Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 02-10-08, 03:38   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 640
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Njė pakt evropian pėr Shqipėrinė

Nė tė pėrfunduar zgjedhjet vitin e ardhshėm, Qeveria e sapoformuar e Shqipėrisė mund tė gjendet nė njė situatė absurde. Do tė ketė dalė nga njė fushatė intensive; nėse do matur temperatura e saj prej ditėve tė sotme, atėherė do tė ketė shumė mė tepėr emocione dhe para tė shpenzuara se deri tani. Investimi i interesave tė grupeve mediatike, tė biznesit, qoftė atij qė shėrbehet me mjete legale, qoftė atij me mjete ilegale, i miqve dhe dashamirėve tė partive dhe liderėve tė tyre - qė tė gjithė kanė mundėsi ta ngrehin artificialisht kėtė fushatė nė dilemė hamletiane: tė jesh apo jo. Progresioni gjeometrik i pasurimit tė vendit do tė reflektohet nė progresionin gjeometrik tė shpenzimit tė parasė dhe emocioneve nė fushatė. Nė kėtė progresion, ajo ēka do tė mungojė ėshtė caku, jo pėr partitė politike, por pėr vendin. Sepse, nė tė pėrfunduar fushata, dhe zgjedhjet, cilado forcė qė tė zgjidhet e tė formojė qeverinė (e ky proces mund tė jetė mė i ndėrlikuar se herėt e kaluara, pėr shkak tė mungesės sė njė force politike me qartėsi mandati), do tė gjendet nė njė kontekst tė ri regjional. Diku nė mesin e vitit tė ardhshėm, kur parashikohet formimi i qeverisė sė re tė Shqipėrisė, qytetarėt e Serbisė, Maqedonisė e Malit tė Zi mund tė gjenden nė situatė para vendimit qė, me pasaportat e tyre tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e BE-sė. Pėr mė tepėr, qytetarėt e Serbisė ka gjasa qė, pasi qė tė formohet qeveria e re e Shqipėrisė, tė kalojnė pjesėn e dytė tė vitit 2009, duke pritur lajmin e ri tė mirė tė radhės, statusin e kandidatit pėr Serbinė, me njė date tė pėrafėrt tė anėtarėsimit.

Nė kėso konteksti regjional, qeveria e re e Shqipėrisė do tė zotohet se do "tė vazhdojė me pėrpjekje tė pakursyera pėr integrime euroatlantike". Qytetarėt e saj, ndėrkaq, do tė kenė tė njėjtin trajtim tė nėpėrkėmbjes nė sportelet pėr viza, ndėrsa shteti do tė hyjė nė kategorinė e tretė tė shteteve tė Ballkanit Pėrėndimor, sė bashku me Bosnjė-Hercegovinėn, pėr sa i pėrket ritmit tė anėtarėsimit. Nė tė parėn do tė jetė Kroacia, e cila pothuajse vetėm pret datėn e anėtarėsimit (mbase 2010), nė tė dytėn grupi i udhėhequr nga Serbia e nė tė katėrtėn, Kosova, e cila as qė ka emėr normal pėr procesin e Stabilizim-Asociimit, por trajtohet me diēka tė quajtur "Tracking mechanism" me bazė juridike pėr kėtė ende Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB.


2.

Si ėshtė e mundur qė Serbia, burim i luftėrave tė ish-Jugosllavisė tė marrė vitin e ardhshėm statusin e kandidatit, ndėrsa Shqipėria, e cila nuk ka luftuar kundėr kujt (pos vetes) tė shikojė se si ecin tė tjerėt drejt cakut evropian?

Pėrgjigjja pėr Shqipėrinė ėshtė vėnė nė kllapat e pyetjes. Pra, fakti qė ka luftuar kundėr vetes mė 1997, duke e shkrirė shtetin edhe ashtu tė dobėt, ėshtė pengesė edhe sot.

