|
Struga
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi:
Statusi: 
Postime: 721
Rrespekti: 4 
|
Nė FYROM ka shovinizėm e mentalitet antishqiptar
|
|
Nga Ramiz LUSHAJ
FYROM-i, ndaj njohjes sė Kosovės si shtet i pavarur e sovran, qė e kanė njohur shtete e organizma nga mė tė fuqishmet e shekullit XXI, vazhdon tė luajnė Lojėn e dhelprės me ngjyra tė ndryshme.
Nė fillim tė fillimit e nė fund tė fundit, FYROM nuk e njeh ende pavarėsinė e Kosovės pasi as vetė nuk ėshtė ēliruar ende nga qėndrimet shoviniste tė saj ndaj shqiptarėve nė trojet e tyre etnike nė Ballkan. Kėtė e ka treguar nė 17 vjet tė pavarėsisė sė saj.
Me vrasjet nė kufi tė 37 shqiptarėve tė Republikės sė Shqipėrisė e plagosjen e dhjetėra tė tjerėve, qė shkonin nė FYROM pėr tė takuar njerėzit e vet tė gjakut ose kur iu dilnin bagėtia e shkonin ti kthenin pėr nė shtėpi. Shqiptarėt, kurrė nė historinė e tyre nuk kanė vrarė asnjė ēoban (bari) sllav dhe as fėmijė, siē kanė bėrė maqedonasit.
Me vrasjet, plagosjet e burgosjet pėr Flamurin Kombėtar Shqiptar, siē vepruan mė 9 korrik 1997 nė komunėn e Gostivarit e tė Tetovės, qė hoqėn flamurin nga shtiza nė kėto komuna, vranė 3 shqiptarė, plagosen rreth 200 shqiptarė e burgosen edhe kryetarin e komunės Rufi Osmani e tė tjerė. Mė 24 tetor 2007 Gjykata Kushtetuese e FYROM-it e suprimoi Flamurin Kombėtar Shqiptar.
Me vrasjet, plagosjet e burgosjet pėr Gjuhėn Shqipe, siē ėshtė rasti i Universitetit Shqiptar tė Tetovės, nė themelin e tė cilit ėshtė edhe gjaku i Abdylselam Eminit mė 17 shkurt 1995, qė u vra nė ditėn e ligjėratave nė kėtė universitet dhe u plagosėn e burgosėn dhjetėra shqiptarė. Ende edhe sot gjuha shqipe nuk e ka zėnė vendin e vet tė merituar nė shtetin e FYROM-it.
Ende FYROM-i nuk i mirėrregjistron shqiptarėt nė kėtė shtet, por pėrpiqet tė ulė numrin e tyre, siē veproi me Ligjin pėr shtetėsinė maqedonase tė 28 tetorit 1992, ku mbetėn pa shtetėsi dhe pa tė drejtė vote mbi 100 mijė shqiptarė. Ende edhe sot iu vendosin me detyrim zyrtar, brutalisht, edhe shqiptarėve, mbiemrat me prapashtesėn maqedonase ov dhe ski(!).
Spastrimet etnike nė Manastir e Prilep
Nė vitin e parė tė pavarėsisė si ish-Republikė Jugosllave e Maqedonisė (FYROM), ndonėse e fitoi pa derdhur asnjė pikė gjak, vazhdoi tė derdhin gjak tė pafajshėm shqiptar, si nė Bit Pazar nė Shkup mė 6-7 nėntor 1992, ku vranė tre burra e njė grua e deri nė vitin 2007 nė Brodec, qė vrau 6 veta e sivjet, mė 2008, nė Haraēinė nė Shkup. Kulmi i kėtyre masakrave ka qenė gjatė vitit 2001, me nisjen e konfliktit nė Tanushė, nė rrethinė tė Shkupit nė shkurt e mitingut e 14 marsit nė Tetovė dhe shtrirjen e konfliktit nė komuna me shumicė e pakicė shqiptare nė FYROM. Nė kėtė vit, sllavo-maqedonasit, tė prirė nga Lubo Boshkovski, bėnė edhe spastrime etnike nė Manastir, Prilep etj., ku shqiptarėve iu dogjėn shtėpitė e shitoret dhe i shpėrngulėn me forcė nga toka e tyre e tė parėve tė vet. Nė njė burim zyrtar flitet se edhe pas vitit 2001, pas Marrėveshjes sė Ohrit, numėrohen mbi 500 shqiptarė tė vrarė nga forcat policore e sllavo-maqedonasit e FYROM-it.
Nė vitin 2001, gjatė konfliktit shqiptaro-maqedonas, kryeministri Boshkovski krijoi njėsinė paramilitare sllavo-maqedonase Luanėt pėr tė vrarė shqiptarėt, pėr tė djegur shtėpitė e shkatėrruar pasuritė e tyre.
Nė vitin 2004, pikėrisht mė 7 nėntor, FYROM organizoi njė Referendum Popullor pėr Marrėveshjen e Ohrit, ku 445.000 sllavo-maqedonas votuan kundėr saj. Nuk janė pak, po tė kemi parasysh faktin se, sot, mė 2008, FYROM-i numėron 2.061.315 banorė, nga tė cilėt mbi 800.000 deri nė 1 milion janė shqiptarė. Po ka edhe diēka tjetėr: nė FYROM ka mentalitet antishqiptar, ka shovinizėm ndaj shqiptarėve. Mė 27 shtator 2001, nė FYROM filloi misioni Dhelpra e kuqėrremtė pėr shpėrbėrjen e UĒK-sė. Kjo ndodh edhe sot mė 2008.
Loja e dhelprės me ngjyra tė ndryshme
FYROM-i ende ka nė aktivitet shovinist, qė iu duket vetja si Luanė ndaj shqiptarėve, si mė 2001, ende duan tiu pengojnė gjuhėn shqipe e tua ndalin Flamurin Kombėtar Shqiptar etj.
FYROM, si me vetveten, edhe ndaj njohjes sė Kosovės si shtet i pavarur e sovran, me 2.2 milionė banorė e 10.887 km2, qė e kanė njohur shtete e organizma nga mė tė fuqishmet e shek. XXI, vazhdon tė luajė Lojėn e dhelprės me ngjyra tė ndryshme.
FYROM duhet tė dijė se nuk mund tė marrin mė frymė shovinizma sllave mbi Shqiptarėt nė Ballkan, as nė territorin e saj, ku shqiptarėt janė e do tė jenė shtetformues, as nė Kosovė, shtetin mė tė ri tė botės, as nė Shqipėri, nė Mal tė Zi, Kosovėn Lindore etj.
FYROM nė rast se do tė njohė sa mė shpejt Kosovėn si shtet tė pavarur e sovran, ėshtė shansi i tij, ėshtė nė nderin e dinjitetin e saj, ėshtė hap drejt sė ardhmes sė vet nė raporte mė pak problematike me fqinjėt kufitare e me politikėn e diplomacinė globale e nė veēanti atė euroatlantike.
Tashmė pavarėsia e Kosovės ėshtė njė realitet. Njohja me vonesė nga FYROM-i tregon se e kapėn me vonesė realitetin, ngaqė arritjet e veta i ka mė shumė si dhuratė nga tė tjerėt, ngaqė ėshtė pėrkėdhelur mė shumė nga rastet se nga meritat, nga pozicioni se sa nga kontributet, ashtu sikurse edhe ėshtė ndėshkuar apo mund tė ndėshkohet nga fati gjeohistorik e fatalitetet e saj tė kohės nė raporte problematike me fqinjėt e vet.
P. S.
Ramiz LUSHAJ ėshtė kryetar i Akademisė Monarkiste Shqiptare. Mendimet e qėndrimet janė tė autorit dhe nuk implikojnė asnjė organizėm tjetėr, si AMA, ACABS, AFCES etj.
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA
Menjat flamur Perėndia
Me dorė t'vet e ka shkru
Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia
Kush e prek,qoftė mallku...!
|