![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 1,194
Rrespekti: 8
![]() ![]() ![]() ![]() |
I nderuar Zoti Kryeministėr, Nė fakt dyshova ta nisja kėtė letėr me fjalėn e kortezizė i nderuar, sepse nuk e di nėse je mė pėr median, apo pėr atė pjesė tė medias mafioze siē e quani JU, njė njeri i nderuar.
Po meqė ca vota populli tė kanė dhėnė atė pozicion qė Ju keni, po detyrohem, meqė po tė shkruaj si kryeredaktore e Gazetės Shqiptare, I nderuar zoti Kryeministėr... Po ju drejtohem Ju personalisht pėr tju thėnė se bėni gabim qė e pėrzjeni atė zėdhėnėsen e gjorė tė lexojė deklaratat tuaja kur Ju shani gazetarėt, ata qė pėrditė dalin nė terren, mbledhin informacione dhe i komunikojnė tė dhėna publikut, qė Juve nuk ju pėlqejnė. Dhe po ashtu bėni gabim, qė njė deklaratė tėrėsisht politike dhe jo profesionale, e bėni nga podiumi i Qeverisė. Mund ta bėni te selia e PD psh, edhe pse edhe atje nuk ėshtė etike; apo te foltorja e parlamentit, ku dilni shumė shpesh dhe harroni se jeni kryeministėr, por kėto tė paktėn, publikisht mund tė pranohen. Tani, mungesės sė etikės suaj nė konsiderimin e Gazetės Shqiptare njė gazetė qė varet nga klane mafioze, po i pėrgjigjem shkurtimisht me disa argumenta: Ju mund tė na konsideroni mafiozė sa tė doni, sepse nuk ju pėlqen qė Gazeta Shqiptare nė 3 korrik nuk thotė sa mirė qeverisi Berisha nė 3 vjet, por i tregon opinionit publik se cilat janė dėshtimet e qeverisjes tėnde nė tre vjet; Ju mund tė na thoni mafiozė se qė nga 15 marsi e deri mė tani, kur Ju mbani mbi shpinė vdekjen e 26 njerėzve, Gazeta Shqiptare bėri ēėshtė e mundur tė zbardhė njė skandal dhe njė aferė korrupsioni, mė e papara ndonjėherė nė Shqipėri e qė rezultoi me njė bilanc tragjik. Ju mund tė na konsideroni mafiozė, sepse Gazeta Shqiptare zbardhi atė kontratėn e majme, qė ju firmosėt me Tom Ridge prej gjysėm milioni dollarėsh, thjesht pėr asistencė nė fushėn e NATO-s. E kėtė vendim Tuajin, po ju kujtoj, e fshehėt fare nga faqja zyrtare e Kėshillit tė Ministrave. Ju mund tė na konsideroni mafiozė, sepse Gazeta Shqiptare zbardhi njė tjetėr kontratė Tuajėn tė majme, me atė biznesmenin e Krans Montanės, mikun tuaj Karteron, i cili pėr nja dy seminare qė nuk i kemi parė ende, ka marrė nja 250 mijė euro. Ju ndoshta mendoni se keni tė drejtė tė na sulmoni e tė na quani mafiozė, sepse ne zbardhėm e-mailet e kėshilltarėve tuaj, tė cilėt pasi e kishin paguar me reklamė gazetėn prestigjoze Financial Times, i kėrkonin kėsaj tė fundit, njė edicion special pėr Shqipėrinė, por qė mė parė tė ishte kontrolluar nga Ju personalisht, dhe kjo rrallė bėn vaki me shtetarė profesionistė; Ju zotėri, mund tė na konsideroni mafiozė, sepse ne nuk ndaluam tė tregojmė korrupsionin e zyrtarėve tuaj, kudo qė janė, (po ju kujtoj vetėm ditėn e djeshme kur u arrestua sekretari juaj i PD i degės sė Vlorės); Ju zotėri, mund tė na konsideroni mafiozė, sepse ne zbardhėm tė vėrtetėn e deklaratės sė pasurisė sė Argita Berishės, vajzės tuaj, paratė e sė cilės kalojnė sa nga llogaria juaj tek e saj dhe anasjelltas. Aq mė tepėr u nxehėt keqaz kur ne publikuam dhe me foto vilat e Argitės nė bregdet, pėr tė mos folur mė pas pėr shtėpinė tuaj tė vjetėr qė figuron juaja, ndėrkohė qė keni deklaruar se e keni ndėrruar me Argitėn dhe tė gjitha kėto i keni tė zbardhura nė faqet e Gazetės Shqiptare. Ju zotėri, na konsideroni mafiozė, sepse ne ju treguam publikisht skandalet e zullumet e bėra nga ministrat tuaj tė kabinetit, si ajo e ish ministrit tuaj tė drejtėsisė tė cilit u detyruat mė pas ti kėrkonit dorėheqjen meqė vėllai i vet ishte pėrfshirė nė tendera. Ju zotėri na konsideroni mafiozė sepse ne mbrojtėm administratėn publike, menjėherė pas 3 korrikut 2005, kur ju erdhėt me fshesė tė madhe nė dorė e tani do tė duhet tė paguani kostot e vendimeve tuaja politike prej miliona dollarėsh, si rroga pėr zyrtarėt e hequr nga puna (po ju kujtoj njė ndėr rastet mė tė freskėta: E mbani mend Argita Totozanin, ish drejtoreshėn e Drejtorisė sė Refugjatėve qė e hoqet pasi kundėrshtoi ardhjen e ujgurėve nė Shqipėri: para pak ditėsh e fitoi gjyqin dhe do tė tė marrė nga buxheti jo pak, por njė vit rrogė); Po ashtu, mund tė na konsideroni mafiozė, sepse ne ju treguam nė Gazetė pemėn nepotike dhe shoqėrore tė administratės tuaj, ku nė vendet mė tė rėndėsishme, vutė familjarėt apo shokėt e shoqet e familjarėve tuaj; Ju zotėri, na konsideroni mafiozė se ne ju biem ēdo ditė si ēekan mbi kokė pėr ekonominė e rrėnuar, ku inflacioni mbetet 4 pėrqind dhe po e kalon kėtė shifėr, e ku rritja e pagave qė pretendoni se do ta bėni nuk ėshtė reale pėr shkak tė kėtij inflacioni; Ju zotėri na konsideroni mafiozė, se ne ju kujtuam se vetėm njė vit pasi preve shiritin e rrugės Levan - Vlorė, nisėt punimet e kėsaj rruge, dhe atėherė inagurimin e bėtė thjesht pėr efekt elektoral; Ju zotėri na konsideroni mafiozė, se kur realizuat kontrata tė tilla si Albtelekom, Kakome, apo TEC nė Vlorė, tė tjera deklarime kishit dhėnė publikisht kur ishit nė opozitė dhe tė tjera vendime morėt kur erdhėt nė pushtet; Ju...Ju...Ju...Ah zoti Berisha, u lodha duke jua numėruar tė gjitha. Por tė premtoj, njėherė tjetėr, do tė bėjmė njė edicion special tė Gazetės Shqiptare ku tė hapim tė gjithė arkivėn dhe ti kujtojmė tė gjitha, sepse sa vite keni ju nė pushtet, aq kohė na duhet ne pėr ti rishkruar tė gjitha. Sepse, tė tilla gjėra ju bėni pėrditė, por ngaqė njė skandal kapet nė rrugė nga njė tjetėr mė i madh, ne nuk arrijmė dot qė tė merremi gjerė e gjatė vetėm me njėrin. Zoti Kryeministėr, Unė personalisht mendoj se duhet tju kenė frikė tė gjithė ata qė nuk sulmohen nga ju dhe duhet ta mendojnė kėtė seriozisht. Sepse kur ju sulmoni Gazetėn Shqiptare nė Shqipėri, ne renditemi nė tė njėjtėn linjė me gazeta prestigjoze ndėrkombėtare si New York Times, tė cilėn ju e konsideruat letėr higjenike; pėr tė mos folur pėr stacionin BBC i cili ju nxorri zbuluar nė njė Hard Talk, tek i cili ju doni tė flisnit me siguri, por shpeshherė edhe ngecje. E meqė detyra jonė ėshtė tė informojmė publikun, ju garantoj se Gazeta Shqiptare do tė vazhdojė ta bėjė njė gjė tė tillė. Zoti Berisha, Ju lutem, si kryeministėr i kėtij vendi, merruni mė mirė me gjėra serioze; merruni me spitalet, meqėnėse keni profesionin e mjekut, se nė spitale sot nuk gjendet as alkool, por nuk funksionon as laboratori pėr bėrjen e analizave tė gjakut; merruni zoti kryeministėr me varfėrinė e tejskajshme, sepse janė shtuar rastet e njerėzve qė marrin bukėn me listė; merruni zoti kryeministėr me korrupsionin e zyrtarėve tuaj qė shtohet nga dita nė ditė; merruni me ujin e pijshėm, se nuk kemi pikė uji nė ēezmat tona dhe po e marrim me bidona; merruni zoti kryeministėr me financat publike dhe mungesėn e realizimit tė investimeve, alarm qė e ka dhėnė edhe ministri juaj Bode; merruni me peshkatarėt zoti kryeministėr se u premtuat naftė pa akcizė, por spo marrin dot asgjė; ... pra ju sugjeroj tė merreni me gjithė gjėrat tuaja ekzekutive dhe jo me pushtetet e pavarura. Zoti kryeministėr, Dhe njė gjė tė fundit: sa pėr atė titullin e Gazetės qė qeveria juaj nuk i ka dhėnė para bashkisė sė Tiranės e Vlorės, ne kemi tė drejtė. Ju nė atė pėrgėnjeshtrimin tuaj pėrmendni njė kredi japoneze qė e ka garantuar personalisht kryeministri Berisha. Gaboheni zoti Kryeministėr! Nėse nuk keni memorje, po ju kujtoj se kredia japoneze ėshtė negociuar nė kohėn e qeverive socialiste (para 6 vitesh) dhe nuk ėshtė njė kontribut i juaji, pavarėsisht se ju e firmoset. Eshtė njė kredi qė nuk fillon kėtė vit, (kėtė po jua kujtoj) dhe ėshtė financim i huaj dhe jo para tė buxhetit tė shtetit; sa pėr projektin e Unazės sė Madhe qė pėrmendni, edhe ky ėshtė njė investim i huaj dhe jo me paratė e kėtij gjashtėmujori nga buxheti juaj. Dhe kjo kredi, edhe pse qeveria ka dalė garant meqėnėse nuk ka dalė ende ligji pėr huamarrje tė drejtpėrdrejtė nga pushteti vendor, do tė paguhet njė mė njė nga Bashkia e Tiranės dhe jo nga Qeveria. Ndaj po ju them sėrish se nė buxhetin suplementar 2008, ju ke lėnė jashtė Bashkinė e Tiranės dhe Vlorės. Mirė u takofshim me njė tjetėr letėr tė hapur kur tė na thuash sėrish mafioz! Me respekt Anila Basha Kryeredaktore GAZETA SHQIPTARE
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja! |
||
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| berisha, hapur, kryeminsitrit, leter |
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests) | |
| Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
| I ri nė faqe? | Keni nevojė pėr ndihmė? |