Kush Eshte Minoritari Grek Mihal Delijorgji ?
Marre nga Gazeta Shqip 20 Mars 2008
Kontrata e parė me Ministrinė e Mbrojtjes: Njė tank pėr 300 mijė lekė Mihal Delijorgji, njeriu mė i pėrfolur sot nė Shqipėri, nuk ishte askushi pėrpara 17 vjetėsh.
Njė i ri minoritar grek me arsim 8-vjeēar dhe me njė kurs mekanizatori, nga Dropulli qe do tė ndiqte rrugėn e babait, duke punuar me ekskavator nė vendlindje nese rėnia e diktaturės dhe hapja e kufijve nuk do e shkėpusnin Delijorgjin nga ekskavatori, pėr ta ēuar nė frontet e vėshtira tė punės nė Greqi, si shumė bashkėmoshatarė tė zonės. Pas mė pak se 2 vitesh emigrim, Mihali u rikthye nė Shqipėri pėr tė nisur njė biznes pak tė eksploruar nė atė kohė, atė tė hekurit. Fillimet rezultuan tė suksesshme, sepse Shqipėria gėrmadhė ishte e etur pėr hekur pėr ndėrtim, sikundėr ėshtė e pangopur edhe sot.
Por ylli i Delijorgjit do tė ndriste vetėm nė vitet 2000, kur nė dorė tė tij ra njė pasuri pėrrallore: Qindra mijėra tonelata metale tė shtrenjta, tė harruara nė depot e ushtrisė sė shkatėrruar tė vendit. Shoqėria Pėrparimi sh.a. e administruar prej minoritarit grek Mihal Delijorgji, arriti nė vitin 2004 tė siguronte njė kontratė pėr demontimin e tankeve dhe autoblindave tė ushtrisė, duke nisur kėshtu njė biznes prej miliona dollarėsh qė pėrfundoi nė mėnyrė tė tmerrshme mė 15 mars nė Gėrdec tė Vorės.
Nė Gjirokastėr, shumė njerėz e kujtojnė me detaje kohėn kur Mihal Delijorgji nisi tė tėrhiqte tanket nga repartet e ushtrisė.
Disa nga ish-ushtarakėt tankistė tė divizionit ushtarak Labėria nė Gjirokastėr, thonė se pas hapjes sė depove dhe reparteve ushtarake gjatė trazirave dhe kaosit tė vitit 1997, nė repartin ushtarak tė Arshi Lengos (atėherė ish-brigadė luftarake tankiste) u grumbulluan tė gjitha tanket ruse dhe kineze tė reparteve tankiste tė rajonit jugor tė vendit.
Nė kėtė ish-brigadė tankiste, pas vitit 1997, u grumbulluan rreth 110 tanke tė amortizuara tė markave ruse dhe kineze, tė sjella edhe nga repartet e tjera tankiste tė brigadės nga Rusani i Delvinės dhe repartet e tankeve nė Mashkullorė dhe Goranxi. Tanket u shitėn dhe u tėrhoqėn pėr skrap nė vitet e mėpasshme nga disa kamionė tė mėdhenj tė njė firme private qė nė mos gaboj e kishte emrin Pėrparimi dhe me sa mbaj mend unė, kjo tėrheqje zgjati pėr rreth 3 vjet gjatė kohės kur ministėr i Mbrojtjes ishte Pandeli Majko, tregon pėr gazetėn Shqip ish-oficeri tankist K.T.
Sipas ish-oficeri tankist K.T , nė atė periudhė, njė tank shitej te kjo firmė private vetėm me 300 mijė lekė (tė reja), ndėrkohė qė njė tank rus peshonte nga 32 deri nė 35 tonė, ndėrsa njė tank kinez peshonte mė shumė se 36 tonė dhe nė pėrbėrje tė tyre, thotė ai, kishte pjesė dhe pajisje ēeliku special, gize, bakri dhe bronzi. Nėse do tė shiteshin pjesėt dhe pajisjet e tankeve tė demontuara nga ana jonė, si tankistė, ato do tė krijonin tė ardhura tė pallogaritshme dhe ne tankistėt nuk do tė silleshim rrugėve pa punė, thotė ish-tankisti K.T.
Personin qė merrej me blerjen dhe shitjen e tankeve, Biznesmenin me kombėsi Greke dhe nėnshtetėsi Shqiptare, nga fshati Terihat i Dropullit tė Poshtėm, minoritari Mihal Delijorgji, ish-ushtaraku e ka njohur gjatė kohės kur kryente shėrbimin ushtarak nė Gėrhot.
Para ndryshimeve politike tė vitit 1990, Delijorgji njihej nė Gjirokastėr si njė ekskavatorist i ish-Ndėrmarrjes Shtetėrore tė Bonifikimeve, zanat qė ai e trashėgoi nga babai, qė ishte njė nga mekanizatorėt mė tė zotė tė mjeteve tė rėnda qė bonifikuan fushėn e luginės sė Drinos. Pas kėsaj periudhe, Mihali njihet si njė biznesmen i suksesshėm i shitjes sė shufrave tė hekurit pėr ndėrtim. , thotė ish-ushtaraku.
Bashkėfshatarėt e Delijorgjit, nga Terihati, thonė se pas mbarimit tė shkollės 8-vjeēare dhe shėrbimit ushtarak tė detyruar, ai ka pėrfunduar njė kurs kualifikimi pėr mekanizator nė Durrės. Deri nė orėt e fundit tė sistemit komunizmit Delijorgji ka punuar si ekskavatorist nė punimet bonifikuese, por pas vitit 1990, ai ka nisur biznesin privat dhe i mbėshtetur edhe nga familjarėt e bashkėshortes, ka shėnuar suksese me veprimtarinė e tij tė tregtisė dhe biznesit privat nė disa fusha.
Gjatė kohės kur nisi shitja dhe tėrheqja e tankeve nga reparti i Arshi Lengos- pohon ish-oficeri tankist K.T.- njė ish- nėnoficer tankist qė do tė dilte nė asistencė nga mbyllja e repartit kėrkoi tek autoritetet e Repartit tė Tankeve qė tė blinte njė tank me ēmimin e shitjes te firma private, por kjo gjė nuk ju mundėsua, pasi sipas drejtuesve tė ish-divizionit Labėria, tanket ishin shitur me ankand te firma transportuese.
Kur mora vesh se njė tank shitej vetėm me 300 mijė lekė, duke e njohur mirė fuqinė e tankeve qė kisha pėrdorur gjithė jetėn, mendova qė tė merrja njė tank, pėr ta pėrdorur pėr punime bujqėsore, por shefat mė thanė se tė gjithė tanket ishin shitur nė njė dorė te njė firmė private, tregon ish-nėnoficeri S.D., qė dėshironte tė blinte njė nga tanket qė kishte blerė dhe transportuar pėr nė Elbasan biznesmeni Mihal Delijorgji.
Shkaku kryesor qė e shtyu ish-nėnoficerin tė blinte njė tank, ishte fakti qė gjatė kohės kur firma private e Delijorgjit ishte duke tėrhequr dhe transportuar tanket pėr skrap, kishin humbur dy tanke, dhe kjo gjė u kalua shumė lehtė nga efektivi i njė reparti qė deri nė momentin e shitjes sė tankeve e kishte jetėn e tij e tė familjes tė lidhur pazgjidhshmėrisht me kėta tanke.
Fillimisht ne tankistėt nuk besonim qė ata tanke ishin duke u shitur me 300 mijė lekė do tė shkriheshin nė furrnaltat e Elbasanit dhe mė kujtohet se shumė nga ish-kolegėt e mi tankistė u tallėn me mua atėherė qė kėrkova tė blija njė tank, por kur mėsuan se dy tanke kishin bėrė kėmbė, kishin humbur pa nam e nishan dhe askush nuk u shqetėsua pėr kėtė humbje, tė gjithė kuptuan se tanket tona kishin marrė rrugėn e shkrirjes dhe paratė e shitjes sė tyre kishin gjetur vendin dhe ne duhet tė dilnim si rruar e qethur nė asistencė, tregon ish-nėnoficeri.
....... .......................................... Natyrshem lindin shume pyetje:
Cili ka qene roli i qarqeve Greke ne gjithe kete biznes fitimprures?
Perse nxitoi qeveria Greke (qe dihet qe seshte dashamirese ndaj ceshtjeve te kombit shqiptar) te thote se Greqia do ta njohe Kosoven ne nje kohe te mevoneshme? Dhe kjo pas vizites se Ministrit te Jashtem Serb ne Greqi.
Pse kaq nxitim shpalljen zyrtare per perkrahjen e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nga ana e Greqise?
Cilat kane qene lidhjet e Delijorgjit me qarqet Greke? Aq me teper qe Delijorgji ka filluar te beje biznes me Ministrine e Mbrojtjes qe kur ishte Pandeli Majko Minister. Si ka mundesi qe nje mashtrues ordiner si minoritari grek Delijorgji ka arritur te fuse ne gracke Shtetin mė aparatet e tij, Qeverine, Ministrine e Mbrojtjes,dhe Kryeministrin?
Pse vetem Delijorgji kishte eksluzivitetin per kete biznes?
Kujt i perket ne te vertete firma Qipriote? Zyrtareve Shqiptare? Zyrtareve Greke? Zyrtareve Amerikane? Apo te 3 paleve bashke?
Gazeta socialiste ZP e dates 24 maj 2006 shkruante: Bashke opozita, Berisha edhe 390 dite
Pra qė nė ditėt e para tė qeverisjes se tė djathtes opozita e majte e bashkuar do ia pėrcaktonte mire ditėt e qeverisjes, e nuk do ulej tė ndihmonte qeverinė dhe shtetin, se si mund tė ecej mė mirė me reformat, se si mund tė ngrinim sa tė jetė e mundur e mė shumė nivelin e mirėqenies, e njė mijė e njė probleme qė Shqiperia ka!
Delijorgjizimi dhe gangsterizmi politik nuk lindi me 15 mars 2008, ato fenomene u mbarten qė para 2000-shit, fermentuan dhe u krijuan kur ishte edhe e majta ne pushtet!!!
Nuk mendon opozita e majte se si mund tė dilet sa mė shpejt nga gėrmadhat e Gėrdecit, si mund tė shpėtojnė pa gjymtime ata qė patėn fatin tė jetojnė, se si mund tė pėrfundojė sa mė shpejt rruga e Prishtinės, se si mund tė mos ndodh mė njė Gerdec i ri, se si te zhvillojme politikisht dhe ekonomikisht nje shqiperi tė forte e tė fuqishme .
JO, OPOZITA E MAJT SA HERE QE VJEN NE PUSHTET DO PERDORE GRUSHTIN E SHTETIT(sic beri ne 1997)NUK PRET ZGJEDHJET NORMALE MENDON VETEM PER KOLLTUQET E SAJA!
Opozita le tė pyesė Majkon, Ramen, Gjonin e gjithė ministrat e vet, se si u fut Delijorgji, Pinari e gangsterė tė tjerė nė lojrat e pehlivanėve tė politikės, qė sot kėrcejnė si pleshti, pėr tė ikur nga e verteta!
Dhe, pėrnjėherė nė shėrbim tė tyre vihen gazetarėt skllave-shėrbėtorė, pėr tė cilėt rrotullohet ēdo gjė qė paguhet, pėr tė venė kujėn mė tituj gėrdecianė e shumė e shumė xhevahire tė tjera, qė ende nuk janė raportuar, as ne organin e akuzės.
Si nuk doli njė gazetar, tė thotė, si tu vijmė nė ndihmė kėtyre njerėzve, tė shėrojmė tė gjallėt dhe tu bėjmė nderet e merituara atyre qė shkuan, tu ndėrtojmė shtėpitė, rrugėt dhe tė pastrojmė gėrmadhat e asaj katastrofe, tė mendojmė se si mund tė punohet mė mirė nė depot dhe pėr armėt e tjera tė paēmontuara, kush tė punojė nė to dhe si tė punohet pėr tu lokalizuar, sa tė jetė e mundur e mė pak dėmi qė mund tė vij nga njė pakujdesi, se si mund tė hartohet njė ligj, qoftė edhe pėr kėtė rast, se si e ma ēfarė ēmimi duhen shitur, se ne po na marrin arin pėr hekur etj etj...
Si e majta ashtu edhe e djathta duhet ti therrasin mendjes, duke marre seriozisht punen qe kryejne dhe per ti bere reformat menjehere dhe jo ne nje periudhe kaq tė gjate(18 vjet) pasi shqiptaret nuk mund tė presin pėrjetėsisht, kur brezi i parė po ikėn pa e shijuar demokracinė, brezi i dytė po edukohet me veset e kėqija tė 1 sistemi tė kalbur e tė korruptuar!
Opozita dhe Pozita kane njė regji tė specializuar nga kelyshat Serbo-Greke, se ndryshe ska si tė ndodh dhe tė shpjegohet ngecja e njė vendi kaq tė begatė si Shqiperia, nė tė njėjtit parametra pėr 18 vjet!!!
Pse tolerojme autoritarizmit e te gjithe liderave: Berisha, Nano, Rama, etj.?
Pse kemi munges atdhedashurie dhe 1 pritshmeri dhe kaq te ulet per Shqiperine ?
Kjo mungese e theksuar e papergjegjshmerise qytetare, qe egziston qe nga Kryeministri, Qeveria, Shteti dhe aparatet e tij, e deri tek qytetari i thjesht e ka bazen tek indiferenca jone, indiferenca ime, indiferenca jote, INDIFERENCA E TĖ GJITHVE !!
SHQIPTAR MOS FLI POR ZGJOHU SHQIPTAR!!!
Sipas dokumentit tė QKRB rezulton se Mihal Delijorgji nuk ėshtė ortak i vetėm i kompanisė, ndėrsa zotėron maxhorancėn e aksioneve tė firmės. Thellohet skandali i fabrikės sė vdekjes nė Gėrdec tė Vorės, pas bėrjes publike tė dokumentave tė firmės Alba-Demil. Sipas dokumentit tė Qendrės Kombėtare tė Rregjistrimit tė Bizneseve, rezulton se Mihal Delijorgji nuk ėshtė ortak i vetėm i kompanisė, ndėrsa zotėron maxhorancėn e aksioneve tė firmės 75 pėrqind.
Pjesa tjetėr e aksioneve (25 pėrqind) janė nė pronėsi tė firmės amerikane SAC, me president Patric Henry III, qė ėshtė pikėrisht firma qė MEICO ka kontraktuar pėr demontimin e materialeve luftarake nė Gėrdec tė Vorės.
E ndryshe nga sa u bė publike nė kontratat e firmosura mes MEICO dhe SAC, pikėrisht kontrata e parė nė Qershor 2007 dhe kontrata e dytė nė Dhjetor 2007 dhe mė pas kontrata mes SAC dhe nėnkontraktorit shqiptar Delijorgji, dokumenti i regjistruar pėr firmėn Alba-Denil, hedh poshtė tė gjithė skemėn false ngritur nga firma amerikane dhe ajo shqiptare pėr ēėshtjen e ēmontimit.
Kjo sepse, MEICO ka kontraktuar direkt kompaninė shqiptare Alba-Demil tė Mihal Delijorgjit, ku SAC (Kompania Amerikane) ka nė pronėsi 25 pėrqind tė aksioneve.
Kontratat
Nė dritėn e kėtyre detajeve, SAC dhe Albademil kanė qenė, gati e njejta kompani, duke patur tė pėrbashkėt amerikanin Henry. Kėshtu, SAC, qė ka fituar edhe tė drejtėn pėr tė ēmontuar municione tė ushtrisė shqiptare, ja ka kaluar atė tė drejtė vetvetes, pra Albademilit, ku ishte pėrsėri aksioner Patrick Henry. Pra, Albademil nuk mund tė konsiderohet, nė kėto kushte, si njė nėnkontraktor. Dukshėm, emri i njė kompanie amerikane ėshtė pėrdorur si mbulim i faktit qė ka qenė biznesmeni shqiptar Delijorgji, i inkriminuar mė parė pėr evazion fiskal, ai qė ishte boshti i vėrtetė i kėtij biznesi. Duke i shpėrblyer me 25 tė tė ardhurave partnerit amerikan tė drejtėn e pėrdorimit tė emrit tė SAC-it si mbulim.
Por nė rast se do tė zbatohet ligji shqiptar, pronari i Southern Ammunition Company Inc (SAC), me qendėr nė shtetin e Karolinės sė Jugut (SHBA), Patrick Cornelious Henry III, duhet tė procedohet penalisht si bashkėpėrgjegjės pėr tragjedinė e Gėrdecit. Kjo, pasi legjislacioni shqiptar njeh pėrgjegjėsinė pėr administratorin e njė subjekti privat pėr ēdo shkelje ligjore. Nė rastin e kompanisė Albademil, del se administrator nuk ishte vetėm njė person, por dy. Tė dy ortakėt ndajnė edhe pėrgjegjėsinė pėr ēdo mosrespektim tė ligjit nė vendin tonė.
Objekti
Sipas dokumentit, qė ndodhet nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit, Albademil ka statusin e shoqėrisė me pėrgjegjėsi tė kufizuar. Objekti i veprimtarisė sė saj ėshtė, jo vetėm ēmontimi dhe demilitarizimi, por edhe eksporti i armatimeve jashtė Shqipėrisė. Pra, i armėve tė paēmontuara. Madje, tė tė gjitha llojeve tė kalibrave, sikurse theksohet shprehimisht. Duke pėrfshirė edhe kalibrat e mėdhenj, siē ishin predhat 100-152 mm, qė shpėrthyen nė fabrikėn e Gėrdecit. Kjo bie ndesh me deklaratėn e pėrfaqėsuesit tė SAC-it, i cili u shpreh se nė Shqipėri nuk ėshtė marrė me municione tė kalibrave tė mėdhenj, por vetėm me fishekė.