![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Nga Gėzim MEKULIShkrimi i Rexhep Qoses "Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare" mund tė vlerėsohet si njė krijim publicistik -qė ka nxitur njė ndėr debatet me interesante nė hapėsirėn publike shqiptare. Njė ndėr kėto debate tė njohura ėshtė ai Qosje - Kadare. Karakteristikė e veēantė e kėtij debati ėshtė mėnyra e ndryshme e tė interpretuarit dhe tė kuptuarit tė identitetit tė popullit shqiptar, nisur nga pikėpamja fetare, historike, filozofike dhe kulturore. Nė shkrimin e lartpėrmendur Qosja pėrshkruan shqiptarėt si njė popull qė i pėrket tri feve dhe se mu ky fenomen e bėn "mė tė pasur" dhe "mė tė pėrbėrė" identitetin e tij kombėtar. Pėrkundrejt pohimeve tė disa intelektualeve, se shqiptarėt i takojnė vetėm qytetėrimit perėndimor, Qosja nė lidhje me kėtė, shpreh njė skepticizėm tė madh. Si argument, ndėr tjerash, ai pėrmend faktin se "shqiptarėt nuk do tė pėrjetonin ndarjen nė katėr shtete po do t'iu njihej e drejta e jetės nė njė shtet". Mė tutje ai thekson se "Shqiptarėt, nė tė vėrtetė, u takojnė dy qytetėrimeve: qytetėrimit perėndimor dhe qytetėrimit lindor". Dhe, ėshtė mu kjo tezė qė nxiti njė reagim tek Kadare, i cili shigjeton Qosen nė sprovėn e tij "Identiteti evropian i shqiptarėve", duke pėrfaqėsuar mendimin se Populli shqiptar nuk ka "identitet gjysmak" por atė evropian. Ēfarė apelon kjo sprove? Cilat forma gjuhėsore pėrdoren pėr tė bindur njė numėr sa me tė madh tė lexuesve? Si ndėrton autori publikun dhe ēfarė botėkuptime ka ai? Pėrgjigjet nė kėto pyetje janė objekt i kėsaj analize. Kėto mund tė gjenden me ndihmėn e teorive nga fusha e shkencave tė retorikės. Teoritė Analiza mbi "Identitetin evropian tė shqiptarėve" do tė pėrqendrohet nė tri teori: Teorinė e grupimit tė fjalėve (Keneth Burke). Ndėrtimin e publikut (Maurice Charland dhe McGee). Pikėpamjen mbi botėn dhe ndėrtimin e publikut (Bitzer). Analiza e grupimit tė fjalėve Kjo metodė pėr tė parėn herė ėshtė zhvilluar nga Kenneth Burke (1937). Sipas tij kjo metodė ėshtė njė mjet ndihmės qė mund tė na e lehtėsojė dekodimin e botėkuptimit tė autorit. Ndėrtimi i fjalisė dhe pėrdorimi i shprehjeve tė zgjedhura nuk ėshtė i pafajshėm dhe i rastėsishėm. Pra nėse ne ia dalim t'ia mbushim mendjen dikujt se pikėpamjet tona rreth njė teme, ēėshtje dhe rreth njė problemi janė tė drejta, kjo do tė thotė se ne pėrmes ndihmės sė gjuhės e kemi ndikuar, nė njė masė, botėn e kėtij personi. Kėshtu, del se e vėrteta mbi botėn nuk ėshtė objektive dhe e qėndrueshme, por kjo ndikohet dhe formėsohet nga dikush. Burke thotė se ėshtė plotėsisht e mundur, qė duke klasifikuar dhe renditur grupin e fjalėve, tė zbulosh dhe tė gjesh "shprehjet kyēe" tė njė shkrimi, si dhe cila fjalė lidhet me cilėn. Pra "gėnjeshtra, nė kėtė mėnyre, ėshtė e pamundur". Kėshtu pėr shembull nėse njė njeri flet pėr nderin, por pėrdorė njė gjuhė metaforike pėr shkatėrrimin, atėherė tema e tij e vėrtetė ėshtė shkatėrrimi e jo nderi. Grupimet e njėjta tė fjalėve, qė njė kritik i gjen nė pėrdorimin e fjalėve tė njė autori, janė pėr tė, zakonisht, tė panjohura. As autori vet nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė ndėr-marrėdhėnie tė grupimi tė ngjashėm tė fjalėve. Mirėpo shtrohet pyetja si ti gjejmė shprehjet kyēe tė njė shkrimi. Sipas Foss: Varėsisht nga ajo se sa shpesh dhe me ēfarė intensiteti pėrdoret njė fjalė, bėhet edhe identifikimi i saj si shprehje kyēe. E rėndėsisė se veēante ėshtė se cilat fjalė tjera sillen rreth kėtyre fjalėve kryesore. Shprehjet qė pėrzgjidhen nė analizėn e grupimit tė fjalėve mund tė ndahen nė dy grupe: 1. "Shprehje tė mira" dhe 2. "Shprehje tė dreqit". Ndėrtimi i publikut Shumė retorikas e konsiderojnė publikun si njė produkt tė krijuar nga shkrimi dhe fjalimi. Secili autor mendon, pak a shumė, nė mėnyrė tė vetėdijshme nė publikun dhe pėr publikun. Pra shkrimi kėrkon tė mbushė mendjen, tė bindė. Publiku retorik, pėrbėhet kryesisht nga personat tė cilėt mund tė ndikohen nga folėsi apo autori. Kėshtu qė siē thotė edhe McGee i tėrė procesi i socializmit nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos ushtrime intensive e tė vazhdueshme pėr tė bindur tjetrin (McGee 1975: 242).. Diskursi i tyre politik nuk e bėn pėrshkrimin e realitetit, pėrkundrazi, ky diskurs, sajon, me tepėr, vetėm njė mit politik. Si fantazmė politike dhe si njė mit politik "popull i ri" me identitet tė ri, do tė ekziston aq gjatė sa do tė ekziston edhe retorika, Por, nesėr, nėse retorika mbi kėtė "popull tė ri" zbehet apo edhe zhduket, atėherė ky nuk do tė jete asgjė tjetėr pėrpos njė grumbull individėsh. Analiza e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" Analiza e grupimit tė fjalėve Nė shkrimin e tij Identiteti evropian i shqiptarėve, duke pėrdorur efektet e gjuhės, Kadare komunikon jo vetėm me shqiptarėt nė Ballkan, por edhe me opinionin publik ndėrkombėtar. Ndryshe nga Qosja, Kadare pėrfaqėson qėndrimin se mes tjerash "shqiptarėt treguan qartė se ndiheshin evropianė" duke nėnshkruar marrėveshjen me Evropėn atlantike. Kadare mbėshtet nė premisa historike, gjeografike dhe duke theksuar mė shumė atė fetare. Ai pranon faktin se shqiptarėt kanė tri fe, mirėpo shigjeton Qosen pėr ndarje tė identitetit shqiptar, duke pohuar se kjo do tė na shpinte drejtė dėbimit nga Evropa. Pėr kėto arsye, Kadare ėshtė mė pak tolerant me mendimin e Qoses, se "shqiptarėt i takojnė qytetėrimit islamik hiē mė pak se qytetėrimit tė krishterė". Ajo, qė kėrkoj kėtu ėshtė qė pėrmes fjalėve kyēe, si kam cekur dhe me parė, tė bėhet e zbuluar dhe e kuptueshme tė kuptuarit e botės nga autori. Janė shtatė fjalė tė cilat janė qendrore nė kėtė shkrim. Kėto janė: "Evropa", "Evropian", "Shqiptarėt","identiteti", "Populli", "Mysliman", "Krishterė", "Perėndim" dhe "Lindje". "Evropė" dhe "Evropian" Nė kėtė shkrim fjala "Evropė" ėshtė shprehje e shenjtė. Fjala "Evropė" pėrmendet 61 herė, pėrderisa fjala "joevropian" pėrmendet 2 herė. Qė tė dyja kėto fjalė janė pėrzgjedhur si fjalė kyēe duke u bazuar nė frekuencėn dhe nė intensitetin e tyre. "Evropa" paraqitet nė shkrim si shprehje e Zotit (God term). Pėrpos kėtyre dy fjalėve kyēe, fjala tjetėr, qė mė sė shumti ėshtė e dukshme pėr nga frekuenca, ėshtė ajo "evropian". Kjo fjalė pėrmendet 39 herė. Rreth fjalės "Evropian" pėrmenden shpesh, po ashtu, "katolicizmi", "racė e bardhe", "identiteti", shqiptarėt", "qytetėrim", "kontinenti nėnė", "mit", "krishterimi", e qė kėto mund tė quhen edhe fjalė tė shenjta. Ndėrkaq shprehjet e dreqit, qė sillen rreth fjalės "evropian", mund tė veēohen fjalėt "luftė" dhe "myslimanizmi"."Evropa" ka dy dimensione morale. Atė ideologjike dhe mitike, e qė ėshtė e mirė, dhe atė faktike, pra tė sotmen, qė ėshtė "e keqe".Grupimet e fjalėve qė shpesh sillen rreth fjalės "Evropian" janė: "katolicizmi", "identiteti", "shqiptarėt" dhe "myslimanizėm". Lidhjet me tė forta gjinden nė mes fjalėve "Evropa", "katolicizmi", identiteti" dhe "shqiptarėt", ndėrkaq fjala "myslimanizėm" zbehet dhe nuk i ėshtė e fort afruar fjalės "Evropė". Me ndihmėn e grupimit tė fjalėve nė kuptojmė se "myslimanizmi" ėshtė fatkeqėsia unike dhe e papėrsėritshme, i cili edhe shėnon fundin e madhėshtisė se popullit shqiptar. "Myslimanizmi" ėshtė antipodi i simbolit tė identitetit shqiptar. Shumė nga fjalėt nė grupimin e parė tė fjalėve janė mbiemra tė cilat pėrshkruajnė pozitėn e rėndė tė shqiptarėve krijuar nga "myslimanizmi". Mbiemrat nuk janė neutrale, pėrkundrazi, Kėto janė tė forta dhe i japin fjalės intensitet nė shkalle tė lartė ngritjeje. Qė nė fillim tė shkrimit, lexuesi hasė nė pėrdorimin e figurės stilistike antibolėn: "Shqipėrisė se vogėl me kontinentin e madh evropian". Kadare pėrdorė mbiemrat "i vogėl" dhe "i madh". Kėto mbiemra te lexuesi krijojnė ndjenjėn e kompleksit tė vlerave tė vogla. Lexuesi ndjehet inferior dhe pa vlerė pėrballė njė fuqie tjetėr, tė madhe e tė pa diskutuar; si nė pikėpamjen materiale e, po ashtu, edhe nė atė shpirtėrore. Kjo "Evropė e madhe" mund tė kuptohet si njė qendėr pėr tė gjitha fuqitė e jetės, ndjenjat, guximin, diturinė, moralin dhe pėrparimtaren. "Shqipėria e vogėl" ėshtė tjetra, ėshtė e zbrazėt. Fajtorin pėr kėto tė kėqija, nė mėnyrė implicite, Kadare e gjen tek religjioni dhe te Lindja. Perėndimi, nė kėtė shkrim, ėshtė i stėrmbushur me pėrmbajtje religjioze dhe ka njė lloj figure religjioze. Evropa ėshtė simbol pėr arsyen, dėshirėn dhe pėr gjykimin. Por ēfarė ėshtė ajo pjesa "tjetėr" e botės? Si trajtohen kulturat dhe popujt tjerė tė botės? Si dhe nė ēmėnyrė tolerohet dhe preket feja dhe tradita tjetėr, do tė hulumtohet nė kėtė punim shkencor. Kadare pėrdorė metaforėn "shpend i verbėr" dhe "re tė zeza", ku bėn asocim nė politikėn zyrtare tė Shqipėrisė nė lidhje me anėtarėsimin e saj nė ligėn islamike. Kėtu metafora "shpend i verbėr" dhe "re tė zeza" pėrdorėn nė mėnyrėn ideologjike. Pasi qė metafora ėshtė e hapur dhe shumė kuptimore, ne, si rrjedhojė, nuk mund tė kemi kurrfarė kontrolli se, nė ē'mėnyrė kjo do tė kuptohet dhe interpretohet nga lexuesit. Nė shumė raste kjo fjali mund tė kuptohet edhe kėshtu: Afrimi me ligėn islamike = tragjedi. Largimi nga kjo ligė islamike = shpėtim. "Evropa" pėrmendet si "nėnė". Pėr shembull Kadare thotė: "U duk sikur kontinenti mėmė, i penduar pėr harresėn e gjatė, po kujtohej me nė fund pėr popullin e braktisur" dhe "Humbja dhe ri-gjetja e kontinentit nėnė, nuk tė bėnė me pak evropian se tė tjerėt". Ēfarė domethėnie ka kėtu fjala "nėnė"? Po fjala "mėmė"? Ēfarė kuptojmė kur nė shkrim hasim nė shprehje tė tilla? Fjala "Evropa nėnė" ėshtė njė sistem politik me njė komb e kulturė. Kjo do tė thotė se "Evropa" dhe "evropianėt" janė territoret dhe kufijtė e kulturave tona, ndėrkaq ēdo gjė qė ėshtė jashtė sajė, pra popuj, kultura dhe identitete, janė "jo evropiane", myslimane, tė largėta, janė frikuese, janė antipodi i nėnės, ėshtė njerka. Pra "Evropa nėnė" ka konotacione territoriale. Tek fjalėt "nėnė" dhe "mėmė" pėrdorėn shprehje emocionale. Nė kėtė mėnyrė shprehja "nėna Evropė" fort thekson dimensione fetare dhe territoriale pėr luftėn e Perandorisė Osmane tė shekullit XIV nė Ballkan. Shkrimi paraqet Kadarenė si mbrojtės tė interesave territoriale evropiane dhe si mbrojtės historik i interesave shqiptare. Kadare shkruan: "Parazitė tė shumtė do ti ngjiteshin kėsaj feje, sidomos nė shekullin e njėzet, duke pėrfshirė edhe tė fundit, atė me tė rrezikshmin, terrorizmin". Evropa katolike dhe "evropianėt" kanė njė fuqi prej Zotit. "Katolicizmi" dhe "evropianėt" kanė njė lloj forme autoriteti politik dhe kulturor. "Evropianėt" janė edhe punėtorė, paqėsorė, jo dhunues e jo agresiv, ndėrkaq, "joevropianėt" dhe pėrkatėsit e fes myslimane janė agresiv, dhunues, jo punėtorė, dembelė, tė paorganizuar dhe ushqyes potencial tė terrorizmit. Si rrjedhojė, shkrimi ndėrton njė popull me njė bindje se janė tė kėrcėnuar nga "identiteti joevropian". Nė kėtė mėnyrė shkrimi krijon njė lloj atmosfere lufte, ku shqiptarėt duhen tė qėndrojnė nė gatishmėri pėr t'i sulmuar "te tjerėt", para se "te tjerėt" ti sulmojnė kėta; shkrimi rikthen mitologjinė e luftėrave fetare ballkanike. Black thotė se ideologjitė "tentojnė tė kenė ndikim vendimtar nė karakterin psikologjik tek bashkė mendimtarėt dhe ithtarėt e vet" (Black 1999: 10). "Evropa katolike" ėshtė njė vend mitik dhe, njėkohėsisht, njė mit politik. Tė kesh njė publik tė pėrbashkėt rreth njė identiteti tė fuqishėm, dhe qė ky publik tė beson nė mitologji, ėshtė e njė rėndėsie tė madhe, sepse mitet janė instrumente pėr tė krijuar unitetin dhe identitetin kolektiv.
Sot
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Me ndihmėn e grupimit tė fjalėve nė kuptojmė se "myslimanizmi" ėshtė fatkeqėsia unike dhe e papėrsėritshme, i cili edhe shėnon fundin e madhėshtisė se popullit shqiptar. "Myslimanizmi" ėshtė antipodi i simbolit tė identitetit shqiptar.
Ndoshta vetem kjo shprehje e Kadares ben qe ai te mbledhe prane vetes gjithe ata armiq, te njejtet armiq te Nene Terezes, te Skenderbeut etj etj
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 924
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Ajo qe i shkruan i madhi kadare esht e verteta sado pak e hidhur per Qoserat.Myslimanizmi mbie ndesh me karakterin gjenetik instiktiv te shqiptarit.Shqiptaret ndoshta nuk mund ta perkufizojne sakte vetveten por ata kane nje tendence te jashtezakonshme per te qene te lire ne ate qe mendojne dhe ne ate qe duan te bejne.Myslimanizmi synon ne varferimin e metejshem te shumices dhe bindjes qorre ndaj nje pakice pasuroreqe qe sa vjen e zvogelohet.Ky varferim njerezor duket si ne ate shpirteror ashtu dhe ne drejtimin material.Ne jemi ne kerthiz te Europes dhe une mendoj se jemi nena dhe burimi i pare fillistar i gjithe ketij indetiteti.Kur nje anglez esht "hapy" esht sepse "ha" dhe "pi",kur nje italian esht "felice-i" esht sepse ka parasysh aktin seksual,nje shqiptar esht i "lumtur"sepse nenkupton ujin,lumin si nje siguri qe jeta te jete e siguruar me lementin baze te saj "ujin",po ashtu greku thote te njeten gje me "nero" ku uji esht ai qe "ne""ro-jm" ,kur anglezi thote "war" sepse lufta ne "var"te con etj.Ne gjuha nuk con vecse nga Europa bile jemi zemra e padukshme e saj.Ardhesit nga shkretetirat e urrejne diellin sepse ate e kane me shumice ate,kurse ne e duam ate dhe kemi ne qender te vemendjes dhe dashurise tone,te fjalorit tone.Ata u munduan te ngrejne folen ketu,por nuk e arriten pamvaresisht se qendruan 500 vjet..Ata nuk e arriten por dicka zbehen,dicka na humben,dicka na ngadalsuan dhe dembeluan.Nga drejtimi i tyre pervec shkaterimit te tokave dhe te emrit,asgje te mire me s'kemi.Kjo bote e huaj per ne tani duket vetem vizualisht ne majat e disa xhamive qe ngrihen drejt qiellit,dhe tinguj te huaj si gjuhesisht ashtu dhe muzikalisht prishin qetesine publike ne orare te caktuara.Ne s'kemi pas kurre nevoje per ta dhe nuk kemi.Ata e vendosen kete fe ketu me majen e shpates dhe ne qe e dime shume mire kete gje,paturpesisht e pranojme bile dhe e hymnizojme.Per te formnuar nje indetitet duhen mijera vjet ndoshta qindra dhe jo nji pike kohore.Qose esht nje person shume i dyshimt per mua.Ai me siguri te pavertetuar faktikisht por vetem me ato qe shkruan esht nga ata shqiptare qe bejne pjese ne grupin e atyre shqiptareve qe ka parasysh Faik Konitza.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga orakulli : 29-09-08 nė 16:23. |
||
|
|
|