![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,442
Rrespekti: 19
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Mbyllen kėrkimet arkeologjike nė Adrianopol
Gėrmimet arkeologjike tė kėsaj vere janė konsideruar tė suksesshme nga ana e arkeologėve shqiptarė dhe italianė ndėrkohė qė vazhdon puna pėr vendosjen e kėtij siti arkeologjik nė shėrbim tė zhvillimit turistik tė zonės sė Sofratikės dhe mė gjerė. Sipas drejtuesit tė kėtij misioni, arkeologut italian Roberto Perna rezultatet e kėtij misioni, i cili pėrbėn edhe vitin e tretė tė gėrmimeve nė sitin arkeologjik tė Adrianopolit janė shumė tė mira. Unė i shikoj kėto arritje nė dy aspekte, nė aspektin shkencor dhe studimor si edhe nė aspektin e vendosjes sė tyre nė shėrbim tė zhvillimit tė turizmit. Pėrsa ipėrket aspektit shkencor janė arritur shumė rezultate ndėrsa pėrsa i pėrket edhe aspektit tė administrimi tė territorit, pra tė vendosjes sė sitit arkeologjik nė funksion tė zhvillimit tė zonės mund tė them se kemi arritur rezultate shumė tė mira me misionin arkeologjik tė kėsaj vere, thotė arkeologu Perna. Gjatė kėrkimeve dhe studimeve tė kėsaj vere nė bashkėpunim me kolegėt shqiptarė, vijon ai, kemi bėrė tė mundur zgjerimin ezonės arkeologjike me 1 200 metra tė tjera, pra me zbulime tė reja ku bie nė sy pjesa administrative e qytetit tė Adrianopolit, nė krah tė teatrit. Kėtu kemi zbuluar objekte qė datojnė nga shekulli i II-tė deri nė shekullin e VI-tė, pas Krishtit, pra kemi njė sėrė objektesh tė pjesės administrative tė qytetit qė dolėn nė dritė me zbulimet e fundit. Sipas Pernės, nė disa zona janė bėrė edhe sondazhe dhe kėrkime nė thellėsi pėr tė shtuar njohuritė pėr fazat e ndryshme tė qytetit dhe kemi arritur tė studiojmė deri tek origjina e fillimit tė qytetit qė i pėrket shekullit tė II pas Krishtit. Gjatė gėrmimeve tė kėsaj vere kemi gjetur edhe shumė qeramikė, e cila i pėrket si botės helenistike por edhe asaj romake dhe afrikane. Kam parasysh kėtu zbulimin e shumė materialeve nė qeramike tė llojit tė amforave tė cilat tregojnė pėr shkėmbimet e mėdha qė ka patur ky qytet nė antikitet. Gjatė gėrmimeve arkeologjike janė gjetur edhe shumė fragmente arkitektonike qė tregojnė evolucionin e zonės gjatė shekujve, thotė arkeologu italian nė lidhje me zbulimet e fundit nė Adrianopolin antik. Njė element i rėndėishėm i kėtij misioni kma qenė edhe vendosja e kėsaj pasurie arkeologjike nė shėrbim tė zhvillimit tė turizmit. Adrianopoli nuk ėshtė mė teatri por sot kemi njė zonė tė tėrė arkeologjike qė i bashkangjitet teatrit. Nė kėtė drejtim doja tė theksoja lajmin e fundit qė ka ardhur nga Italia, nga Rajoni i Markeve, ku ėshtė aprovuar njė projekt i cili do tė mbėshtesė financiarisht si vazhdimin e gėrmimeve nė zonėn arkeologjike tė Adrianopolit por edhe ndėrhyrje pėr sistemimin e kėsaj zone, thotė Perna. Sipas tij,projekti nė fjalė parashikon sistemimin e rrugės hyrėse nė zonėn arkeologjike, vendosjen e sinjalistikės dhe sistemimin e gjithė ambjentit rreth zonės arkeologjike. Nė kėtė projekt do tė pėrfshihen njė sėrė institucionesh dhe faktorėsh si nga pala italiane ashtu edhe ajo shqiptare si universiteti dhe provinca e Maēeratės, Parku Arkeologjik i Urbisalies gjithashtu edhe gjithė faktorėt vendas qė kanė tė bėjnė me teritorrin e Adrianopolit. Gjithashtu do tė doja tė theksoja qė nė kėtė periudhė, gjatė kėtij misoni, u realizua edhe njė akt ligjor shumė i rėndėsishėm. Bėhet fjalė pėr firmosjen nė Tiranė,tė njė protokolli bashkėpunimi, midis Institutit tė Albanologjisė, Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė, ambasadės Italiane nė Tiranė gjithashtu edhe Qarkut tė Gjirokastrės si organi administrativ i territorit nė kėtė zonė. Marrėvėshja pėrcakton pėr tri vitet e ardhshmegjithė fushat e bashkėpunimit nė sektorin e arkeologjisė dhe administrimit tė territorit pėr zonėn arkeologjike tė Adrianopolit antik, thotė Roberto Perna, drejtuesi i misionit arkeologjik shqiptaro italian nė sitin e Adrianopolit antik.SHEKULLI
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|