Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 25-07-08, 20:32   #1
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,181
Rrespekti: 7 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim Historia e historisė

Albin Kurti

Secili nga ju qė filluat ta lexoni kėtė shkrim jeni mė tė moshuar se UNMIK-u. UNMIK-u ėshtė vetėm 9 vjeē. Pra, si njė kalama aty diku nga klasa e tretė e shkollės fillore. Analogjia pėrfundon kėtu. UNMIK-u nuk sundon si njė kalama. Neve tė sunduarve prej tij UNMIK-u na konsideron kalamaj. Kėshtu ai i ka hapur tė dy krahėt e portės pėr sundim jodemokratik mbi ne. Krahu i djathtė i portės: duke na trajtuar si tė mitur ai s’na e lejon vetėqeverisjen e vėrtetė; tė miturit nuk janė tė zotėt e vetes sė tyre andaj tė rriturit marrin vendime pėr ta. Krahu i majtė: duke na trajtuar si tė mitur ai na e mohon tė kaluarėn tonė tė gjatė; tė miturit nuk kanė histori dhe e vėrteta e tyre mbetet tė definohet. Megjithatė, kalamajtė rriten, apo jo? Le tė presim edhe pak,koha e bėn tė veten, sė shpejti do tė bėhemi tė rritur edhe ne. Vitet kalojnė dhe sakaq bėhemi tė moshės madhore! Nuk ėshtė bash kėshtu. I kemi politikanėt nė krye tė institucioneve dhe partive kryesore qė kujdesen pėr trajtimin tonė prej kalamajsh. Nga kėta dy krahė tė hapur qė e mundėsojnė dhe pėrligjin sundimin e huaj, sidomos ky i majti, ėshtė mė i dhimbshėm dhe mė i dėmshėm. Simptomė e theksuar e kėsaj ėshtė hapja e dilemės se kush jemi nė kohėn kur gjithnjė e mė pak kemi. Nė kohėn kur s’kemi integritet territorial,sovranitet dhe as kontroll tė resurseve natyrore, nė kohėn kur kemi rritje tė varfėrisė, papunėsisė dhe tė ēmimeve, pėrkundėr pavarėsisė sė shpallur e tė njohur, lulėzojnė debatet mbi atė se kush ėshtė shqiptar e kush kosovar, se kush ėshtė rom, egjiptas apo ashkali, se kush ėshtė mysliman i vėrtetė e kush edhe mė i vėrtetė se aq, se a jemi kėshtu apo ashtu etj. etj.Mohimi i historisė kolektive i zmbraps njerėzit nė introspeksion identitar. Pakėnaqėsia e tyre politike, sociale dhe ekonomike pėson zhvendosje drejt ēėshtjeve kulturore, etnike dhe fetare. Hiperbolizohen diferencat dhe promovohet diversiteti pėr ta mbytur universalen dhe pėr ta zhbėrė solidaritetin. Nėse historia megjithatė nxjerr nganjėherė krye si njė ‘rikthim i sė ndrydhurės’ atėherė sillet nė skenė diskursi i tė qenit politikisht korrekt, me ē’rast ndėrkombėtarėt e UNMIK-
ut kėrkojnė version tė balancuar tė historisė qė i pėrfshin “perspektivat e tė gjitha palėve”. Vetja historike lejohet tė shfaqet vetėm nė suazat e shumėsisė sė rrėfimeve qė ushqejnė dallime dhe kriza identitetesh. Ndėrkombėtarėt, si zakonisht,vetes ia ndajnė arbitrarisht rolin e ndėrmjetėsuesit qė ėshtė veēse njė eufemizėm mė i durueshėm moralisht pėr sundimin e vazhdueshėm tė tyre mbi neve. Duke e shpėrfillur tė kaluarėn tonė na mbajnė tė bllokuar nė tė tashmen, para njė tė ardhme siguria e sė cilėsqėndron nė proporcion tė zhdrejtė me dobėsinė tonė. Madje, njerėzit dekurajohen pėr tė trajtuar e diskutuar historinė, duke e paragjykuar atė si diēka tė mėrzitshme dhe tė shkuar, kur dihet se pikėrisht studimi dhe analiza e historisė ndėrgjegjėson njerėzit pėr interesat gjeostrategjike tė fuqive tė mėdha e tė vogla nėpėr epoka tė ndryshme, dhe i ndihmon ata nė definimin dhe angazhimin pėr interesin e tyre nė tė tashmen dhe tė ardhmen. Nė ēdo aspekt dhe ndėrmarrje tė tyren, ndėrkombėtarėt qė qeverisin me Kosovėn, aludojnė dhe sugjerojnė tė mos pėrfillet historia, duke u kujdesur kėsisoj qė populli i Kosovės tė mos bėhet asnjėherė njė “Ne” subjektive, por gjithnjė tė mbetet vetėm njė “Neve” e objektifikuar.Pėr ta kuptuar se si krerėt e institucioneve tė Kosovės janė agjentė tė mohimit tė historisė mė sė miri shihet nė tekstin e Deklaratės sė Pavarėsisė dhe nė atė tė Kushtetutės sė Kosovės. Dy historianė, Hashim Thaēi dhe Jakup Krasniqi, e shporrin historinė e Kosovės, kurse juristi Fatmir Sejdiu e legalizon kėtė duke i dhėnė formėn e duhur juridike. Nė Deklaratėn e Pavarėsisė fjala histori figuron dy herė dhe atė kur flitet pėr tė ardhmen: sė pari, kur flitet pėr tė ardhmen tonė nė familjen
