Radhė pėr librat shkollorė, prindėrve u bie tė fikėt



Nė prag tė vitit tė ri shkollor, qytetarėt sėrish nuk u kanė shpėtuar radhėve pėr tė marrė tekstet mėsimore. Frika se nuk do tė arrijnė tė marrin setin e plotė tė librave ka detyruar prindėrit tė mbajnė radhė me orė tė tėra nė sportelet e librarive.

“Fiks Fare” bėri njė vėzhgim nė disa pika tė shitjes sė librit nė Tiranė. Qytetarėt thanė se kishin lėnė ditėn e punės dhe kishin pritur nė radhė tė gjata pėr tė marrė setin e plotė tė librave pėr fėmijėt e tyre. Ata pohuan se nuk munguan as rastet kur dikujt i ka rėnė tė fikėt nė radhė.

“Kemi qė nė ora 07:00 nė radhė dhe tani qė ėshtė ora 12:00 tė paktėn 2 personave u ka rėnė tė fikėt. Pėr tė mos u shtyrė nė radhė kemi ndarė vetė bileta tė improvizuara me numra, gjė qė duhet ta bėnin punonjėsit e librarisė”, u shpreh njė prind.

Ata theksuan njėzėri se pėr tė shmangur radhėt librat duhet tė ndahen nė shkolla siē bėhej mė parė. Ndėrkohė, gazetarėt e “Fiks Fare” iu drejtuan dhe shpėrndarėsit tė librave pėr radhėt e krijuara, i cili deklaroi se libra ka pėr tė gjithė.

“Prindėrit kanė maninė qė t’i marrin qė ditėt e para librat dhe kjo sjell radhė. Nga ana tjetėr, ēdo libėr do kalojė nė kasė dhe kjo do kohėn e vetė”, tha librashitėsi.

Por pėr Ministrinė e Arsimit procesi i shpėrndarjes sė librit shkollor vijon normal, madje me orare tė zgjatura. Pėr pėrgjegjėsin e sektorit tė arsimit tė mesėm nė ministri, Dritan Sallaku, njė fluks tė shtuar ka patur vetėm nė dy ditėt e para. “Botuesit kanė operuar me orare tė zgjatura deri nė orėn 20:00. Furnizimi me tekste ėshtė i sigurt”, tha zyrtari.
g.shqip