Po Serbia atėherė? Pėrgjigjja pėr tė po ashtu qėndron nė pyetjen. Meqė pėr pothuaj njėzet vjet ishte burim jostabiliteti pėr tėrė regjionin, interesi politik i BE-sė ėshtė qė, nėpėrmjet integrimit tė shpejtuar tė kėtij vendi, tė stabilizohet regjioni.

Me kėto dy pėrgjigje rrjedh konkludimi i thjeshtėzuar se, nėse krijon telashe pėr fqinjėt, BE-ja do tė ketė mė shumė kujdes ndaj teje.

Ky konkludim edhe mund tė ketė pasur vlerė, posaēėrisht pėr Serbinė sot, por nuk ėshtė me shumė ndihmesė pėr Shqipėrinė sot. Tashmė ka kaluar koha e vėmendjes ndaj jofunksionalitetit tė shteteve qė krijojnė telashe: pėr to ėshtė gjetur formula e protektorateve, si nė Bosnjė e Kosovė. Fokusi tash ėshtė te funksionaliteti i shteteve qė shpejtojnė hapin drejt Evropės, dhe kėtu prin Serbia me transformimin e vet shoqėror.

E nė kėtė fushė ka pak moralitet: ėshtė krejtėsisht e mundur qė njė i ri serb 30-vjeēar, qė ka luftuar me pushkė kundėr aspiratave tė popullit kroat, boshnjak a shqiptar pėr jetė e liri, tė jetė i mirėseardhur pa vizė vitin e ardhshėm nė Bashkimin Evropian, ndėrsa i riu 30-vjeēar nga Shkodra e Gjirokastra, qė nuk ka ushtruar dhunė nė jetėn e tij, tė zgjedhė njėrėn prej formave, me shkallė tė ndryshme vėshtirėsie e poshtėėrimi, pėr tė hyrė nė vendet e BE-sė: aplikimi pėr vizė, dhiaret e Jugut apo konvertimi prej Shabanit e Ilirit nė Elefteros.

Argumenti se Shqipėria ka qenė faktor stabiliteti (dhe eksportues, me ushtarėt e vet nė misionet paqeruajtėse nė Bosnjė, Afganistan, Irak) ndėrsa Serbia ka qenė, dhe nė njė masė me veprimin e saj nė Kosovė ende ėshtė, faktor jostabiliteti, nuk do ta ndryshojė rrjedhėn e ngjarjeve nė favor tė Shqipėrisė. Ēfarėdo qė tė ndodhė nė Serbi, pra edhe veprimet mė ekstreme, si mos-arrestimi i Mlladiēit apo pėrpjekja pėr tė aneksuar edhe juridikisht Veriun e Kosovės, nuk do ta ndihmojnė shpejtimin e hapit tė Shqipėrisė ndaj BE-sė. Mund tė tėrheqin, eventualisht, mė shumė premtime tė BE-sė ndaj Serbisė, gjykuar nė sjelljet e viteve tė fundit, pėr tė joshur Serbinė mė fortė nga BE-ja.

Por, as ndonjė veprim negativ regjional i Shqipėrisė sot, si pėr shembull kėrcėnimi me pėrkrahje tė veprimeve irredentiste shqiptare nė fqinjėsi, nuk do ta sillte nė tė njėjtėn gjendje me Serbinė. Udhėheqja shqiptare do tė rrezikonte rrugėn e vet integruese pėr nė NATO dhe mbėshtetjen qė po i bėhet pėr tė nga shtetet e fuqishme, nė radhė tė parė SHBA-tė.

Vendimi pėr shpejtim tė integrimit, siē e dėshmon Serbia me BE-nė apo Shqipėria me NATO-n (dhe siē e kanė dėshmuar shumė integrime mė herėt, qė prej Turqisė nė NATO e Greqisė nė NATO dhe BE) ėshtė politik. Teknokratėt e Brukselit bėjnė vlerėsimet e tyre pėr funksionalitetin e kėtij apo atij dikasteri tė pushtetit, por nė fund, vendimi ėshtė politik, dhe ėshtė i bazuar nė njė interes mė tė gjerė sesa vlerėsimi bazik teknokratik.


3.

Zgjedhjet e vitit tė ardhshėm nė Shqipėri duhet tė shfrytėzohen si njė hap vendimtar drejt Bashkimit Evropian, nė vend tė drejtimit tradicional nė tė cilin janė nisur.

Drejtimi tradicional ėshtė ky nė tė cilin gjendemi dhe nė tė cilin qeveria do tė premtojė zgjedhje tė lira e tė drejta, punė tė palodhshme qė tė dihet saktėsisht se sa votues ka vendi e ku jetojnė ata (qė dėshmohet me kartė identiteti). Opozita do tė fillojė qė tani tė shpallė dyshime nė kėtė punė. Vrojtuesit, nė radhė tė parė BE-ja nė Tiranė, do tė nuancojė politikisht vlerėsimet e veta, pėr tė mbėrritur, pas zgjedhjeve tė gjejnė emėrtuesin e pėrbashkėt: "Zgjedhjet nė Shqipėri ishin edhe njė hap pėrpara drejt pėrmbushjes sė standardeve politike". E tėra do tė pėrmbyllet, edhe njė herė, nė vlerėsimin e vendit nė sajė tė mirėmbajtjes sė zgjedhjeve, gjė qė e kthen vendin nė dioptrinė e kritereve tė Kopenhagės, tė demokracisė iniciale e tė tranzicionit.

Shqipėria ka nevojė pėr njė kapėrcim cilėsor, jo drejtim tradicional, e zgjedhjet nė vend se tė jenė shkas pėr rivlerėsimin e shtetit nė bazė tė dioptrisė sė Kopenhagės, mund tė jenė shkas pėr krijimin e njė konsensusi pėr Evropėn nė Shqipėri, dhe anasjelltas.

Si ėshtė e mundur kjo?

Duke i shndėrruar zgjedhjet, fillimisht, nė shkas pėr njė pakt trepalėsh. Vendi ka nevojė jo vetėm pėr zgjedhje demokratike, por edhe pėr gjendjen ku zgjedhjet demokratike tė mos jenė mė objekt debati e vlerėsimi as nė rrafshin e brendshėm politik e as nė rrafshin e komunikimin Tiranė-Bruksel. Pėr tė mbėrritur kėtė, ekziston nevoja pėr njė pakt trepalėsh, tė pushtetit, opozitės dhe BE-sė. Nė kėtė pakt bazik politik, tė tri palėt marrin obligim qė tė ndihmojnė, mbikėqyrin dhe nė fund certifikojnė tėrė procesin e krijimit tė njė liste tė besueshme zgjedhore, duke nėnkuptuar kėtu edhe kartat e identitetit si mostėr themeltare se shteti ka bazė shėnimesh tė verifikueshme pėr qytetarėt e vet.

Rrafshi i parė i kėtij pakti, pra zgjedhjet, do tė kėrkonin qė Sali Berisha nė emėr tė pushtetit e partisė nė pushtet, Edi Rama e Ilir Meta, me pozitat e tyre respektive asimetrike nė opozitė dhe Oli Rehn, si komisioner i zgjerimit, tė akordonin njė metodė pune, e cila nė fund tė saj, do tė rezultonte me zgjedhje tė cilat tejkaluan pragun e nevojės sė tė trajtuarit tė tyre si pjesė problematike tė demokracisė nė Shqipėri.

Pėrderisa ėshtė e nėnkuptueshme qė pjesėmarrėsit e Paktit tė jenė pushteti dhe opozita, prania e komisionerit Rehn, personalitet padyshimtė i pėrkushtuar pėr Ballkanin dhe posti i tij pėr zgjerim, do tė jepte kontekstin real e tė nevojshėm tė kėtij pakti: zgjedhjet mbahen jo vetėm pėr tė pėrcaktuar se kush do ta udhėheq vendin nė mandatin e ardhshėm, por edhe pėr tė pėrcaktuar shpejtėsinė me tė cilin ky vend mund tė integrohet nė BE.

Por, marrėveshja trepalėshe nuk ėshtė vetėm pėr zgjedhjet, ndonėse shkasi fillestar janė ato, gjegjėsisht pjesa organizative e tyre. Marrėveshja, duke vendosur konsensusin e nevojshėm pėr zgjedhjet duhet tė pėrcaktojė nė formė bazike edhe dy pika tė tjera. Ato, nė vija tė trasha, duhet tė jenė liria e lėvizjes pėr qytetarėt e Shqipėrisė nė BE (pra qarkullimi pa viza) dhe data e mbėrritjes sė Shqipėrisė nė kategorinė e shtetit kandidat anėtarėsimi pėr nė BE.

Pushteti i tanishėm dhe opozita e tanishme, pa marrė parasysh se ēfarė do tė jenė rezultatet nė zgjedhjet e vitit 2009 do tė merreshin vesh pėr punė tė pėrbashkėt, edhe pas zgjedhjeve, pėr tė arritur dy objektivat. Pala e tretė, komisioneri Rehn nė emėr tė BE-sė, do tė artikulonte listėn e kėrkesave qė do tė duheshin pėrmbushur para dhe pas zgjedhjeve, nė mėnyrė qė kėto objektiva tė mbėrrihen sa mė parė.

Do tė ishte e qartė pushtet dhe opozitė sot se ēdo hap ėshtė i lidhur me tjetrin: nėse nuk i ke nė rregull listat zgjedhore, atėherė nuk ke nė rregull bazėn e tė dhėnave pėr qytetarėt e vendit tėnd dhe atėherė pėr shkaqe elementare sigurie nuk do tė jetė e mundur qė tė liberalizohet hyrja e qytetarėve tė vendit tėnd nė BE dhe kėshtu nuk do tė mund tė afrohet as data e tė fituarit e statusit tė kandidatit.

Por, po ashtu do tė mund tė kundrohej ndryshe, pėr BE-nė: duke ofruar perspektive tė qartė dhe tė prekshme tė integrimit nė BE, veprimet politike nė Shqipėri, drejt zgjedhjeve dhe pas tyre, do tė kundroheshin prej kėndvėshtrimit tė integrimit evropian, e jo vetėm tė luftės bazike pėr pushtet brenda vendit. Nė kėtė kut, lista zgjedhore ėshtė baras me pasaportėn biometrike pa vizė dhe ėshtė baras me njė date kur Shqipėria bėhet kandidate pėr anėtarėsim.


4.

Shqipėria ka nevojė tė dalė nga mendėsia e tranzicionit, tė lodhshėm e tė gjatė. Pakti evropian do tė mund t‘i ndihmonte, nė mėnyrė qė zgjedhjet e ardhshme tė ndryshojnė kėndvėshtrimin e vendit, qė kėto zgjedhje tė mos konsiderohen si edhe njė ritual tranzicioni. Qytetarėt e Shqipėrisė kanė nevojė tė dėgjojnė, nė konstatime tė matshme e tė verifikueshme, me afatizime, se ēfarė ėshtė fati i integrimit tė vendit. Po ashtu, kanė tė drejtė qė brenda kėtij konteksti tė dėgjojnė prej partive politike se ēka ėshtė ajo qė kėto mund tė bėjnė nė mėnyrė qė tė shpejtohet ky integrim.

Natyrisht, ėshtė edhe ana tjetėr, ajo e BE-sė. Ka brenda BE-sė njerėz qė do tė thonė se Evropa nuk ėshtė gati pėr tė menduar pėr zgjerim, e aq mė pak pėr Shqipėrinė, e cila nuk ka nam aq tė mirė. Por, argumentet flasin tjetėrsoj. Sė paku, njė e katėrta e Shqipėrisė ėshtė edhe ashtu nė BE, dhe duke qenė aty, ka transformuar Shqipėrinė jo vetėm me paratė, por edhe me njohurinė, nė tė kthyer nė vend.

Shqiptarėt, me liri lėvizjeje brenda BE-sė, do tė ishin faktor pozitiv pėr vetė BE-nė, ashtu siē ėshtė dėshmuar ka kohė. Nė Greqi, atje ku ka mė sė shumti, kjo fuqi punėtore ka mbushur fondet pensionale dhe ka kontribuar nė ngritjen mė tė lartė zhvillimore qė mban mend vendi. Nė Itali, ekonomia me tė madhe alarmon pėr nevojėn e importit tė fuqisė punėtore. Punėtorėt shqiptarė kanė qenė dhe janė pjesė e vyeshme e fuqisė sė re punėtore, duke respektuar rendin dhe ligjin. Ėshtė dėshmuar njė dhe njėmijė herė nė statistikat italiane se shqiptarėt qė jetojnė nė formė legale nė vend kanė shkallė mė tė ulėt kriminaliteti se vet italianėt; ata qė gjenden ilegalisht kanė shkallė po aq tė lartė kriminaliteti sa edhe ilegalėt tjerė. Bashkimi Evropian, duke e thelluar marrėdhėnien me Shqipėrinė, shndėrron nė kontratė ligjore qarkullimin qė do tė ekzistojė mes shqiptarėve dhe vendeve tė tjera evropiane, legalisht, apo ilegalisht.

Bashkimi Evropian mund tė lozė njė rol vendimtar pėr ndryshimin e paradigmės politike nė Shqipėri. Ekziston mundėsia reale qė politika tė marrė njė kut tė ri vlerėsues, atė evropian, dhe kėto zgjedhje, duke adoptuar kritere tė kėtilla tė vlerėsimit tė bėjnė atė kthesė vendimtare qė i nevojitet vendit, pa paragjykuar se kush do tė fitojė nė to.

Gazeta Shqip
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 16:38   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 958
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Pyetjet qe lindin nga leximi i ketij artikulli jane te shumta, por une do perqendrohem ne nje aspekt te vetem per analize:

Pyetje: Perse shqiptaret kane nevoje te hyjn ne BE?

Pergjigjeer arsye ekonomike dhe politike! Hyrja ne BE u jep mundesi shume shqiptareve te qarkullojne dhe punojne lirshem ne BE! Mendohet se kjo liri veprimi do sjelle edhe mirqenie ne ekonomine shqiptare! etj

Personalisht mendoj se nuk eshte keshtu, edhe sepse BANKA QENDRORE EUROPJANE eshte 1 BANKE PRIVATE DHE JO SHTETERORE!
Qytetaret europjani paguajne taksat e tyre jo shtetit te vet por bankiereve private!!

Nese Shqiperia do punonte ne keto 18 vjet per te permirsuar ekonomine e saj, duke i dhene prioritet privatizimeve me kapital plotesisht ose pjeserisht shqiptar, sot ne Shqiperi do kishte me shume vende pune dhe nje pjese e mire e shqiptareve nuk do e shihte te nevojshme emigracionin si 1 zgjedhje te detyrueshme por do e shihte si nje zgjedhje normale per tu specializuar!

Por sot ne shqiperi nuk egzistojne fusha/ industri te ekonomise me pronesi 100% shqiptare ose pjeserisht shqiptare, por jane te gjitha te huaja!!!
Po e shpjegoj ne menyre sa me te tjeshte per te qene e kuptueshme nga te gjith arsyja pse nuk zhvillohet vendi nga investimet e huaja!
Investimet e huaja nenkuptojne qe te tjeret te vijne ne shtepine tende e te fillojne te blejne njehere tavolinen, pastaj divanin, pastaj TV, pastaj nje faqe muri, pastaj deren, pastaj oborrin, pastaj ēatine etj derisa ne fund ty nuk do te ngelet me asgje, pasi shtepia jote do jete e ndare dhe prone e te tjereve, edhe sepse nga shitja e shtepise ti nuk ke perfituar vleren reale te saj por ate nominale duke qene se Shqiperia eshte klasifikuar si shtet i Varfer e ne Zhvillim E Siper !

Bankat sot ne shqiperi nuk i ke shteterore por private dhe i ke me pronesi greke, italiane, dhe austriake, te cilat jane pronesi e bankave akoma me te medha ne nivel nderkombetar.
Kjo ben qe te gjitha paret qe hyjne ne shqiperi me ane te emigracionit (i cili eshte i vetmi burim/investim ekonomik shqiptar) te perfundojne ne llogarite rrjedhese te ketyre bankave! Keto banka nuk eshte se i lene keto pare ne arkat e tyre perkundrazi keto pare perdoren per investime ne vende te tjera, operacione ne burse, shit-blerjen e indiustrive te ndryshme etj, Pra ndodh qe bankat perfitojne 10 fish me shume nga paret e emigranteve shqiptar, nderkohe qe shqiptaret perfitojne veēse ate 1% te interesit/montantes te llogarise rrjedhese ose depozites qe kane!!

Ketu keni nej shpjegim ne lidhje me faktin sesi bankat shesin para qe nuk posedojne: Why Banks Sell Money They Don't Own? Is Seignorage The Secret Money Tree? Why Banks Sell Money They Don't Own? Is Seignorage The Secret Money Tree? - Robin Good's Latest News

Shpjegim se ēfare eshte Seigniorage: Seigniorage - Wikipedia, the free encyclopedia



Video shume interesante qe shpjegon Seignorange-in Bankar dhe gjith GENJESHTRAT E DEBISE PUBLIKE:

Beni llogarite vet per te kuptuar pse kemi nevoje per krijimin e kompanive shqiptare me pronesi kombetare shqiptare!!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 18:54   #3
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,160
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim

Ajo pikepamja qe thua ti bilder, eshte shume e drejte. Por gjithsesi, ajo qe shqiptareve u duhet ver8, fillimisht eshte te mos diskriminohen si qytetare te botes se III, te levizin lirshem neper bote, te futet Shqiperia ne rajonet e sigurta te Europes, te ndalet korrupsioni dhe te shtohen vendet e punes.

Ti mire thua qe ne na nevojiten kompanite me pronesi shqiptare. Por e ke idene sesa biznesmene dhe njerez te pasur shqiptare hezitojne sot te ngrene nje biznes ne vendin e tyre vetem sepse ka pasiguri dhe stabilitet. Mungojne elementet fillestare si energjia elektrike, bizneset gjithashtu jane te rrezikuara nga monopolizimi politik i biznesit, nga njeanshemeria e politikave fiskale etj etj

E per te realizuar keto te fundit, mesa duket na duhet nje roje i huaj mbi koke qe te mesojme te sillemi...
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 19:20   #4
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 958
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Nostra_22 Shiko postimin
Ajo pikepamja qe thua ti bilder, eshte shume e drejte. Por gjithsesi, ajo qe shqiptareve u duhet ver8, fillimisht eshte te mos diskriminohen si qytetare te botes se III, te levizin lirshem neper bote, te futet Shqiperia ne rajonet e sigurta te Europes, te ndalet korrupsioni dhe te shtohen vendet e punes.

Ti mire thua qe ne na nevojiten kompanite me pronesi shqiptare. Por e ke idene sesa biznesmene dhe njerez te pasur shqiptare hezitojne sot te ngrene nje biznes ne vendin e tyre vetem sepse ka pasiguri dhe stabilitet. Mungojne elementet fillestare si energjia elektrike, bizneset gjithashtu jane te rrezikuara nga monopolizimi politik i biznesit, nga njeanshemeria e politikave fiskale etj etj

E per te realizuar keto te fundit, mesa duket na duhet nje roje i huaj mbi koke qe te mesojme te sillemi...

