![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Kryeministri, Sali Berisha, nuk iu pėrgjigj dje njė pyetjeje direkte tė njė gazetari nė lidhje me spotin qė po transmetohet nėpėr televizione, pėr tė cilin janė ngritur shumė pikėpyetje, por qė nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje. Kryeministri ka preferuar ta kalojė me njė batutė njė situatė tė tillė, duke theksuar se unė po investoj, kurse gazetarėt interesohen pėr spotin. Prej ditėsh qeveria nuk ka dhėnė asnjė informacion nė lidhje me kompaninė qė ėshtė marrė mė krijimin e spotit dhe mėnyrėn se si ėshtė tenderuar transmetimi i tij.
Berisha tha dje se shoqėria do shkėputet dhe nga korrupsioni, siē dhe u shkėput nga tirania. Kur Shqipėria u pushtua nga fashizmi, njė grup fashistėsh dolėn nė Tiranė dhe brohorisnin: Viva Duēe! Aty u gjend dhe njė matjan, i cili, sapo e ndėrpritnin ata, u kthehej dhe u thoshte: Edhe Zogji. Unė flas pėr investimet, ndėrsa ju vazhdoni pyesni pėr spotin. Por unė i kam dhėnė njė herė pėrgjigje kėsaj ēėshtjeje. Spoti nuk ka pėrse tė trishtojė njeri. Beteja kundėr korrupsionit ėshtė beteja e jetės time. Unė mendoj kėshtu dhe e shpall tė tillė atė, sepse kam bindjen mė tė thellė se dy janė armiqtė mė tė egėr tė mirėqenies sė njeriut; tirania dhe korrupsioni. Tiraninė e kemi lėnė pas qė nė vitin 1992, ndėrsa korrupsionin do ta luftojmė rreptėsisht dhe mė pėrkushtimin mė tė madh, nė mėnyrė qė tė mund tė mos ketė hapėsira nė shoqėrinė tonė, - tha kryeministri. Nėse Shqipėria po ndryshon, dhe kėtė tani e pohon ēdo qytetar dhe vizitor i kėtij vendi, lind pyetja se cili ėshtė shkaku themelor i kėtij ndryshimi dhe unė do tė thosha se shkaku kryesor ėshtė lufta kundėr korrupsionit. Ndaj, ata qė mėrziten nga kjo luftė, le tė kenė durim, sepse kjo do tė njohė pėrmasa shumė herė mė tė mėdha dhe do tė pėrfshijė qytetet, fshatrat, rrugėt, sheshet, mediat e Shqipėrisė, derisa ne tė arrimė nė nivelet mė tė ulėta tė korrupsionit, siē i kanė arritur vendet e qytetėruara, qė kanė vendosur praktikat mė tė mira nė shėrbim tė qytetarėve tė tyre, - vijoi mė tej Berisha. Tema
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|