![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 957
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Lajmėrohet nga Komisioni Europian prioriteti i gazjellėsit NABUCCO si projekt pėr planin e zhvillimit energjitik europian, qė do ketė si synim bashkimin e rrjetit tė gazsjellėsve e naftėsjellėsve nga Turqia, tek Europa veri-lindore. Pėr tė garantuar sigurinė e furnizimit energjitik, Europa kėrkon kėshtu ta shtrijė gjithnjė e mė shumė tregun e vetėm europian nėpėr shtete qė duhet tė garantojnė kalimin e apo furnizimin me energji.
Komisioni europian ka sinjalizuar dje katėr projektet prioritare pėr planin e zhvillimit energjitik europian, duke emėruar kėshtu komisionerėt e mbikqyrjes qė duhet tė monitorojnė realizimin e projekteve. Nė rradhė tė parė gazsjellėsi NABUCCO, pėr tė bashkuar kėshtu rrjetin e gazsjellėsve e naftasjellėsve tė Turqisė, pėr nė Europėn veri-lindore, pastaj dhe projektin e ndėrlidhjes sė rrjeteve elektrike me tension tė lartė tė Francės e Spanjės, lidhjet me stacionet eolitike off-shore tė Balltikut dhe tė Deti tė Veriut, si dhe lidhja e rrjeteve elektrike tė Gjermanisė, Polonisė e Lituanisė. Synimi primar ėshtė qė Bashkimi Europian ka ndėr mend t'ia arrijė ėshtė pikėrisht ai krijimit tė rrjetit energjitik tė brendshėm tė ndėrlidhur me atė tė vendeve fornizuese, duke lidhur kėshtu Lindjen me Pėrėndimin nėn njė treg tė vetėm. Nėse nga njėra anė kėrkohet pėrforcimi i sigurisė sė furnizimit energjitik dhe ndėrlidhjet me rrjetet e BE, nga tjetra do tė zgjerohet gjithnjė e mė shumė tregu i vetėm europian nė Shtetet qė do garantojnė kalimin e dhe furnizimin me energji. Nė fakt, jo rastėsisht, po asistojmė nė njė politikė europiane gjithnjė e mė tė tendosur pėr shtrirjen e hyrjen e Vendeve tė reja, shpesh edhe duke u diktuar qeverive tė pėrshpejtojnė rrugėn drejt Europės. Ajo ēka po ndodh nė Ballkan ėshtė njė shembull i dukshėm, pėrsa i pėrket shteteve tė cilat brenda dhjetė vitesh kanė kaluar nga njė situatė e pasigurt dhe e shkatėrruar si pasojė e luftės, njė ndėr tė cilat vetė Europa i ka kėrkuar tė hyjė nė tregun e vetėm dhe tė respektojė, sa mė shpejt tė jetė e mundur, parametrat e Maastricht. Sllovenia e ka pėrfunduar tashmė rrugėn e saj, duke u bėrė i pari ndėr Shtetet Ballkanike qė hyn nė Europė, atė do e ndjekė Kroacia, ndėrsa Serbia do i duhet tė humb Kosovėn pėr tė fituar tė drejtėn e hyrjes brenda tregut tė vetėm e tė mos izolohet nga sistemi i zgjeruar Europian. Turqia po pėrballet me krah tė hekurt, duke pasur nga njėra anė presionet e Europės qė kėrkon tė hyjė nė tregun komunitar dhe tė kooperojė pėr ndėrlidhjen e rrjeteve, nga ana tjetėr partitė e opozitės qė e duan Turqinė jashtė entitetesh tė tilla sovranacionale. Korridori VIII Kėshtu, brenda debateve politike e kontradiktave diplomatike, futen pėr tė sjellė "paqen" projektet pėr realizimin e naftasjellėsve e korridoret, qė bėhen kėshtu ambasadorėt e stabilitetit ekonomik e politik. dhe duke lexuar ndėrmjet fjalėve tė Ministrit Massimo D'Alema i cili, tek Fiera del Levante, me rastin e takimit "Puglia dhe Ballkani, rrugėt e Paqes dhe tė Zhvillimit", flet pėr Korridorin 8 si njė instrument nė duart e Europės pėr tė "fshirė kufinjt" dhe pėr tė shėruar "kėtė rajon tė sfilitur tė Balkanit qė rrezikon tė jetė njė vrimė e zezė brenda Bashkimit Europian". Kėto deklarata sigurisht tė bėjnė tė reflektosh, duke konsideruar se nė 1998 qė pikėrisht Qeveria e D'Alemės ai qė vendosi pėr bombardimin e Nato-s nė rajonit e Kosovės dhe tė Serbisė, pas tensionit tė propagandės dhe tė lobeve qė donin tė shkatėrronin Jugosllavinė. Pra, ajo ēfarė ka sjellė gjithmonė luftė, sot maskohet si mjet pėr integrim ekonomiko-social e antropologjik, ndėrsa vazhdon tė jetė po i njėjti instrument nė duart e entiteteve sovranacionale qė kontrolluar e t'i shėrbyer Shtetet e Balkanit. Nė veēanti Korridori 8, qė do lidhė rajonet e adriatiko-jonike me zonėn ballkanike dhe Vendet e Detit tė Zi, ai pėrbėhet nga njė sistem i shumėanshėm nėn drejtimin Est-Ovest qė pėrfshin porte, aeroporte, interporte, rrugė e hekurudha, pėr njė shtrirje prej 1270 km linjash hekurudhore e 960 km rrugėsh. Por rėndėsia e Korridorit 8 mund tė kuptohet vetėm nėse inserohet nė rrjetin energjitiko-infrastruktural qė shtrihet deri nė Lindjen e Mesme, duke pasur si ambicje prekjen e tregjeve mė tė pasura me naftė, falė realizimit tė gazsjellėsit NABUCCO. Gazsjellesi turko-europian NABUCCO Me njė kosto qė kap vlerėn e rreth 4,6 miliard euro, NABUCCO do ketė si qėllim pėrudhėzimin e gazit natyral nga Turqia nė Austri pėrmes Bulgarisė, Romanisė e Hungerisė, pėr tė zvogluar vartėsin e Europės pėrėndimore ndaj Rusisė. Ndėrtimi i saj dhe shfrytėzimi i pipelines i ėshtė caktuar njė konsorciumi ndėrkombėtar tė dretuar nga shoqėria e naftės austriake OMV, pėrkrah Molle (Hungeria), Botas (Turqia), Bulgargaz (Bullgaria) dhe Transgaz (Romania). Gazsjellėsi pra, do tė shtrihet nė territorin e kėtyre pesė vendeve, do ketė si pikėnisje kufinjt e Turqisė me Gjeogjinė dhe Iranin, dhe si pikė finale nyjėn Baumgarten nė Austri, nga e cila pastaj do tė degėzohet nė pikat mė tė rėndėsishme tė shpėrndarjes drejt Europės kontinentale. Pėr mė tepėr, mundėsia pėr tė lidhur nė tė ardhmen rrjetin me burime tė tjera gazi nė rajon, si atė tė Sirisė, Irakut, Egjiptit, pėrveē Turkmenistanit qė po teston tė ngarkuarit me punė. E nė fakt, nė muajin korrik, Turqia dhe Irani kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr pėrudhėzimin e gazit natyror iranian e turkmen drejt Europės, perveē njė pakti pėr pjesmarrjen turke nė shfrytėzimin e gazit nė qytetin e Asaluye, nė Iran me ndėrtimin e njė gazsjellėsi dhe njė naftasjellėsi prej 3 300 km tė financuar nga tė dyja palėt. Kjo marrėveshje, padyshim pėrforcon pozitėn e Turqisė brenda negociatave diplomatike me Europėn, dhe nė vetė projektin e NABUCCO-s, duke qėnė se ėshtė bėrė njė element vendimtar pėr realizimin e vetmit gazsjellės qė mund t'i iki kontrollit rus dhe qė mund tė pėrudhėzojė gazin Turkmenistan nė Europė pa ndėrtuar njė gazsjellės tė ri nė tabanin e detit Kaspik. Tė mos harrojmė mes tė tjerash qė nė 2010, kontratat e furnizuesve tė shumtė tė gazit europian me Gazprom do rinegociohen, e kėshtu ekzistenca e njė burimi alternativ gazi do e pėrforconte pozitėn e Vendeve europiane brenda negociatave. Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 22-07-08 nė 00:32. |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 957
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Gazsjellesi nenujor South Stream
Ajo ēfarė kėrcėnon suksesin e NABUCCO-s janė manovrat e Rusisė, e cila i forcon gjithnjė pozitat e saja brenda Mesdheut e Lindjes sė Mesme duke garantuar realizimin e naftasjellėsit tė Bourgas-Alexandroupolis i kontrolluar nga tre kompani ruse Transneft, Rosneft dhe Gazprom, tė cilave mund t'i shtrohet gjatė punimeve edhe Shell apo Shteti i Kazakistanit. Ky i fundit faktikisht mund tė rreshtohet pėrfundimisht nė favor tė Rusisė, nė luftėn strategjike qė i sheh tė kundėrvėna Bashkimin Europian me Kinėn pėr kontrollin e njė nga mė tė rėndėsishmit, pėrveē se mė tė paeksploruarit, burime naftė. Kėshtu Bourgas-Alexandroupolis, pėrveē se do krijojė ekonomi me shkallė tė dalluar pėr transportimin e naftės sė Detit Kaspik - qė nuk do trasportohet mė me anije ēisternė pėrmes ngushtėsirave tė Bosforit e Dadaneleve - do i lejojė Rusisė ruajtjen e kontrollit tė pėrudhėzimit tė njė pjesė bruto te Kaspikut, duke i marrė naftasjellėsit anglo-turk tė Bakou-Tbilissi-Ceyhan (BTC) qė i bie pėrqark territorit rus pėrmes Gjeorgjisė. Po me tė njėjtėn mėnyrė ėshtė nėnvizuar rėndėsia pėr pėrshpejtimin e ndėrtimit tė gazsjellėsit nėnujor mes Rusisė e Europės nė tabanin e Detit tė Zi, i ashtuquajturi South Stream. Nė kėtė projekt ėshtė pėrfshirė nė rradhė tė parė shoqėria italiane ENI qė, nė kooperim me Gazprom, ka nėnshkruar nė muajin korrik marrėveshjen pėr ndėrtimin e njė gazsjellėsi prej 900 kilometrash i cili, duke u bashkuar me tė do jetė Korridori 8, do lidhė Rusinė me Italinė. South Stream nė fakt do pėrshkojė detin e Zi deri nė Bullgari, ku do ndahet nė dy degėzime, njėri drejt Austrisė e tjetri drejt Greqisė deri nė portin e Otrantos. Rrjeti rus do ushqejė South Stream me gaz rus tė ardhur nga Azia qėndrore e nga Kazakistani. Serbia shet NIS dhe hyn ne South Stream Sipas te perditshmes shqiptare GAZETA, serbia do beje pjese ne projektin e ndertimit te gaz-sjellesit South Stream ndersa Shoqeria e Naftes NIS do te blihet per 51% nga GAZPROM Ruse. Akordi i bashkepunimit energjitik midis Gazpromit dhe qeverise se beogradit eshte firmosur me 11 dhjetor 2007. Ky akordi cili parashikon pjesemarrjen e Serbise ne gazsjellsin South Stream, ku akuzicioni nga ana e ruseve te paketes aksionare te kontrollit te monoplit serb te naftes Naftna Industrija Srbije (NIS), parashikon ndertimin e infrastructures per magazinimin e gazit. Gazprom me ane te ketij akordi ka shtene ne dore nje biznes qe vlen me shume se 4 miliard dollare. Ky lajm ishte deklaruar edhe ne takimin e krye ekzekutivit tė Gazpromit Alexei Miller me perfaqesuesit e qeverise serbe, ku u propozua shitja paraprake e nje parete aksionare prej 25% tė kapitalit social tė NIS me impenjimin e Gazpromit per tė kryer investime prej mbi 250 milione dollare per zhvillimin e tij. Alexandre Chtok drejtor i skuadres drejtuese tė grupit 2K Auditing-Delovy ka deklaruar: Shitja e NIS ben pjese ne kuadrin e pjesmarrjes se Serbise ne projektin South Stream , dhe kjo do tė thote investime tė metejshme ne Serbi. Analizza e eksperteve tė Gazprom nuk ka lene mbas dore as aspektin politik tė ceshtjes duke deklaruar se: Moska mbeshtet aktivisht Beogradin ne lidhje e ceshtjen e Kosoves dhe si rrjedhoje shoqerite publike ruse mund tė mbeshteten ne menyre reciproke tek Serbia Ky akord hyn ne nje aspekt shume tė rendesishem nderkombetar per tė kanalizuar naften e Detit Kaspik drejt Europes Perendimore, dhe Serbia ne kete menyre nuk do tė jete thjesht nje aksioniere e rendomte por pretendon tė behet lider ne rajonin ballkanik dhe rajonal persa i perket energjise!! Gjithashtu dhe Rusia do tė kete tek Serbia nje aleate shume tė rendesishme e cila do te kthehet ne nje plataforme strategjike per tė perhapur gjithmon e mė shume monopolin e ofertes se naftes se saj! Pra politikat e naftes dhe e interesave energjitike po nxjerrin ne pah luften e heshtur te korporatave dhe shteteve per te patur kontrollin e Ballkanit jo per ta zhvilluar kete rajon, por per ta sunduar dhe kontrolluar ekonomiksht e politikisht per te bllokuar ekonomite e tyre perkatese. Shqiperia ne kete lufte "gjak-naftepirsash" ka humbur lirine e saj ekonomike dhe politike prej 18 vjetesh duke vazhduar zvarritjen e perjetshme ne varferi totale. Projekti AMBO Nė momentin e fillimi tė projektit, ministri Pierluigi Bersani kishte nėnvizuar sesi kjo marrėveshje pėrfaqėsonte " njė element tė ri nė strategjinė e pėrforcimit tė sigurisė energjitike tė Italisė dhe tė Bashkimit Evropian ". Sidoqoftė, duke marrė parasysh evolucionin aktual tė marrėveshjeve energjitike tė Komisionit Europian, marrėveshjet mes Italisė e Rusisė rrezikojnė tė sabotojnė, nė njė farė kuptimi, projektin europian tė NABUCCO-s, qė nė fakt ka si funksion kryesorė shfrytėzimin e pipelines turke pikėrisht pėr tė evituar ato ruse. Pra strategjia e Putin ėshtė e qartė, e ka pasoja determinuese edhe mbi Ballkanin, duke qėnė se Kroacia, Shqipėria, Bosnja, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Romania e Serbia kanė theksuar pjesmarrjen e tyre nė projektin pėr krijimin e kooperimit ballkanik pėr zhvillimin e rrjeteve energjitike tė lidhura me Rusinė. Ky kooperim duhet sipas fakteve t'i kundėrshtojė planet euroatlantike mbi Ballkanin, po aq ambicioze, duke konsideruar realizimin e projektit tė ardhshėm tė konsorciumit amerikan AMBO, naftasjellėsi qė do pėrshkojė Ballkanin, duke lidhur portin e Bourgas nė detin e Zi dhe portin shqiptar tė Vlorės duke kaluar nga Maqedonia. Nė fakt zė fill mė 31 janar tė 2006, marėveshja mes Shqipėrisė, Bullgarisė e Maqedonisė pėr ndėrtimin e naftasjellėsit Bourgas-Vlorė qė do transportojė naftėn e Kaspikut nga Deti i Zi nė Adriatik, ku pritet njė kapacitet vjetor prej 35 milion tonelatash. Ajo ēfarė po ngjan nė projektet e ndėrtimit tė rrjetit energjitik rus e europian, ka njė influencė tė madhe mbi sferėn politike. Ndėrsa Bashkimi Europian ushtron gjithnjė e mė shumė presion mbi vendet Ballkanike dhe mbi vetė Turqinė derisa tė hyjnė brenda Komunitetit nė kohė sa mė tė shkurtra tė jetė e mundur, Rusia mundohet tė garantojė autonominė e tyre nga Institucionet sovranacionale pėrėndimore nė mėnyrė qė t'i kontrollojė e t'i pėrdorė pėr tė zbatuar strategjinė e saj gjeopolitike. Interesat e larta nė lojė, bėjnė qė Ballkani tė vazhdojė t'i mbijetojė njė klime tensionesh e konfliktesh, brenda tė cilėve popujt janė gurė pėr t'u manovruar, ndėrsa pikat e daljes, naftasjellėsit si dhe portet janė protagonistėt e vėrtetė. |
||
|
|
|