![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Gazeta Shqiptare Qeveria i hap rrugėn monopolizimit tė lojėrave tė fatit nė njė dorė tė vetme, me iniciativėn pėr miratimin e projektligjit pak ditė mė parė nė mbledhjen e saj tė radhės. Duket se pastrimi i xhepave tė kumarxhinjve shqiptarė po pėrpiqet tė monopolizohet nga njė grup inteligjent biznesmenėsh, pėr tė cilėt, deri tani nuk ka asnjė tė dhėnė. Projektligji i ri pėr Lojėrat e Fatit, duket qartė se do tė asgjėsojė, deri nė eliminimin e plotė organizatorėt e deritanishėm tė kėtyre lojėrave nė Shqipėri, siē janė kompanitė e basteve, apo edhe ata tė kazinove elektronike. Tė gjitha bashkė bėjnė mė tepėr se 40 tė tilla qė operojnė nė tregun shqiptar. Kleēka Nė pamje tė parė, duket se ligji ka pėr synim pikėrisht atė qė pretendon qeveria: luftėn kundėr informalitetit, dhe transparencė tė plotė pėr tė gjitha lejet dhe licencat qė do tė jepen nė kėtė fushė. Por, me njė dallim, pėr herė tė parė nė ligj, ndryshe nga ligji i mėparshėm, evidentohet shprehja Video-lotari (VLT), e cila duket se ka kaluar nė kėtė projektligj pa dijeninė e as vetė kryeministrit. Dyshimet Nė fakt, ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė ata qė kanė dijeni pėr lojėrat e fatit se me tatimet e reja tė vendosura pėr tė gjitha, bastet sportive, kazinotė elektronike, pjesa mė e madhe e tyre do tė mbyllen. Sipas ligjit, tė gjithė ata qė do tė kenė njė sallė Kazino Elektronike, do tė duhet tė paguajnė qė nė ditėn e hapjes sė aktivitetit (pra pa bėrė xhiro asnjė ditė) 4 milionė lekė. E pėr ēdo makinė elektronike qė do tė jetė brenda sallės, do tė duhet ti japin shtetit sipas detyrimeve tė reja ligjore, 200 mijė lekė. Pėr 10 makina minimalisht, pėr ēdo biznesmen, qė sot ka njė sallė Kazino elektronike, duhet tė japė nė buxhetin e shtetit 6 milionė lekė tė vjetra nė muaj. Por e kundėrta ndodh me ata qė kanė Video-lotari apo thėnė ndryshe, VLT. Sipas pėrcaktimit tė ligjit nė pikėn 18 tė nenit 4, Video-lotaritė, janė lotari qė luhen nėpėrmjet video-terminaleve, tė lidhura me njė sistem rrjetesh elektronike, ku rezultati i lojės mbėshtetet nė shansin e prodhuar nga serveri, bazuar nė gjenerimin e numrave tė rastėsishėm. Ndėrsa pėrcaktimi pėr makinat slot nė pikėn 24 tė po kėtij neni thuhet makinė loje, nėpėrmjet sė cilės vetėm njė lojtar mund tė lejohet tė luajė, nė tė njėjtėn kohė, e cila ka njė mekanizėm gjenerues tė numrave tė rastėsishėm, tė instaluar nė makinė, qė pėrcakton rezultatin e lojės. Dallimi apo ngjashmėria Ndėrsa i sheh kėto dy pėrkufizime, duken tė ndryshėm, por nė ligj, ndėr tė tjera jepen edhe specifikimet pėr tė dy rastet, pra pėr Makinat Elektronike dhe pėr Video-lotaritė, qė nė fakt janė e njėjta gjė. Kėshtu, nė nenin 24 tė ligjit thuhet se ēdo makinė elektronike duhet tė ketė pėrputhje me rregullat e zbatueshme tė sigurisė sė BE-sė; tė jetė nė pėrputhje me standardet e BE-sė; tė jetė e pajisur me deklaratėn e pėrputhshmėrisė sė BE-sė; tė jetė e pajisur me certifikatėn e prodhimit, certifikatėn e origjinės dhe dokumentet e zhdoganimit; tė pėrmbajė lojėra nė pėrputhje me kėrkesat e pikės 2 tė kėtij neni; tė ketė njė gjenerues rastėsor numrash (rėndom number gjenerator RNG); tė jetė e plumbosur nga NJMLF me vulėn pėrkatėse, si dhe tė ketė memorie fiskale pėr transferimin e tė dhėnave tė xhiros online tek organet tatimore. Ndėrsa nė nenin 31 tė ligjit, jepet pėrkufizimi se ēfarė janė VLT. Pa i hequr asnjė presje pėrcaktimeve pėr Makinat elektronike, edhe VLT janė e njėjta gjė. Pra sipas ligjit, Makinat elektronike dhe VLT nuk ndryshojnė. Ku dallojnė? Pikėrisht nė pikėn e dallimit, ku bėhet fjalė edhe pėr para, aty ka punuar edhe mendja e falimentimit. VLT (e cila pėrmban makinat elektronike) do tė merret vetėm nga njė person apo shoqėri, pra sipas ligjit do tė ketė vetėm njė licencė kombėtare, e cila do tė shpallet me njė tender pas miratimit tė kėtij ligji. Ndėrsa kazinotė elektronike, janė shumė dhe kanė pronarė tė ndryshėm, numri i tė cilėve arrin sot rreth 40 tė tillė. Por ēėshtja e tatimeve qė do ti paguajnė shtetit, ėshtė pika mė nevralgjike e gjithė ligjit. Nėse pėr kazinotė elektronike, duhet tė paguhet fillimisht 4 milionė pėr sallėn dhe 200 mijė lekė pėr ēdo makinė, pėr VLT (qė ėshtė vetėm njė licencė) ligji, nė nenin 44 pika 5.4 parashikon se Organizatori i lojėrave, tė pėrfshira nė licencėn pėr lotari kombėtare, paguan tatim pėr lojėrat e fatit, 10 pėr qind mbi fitimin e realizuar. Pra nėse fitimi i firmės do tė jetė 600 mijė lekė, pėr shtetin do tė paguhen vetėm 60 mijė lekė. Falimenti Askush nga kazinotė elektronike qė janė sot nė treg nuk do tia dalė dot mbanė, pėr tė qėndruar nė kėmbė pas rėndesės sė shumtė me taksa nga detyrimet tatimore qė rrjedhin nga ky ligj. Nė fakt, nėse kjo do tė ishte njė ide thjesht pėr tė mbrojtur njerėzit pėr tė mos harxhuar paratė nė kumar, kjo ėshtė njė gjė pozitive; por dikush, vetėm duke futur konceptin e ri VLT, qė haset pėr herė tė parė dhe qė do tė jetė 1 licencė e vetme pėr gjithė Shqipėrinė, me barrė fiskale vetėm 10 pėr qind tė fitimit, ka krijuar monopolin nė fushėn e lojėrave tė fatit, pėr atė person apo shoqėri qė do tė marrė kėtė licencė. Blerja Nga tė dhėnat qė mund tė shihen nė regjistrin tregtar pėr transferimin apo blerjen e aksioneve nga subjekte tė ndryshme qė operojnė nė fushėn e lojėrave tė fatit pėr vitin 2008, mund tė konstatohen lehtė lėvizje tė ēuditshme nga kompani fantazmė, pėr tė cilat nuk gjen tė dhėna zyrtare apo nė internet. Mbi tė gjitha transferimet e aksioneve mund tė kenė baza tė mjaftueshme dyshimesh dhe hetimesh pėr autoritetet shqiptare, tė cilat kontrollojnė dhe ruajnė tregun shqiptar nga ēdolloj monopolizimi. Por ndėrkaq, vėmendja e tė gjithėve ėshtė pėrqendruar vetėm tek taksat e tatimet e kėtij biznesi mjaft fitimprurės, dhe aspak nė kleēkat e ngritura nė ligj, pėr llojet e makinerive qė po futen nė Shqipėri, nėn siglėn VLT (Video-lotari Terminale). Ju duket normale qe ne nje Shqiperi si tonen, kur papunesia "lulezon", te lulezojne edhe kazinote dhe te gjitha lojerat e ndryshme te fatit ?
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Bordi Drejtues
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ...
Seksi:
Mosha: 25
Postime: 791
Rrespekti: 25
![]() ![]() |
Keto budalliqe ka "tranzicioni" (kushtimisht them tranzicion)... Hajnite, droga, prostitucioni, korrupsioni... E te gjitha keto (ca me shume e ca me pak) e kane burimin dhe vendqendrimin neper shtepite e lojerave te fatit... E me e keqja nga te gjitha keto eshte se "prinder" te tyre jane politiKuajt tane te "mbare".
__________________
Sikur te ishte cdo njeri-njeri, do te zvogelohej shume numri i bagetive...! ®®ъLi©ą°
|
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Postime: 1,864
Rrespekti: 12
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Absolutisht anormale ,tek i shoh te mbijne si kerpudha rreth e rrotul meje,me dhimbset ky popull,ku ata qe gjejne mundesine krijojne dicka per te mbijetuar,ndersa ata te tjeret zhyten ne mjerim cdo dite
![]() Oh eshte vertet per te ardhur keq! Por...... do te ishte vertet ideale sikur keto kazino te ktheheshin ne konvikte per studentat mrekullia do arrinte kulmin ,po he e mendon njeri kete ?
__________________
Nje dashuri e humb nje tjeter te humbur gjej Zhgenjime korr e prap dashuri mbjell
|
||
|
|
|