Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 16-10-08, 06:23   #1
Struga
 
Avatari i polisi_tajrush
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 698
Rrespekti: 4 polisi_tajrush will become famous soon enough
Gabim Ndarja e Kosovės

Pothuajse nė fund tė viteve 80-ta tė shekullit tė kaluar, Serbia fillon realizimin e projektit “Serbia e Madhe”. Fillimisht realizon pjesėn e parė tė projektit, duke suprimuar autonominė e Kosovės dhe Vojvodinės.


Nė pėrpjekjet e saj pėr ta realizuar pjesėn e dytė tė projektit, Serbia pėrkrah grupet e rebeluara serbe kundėr Qeverisė sė Kroacisė. Kuvendi i Kroacisė, duke e parė se Serbia synon ndarjen e pothuajse 1/3 sė territorit tė saj, mė 25 qershor 1991, e shpallė Kroacinė shtet tė pavarur dhe sovran. Kroacia, e vetėdijshme se Serbia do ta sulmojė pas shpalljes sė pavarėsisė, paraprakisht kėrkon nga ShBA-tė ndihmė pėr tė pėrmirėsuar armatimin e policisė, por ShBA refuzon njė gjė tė tillė pėr shkak tė frikės se Kroacia mė pas mund t’i shtypė serbėt lokalė. Tė mos harrojmė, nė fillim ShBA ishte kategorikisht kundėr ndarjes sė Jugosllavisė.

Serbia, pėrmes APJ-sė, armatos serbėt lokalė pėr tė parandaluar pavarėsinė e Kroacisė. Serbėt shpallin mini republikėn e tyre nė Kroaci. Kroacia importon nga Hungaria armatim tė sofistikuar. Pėrfaqėsuesi i Kroacisė nė RSFJ, Stipe Mesic', deklaron publikisht se Kroacia ose duhej tė blente kėtė armatim, ose, nė vend tė armatimit, tė blinte stilolapsė dhe me ta tė shkruante “Ju lutem, mos na sulmoni”. Pėr mė shumė, Mesic' e paralajmėron Serbinė se sė shpejti nė Knin do tė valojė flamuri kroat. Nė fillim tė gushtit tė vitit 1995, Kroacia vendos kontroll nė tėrė territorin e vet. Pra, Serbia pas dėshtimit nė Slloveni dhe Maqedoni, dėshton edhe nė Kroaci. Njė dekadė mė vonė dėshton edhe nė Malin e Zi. Por, nuk mund tė thuhet se Serbia ka dėshtuar nė Bosnjė e Hercegovinė (pėr shkak tė Marrėveshjes sė Dejtonit) dhe nė Kosovė (pėr shkak tė Planit tė Martti Ahtisaarit).

Presidenti i Serbisė, Boris Tadic', nė fillim tė muajit tetor deklaroi se nė qoftė se shterren tė gjitha opcionet pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės, atėherė, Serbia do ta shqyrtojė opcionin e ndarjes sė Kosovės. Serbia momentalisht ėshtė e interesuar tė realizojė planin A, i cili parasheh ruajtjen e Kosovės nėn sovranitetin formal tė Serbisė. Nėse dėshton plani A, atėherė, vjen nė shprehje plani B, i cili nėnkupton ndarjen e Kosovės.
Se ēfarė do tė ndodhė, varet edhe nga vendimi qė do tė marrė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (GjND). Nėse mendimi kėshillues i GjND-sė ėshtė pozitiv pėr Serbinė, atėherė, Serbia nuk do tė lėshojė pe nga plani A. Por, sipas tė gjitha gjasave, GjND-ja do tė deklarojė se nuk ėshtė nėn juridiksionin e saj tė japė mendim pėr shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės ose do tė japė mendim ambivalent. Nė qoftė se mendimi i GjND-sė nuk ėshtė krejt qartė nė anėn e Serbisė, atėherė, sipas tė gjitha gjasave, Serbia do tė pėrcaktohet pėr planin e dytė: ndarjen e Kosovės. Duhet thėnė edhe se Serbia, pėrveē Kosovės, do tė synojė ta ndajė edhe Bosnjė e Hercegovinėn.

Meqė u pėrmend GjND-ja, nuk ėshtė mirė tė mos e pėrmendim margaritarin qė na e ofroi njė “konsulent i pavarur dhe kontribues” i njė gazete poqeveritare. Sipas tij, Serbia ka lėshuar pe nė favor tė Kosovės sepse nė fillim ka kėrkuar opinionin kėshillues tė GjND-sė se a ėshtė shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nė pėrputhje me Rezolutėn 1244, ndėrsa tani po kėrkon tė di nga GjND-ja se a ėshtė shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Nė tė vėrtetė, Serbia nuk ka lėshuar pe, ashtu siē po pretendon ‘konsulenti i pavarur’, por vetėm ka korigjuar kėrkesėn e saj sepse sikur Serbia tė pyeste GjND-nė se ‘a ėshtė shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nė pėrputhje me Rezolutėn 1244’, atėherė, GjND-ja shumė lehtė do tė mund tė pėrgjigjej pozitivisht, meqė edhe teksti i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės e merr pėr bazė Rezolutėn 1244.

Sidoqoftė, deri nė marrjen e vendimit tė GjND-sė, Qeveria e Kosovės do ta kompletojė implementimin e Planit tė Martti Ahtisaarit pėr sa i pėrket krijimit tė komunave tė reja serbe dhe tė krijimit tė partneritetit tė komunave serbe nė Kosovė. Kėshtu, Qeveria e Kosovės do t’ia bėjė Serbisė edhe mė tė favorshme gjendjen terren pėr ta ndarė Kosovėn. Shembulli mė i mirė se trupat ndėrkombėtare nė Kosovė nuk do ta pengojnė ndarjen e Kosovės, ėshtė ndarja e Bosnjė Hercegovinės pėrkatėsisht krijimi i entitetit kriminal tė quajtur Republika Srpska. Po ashtu, shembull ilustrativ ėshtė edhe deportimi nė prani tė trupave ndėrkombėtare i 11 mijė e 364 shqiptarėve nga veriu i Mitrovicės nė natėn mes 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000. Siē duket, Kryeministri i Kosovės ėshtė i vendosur qė t’i pajis pjesėtarėt e TMK-sė me stilolapsė dhe t’i urdhėroj tė shkruajnė “Ju lutem, mos e ndani Kosovėn”.

Shkėlzen Gashi
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA

Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
polisi_tajrush nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 12:33.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual