Femrat nė Shqipėri janė mė mirė tė arsimuara sesa meshkujt. Kėtė e konfirmon edhe studimi i realizuar nga Kombet e Bashkuara “Gratė nė shkencė”. Sipas kėtyre tė dhėnave, nė Shqipėri, 54% e tė diplomuarve nė arsimin e lartė janė femra. Ky numėr ėshtė mė i lartė kur bėhet fjalė pėr angazhimin nė studimet pas universitare. Raporti tregon se 58% e studentėve qė mbrojnė doktoraturėn janė femra. Ndryshimi nė pėrqindje me meshkujt vjen nė rėnie sa i pėrket fushės sė kėrkimit. Femrat shqiptare zėnė 44% tė numrit total, ēka tregon angazhimin mė tė madh tė meshkujve nė kėtė fushė.

Por, pavarėsisht kėtyre shifrave, pavarėsisht rritjes arsimore dhe kualifikimeve sėrish nė Shqipėri, gratė janė mė pak tė paguara sesa meshkujt.

Nė Shqipėri, shpenzimet pėr shkencė dhe kėrkim janė shumė tė ulėta. Nė vitin 2016, ato zunė 0.35% tė PBB-sė nga 0.4% e saj qė ishte nė vitin 2017.

Edhe nė rang botėror, numri i femrave tė angazhuara nė shkencė ėshtė i ulėt. Vetėm 28% e kėrkuesve janė gra.

Raporti i Kombeve tė Bashkuara tregon se gratė nė mbarė botėn pėrballen me stereotipie apo me kufizime shoqėrore e kulturore, gjė e cila ka ndikuar tek aksesi nė edukim. Dukuri tė tilla shikohen si pengesat kryesore pėr tė arritur objektivat qė janė vendosur nė strategjinė Agenda 2030, e cila ka si qėllim rritjen e barazisė gjinore edhe nė shkencė.

Vajzat dhe gratė janė ato qė mbajnė mbi supe barrėn mė tė rėndė, atė tė varfėrisė dhe pabarazisė, janė ato qė qėndrojnė nė vijėn e parė tė ndryshimeve klimatike. Nė zonat rurale vajzat dhe gratė janė ato qė goditen mė rėndė./monitor.al