Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 4 nga 4

Teme: “Lotte World”, kulla 555 m e lartė e Koresė sė Jugut

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    30,707
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10

    “Lotte World”, kulla 555 m e lartė e Koresė sė Jugut

    “Lotte World”, kulla 555 m e lartė e Koresė sė Jugut



    Pas 6 vitesh ndėrtimi, kulla 555 metra e lartė e quajtur “Lotte World” u hap kėtė muaj, duke vendosur rekorde tė reja botėrore, e duke ripėrcaktuar panoramėn mbi Seul.

    Jo vetėm ėshtė kulla mė e lartė nė Korenė e Jugut dhe e pesta mė e lartė nė botė, por ajo mban edhe observatorin mė tė lartė tė qelqtė nė lartėsinė e 478 metrave.

    Kulla “Lotte World” ka edhe ashensorin mė tė lartė dhe mė tė shpejtė nė botė, “Sky Shuttle”, qė i ngre pasagjerėt nga kati i parė nė tė 121-tin brenda njė minute, ose me shpejtėsi 10 metra pėr sekondė.

    Nga maja e kullės gjysmė kilometri tė lartė, vizitorėt mund tė shohin skajet mė tė largėta tė Seulit dhe terrenin malor pėrtej tij. “Lotte World” pajtoi njė prodhues amerikan ashensorėsh pėr tė sjellė nė jetė “Sky Shuttle”, qė pėrbėhet nga dy kabina tė lidhura, qė nė mėnyrė simultane dėrgojnė pasagjerėt nė kate tė ndryshme.

    Azia, nė fakt, ka lėnė jo pak mbresa pėr sa i takon teknologjisė sė ashensorėve nė vitet e fundit. Nė vitin 2016, kulla “Shanghai” u hap duke prezantuar ashensorin mė tė shpejtė nė botė, tė projektuar nga “Mitsubishi”, qė mund tė ngrihej me shpejtėsinė 20.5 metra nė sekondė.

    Por nė anėn tjetėr, nė lartėsinė prej 1 km nė qiell, kulla “Jeddah” nė Arabinė Saudite do tė jetė ndėrtesa mė e lartė nė botė, kur tė pėrfundojė nė vitin 2019. Njė ndėrtesė kaq e lartė, normalisht kėrkon ashensorė jashtėzakonisht tė shpejtė.

    Prodhuesi finlandez “Kone” ka marrė pėrsipėr sfidėn, duke projektuar njė ashensor qė pėrdor njė kabllo me fibėr karboni tė fortė aq sa duhet, pėr tė ngritur njė ashensor nė lartėsinė 1 km nga toka, ndėrkohė qė mė herėt lartėsia maksimale nė tė cilėn mund tė ngjitej njė ashensor ishte 500 metra.

    Sipas kompanisė, ashensori i ri do tė arrijė katin mė tė lartė tė kullės nė vetėm 52 sekonda. Por, inovacioni mė ekzaltues nė teknologjinė e ashensorėve vjen nga njė kompani gjermane transporti, “Thyssenkrupp”.

    Duke pėrdorur tėrheqjen magnetike, qė pėrdor fushat magnetike nė vend tė kabllove tė ashensorit, kompania propozon ashensorė qė lėvizin vertikalisht dhe horizontalisht. Ky lloj ashensori mund tė jetė mė i ngadaltė, por mund tė rrisė efikasitetin brenda njė ndėrtese.

    / Top Channel


















  2. #2
    Supergirl Avatari i Nikita
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    20,372
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11131
    Heyla sa bukur
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  3. #3
    Anėtar Aktiv Avatari i Artin
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    506
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    319
    Koreja e Jugut ėshtė njė nga vendet me te zhvilluara ne bote.
    Eshte nje shembull si mund tė zhvillohet njė vend, kur nuk pengohet tė zhvillohet.
    Kėshtu mund tė zhvillohej edhe Shqiperia, po te lejohej.
    Heren e fundit u redaktua nga Artin; 21-04-2017 ne 08:16.

  4. #4
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    39
    Postime
    17,016
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8082
    Graria, beni vrap e hipni ke maja
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •