![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Struga
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 717
Rrespekti: 4
![]() |
DREJTUAR ASMAMBLESĖ SĖ OKB DHE GJYKATES NDĖRKOMBĖTARE NĖ HAGĖ
Dy kėrkesat mė tė fundit tė Beogradit, njėra drejtuar Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB dhe tjetra Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė me synimin pėr tė ē’vlerėsuar e shpallur tė paligjshme Pavarėsinė e Kosovės, nė mėnyrė tė pa natyrshme e shqetėsuan lidershipin e Kosovės dhe tė BE! Pse po manifestohet kaq shumė frikė nga ana e tyre?! Sė pari shumica e shteteve anėtare tė OKB, para se tė bėhen shtete tė pavarura dhe anėtare tė OKB me disa dhjetėra e mė shumė vite kanė qenė edhe vetė nėn sundimin kolonial tė fuqive tė tjera po si edhe vet Kosova. Sė dyti pse kaq shumė frikė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, kur pavarėsia e Republikės sė Kosovės nga sundimi kolonial serbe ėshtė njė e drejtė e natyrshme tė cilėn kjo Gjykatė vetėm qė munde tė e vėrtetoi edhe juridikisht, si njė akėt shumė tė drejtė nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare! Kėrkesat e Beogradit vetėm sa mund tė e pėrshpejtojnė procesin e njohjen sė pavarėsisė sė Kosovės nga vet OKB si dhe kjo tė legjitimohet edhe juridikisht nga Gjykata e sipėr pėrmendur. Pavarėsia e Republikės sė Kosovės ėshtė nė pėrputhje me tė Drejtat e Popujve nė Vetėvendosje tė paraparė me Kartėn e OKB e cila si e Drejtė Juridike mbėshtetet edhe nga Gjykata Ndėrkombėtare nė Hagė! Atėherė pse gjithė kjo frikė te zėdhėnėsit e institucioneve tė Kosovės zyrtare dhe te disa qarqe ndėrkombėtare, qė qėndrojnė nė prapavijėn e tyre?! Pėrgjigjja mė e shkurtė do tė ishte se frika nuk pėrbėhet nga kėrkesat serbe por nga frika se Asambleja e Pėrgjithshme e OKB dhe Gjykata Ndėrkombėtare nė Hagė do tė zbulojnė bazamentin e pa ligjshėm e tė pa qėndrueshėm juridik i Republikės sė Kosovės: 1) Sė pari kjo Zgjidhje dhe ky Status nuk ėshtė nė pėrputhje me Kartėn e OKB mbi tė drejtat e Popujve nė Vetėvendosje! Pika e parė e cila pėrbėhet nga fakti se Zgjedhja e Ēėshtjes sė Popullit Shqiptar tė Kosovės qė ishte nėn sundimin kolonial tė ish RSFJ duhet tė zgjidhet nė kompaktėsinė e vet tė tėrėsishme dhe jo sipas kufijve e ndarjes koloniale mes republikave sllave. Kufi kėta qė janė vu nė territoret etnike shqiptare me dhunė nga armiqtė e popullit tonė pas Kongresit tė Berlinit dhe gjatė shekullit tė kaluar. Sepse fjala nuk ėshtė pėr oaza tė veēanta etnike shqiptare. Por, Kosova ėshtė njė tersi kompakte gjeografike, etnike dhe autoktone shqiptare e ndarė me dhunė nga trungu amtar Shqipėria dhe e futur me dhunė nėn sundimin e Serbisė, Malit tė Zi dhe Maqedonisė, sė fundi edhe nė ish RSFJ dhe qė po pėrpiqet qė tė mbahet edhe pas shpėrbėrjes sė saj! Populli Shqiptar i Kosovės numerikisht ishte populli i tret pėr kah madhėsia numerike nė mesin e Popujve konstituiv tė ish RSFJ, ndėrsa kishte njė status diskriminues tė “pakicės kombėtare” dhe ai pranohej si i tillė vetėm nė kufijtė administrativ armiqėsor tė ish KSA tė Kosovės, jashtė tė cilės ishin ndarė pėr herė tė dytė Kosova Lindore, Malėsia e Hotit e Grudės, dhe Maqedonia Shqiptare e njohur tani si Republika e Iliridės. Pika e dytė pėrbėhet nga fakti se Zgjedhja e Ēėshtjes sč Popullit Shqiptar tė Kosovės sė tėrėsishme, nuk mund tė zgjidhet me krijimin e njė apo mė shumė shteteve tė ashtuquajtura “multietnike” kur kėto territore kanė identitet tė qartė nacional shqiptar dhe kur ato kurrė nuk kanė shprehur dėshirė pėr krijimin e njė apo mė shumė shteteve tė pavarura, por vetėm pavarėsinė nga ish RSFJ e republikat sllave dhe bashkimin me Shtetin Amė - me Republikėn e Shqipėrisė! Pėrkundra se Kombi Shqiptar ka tri Besime Fetare dhe shumė fise qė e pėrbėjnė atė, ai kurrė nuk ka pas konflikte tė brendshme dhe se dėshira e vetme e ti ka qen dhe mbetet bashkimi brenda njė shteti! Edhe pse nė Konferencėn e Rambujesė tė 1999 i ėshtė njohur e drejta e Popullit tė Kosovės qė pas tri viteve nga kjo Konferencė, tė mundėsohet qė ai tė e shpreh vullnetin e vet pėr statusin e vet tė ardhshėm, kjo nuk u realizua nė kohėn e caktuar gjė qė flet pėr njė tradhti ndėrkombėtare dhe antikombėtare tė aktorėve qė morrin pjesė nė kėtė konferencė! dhe se; 2) Sė dyti se Statusi i Republikės sė Kosovės si dhe rregullativa juridike, kushtetuare e ligjore qė ju ka imponuar Republikės sė Kosovės nga ana e BE pėrmes tė Pakos tė Ahtisarit ėshtė nė kundėrshtim edhe me vullnetin e Popullit tė Kosovės edhe me Rendin Juridik Ndėrkombėtar. Nė radhė tė parė me Pakon e Ahtisarit pranohen si “kufijtė ndėrkombėtar” brenda territorit kombėtar shqiptar ata kufij tė territorit administrativ tė ish KSA tė Kosovės, qė aty janė vendos me dhunė si kufij armiqėsor nga ana okupatorėve sllav dhe tė cilėt populli shqiptar kurrė nuk i ka pranuar dhe nuk do ti pranoi asnjėherė! Marrėveshja e Helsinkit pėr mos ndryshimin e kufijve me dhunė vlen edhe pėr kėta kufi qė me dhunė janė vendosur nė tė kaluarėn dhe me dhunė i rivendosi aty edhe Pakoja e Ahtisarit! Pastaj, shpallja e kėsaj pjese tė Kosovės si “Republikė KOSOVO”, si shtet “multietnike”, imponimi i Kushtetutės (pėr tė cilėn janė gėzuar vetėm homoseksualėt), Stemės, Flamurit dhe Himnit tė Ahtisarit si dhe imponimi i “kombit kosovar”, tėra bashkėrisht paraqesin falsifikim tė identitetit nacional tė kėti territori dhe tė kėti populli. Falsifikimi i identitetit nacional paraqet vepėr penale tė gjenocidit, prandaj nėse Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės merret me kėtė ēėshtje nė pėrgjegjėsi do tė thirret edhe Ahtisari edhe aktorėt tjerė ndėrkombėtar dhe vendor qė marrin pjesė nė zbatimin e kėtyre falsifikimeve qė kanė tė bėjnė me vlerat emocionale dhe pronėsore tė njė populli tė tėrė! Gjykata Ndėrkombėtare nė Hagė do tė gjejė edhe shkelje tjera tė sė drejtės dhe me siguri se do tė i shqyrton edhe tėra arrestimet, plagosjet dhe vrasjet e njerėzve nga koha e sundimit tė UNMIK-ut dhe sidomos me vrasjet nga ana e policėve dhe ushtrave tė huaj tė protestuesve civil me 17 e 18 Mars 2004 dhe me plagosjet e mbi 80 dhe vrasjet e dy demonstruesve qė protestuan kundėr Pakos tė Ahtisarit dhe qė kėrkuan VETĖVENDOSJE pėr Popullin Shqiptar nė ish RSFJ me 10 Shkurt 2007! Udhėheqja e Serbisė i shtroi kėto dy kėrkesa para Asamblesė tė Pėrgjithshme tė OKB dhe para Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė, duke i paragjykuar vendimet e tyre nė favorin e Republikės sė Kosovės, vetėm sa pėr tu liruar nga pėrgjegjėsia para opinionit serb, pėr premtimet e rrejshme qė i kanė bėrė popullit tė vet, duke i pėrdor ato vendime si arsyetim se ata “nuk kanė fuqi tė ngritėn kundėr krejt Botės”. Pa e kuptuar se ēfarė frike po mbjellin te Ahtisari dhe aktorėt tjerė vendor dhe tė atyre nga BE pėr zbulimin e instalimit tė njė tiranie tė njė sundimi despotist aneksionist i cili nga Republika e Kosovės ka shndėrrua njė laborator pėr eksperimentime pėr demolimin e identitetit tė njė kombi dhe pėr instalimin e sundimit tė njė Perandorie Globaliste tė BE e cila po pretendon tė shtrihet nė gjithė Kontinentin e Evropės kundėr vullnetit tė Popujve tė Evropės. Popujt e Evropės janė kundėr shtrirjes sė sundimit tė Perandorisė Globaliste te BE nė vendet e tyre sepse me kėtė atakohet sovraniteti i tyre, gjė qė u shpreh edhe nė referendumet nė Francė, Holandė dhe sė fundi nė Irlandė ! Ndėrkombėtarėt nga BE dhe nihilistėt vendor po mendojnė se ia kanė arritur qė Kombin Shqiptar tė e vjen para aktit tė kryer me shpalljen formale tė “pavarėsisė” tė Republikės sė “Kosovo”, derisa atė e futėn nė arkivolin “multietnik” tė Ahtisarit, ku pakica serbe i dikton shumicės dėshirat e veta dhe ku as njė vendim nuk mundet tė merret nė institucionet e Kosovės pa pėlqimin e tyre, derisa ata e decentralizojnė pushteti dhe nė kolonit e tyre vlejnė vetėm ligjet e Serbisė! Se si duket ARKIVOLI MULTIETNIK u pa edhe me anulimin e konkursit pėr Avokatin e popullit nė Parlamentin kukull! Kjo gjendje ėshtė rezultat i punės destruktive tė Grupit pėr Negocime me Serbinė qė sot gjendet nė krye tė institucioneve tė korruptuara nihiliste tė pakicės qė po e zbatojnė Pakon e Ahtisarit. Kėshtu njėsoj kanė menduar edhe sundimet e huaja tė mė parme, por Rinia Shqiptare e organizuar nė Lėvizjen Vetėvendosje me 10 Qershor 2008 i tregoi gjithė Botės se Lidhja e Prizrenit ėshtė gjallė dhe se stacioni i fundit i saj ėshtė: NJĖ KOMB , NJĖ SHTET, NJĖ FLAMUR! Ky nuk ėshtė romantizėm nacional por imperativ i kohės dhe rrugė e vetme e mbijetesės sė kombit ton. Shkruar nga ABDULLAH PRAPASHTICA
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA Menjat flamur Perėndia Me dorė t'vet e ka shkru Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia Kush e prek,qoftė mallku...! Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga fcbesia : 28-09-08 nė 05:47. |
||
|
|
|