![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 952
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Shqiptaret dhe psikologjia e tyre
Analiza e Genc Llakaj Te gjithe jemi shqiptare, dhe kjo gje detyrimisht na bashkon brenda kontureve te nje kuadrati natyral. Por, brenda ketij kuadrati te quajtur shqiptari, ka shume situata kontradiktore te cilat lidhen ngushtesisht me vete mentalitetin apo karakterin e shqiptareve si: mosmarreveshje per te ardhur keq, te ekzagjeruara, te tipeve e llojeve nga me banalet. Jane po keto mosmarreveshje( te hershme do te thoja) midis llojit, qe shpien dashur pa dashur ne nje rezonance midis asaj qe shqiptaret jane ne gen, me ate qe kerkojne artificialisht te jene. Kjo ndoshta eshte edhe arsyeja qe shqiptaret ne shekuj kane qene te perēare dhe jo vetem, por ne shume raste edhe keqdashes ndaj njeri-tjetrit. Le te kapim disa nga pikat e ketij disekuilibri qe ekziston fatkeqesisht midis vete shqiptareve: 1-Raporti i tyre me vetveten dhe me pasojat shkaterruese te politikes se sotme. Midis shqiptareve dhe pasojave regresiste te politikes se votuar ndergjegjesisht prej tyre, ekzistojne dashuriēka te tipit Romeo e Xhulieta. Ky raport, vjen si pasoje e mazoshizmit, inferioritetit dhe tolerances deri ne naivitet te vete shqiptareve. Nuk ka logjike te respektosh nje person, nje politike apo nje keqdashes qe vepron hapur kunder teje.Shqipetaret e bejne me kenaqesi. Kane ose jo buke, drita, uje, shkolla apo rruge, habitshem nuk iu ben pershtypje- A thua tu pelqeje qe te jetojne nen nivelin minimal te jeteses?! Kane apo skane ligje, shqiptaret nuk paragjykojne askend qe eshte pergjegjes, sepse anarshia dhe kanuni eshte jeta e tyre. Persa i perket fese, as qe nuk preokupohen pse u mungon nje predikues i origjines se vet. Kane me mire Janullatosin grek, qe ne vend tu mesoje rrenjet e ortodoksise vendase, iu meson ato te asaj greke ( pak a shume siē bene antishqipetaret e vetshpallur Kozma Etoli dje dhe Nikolas Geixh sot). Edhe kur motrat dhe vellezerit e tyre emigrante, shfrytezohen, poshterohen dhe jo ne pak raste u merret e drejta madhore e te jetuarit vetem sepse jane shqiptare, ata ēuditerisht rrine indiferente dhe moskokeēares. Perse gjithe kjo moskokeēarje ndaj vetes dhe jetes se tyre? 2-Raporti i shqiptareve me egocentrizmin individual dhe me hiperbolizimin e asgjese qe i karakterizon. E kunderta ndodh kur te rinjve u cenohet diēka tjeter si psh: rruga ku kalojne, makina luksoze, motorri, biēikleta etj si keto, behen bisha, pra luftetare te medhenj te hiēmosgjerave. Kur duhet te paguajne detyrimet, taksat, apo edhe te zbatojme ligjin, rreshtin pa hezituar te kerkojne mikun apo shokun qe ti ndihmoje te dalin pa lagur. Kur bejne nje krushqi, ata, duhet te pyesin edhe per prejardhjen e kushuririt te tetembedhjete te personit qe u intereson, por harrojne se edhe te tjeret do te bejne te njejten gje ndaj tyre, pra u intereson identiteti i te tjereve kur te tyrin as nuk e marrin ne konsiderate. Kur shohin nje shok apo mik te tyre ne nevoje, japin edhe jeten per te. E njejta gje ndodh, po tu zesh parkimin e automjetit apo ti parakalosh pa te keqe ne rruge, te marrin edhe jeten. Eshte absurde , por shqiptare! 3-Raporti i shqiptarit me Atdheun e tij. Kur perplasen dite me dite me probleme jo pak te rendesishme siē jane ato kombetare, (psh, situata ne Kosove) po te njejtet shqiptare i mundon indiferentizmi prej injorantesh te sforcuar ne zgjidhjen apo perballimin e tyre. Pra , fatkeqesisht shqiptaret e sotem nuk njohin terminologjine -atdhe, si rrjedhoje, rendesine e vleresimit dhe domosdoshmerine e ruajtjes se identitetit te tyre. Nese i pyet a ndjejne sado pak dhembsuri per te, apo a jane patriote, menjehere e lidhin fillin e dobet te logjikes se ēalet te tyre me politikanet e krahut antipatik apo me komunizmin. Pra, mes shqiptareve, Atdheu nuk nxe vend, eshte diēka abstrakte, sepse, fatkeqesisht jeta e tyre lidhet me interesat e momentit. Harrojne qe Kombi ka dy kollona themelore: a-Ata shqiptare qe e sollen deri ketu kete komb ( katragjysherit e tyre) dhe b-Ata qe po e vazhdojne rrugen e tyre ( ata vete). Ky klasifikim konceptualo-realiste dhe logjiko-moral as qe merret ne konsidetare nga nje mase e madhe shqiptaresh. Madje, ka nga ata te cilet jo vetem kane nderruar kombesi, nenshtetesi, emer dhe me e keqja ka raste qe e kane te veshtire tua permendesh qe jane shqiptare, thjesht per interesa te ngushta personale( pergjithesisht emigrantet). E gjithe kjo tragjedi lidhet ngushtesisht me mosinformimin apo keqinformimin per kulturen dhe historine e vendit te tyre. Me pak fjale injoranca po mundon dhe po roberon ate raport hyjnor qe duhet te ekzistoje ndermjet nje populli dhe kombit te tij. Politikanet tane si perfaqesues te vullnetit, idealeve, deshirave, moralit dhe aspiratave te popullit te vet, perse nuk e stimulojne atdhedashurine? Apo ndoshta kane frike nga bashkekombesit e tyre se do ti kundershtojne? 4-Raporti i shqiptareve midis ndjenjave te megalomanise, unit, servilizmit dhe maskes se indiferentizmit. Kur artsitet, klloune apo kengetare te famshem te viteve te fundit, mberrijne ne sheshin e nje qyteti per nje shfaqje artistike dhe u kerkojne te rinjve pjesemarrje masive, keta te fundit do te kontribuojne me prezencen tyre medoemos. Ndryshe do te ndodhte po ti ftonte ne shesh per nje ēeshtje madhore simboli i mendjes se mprehte te intelektualeve te Shqiperise ne bote, I.Kadare- askush nuk do te shkonte. Kur dikush i pakravate,por i ndershem treg mirsjellje, ata, ia varin hejbet. Ndryshe ndodh kur i pershendet nje politikan i korruptuar, hidhen ne flake shqiptaret e shkrete, dhe me qesharakja, arrijne deri aty sa te xhelozohen me njeri-tjetrin se kush e kush do ti flase me pare apo me konfidencialisht. Kur keta, bijte e shekullit te ri, te Migjenit te madh, jetojne ne Evropen Perendimore ndihen te medhenj, vishen e krihen me qytetari, pra nuk e hedhin paketen e cigareve ne rruge sepse respektojne edukaten qytetare te atjeshme. E kunderta ndodh kur jane ne vendin dhe ne sofren meme,- jane gati te hedhin edhe koshin e plerave neper trotuar pa u ndrojtur nga ligji aq me pak nga edukata. Kur qarqe ekstremo-raciste( te huaja) i perbuzin, i shajne, i shfrytezojne, i dhunojne, i perdhunojne, ata nuk flasin,por heshtin Heshtin si gjithnje dhe vazhdojme te heshtin siē kane bere prej vitesh. Ky temperament i semure fle me thenien e urte: Te lire ne miell, e te shtrenjte ne krunde. 5-Sekreti i mohimit te vlerave te tyre dhe pse shqiptaret jane te prirur te respektojne teorine e se kundertes. Nuk ka dyshime qe keta njerez kaq cilesore ne histori dhe kaq te privilegjuar nga Zoti (Thoti) ne ēdo aspekt (ate strategjiko-gjeografik, historiko-kulturor, gjuhesor etj), nuk duhet te mohojne, te shajne, e te jene armiqesore me vetveten, me vellane dhe motren e tyre, me nenen dhe shokun e tyre qe flasin dhe frymemarrin shqip. Ska logjike e kunderta. Ku qendron sekreti psikologjiko-filozofik i te moskuptuarit, i mosberit mire dhe i te shkaterruarit te ēdo gjeje qe merr fryme shqip? Perse keta te sotshmit jane zbatues te teorise se te kundertes , te mohimit te vlerave dhe stimulimit te antivlerave? 6-Reflektim Mendoj se ne kemi nevoje per nje kolaudim te ndergjegjes, per nje rifreskim te memorjes, qe te kujtojme cilet jemi dhe nga vijme, dhe respektim te vetes e te po kesaj historie te lashte dhe fisnike qe na shoqeron. Ne kemi nevoje te ndergjegjesohemi, duke respektuar si fillim vetveten, mandej te tjeret. Duke respektuar gjithēka pozitive qe frymemerr shqip, do te arrijme te kuptojme lehte, pa komplikacione, rendesine e te qenurit faktor qofte ne ballkan , qofte ne bote. Vetem ne kete menyre do ti japin vlera kombit, vetes dhe matematikisht do te detyrojme gjithkend ti marre ne konsiderate. Duke iu bashkangjitur vlerave te kultures dhe historise sone, do te favorizojme binomin njeri-kulture i cili do te na sherbeje si kartvizite e jona aneembane botes.
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe». " A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist. |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
grahni bythes e punoni
|
Une, kompleksivitetin e te qenurit qenje Shqiptare (nese me lejohet ta them) e kisha permbylle me tri karakteristika thelbesore qe na kane mbire ne gjene dhe qe na percjellin me shekuj:
1. Liderizem dhe bajraktarizem i rrejshem i cili degradon ne indiferentizem ekstrem. 2. Rrebelizem anarkik qe reagon vetem ne momentin e prishjes se egos personale 3. Individualista jashtzakonisht te sukseshem qe ne binom nuk rrezatojne.
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA - Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk ![]() Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga kitrra 123 : 08-10-08 nė 12:15. |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: en el medio de la luna y las estrellas
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,893
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
2-Raporti i shqiptareve me egocentrizmin individual dhe me hiperbolizimin e “asgjese” qe i karakterizon.
E kunderta ndodh kur te rinjve u “cenohet” diēka tjeter si psh: rruga ku kalojne, makina luksoze, motorri, biēikleta etj si keto, behen bisha, pra “luftetare” te medhenj te hiēmosgjerave. Kur duhet te paguajne detyrimet, taksat, apo edhe te zbatojme ligjin, rreshtin pa hezituar te kerkojne mikun apo shokun qe t’i “ndihmoje” te dalin pa lagur. Kur bejne nje krushqi, ata, duhet te pyesin edhe per prejardhjen e kushuririt te tetembedhjete te personit qe u intereson, por harrojne se edhe te tjeret do te bejne te njejten gje ndaj tyre, pra u intereson identiteti i te tjereve kur te tyrin as nuk e marrin ne konsiderate. Kur shohin nje shok apo mik te tyre ne nevoje, japin edhe jeten per te. E njejta gje ndodh, po t’u zesh parkimin e automjetit apo ti parakalosh pa te keqe ne rruge, te marrin edhe jeten. Eshte absurde , por shqiptare! Kjo me pelqeu shume .eshten mese e ver8e.............. ![]()
__________________
Kerkoje vete fatin...me jeten mos u grind... ![]() ...urrejtja fitohet...dashuria lind... Ne kete univers ku njeriut i diskutohet e drejta per te qene gjalle...cdo gje nis e duket kaq e pakuptimte dhe absurde,madje dhe vete ekzistenca... |
||
|
|
|