![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,348
Rrespekti: 10
![]() ![]() ![]() ![]() |
Ēfarė do vijė pas Western Union?
Nga Fatos Lubonja (Korrieri, 17 gusht 2006) Njė nga hobet e mija gazetareske ėshtė koleksionimi i pėrshtypjeve tė tė huajve qė e vizitojnė pėr herė tė parė Shqipėrinė. Sa herė takoj tė huaj qė mė thonė se ėshtė hera e parė qė e shkelin vendin, mė vjen natyrshėm kėrkesa: tė lutem a mund tė mė thuash, mundėsisht me njė fjalė apo shprehje tė vetme, pėrshtypjen qė pate sapo u pe me Shqipėrinė. Kėtė hobi e kam ēprej shumė kohėsh, qė kur kam filluar tė kem kontaktet e para me tė huajt dhe mė ėshtė zhvilluar pėr shkak se shpesh jo vetėm jam befasuar e impresionuar nga pėrshtypjet e tyre tė para, por edhe argėtuar. Jo rrallė kam dėgjuar gjėra qė as mė kishin shkuar ndėrmend, apo vėzhgime detajesh tė papara. Prandaj dhe kėtė hobi e vazhdoj edhe sot duke konstatuar, midis tė tjerash, edhe ndryshimet e pėrshtypjeve tė para tė tė huajve me kalimin e viteve. Mė kujtohet se pėrgjigjet qė mė vinin nė fillim tė viteve 90 mund tė pėrmblidhen nė njė prej konstatimeve qė mė dha njė amerikan, i cili, kur e pyeta, mė tha shprehjen: another epoch (tjetėr epokė). Ishte impresionuar shumė gjatė rrugės prej aeroportit tė Rinasit pėr nė Triranė kur kishte parė karroca qė tėrhiqeshin nga kuaj. Kanė qenė veēanėrisht interesante pėrshtypjet e para tė vitit 97 kur Shqipėria u vizitua si kurrė ndonjėherė me gazetarė tė huaj. Ēdo tė ndodhte me botėn sikur Rusia tė bėhej Shqipėria e 97-tės mė tha Thomas Friedmani qė shkroi edhe njė shkrim me kėtė temė nė New York Times. Dy tė huajt e fundit qė kam pyetur nė periudhėn e tanishme kanė qenė njė mjeke italiane qė vinte pėr tė ndihmuar sistemin mjeksor shqiptar tė gjinekologjisė dhe njė inxhinier polak qė vinte pėr turizėm. Sorprendente (befasuese apo edhe e paparė do tė ishte pėrkthimi shqip) ishte pėrgjigja e mjekes italiana. Ēdo tė thuash me kėtė? - e pyeta, mė duket njė fjalė me ambiguitet. E zgjodha enkas ashtu sepse nuk e di se si mund ti marrėsh fjalėt e mija; a tė vjen mirė tė dėgjosh keq pėr vendin tėnd. Do tė thuash se ėshtė sorprendente nė mėnyrė negative? Po - mė tha.Dhe ēfarė tė befasoi kaq fort? Mėnyra se si ndėrtoni - mė tha. Shoh pallate tė mėdha qė ngrihen ngjitur me shtėpi njė ose dy katėshe, por edhe pallatet me njėri tjetrin janė aq afėr dhe aq bllokues tė njėri tjetrit. Nuk e imagjinoj dot se si mund tė ndodhė kjo. I shpjegova se pasi kemi jetuar 50 vjet nė njė kolektivizim dhe rregull tė imponuar me dhunė tani jemi nė fazėn e reaksionit ndaj kėsaj, dmth. tė individualizmit frenetik e se qyteti ishte njė metaforė e mungesės sė komunitetit. Nuk mu duk se e binda. Western Union ishte pėrgjigja qė mė dha polaku sapo mbarova pyetjen. Ishte habitur me numrin e zyrave tė transfertave tė parasė Western Union qė ekzistonin nė Shqipėri. Janė, mė tha, njėlloj si zyrat Change nė qendrat historike tė qyteteve turistike. Ishte hera e parė qė e dėgjoja njė pėrshtypje tė tillė. Kuptohet, nuk mund tė mos mė shkonte mendja menjėherė tek shqiptarėt e panumėrt qė ka nė botė dhe ia shpjegova polakut kėtė pėr ti shpjeguar fenomenin e njė ekonomie qė mbahet kryesisht nga jashtė. * * * Zakonisht nuk i lidh njėrėn me tjetrėn pėrshtypjet e tė huajve tė ndryshėm qė intervistoj. Kjo edhe pse intervistimet ndodhin larg e larg, por kėsaj here kėto dy intervistime mė ndodhėn afėr e afėr. Megjithatė pėrsėri vėshtirė se do tė kisha lidhur Western Unionin e polakut me ndėrtimet Sorprendente tė italianes sikur tė mos shihja nė televizion njė njoftim disi tė pazakontė. Ishte njė si gjysėm njoftim e gjysėm denoncim qė bėnin kompanitė e betonit pėr ndonja njėzeteca kompani ndėrtimi tė cilat nuk paskan paguar betonin dhe qė do tė pasohet edhe me denoncimin e tė tjerave qė kanė paguar vetėm kėstin e parė nėse kėto nuk paguajnė tė dytin. Nuk do shumė mend pėr tė kuptuar se kjo do tė thotė mungesė tė hollash pėr shkak mungese shtijesh. Kur i kėrkova shpjegime pėr kėtė njė njeriu qė merret me ndėrtime mė tregoi se ka nja 5000 apartamente tė pashitura nė Durrės dhe se ekzistoka njė stil kleringu nė pagesėn e kompanive tė ndryshme qė jetojnė me industrinė e ndėrtimit qė ka bėrė qė njė shifėr kolosale lekėsh tė qėndrojė nė ajėr nė formėn e betonit tė papaguar, tullave tė papaguara, pllakave tė papaguara, bojrave tė papaguara, sanitareve tė papaguara, vetratave tė papaguara etj. Western Union qėnka nė krizė thashė me vete. Ai mė tha gjithashtu edhe nja dy gjėra tė tjera. Mė tha se njė numėr ndėrtuesish i mbajnė apartamentet qė i kanė mbaruar e nuk i shesin sepse kanė para sa tė duash dhe nuk duan tė ulet ēmimi e shtoi gjithashtu, si me tė qeshur si me seriozitet, se ky Saliu duhet ta marrė vesh se po nuk lejoi drogėn do ti kemi keq punėt. Ndėrkaq mua nuk mund tė mos mė kujtohej njė deklaratė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė (qė e kam komentuar nė njė shkrim para do kohėsh) i cili paralajmėronte se rritja qė i kanė bėrė ēmimit tė ndėrtimit paratė e ardhura nga krimi dhe nga emigracioni ėshtė njė rritje artificiale qė rrezikon njė krizė financiare pasi burime tė tilla vlerėsohen se janė resurse financiare tė pėrkohshme, tė vėshtira pėr tu parashikuar. Pra, gjithė sipas guvernatorit, duke patur parasysh se njė pagė mesatare nė Shqipėri ėshtė rreth 40 mijė lekė nė muaj, shterrja e kėtij burimi, do tė ishte fillimi i njė krize ekonomike dhe financiare pėr shkak tė peshės qė ka industria e ndėrtimit nė vend. Problemi ėshtė se shumė pak, nė mos aspak, flitet pėr kėtė gjė. Edhe njoftimi i kompanive tė betonit nuk kam parė tė pėrbėjė lajm qė mund tė jepet apo komentohet nė lajmet e ditės nga gazetarėt, por duket se ėshtė paguar si reklamat dhe, nga sa kam parė, rrallė televizion e jep. Sipas meje mė shumė sesa dritėshkurtėsi kjo ėshtė ēėshtje interesash tė njė pjese qė nuk i intereson tė flitet pėr kėtė. Kam pėrshtypjen se ka njė numėr aktorėsh qė nuk u intereson tė flitet pėr kėtė ēėshtje ashtu sikurse nė 1996 kishte njė numėr aktorėsh qė nuk kishin interes tė flisnin pėr natyrėn e vėrtetė tė piramidave: qeveria ngase ishte pėrgjegjėse, opozita sepse kishte frikė se ndėshkohej nga elektorati, shtypit sepse merrte para nga piramidat, por mbi tė gjitha sepse tė gjithė qenė tė pėrfshirė nė atė sistem. Sot duket se pėrsėri qeveria ka arsye tė mos flasė ngase mund tė akuzohet pėr bllokim tė ekonomisė, opozita sepse ėshtė ajo qė e ka krijuar kėtė sistem piramidal mė tė sofistikuar qė shėrben edhe pėr pastrimin e parave tė pista, jo vetėm, por edhe pse pėr tė rėndėsi ka tė bjerė qeveria paēkja se si e nė kurriz tė kujt, mediat sepse shumica e pronarėve tė tyre janė ndėrtues, gazetarėt sepse janė tė punėsuar nė kėtė media. Por mbi tė gjitha e pėrsėri pasi thuajse tė gjithė janė tė pėrfshirė nė kėtė sistem.. E ndėrkaq. sipas meje, duke parė e dėgjuar pėr tėrė kėtė histori lekėsh virtuale tė papaguara qė qarkullojnė nė ajėr si fantazma, e apartamentesh qė mbahen pa shitur pse nuk ka lekė apo pse nuk duhen ulur ēmimet nuk mund tė mos ngresh shumė pikpyetje shqetėsuese si pėr rolin e natyrėn e shtetit ashtu edhe pėr rolin e natyrėn e tregut nė Shqipėri. Nė kėsi rastesh flitet pėr shtete tė dėshtuara e tregje tė dėshtura apo edhe mė keq: tė kapura. Uroj tė kem ekzagjeruar, por mė mirė tė ekzagjerosh sesa tė flesh gjumė pėrpara rreziqesh tė tilla. Sepse mua mė duket se po vazhdoi kėshtu do tė jetė e vėshtirė tė parashikohet se cila do tė ishte pėrshtypja e parė e njė tė huaji pas disa vjetėsh kur tė mbarojė edhe epoka qė e bėri inxhinierin polak tė impresionohet nga numri i madh i zyrave tė Western Union.
__________________
Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe
flet |
||
|
|
|