europiane; dhe, sė dyti, kur flitet pėr marrėdhėniet historike me Serbinė “tė cilat synohet qė tė zhvillohen edhe mė tej nė tė ardhmen” (gjithsesi papėrmendur kėtu se si nė kėto ma rrėdhėnie Serbia ka marrur toka e Kosova ka dhėnė njerėz). Nė Preambulėn e Kushtetutės sė Kosovės fjala ‘histori’ nuk pėrmendet fare, kurse nė pjesėn e mėtejme vetėm njė herė te Neni 122(Pėrdorimi i Pasurisė dhe Burimeve Natyrore), nė njė vend qė praktikisht i hap rrugė ligjit tė ‘eksterritorialitetit’. Se Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės e ka pėrjashtuar historinė e kėtij vendi kemi mundur ta kuptojmė vetėm duke shikuar seancėn e Kuvendit tė 17 shkurtit nė televizor pa e dėgjuar fareHashim Thaēin tek e lexonte atė. Nėnshkrimi i Deklaratės sė Pavarėsisė u bė nė njė copė letėr tė trashė e tė zhubrosur qė i ngjante papirusit dhe asisoj dukej e lashtė, dukej qė disi i takonte historisė pikėrisht pasi qė ajo ishtepėrjashtuar.Atė ditė, thjesht, nuk u honeps historia e njė populli pėr hir tė njė sė tashme televizive shumė tė ngushtė, qė i zinte vetėm disa veta. Nėse i pyet ndokush pėr tėrė kėtė gjė, atėherė sigurisht qė dy historianėt dhe juristi nuk e pranojnė se e kanė pėrjashtuar historinė atė ditė ose ndonjė tjetėr.Skizma “gjuhė e folur” – “gjuhė e shkruar” pėrputhet me ndarjen publike-zyrtare tė tyre. Ata njė gjė u thonė gazetarėve publikisht e krejtėsisht tjetėr gjė shkruajnė e nėnshkruajnė nė dokumentet zyrtare qė pėrcaktojnė jetėrat e njerėzve pastaj.Nėse dikur determinizmi historik i socializmit bėnte qė tė flitej pėr pėrmbushje tė historisė dhe jo pėr bėrje tė saj (me ē’rast historia i bėnte politikanėt dhe jo anasjelltas), sot kemi perversionin e kundėrt: flitet pėr bėrje tė pėrditshme tė historisė nga ana e politikanėve (datė, vizitė a takim historik!), por tė cilėt s’arrijnė tė pėrmbushin as premtimet mė tė thjeshta dhėnė qytetarėve para zgjedhjeve. Tė preokupuar me lavdinė e dėshmorėve tė rėnė qė kėta duan ta kalojnė duke mbetur gjallė sigurisht, dy historianėt dhe juristi e pėrmendin aq shumė kėtė predikatin “historike” kudo qė ata marrin pjesė. Po kėta politikanė gjatė negociatave me Serbinė pėr Kosovėn,ēėshtjen e Kosovės e patėn shkėputur plotėsisht nga historia e popullit tė saj. Pėr pasojė, rreth Kosovės as sot e kėsaj dite nuk diskutohet me gjuhėn e drejtėsisė dhe parimeve, por vijon pazari ku flitet pėr oferta dhe kėrkesa. Nė vend se pavarėsia (e Kosovės) tė jetė rezultat i vetėvendosjes (sė popullit tė saj) nė zemėr tė sė cilės ndodhet dekolonizimi, pra korrigjimi i historisė sė agresionit, okupimit dhe shtypjes,pavarėsia – nė njė tė ardhme pas jo shumė vitesh kur e tashmja
do jetė histori e afėrt – rrezikon tė cilėsohet veēse si produkt i raporteve tė caktuara momentale tė faktorėve e organizatave tė fuqishme ndėrkombėtare. Gjithmonė shqiptarėt e Kosovės, por edhe shumica e opinionit publik botėror, kanė gjykuar me tė drejtė se e drejta ėshtė nė anėn e popullit tė Kosovės pikėrisht pėr shkak tė historisė, kurse mundėsitė dhe fuqia janė nė anėn e Serbisė. Sot, me kėtė mohim tė historisė sonė (e vetmja gjė qė mbase mund tė ketė pėrmasa historike nė krejt kėtė situatė), jemi vetėm gjysmė hapi larg qė pavarėsia e Kosovės tė nis tė gjykohet si rezultat i fuqisė sonė (ndėrkohė
qė ne realisht s’jemi tė fuqishėm), kurse historia, dhe me kėtė edhe e drejta, t’i dhurohen Serbisė. Ėshtė gabim fatal tė besohet se me Serbinė kemi mbaruar punė – mė parė punėt me Serbinė vetėm sa vijnė duke u ndėrlikuar. Pavarėsia e Kosovės urgjentisht do duhej bazuar para sė gjithash nė historinė
dhe tė drejtėn tonė dhe kurrsesi vetėm nė miqtė aktualė ndėrkombėtarė.Thjesht, pėr hir tė sė ardhmes sonė tė
afėrt e tė largėt, duhet ndėrprerė sa mė parė kjo histori e ēuditshme qė po pėrjeton historia jonė.
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 16:52.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual