėn qė merret me studimin e fenomeneve tė dritės. Ai qe i pari qė e kuptoi se pėr ēfarė arsye drita projekton pėrfytyrimet e pėrmbysura nė atė qė quhet “dhoma e zezė”.

G.Shqip
__________________
Kerkoje vete fatin...me jeten mos u grind...
...urrejtja fitohet...dashuria lind...

Ne kete univers ku njeriut i diskutohet e drejta per te qene gjalle...cdo gje nis e duket kaq e pakuptimte dhe absurde,madje dhe vete ekzistenca...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-08, 14:09   #4
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,125
Rrespekti: 13 Cyber_Spartacus is a name known to allCyber_Spartacus is a name known to allCyber_Spartacus is a name known to allCyber_Spartacus is a name known to allCyber_Spartacus is a name known to allCyber_Spartacus is a name known to all
Gabim

Mendje vertet gjeniale
__________________
Skripta Manent
Ne fund te fundit eshte me mire te te urrejne per ate qe je, se sa te te duan per ate qe mendojne se ti je
Dielli qe perendon te prek ne shpirt,vetem per te kuptuar,qe te vodhi edhe nje dite
Jam pjese e c'do gjeje qe kam takuar
Skenderbeu Vdiq,Aleksandri i Madh Vdiq,Tolkin Vdiq....Edhe une keto kohe nuk ndihem mire.....
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-08, 00:35   #5
kush ma vodhi diturine?!
 
Avatari i Angel_Devil
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ATJE KU AS ARUSHA NUK NGJITET ALBANIA PICCOLA AMERICA
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 24
Postime: 2,534
Rrespekti: 21 Angel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud ofAngel_Devil has much to be proud of
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Angel_Devil
Gabim

une e kam pare shpine ku ka jetuar leonardo se me pare jetoja ne empoli firenze dhe e kisha 40 minuta larg vincin dhe kam shuk dy here per ta pare shtepine e tij
__________________
la vita e come l'albero di natale ce sempre qualquno che rompe le pale
antari17
Angel_Devil nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-09-08, 05:49   #6
30 seconds to MARS
 
Avatari i Ghost
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,922
Rrespekti: 8 Ghost is a jewel in the roughGhost is a jewel in the roughGhost is a jewel in the rough
Gabim

Pas Piktures se Mona Liza-s (origjinali i piktures) fshihet Harta e Frances dmth se atėher Franca ka qen e madhe me siperfaqe toksore Me nje Fjal e tėrė Europa.Leonadro Da Vinci ka pikturuar mbi harten e Frances Pikturen e Mona Lizes dhe se Franca eshte pushtuar nga rrethina dhe ma mbetur Kaq e vogel.......
__________________
.Ēmenduri ėshtė kur e bėn te njejtin veprim dhe pret ndryshim.


Jacqueline Bisset, Yul Brynner, David Copperfield, Joan Crawford, Timothy Dalton, Ian Fleming, Jerry Hall, Tom Hanks, Harry Houdin, Walter Matthau, Peter O'Toole, Anthony Perkins, Debbie Reynolds, Dianna Ross, Tom Selleck, Omar Sharif, Rod Stewart, Elizabeth Taylor.
Ghost nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 17:28.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual