|
Struga
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi:
Statusi: 
Postime: 721
Rrespekti: 4 
|
Reciprocitet deri nė vetėvendosje
|
|
Shkruar nga Valon Murati
Edhe njė herė pėr marrėdhėniet shqiptaro-serbe
1. Ato qė herė me tė drejtė, e herė pa tė drejtė janė konsideruar pakica kombėtare, kanė qenė njė mollė sherri nė Evropė, posaēėrisht pas Luftės sė Parė Botėrore. Vendosja e padrejtė e kufijve nė Konferencėn e Parisit qėndron nė themel tė kėtyre problemeve. Madje kėta kufij kanė qenė edhe njėri ndėr ushqyesit e nazizmit gjerman dhe shtysė pėr tė ardhur ai nė pushtet dhe pėr tia shkaktuar njerėzimit krejt ato tragjedi qė ia shkaktoi. Mbi tė gjitha, si atėherė, ashtu edhe sot, nuk ka njė definicion nė tė drejtėn ndėrkombėtare mbi atė se ēka janė pakicat. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme duke pasur parasysh se si atėherė, ashtu edhe sot me kėtė term luhet shumė; ai keqpėrdoret nė mėnyrė tė paskrupull dhe zakonisht nė fund janė njerėzit ata qė e vuajnė mė sė shumti kėtė situatė.
Njė pjesė e madhe e popujve apo pjesėve tė popujve qė shtetet e ndryshme i trajtojnė si pakica, veten nuk e trajtojnė tė tillė. Nė njė pozitė tė tillė kanė qenė edhe shqiptarėt qė nga pushtimi i Kosovės dhe i viseve tė tjera shqiptare nga Serbia nė vitet 1912-13. Madje pėr njė periudhė tė gjatė Serbia dhe trashėgimtaret e saj, Mbretėria Serbo-Kroate-Sllovene e ajo Jugosllave, nuk i njihte shqiptarėt as si pakicė. Pėr shtetin e atėhershėm ata ishin serbė tė myslimanizuar qė duhet tė ktheheshin nė fenė e tė parėve, ose turq qė duhet tė shkonin nė Turqi sė bashku me shtetin turk. Pas Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt filluan tė trajtohen si pakicė, e pas vitit 1974 - si kombėsi. Sidoqoftė, tė dyja kėto kategori ishin pėrdorur dhe shpikur me tė vetmin qėllim: popullin shqiptar nė ish-Jugosllavi tė mos e pranonin si komb. Duke mos e trajtuar si komb, shteti jugosllav ia mohonte tė drejtėn e vetėvendosjes, e drejtė qė e dallon kombin prej pakicės kombėtare. Por pse populli shqiptar qė jetonte nė Jugosllavi duhej tė trajtohej si komb, e jo si pakicė kombėtare? Ai duhej tė trajtohej i tillė jo pėr arsye se ishte gati gjysma e popullit shqiptar nė Ballkan qė kishte mbetur jashtė kufijve tė padrejtė qė iu caktuan shtetit shqiptar mė 1913, jo pėr arsye se ishte pushtuar e gjakosur nga shovinizmi serbomadh, jo pėr arsye se ishte mashtruar e manipuluar nga Jugosllavia e re e pas Luftės sė Dytė Botėrore, por mbi tė gjitha sepse nė territorin ku ai jetonte ishte shumicė dhe ai territor homogjen etnik kishte shtrirje tė pashkėputshme territoriale nė pjesėt e tij ku ai jetonte nėn Jugosllavi dhe po ashtu kishte gjithandej lidhje tė pashkėputura me shtetin shqiptar. Pėrpjekjet e pandalura tė shovinizmit serb pėr ta ndėrprerė kėtė pashkėputshmėri territoriale kishin dėshtuar nė vazhdimėsi, pėrkundėr terrorit, kolonizimit dhe dėbimit tė shqiptarėve. Se ēka do tė thotė ky konstatim dhe standard politik pėr pakicat nė Kosovė dhe pėr marrėdhėniet shqiptaro-serbe sot, nė pėrgjithėsi, dhe pėr veriun e Kosovės e pėr Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn, nė veēanti, do tė sqarohet mė poshtė.
2. Nuk mund tė trajtohen si pakica kombėtare tė gjithė popujt qė kanė mbetur jashtė shtetit tė tyre kombėtar, ashtu siē ka pėrpjekje tė trajtohet kjo problematikė nga qarqe tė ndryshme. Jo. Njė pjesė e madhe e kėtyre popujve janė pushtuar me dhunė dhe me dhunė u mohohet e drejta e kombeve pėr vetėvendosje. Ata janė shumicė nė territorin ku jetojnė dhe kanė lidhje tė pashkėputshme territoriale me shtetin kombėtar. Pėrderisa ata e kanė kėtė karakteristikė mbesin popull, tė drejtat e tė cilit duhet tė jenė ato tė njė kombi. Nė anėn tjetėr, njė pjesė tjetėr e kėtyre popujve janė asimiluar apo dėbuar nga vendi i tyre, e si rrjedhim janė zvogėluar nė numėr, duke e humbur lidhjen territoriale me pjesėt e tjera tė kombit dhe kėshtu, nėse kanė mbijetuar, janė shndėrruar nė pakicė kombėtare. Ndėrsa pjesėt e kombeve qė jetojnė nė njė shtet jashtė shtetit tė tyre kombėtar nė mesin e njė kombi shumicė dhe nuk kanė lidhje territoriale me shtetin kombėtar apo nuk kanė shtet kombėtar fare, duhet tė trajtohen si pakica kombėtare. Nė kontekstin kosovar, hiq serbėt e veriut tė Kosovės, serbėt qė jetojnė nė brendėsi tė Kosovės, boshnjakėt, turqit etj. janė pakica kombėtare. Dhe ndonėse ėshtė ngritur shumė pluhur rreth pakicave kombėtare nė Kosovė, e vlen tė theksohet se shqiptarėt nuk duhet ti shohin pakicat kombėtare si rrezik pėr tė ardhmen e tyre. Pėrkundrazi. Pakicat kombėtare duhet tė shėrbejnė si ura miqėsie nė mes tė shqiptarėve e Kosovės me kombet tė cilave kėto pakica iu pėrkasin. Sidomos duke qenė se nė Kosovė shqiptarėt janė mbi 90% tė popullsisė, ata duhet vėrtet tė kenė mirėkuptim pėr nevojat dhe tė drejtat e pakicave qė jetojnė nė Kosovė, e tė cilat pakica janė shumė tė vogla edhe numerikisht. Ėshtė tjetėr gjė pastaj qė shovinizmi serb pėr interesa tė veta e ka shfrytėzuar dhe keqpėrdorur pakicėn kombėtare serbe nė Kosovė si mjet pėr ta sunduar Kosovėn dhe shqiptarėt. Kjo ka bėrė qė marrėdhėniet nė mes tė dy popujve tė jenė gjithnjė tė tensionuara, e madje edhe tė helmuara me urrejtje.
3. Pozita e pakicės serbe pas luftės sė fundit nuk ka qenė fare e lehtė. Nuk ka qenė lehtė tė jesh serb nė Kosovėn e pasluftės (ashtu siē nuk ka qenė e lehtė as tė jesh shqiptar nė veriun e Mitrovicės dhe nė veriun e Kosovės). Ndonėse paradoksalisht, serbėt si kolektiv kanė fituar shumė tė drejta, duke i tejkaluar ato tė pakicės e duke u barazuar me shumicėn, nė aspektin individual - tė tė drejtave tė njeriut, ata kanė pasur vėshtirėsi tė shumta (megjithėse viteve tė fundit situata e tyre nuk mund tė krahasohet me atė tė pasluftės). Ndonėse tė drejtat e tyre janė shkelur kryesisht nga individė tė tjerė (shkelje horizontale), pra jo nga organet e pushtetit (qė janė shkeljet mė tė rėnda e qė trajtohen si shkelje vertikale), dallim ky tepėr i madh me tė kaluarėn, dėshtimi i organeve tė pushtetit sidomos tė pasluftės (UNMIK-ut, KFOR-it, Qeverisė sė Pėrkohshme, organeve komunale etj.) pėr ta mbrojtur jetėn dhe pronėn e tyre, si dhe pėr ta siguruar lėvizjen e tyre tė lirė, nuk ėshtė njė dėshtim i vogėl. Sidoqoftė, pėr kėtė situatė arsyet janė tė shumta. Ēėshtja e Kosovės nuk u zgjidh me mbarimin e luftės, sepse shqiptarėve nuk iu njoh e drejta e vetėvendosjes, e drejtė qė nuk u njihet as sot, gjė qė ka bėrė qė pėr vite tė tėra ata tė jenė tė shqetėsuar pėr pozitėn e tyre. Bashkėsia ndėrkombėtare pėr interesa tė veta ēėshtjen e Kosovės nuk e trajtoi si problem tė mungesės sė vetėvendosjes, si problem tė pushtimit e kolonializmit serb, por si njė konflikt ndėretnik (problemet ndėretnike nuk ishin shkaku, por ishin pasoja e konfliktit tė gjatė nė mes tė vullnetit politik tė shqiptarėve pėr vetėvendosje dhe shovinizmit serbomadh pėr ta mbajtur Kosovėn tė pushtuar e tė shfrytėzuar ekonomikisht). Kjo pa dyshim ishte njė huq i rėndė, por jo i paqėllimtė. Sepse krejt ēka bėri bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė pas luftės e deri tek Plani i Ahtisarit ishte qė tia vishte shoqėrisė kosovare njė atribut tė paqenė: modelin e vendit qė ka kaluar njė konflikt ndėretnik, andaj nevojėn e rivendosjes sė multietnicitetit e shndėrroi nė prioritet tė vetin. Nė kėtė drejtim bashkėsia ndėrkombėtare, pėrveē serbėve tė cilėt edhe ajo filloi ti manipulojė, filloi ti manipulojė edhe shqiptarėt dhe liderėt e tyre politikė. Njė faktor qė tradicionalisht i ka rėnduar marrėdhėniet nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė ka qenė se serbėt janė manipuluar thellė nga politika serbe. Nė kėtė vazhdė njė pjesė e tyre kanė luajtur njė rol negativ edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė, duke bėrė qė shqiptarėt nė masė tė madhe ti pėrgjithėsojnė tė bėmat e tyre nė luftė. Nė anėn tjetėr, qė nė fillim ka munguar njė politikė, vizion dhe ofertė e qartė dhe e sinqertė nga ana shqiptare nė raport me pakicėn serbe dhe me veriun e Kosovės. Kjo politikė, ashtu siē ėshtė sjellė me shqiptarėt para, gjatė dhe pas luftės, nuk ka mundur tė ketė farė vizioni mė tė qartė se ēka duhet bėrė me serbėt. Ajo, si atėherė, ashtu edhe sot ka mbetur nėn ndikimin e plotė tė agjendave tė ndryshme ndėrkombėtare. Ndėrsa faktor me mjaft ndikim, nė mos me ndikim vendimtar, i cili ndikoi nė pozitėn e atillė tė serbėve qė jetojnė nė brendi tė Kosovės, megjithatė mbetet vazhdimi i manipulimit tė tyre nga ana e politikės shtetėrore serbe deri nė ditėt e sotme. Politika serbomadhe e shtetit serb nuk po lejon integrimin e tyre nė jetėn institucionale tė Kosovės dhe kėshtu ata po mbesin peng i zhvillimeve nė veriun e Kosovės. Pėr tu pėrmirėsuar pozita e tyre, ata duhet tė shndėrrohen nė njė pakicė normale, tė cilėt do ti gėzonin tė drejtat mė tė larta kolektive dhe ato tė njeriut tė garantuara me tė gjitha standardet mė tė larta pėr mbrojtjen e pakicave dhe tė drejtave tė njeriut. Pėr tė ndodhur kjo, duhet tė zgjidhet problemi i veriut tė Kosovės dhe ai i Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit. E kur tė zgjidhen kėto probleme, pozita e pakicės serbe do tė pėrmirėsohej thellėsisht, sepse ata nga njė komunitet i privilegjuar, pozitė e cila nė vazhdimėsi do ti konfrontonte me shumicėn, do tė trajtoheshin si njė pakicė me tė gjitha tė drejtat. (Dhe shih paradoksin: pikėrisht kėto privilegje kthehen nė dėm tė tė drejtave tė tyre tė jetės sė pėrditshme). Kėshtu, ata nuk do tė jenė mė peng i serbėve tė veriut tė Kosovės dhe instrument i Beogradit. Nė njė situatė tė tillė do tė krijoheshin parakushtet pėr vendosjen e marrėdhėnieve normale jo vetėm nė mes Kosovės dhe Serbisė, por edhe tė atyre shqiptaro-serbe nė pėrgjithėsi. Kjo do ta mundėsonte edhe kthimin e tė gjithė serbėve qė duan tė kthehen nė vendet e tyre nė Kosovė, por edhe tė shqiptarėve nė veriun e Kosovės dhe nė veriun e Mitrovicės (veriu i Mitrovicės gjithashtu e kėrkon njė trajtim tė veēantė, por zgjidhja e tij po vėshtirėsohet nga plogėshtia e politikės sonė dhe nga agresiviteti i politikės serbe qė nė mėnyrė konstante po e spastron atė pjesė tė qytetit nga shqiptarėt dhe pėr mė tepėr po vazhdon nė mėnyrė tė organizuar ti blejė pronat e tyre). Por ti kthehemi pyetjes se si mund tė zgjidhet kjo nyje gordiane e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe: si duhet tė trajtohen dhe si duhet tė zgjidhen politikisht ēėshtja e veriut tė Kosovės dhe ēėshtja e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės?
4. Nuk ka dyshim se e vetmja zgjidhje e drejtė dhe pėrfundimtare pėr tė dy rastet ėshtė zbatimi i sė drejtės sė kombeve pėr vetėvendosje deri nė shkėputje. Pse? Me standardet qė i vendosėm mė lart, serbėt qė jetojnė nė tri komunat nė veri tė Kosovės nuk mund tė trajtohen si pakicė kombėtare. Ata janė shumicė, jetojnė nė njė territor kompakt dhe kanė lidhje territoriale me Serbinė. Serbėt nė atė pjesė tė Kosovės duhet tė trajtohen si komb dhe tiu garantohet e drejta pėr vetėvendosje deri nė shkėputje. Nė tė njėjtėn pozitė janė edhe shqiptarėt shpesh tė harruar tė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės. Ata janė shumicė nė territorin ku jetojnė dhe kanė lidhshmėri tė pashkėputur me shqiptarėt qė jetojnė nė Kosovė. Si rrjedhim, ata nuk mund tė konsiderohen pakicė, por si komb me tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje. Sidoqoftė, nė pozitėn e serbėve nė veri dhe tė shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, ka njė dallim thelbėsor. Serbėt nė veri tė Kosovės janė duke qeverisur nė mėnyrė tė papenguar me atė pjesė; atje ka njė prezencė tė fuqishme tė shtetit serb e njė prezencė simbolike ndėrkombėtare. Nė atė pjesė nuk ka asnjė prezencė tė autoriteteve tė Prishtinės, ndėrsa serbėt kanė pas vete edhe njė marrėveshje tė imponuar ndėrkombėtare pėr Kosovėn (ajo e Ahtisarit) qė serbėve u jep njė pozitė tė fuqishme tė privilegjuar nė shtetin e Kosovės, e komunave serbe fuqi dhe pėrgjegjėsi asimetrike nė krahasim me komunat e tjera nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, shqiptarėt nėn Serbi jetojnė nė kushte tė njė regjimi terrori tė vazhdueshėm nga ana e shtetit serb, i cili jo vetėm qė nuk ua njeh, por edhe luan me tė drejtat e tyre mė themelore (p.sh. mosnjohja e diplomove tė Universitetit tė Prishtinės ėshtė presion direkt pėr shpėrngulje). Pėr mė tepėr, pozita e tyre injorohet nė mėnyrėn mė tė vrazhdė nga politika zyrtare e Prishtinės dhe Tiranės, por edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, e cila kudo nė rajon, nė mėnyrėn mė tė ēuditshme ka vendosur standarde tė dyfishta. Shqiptarėt e asaj pjese njė kohė tė gjatė kanė sakrifikuar shumė dhe u ėshtė kėrkuar tė jenė tė qetė pėrderisa tė zgjidhet problemi i Kosovės. Politika e Prishtinės zyrtare, por edhe ajo e Tiranės, po vazhdon tė heshtė pėr situatėn atje, duke i bėrė veshėt shurdh, duke i shpėrfillur interesat e asaj popullate me pretekstin se problemet e Kosovės vazhdojnė tė jenė primare. Kjo politikė po harron se problemet e Kosovės, sidomos ai i veriut tė Kosovės, mund tė zgjidhen mu me aktivizimin e kėrkesave tė shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė. Ėshtė inkurajuese se kohėve tė fundit ka lėvizje nga vetė politika nė kėtė pjesė tė botės shqiptare, duke kėrkuar qė Prishtina zyrtare ti pėrgjigjet Beogradit nė shumė ēėshtje me njė reciprocitet (p.sh. nė takimin me kryetarin e AAK-sė ata kanė kėrkuar qė pranė qeverisė sė Kosovės tė hapet zyra koordinuese pėr Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, ashtu siē e ka tė hapur qeveria serbe zyrėn koordinuese pėr Kosovėn). Ndonėse kėrkesat e shqiptarėve atje kanė ende nevojė tė kristalizohen, tė dalin nga korniza e tė drejtave tė pakicave, dhe tė mos kėrkojnė qė tė krahasohen me tė gjithė serbėt nė Kosovė, por vetėm me ata nė veri tė Kosovės, kėto lėvizje janė pozitive. Nė pėrgjithėsi, ajo ēka politika shqiptare do tė duhej tė kėrkonte sot nga Beogradi dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė reciprociteti pėr Preshevėn, Bujanocin e Medvegjėn me veriun e Kosovės. Nuk ka dyshim se zgjidhja mė e drejtė pėr tė dy popullatat ėshtė vetėvendosja. Por duke qenė se koniunkturat ndėrkombėtare njėherė pėr njėherė kėtė nuk po e lejojnė, sepse Prishtina zyrtare nuk po ka guxim ti hyjė kėsaj nisme, kurse Beogradi ende ka synime pėr krejt Kosovėn, atėherė sė paku deri kur kėto dy ēėshtje do tė shtrohen pėr tu zgjidhur me parimin mė tė drejtė pėr kėtė situatė - atė tė sė drejtės pėr vetėvendosje, ato duhet tė trajtohen sipas parimit tė reciprocitetit. Atė ēka u jepet serbėve nė veri, duhet tiu jepet edhe shqiptarėve nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė. Kjo nuk nėnkupton se reciprociteti ėshtė zgjidhja e kėtyre problemeve, por kjo mund tė jetė njė hap i parė drejt zgjidhjes nė tė ardhmen. Pra, pėr kėto dy raste duhet tė vlejė motoja: reciprocitet deri nė vetėvendosje.
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA
Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
|