![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,432
Rrespekti: 18
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Nė gjurmė tė Tiranes sė 1700-ės
Arkeologėt vihen sėrish nė gjurmė tė Tiranės sė vjetėr. Objekt i gėrmimeve kėtė herė ėshtė njė pjesė e rrugės sė "Barrikadave", ku pak ditė mė parė dolėn fragmente pllakash tė hershme. Tashmė janė piketuar tri kuadrate, qė pėrfshijnė gjatėsinė nga shtėpia e Petrelave deri nė fund tė oborrit tė shkollės sė mesme "Sami Frashėri". Nė bazė tė ligjit "Pėr trashėgiminė", ėshtė vendosur qė nė kėtė zonė tė ketė sondazhe nė tri kuadrate. Pėrfaqėsues tė Institutit tė Monumenteve, Institutit tė Arkeologjisė dhe Drejtorisė Rajonale tė Kulturės Kombėtare, fillon sot gėrmimi i plotė i kėsaj zone", - shprehet arkeologia Suela Xhyheri. Gėrmimi do tė udhėhiqet nga arkeologu Skėnder Muēa dhe do tė vazhdojė pėr njė kohė tė pacaktuar. Nesėr fillon gėrmimi i plotė nėn udhėheqjen e Skėnder Muēės. Pas gjurmėve tė para nė kėtė zonė, tė cilat datojnė nė 1785-'86 dhe 1814, janė bėrė kontaktet me firmėn kontraktuese "Parllaku", dhe me investitorėt qė nė kėtė rast ėshtė bashkia e Tiranės. Arkeologu Spiro Nika shprehet se mes palėve ėshtė gjetur mirėkuptimi dhe gėrmimi sistematik do tė vazhdojė nė kėtė zonė deri sa tė shihet e arsyeshme. "Rėndėsi ka qė tė dalim nė disa konkluzione; ēfarė pėrfaqėson kjo zonė dhe , ēfarė janė kėto struktura murale qė kanė dalė nė dritė", thekson Nika. Ndėrkohė, nė bazė tė ligjit Nr. 90048, dt.07.04.2003 "Pėr trashėgiminė" i ndryshuar, Instituti i Monumenteve tė Kulturės e ka shpallur kėtė zonė nė "Mbrojtje paraprake", duke e konsideruar si site arkeologjik. Kėshtu, pas rrėnojave tė Kalasė sė Tiranės, gjurmė tė tjera nė rrugėn e "Barrikadave" mund tė hedhin dritė pėr historinė e Tiranės sė hershme. Zbulimet Vetėm pak ditė mė parė, nė hapėsirėn juglindore dhe lindore tė shkollės sė mesme "Sami Frashėri" janė gjetur elementė tė njė varreze tė vjetėr me epigrafe nė gjuhėn arabe. Sipas arkeologes Xhyheri, nga objektet e gjetura paraprakisht ėshtė njė stelė varri, e cila daton mė 1785-'76 dhe tjetra ėshtė pllakė memoriale qė vendoset nė banesė, nė objekt kulti (xhami) apo nė ndonjė objekt tjetėr. Daton mė 1814-1815. Gjithashtu nė afėrsi tė shkollės janė gjetur edhe fragmente kockore, por edhe monedha tė ndryshme. Nisur nga tė dhėnat historike, specialistėt shprehen se nė kėtė zonė ka qenė shtrirė Teqja e Sheh Dyrrit, e cila ekziston edhe sot. Ndėrsa afėr saj kanė qenė edhe xhamia e "Met Firės" bashkė me varrin e Abdyrrahmanit. "Gjetjet e reja qė kanė dalė pranė rrugės kuptohet qė janė pjesė e kėtij kompleksi social fetar", - shprehet Sulejman Dashi, por gjithēka mbetet tė konfirmohet pas gėrmimeve qė pritet tė japin tė dhėna tė tjera. Edhe historiani Kristo Frashėri nė librin "Historia e Tiranės", shprehet pėr ekzistencėn e Teqes sė Sheh Dyrrit (Harasanit) dhe xhamisė sė Met Firės nė rrugėn e Barrikadave qė dikur mbante emrin rruga e Ēarshisė. "Hėpėrhė mund tė thuhet se rruga e sotme e Barrikadave, dikur me emrin rruga e Ēarshisė pėrbėnte aksion kryesor tė strukturės urbanistike tė qytetit. Anės saj qenė rreshtuar pėrveē Xhamisė sė Vjetėr, gjashtė faltore tė tjera islamike. Njėra prej tyre, teqeja e Sheh Muharremit e sektit halveti, ndodhej fare pranė xhamisė, buzė rrugės, nė krahun lindor tė rrugės sė "Barrikadave". Pesė tė tjera rreshtoheshin buzė rrugės nė anėn perėndimore tė saj-Teqeja e Sheh Pazarit, Teqeja e Sheh Dyrrit (Harasanit), Xhamia e Firės, Teqeja e Dervish Hatixhesė dhe nė fund Xhamia e Kodrės sė Kuqe", shkruan Frashėri. Tė dhėnat Datat kanė qenė tė vetmet tė dhėna qė specialistėt kanė mundur tė marrin nga objektet e gjetura nė rrugėn e "Barrikadave". Pllakat e gjetura janė dėrguar nė fondet e Institutit Arkeologjik, ku do tė shqyrtohen nga njė specialist, njohės i gjuhės otomane. Por, sipas Spiro Nikės, punėtorėt kanė gjetur edhe mė parė objekte, gjatė rikonstruksionit tė rrugės, tė cilat i kanė hedhur. "Punėtorėt thonė qė kanė hedhur objekte tė tjera. Me tė filluar gėrmimet kėtu, paralelisht do tė kėrkojmė edhe tė vendi ku janė hedhur mbeturinat, me-gjithėse nuk ėshtė shumė e lehtė. Do tė shohim nėse do tė ketė diēka tė vlefshme, edhe pse ato janė jashtė kontekstit", - shprehet Nika.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|