![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Artur Korriku
Njė far antik ėshtė zbuluar nė qytetin e Durrėsit. Arkeologėt thonė se ky far ndriēues rreth 2300 vjet mė parė iu shėrbente anijeve tregtare qė mbėrrinin nė portin detar. Zbulimi ėshtė njoftuar gjatė njė seminari nė qytetin e Durrėsit mbrėmjen e sė enjtes, nga specialistėt shqiptarė dhe italianė, qė po kryejnė fushatėn e pestė tė gėrmimeve arkeologjike nė amfiteatrin roman tė qytetit. Gėrmimet Gjatė kėtij seminari u paraqitėn pėr herė tė parė pėr publikun rezultatet e njė gėrmimi tė rėndėsishėm, i cili u drejtua nga Departamenti Arkeologjik i Durrėsit gjatė muajve tė kaluar. Gėrmimet e drejtuara nga prof. Afrim Hoti u kryen nė lagjen nr.3 rruga "H. Troplini", Durrės, ndėrmjet sheshit qendror tė qytetit dhe portit aktual. Zona e gėrmuar ka zėnė njė sipėrfaqe prej 372 metrash katrorė dhe ka arritur njė thellėsi prej 4.30 m. Por arkeologėt i kanė ndėrprerė gėrmimet pėr shkak tė rritjes sė nivelit tė ujit dhe shndėrrimit tė tij ne njė moēal, ēka duket edhe tani. Specialistėt kanė njoftuar se janė zbuluar mbetje tė periudhės greke, klasike tė vonė, helenistike, romake dhe mesjetare. Nė urgjencėn e dokumentimit tė strukturave tė zbuluara para se tė pėrmbyteshin dhe me qėllim interpretimin e kompleksitetit tė dukshėm, Departamenti i Arkeologjisė sė Durrėsit kėrkoi mbėshtetjen shkencore dhe teknike tė misionit arkeologjik italian, qė nė tė njėjtėn kohė po punonte nė gėrmimet e programuara nė amfiteatėr. Ekipi i kėtij misioni: prof. Sara Santoro, Barbara Sassi, Alberto Monti, Mikele Ferrarini, Mirela Kocollari, Silvia Gregori, dhe Roberto di Febo kanė realizuar njė rilevim dhe njė pėrshkrim e dokumentim tė strukturave, sė bashku me njė hipotezė tė parė interpretimi qė bazohet mbi kuotat, teknikat e ndėrtimit dhe tipologjitė e mureve. Zbulimi Strukturat e zbuluara janė interpretuar si magazina dhe oborre, korridore, urėza dhe kanalizime urbane, mbetje tė ambienteve publike tė njė lagjeje portuale e pajisur mirė. Megjithėse me orientime tė ndryshme, tė gjitha strukturat kanė njė degradim drejt detit (lindjes). Nė anėn veriore tė gėrmimit njė strukturė rrethore me diametėr 8 m, e realizuar me mure tė jashtėm dhe qoshe prej guri dhe tė mbushura mė llaē, ėshtė interpretuar si njė kullė e sinjalizimit me dritė (far) dhe qė bėnte pjesė nė sistemin kompleks nė portin e vjetėr, tė famshėm dhe shumė tė frekuentuar tė Durrėsit. Sipas teknikės sė ndėrtimit, struktura ėshtė e datueshme nė fund tė shek. 4, deri nė fillim tė shek. 3 para Krishtit. Teknika e tij e ndėrtimit ėshtė krejt e ndryshme nga ajo e fortifikimit e periudhės sė antikitetit tė vonė nė Durrės, si nga bazamenti rrethor nė qendėr tė Forumit Bizantin dhe qė duhet tė shėrbente si mbajtėse e njė statuje mortore. Lidhja me magazinat, urat, sistemin hidraulik dhe cisternat, i jep mė shumė jetė hipotezės se kemi tė bėjmė me strukturat e njė fari. Faret Faret antike greke e romake te njohura nė detin Mesdhe janė pothuajse 100. Burimet e shkruara dhe paraqitjet nė piktura, skulptura dhe nė monedha janė shumė tė dendura, sepse fari ishte njė monument qė shėrbente edhe pėr manifestimin e fuqisė sė sundimtarėve si dhe pėr shfaqjen e teknikės dhe teknologjisė ndėrtimore. Vetėm 20 nga kėto fare njihen nga mbetjet e tyre arkeologjike. Mė i famshmi prej tyre, Fari i Aleksandrisė, qė ishte njė nga shtatė mrekullitė e botės, ka humbur pėrgjithnjė. Ndėrsa fari i ruajtur mė mirė ndodhet nė La Korunja tė Spanjės, dhe kėtė vit ka marrė titullin e Monumentit tė Trashėgimisė Kulturore tė Njerėzimit nga UNESCO. Me kėtė rast, nė muajin qershor nė njė kongres ndėrkombėtar ku ndodheshin specialistė tė fareve antike nga e gjithė bota, u prezantua hipoteza qė zbulimi i Durrėsit ishte njė far. Hipoteza u mbėshtet nga studiuesit: forma e rrumbullakėt ėshtė tipike pėr faret e Mesdheut Lindor, dhe pėrqasja mė e afėrt janė tre faret e ishullit Thasos tė epokės greke dhe tė atij roman tė sapo zbuluar nė Patara nė Turqi. Bashkėsia shkencore ndėrkombėtare uron qė gėrmimet e reja me mjete financiare tė pėrshtatshme tė mund tė konfirmojnė kėtė hipotezė shumė tėrheqėse dhe tė kėrkohen tė gjitha mjetet pėr tė ruajtur dhe pėr ta bėrė tė vizitueshėm nga publiku kėtė monument antik kaq tė rėndėsishėm dhe tė ēmuar. Bashkia e Durrėsit, e cila punon nė bashkėpunim tė ngushtė me Projektin Pilot pėr realizimin e Parkut Arkeologjik Urban, e ka futur kėtė pjesė nė konkursin e ideve pėr riprojektimin arkitektonik tė sheshit qendror tė Durrėsit. Gazeta Shqiptare
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|