Citim:
fillimisht eshte te mos diskriminohen si qytetare te botes se III, te levizin lirshem neper bote, te futet Shqiperia ne rajonet e sigurta te Europes, te ndalet korrupsioni dhe te shtohen vendet e punes
O Nostra po nuk e kupton se ketu qendron e gjith ēeshtja o burr i dheut??
Nese ti ke vende pune ne truallin tend shton mirqenien ekonomike ne vend per veten dhe per te tjeret, dhe nuk ke nevoje te detyrohesh te shkosh emigrant dhe te punosh jashte!
Vetvetiu shqiperia ka per tu bere nje shtet i fuqishem ekonomikisht dhe politikisht dhe nuk do kete me nevoje tu shtrije doren te tjereve!
USA u ndertua si shtet nga shfrytezimi i punes se emigranteve qe vinin ne USA dhe jo e kunderta!!


Citim:
Por e ke idene sesa biznesmene dhe njerez te pasur shqiptare hezitojne sot te ngrene nje biznes ne vendin e tyre vetem sepse ka pasiguri dhe stabilitet. Mungojne elementet fillestare si energjia elektrike, bizneset gjithashtu jane te rrezikuara nga monopolizimi politik i biznesit, nga njeanshemeria e politikave fiskale etj etj
Po kush e ka fajin per kete mor Nostra? Kush e ka ēuar situaten ne kete drejtim ne keto 18-vjet? Jane pikerisht politikanet dhe pushtetaret shteteror qe me ane te ligjeve te aprovuara qe jane ne favor te te huajve dhe jo te biznesit shqiptar kane demoralizuar dhe penguar iniciativen e biznesmenit shqiptar.
Ti merre me mend ligji i para nje viti "Shqiperia 1 Euro" eshte nje pisllek ligjor, pasi nuk merr ne konsiderate kontigjentin e biznesmeneve shqiptar por favorizon hyrjen e te huajve!!

E dime shume mire te gjithe qe politikanet ne shqiperi merren me trafiqe armesh, droge etj, Po ku vene keto para, ku perfundojne, investohen apo jo?
Pastaj eshte vertet qesharake, pasi ēdo shtet ne bote per te shtuar te ardhurat e arkes se tij investon ne burse, investon ne instrumenta financiare te ndryshme: aksionet, derivatet, ēertifikatat, Obligacionet, tituj, bot, etj
Dhe jam mese i bindur se shteti shqiptar ka investuar, dhe se nga falimentimet e fundit bankare ne USA dhe BE , shteti Shqiptar ka patur humbje!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 02-10-08 nė 19:26.
Bilderberg ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 19:30   #5
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,160
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim

Bilder, une jam ne nje mendim me ty. Kur shkrova qe shqiptaret te levizin lirshem neper bote ( sepse bota eshte e te gjitheve) e kisha fjalen qofte edhe si turiste.

Kam degjuar qe vitin qe vjen edhe ne Shqiperi do aplikohet bursa.

Shqiperia 1 euro ishte diskriminim themelor ndaj biznesit vendas, por kur ky i fundit nxorrii vetem nje klithme nga fundi i fucise qe nuk u degjua askundi, mire tu behet atyre dhe neve...

Politikat e majta sot, po perqendrohen gjithmone e me shume tek biznesi vendas, tek subvencionimi shteteror i tyre kundra nje % ver8 te ulet.

Megjithate, une mendoj qe turizmi( jo i kufizuar vetem ne turizmin masiv veror) eshte celsi i daljes nga tranzicioni ekonomik qe ka mberthyer Shqiperine.

Te shpresojme qe zgjedhjet e ardhshme politikanet te 3gohen qytetare, sepse gjithcka qe kaluam, nuk mund te kthehet me pas.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 21:08.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual