Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 28-09-08, 01:35   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Debati pėr marrėdhėniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn!

Kadare – Pipa – Camaj
(debat nė forumin e www.alb-shkenca.org)

Debati pėr marrėdhėniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn dhe pėr tė kaluarėn e sėcilit prej tyre u mbyll pėrdhunshėm, apo nuk ka interesim pėr tė debatuar?

Siē dihet, shkak i fillimit tė debatit qe bėrė letra e Kadares, pėrmes se cilės ai shpjegonte marrėdhėniet e tij me Arshi Pipėn dhe Martin Camaj. Kjo letėr e Kadares iu shpėrnda edhe anėtarėve tė listės sė www.alb-shkenca.org dhe prandaj nxiti debatin. Nė kėtė debat u inkuadruan disa veta, por mė gjasė inkuadrimi i Prof. Sami Rapishtit dhe sidomos apeli i tij qė administruesit e kėsaj liste tė nderpresin debatin, ndikoi qė vazhdimi i debatit tė ndėrpritet, siē po dyshoj unė, ose nuk pati mė interesim?

1.) Shkrimtari brilant Ismail Kadare nuk ka qenė asnjėherė disident. Kėtė e ka pohuar ai vetė disa herė. Ai nuk ka qenė i pėrndjekur nė aspektin policor nga organet e Shtetit Shqiptar. Ndonjėherė ka hasur nė vėshtirėsi pėr ndonjė krijim tė tij, por ato nuk kanė mbartur nė vete njė pėrndjekje politike, siē i ka ditur e mundur t’i bėjė brutalisht Shtetit Shqiptar, i pėrcaktuar kushtetutshmėrisht pėr diktaturė tė proletariatit dhe pėr sistem monist komunist. Konfontimin mė tė ashpėr e ka pasur kur ka shkruar vjershėn “Pashallarėt e kuq”, por autokritika qė pat bėrė Kadare me atė rast, siē duket ka qenė mė vendimtarja qė ai t’i shpėtoj pėrndjekjes brutale politike, e cila do tė kishte eskaluar nė pėrndjekje policore. Pėrmbajtja e asaj autokritike ėshtė njėra nga anėt mė tė ėrrta tė biografisė sė Kadares. Por mbase ai e ka gjykuar se ishte i vėnė para njė sprove vendimtare: Tė taktizonte qė tė shpėtonte, ose tė pėrfundonte nė burgje. Dhe nėse kėto kanė qenė altėrnativa tė vetme, gjykoj se ka qenė mirė e menduar, pėrndryshe ai do tė pėrfundonte nė burgje dhe ne tani do tė mund tė vajtonim njė shkrimtar tė shkatėrruar, por jo njė shkrimtar tė madh, siē e kemi tani. Si shpėrblim Kadare pėrfitoi edhe “zgjedhjen” e tij si parlamentar nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė dhe imunitetin pėr tė mos u pėrndjekur nga Sigurimi...

2.) Arshi Pipa, njė intelektual i madh erudit, ishte qysh nė fillim anti-komunist dhe prandaj u pėrndoq ideologjikisht de politikisht nga organet pėrkatėse policore e gjyqėsore tė diktaturės moniste tė kohės. Pėr kėtė ai u burgos dhe u dėnua me shumė vite burg, shoqėruar mė pėrmasat e keqtrajtimit dhe tė torturave qė i janė shkaktuar atij, tė cilat duhen tė kenė qenė tepėr brutale. Pasi vuajti dėnimin ia doli tė arratisej. Ku tjetėr pos nė Jugosllavi, meqė atė kufi e kishte mė tė afėrmin. Kjo pėrzgjedhje e tij e detyruar, arratisja nė Jugosllavi, duhet tė ketė kushtėzuar tjetėrsimin e tij. Praktika qė ndiqte policia rankoviēiane, e cila i kushtėzonte tė arratisurit nga Republika e Shqipėrsisė me tri alternativa: E para tė viheshin nė shėrbim tė asaj policie, gjegjėsisht tė politikės moniste komuniste jugosllave, e cila atėherė mbisundohej nga politika nėnshtruese e asimiluese ndaj shqiptarėve tė ripushtuar dhe kėshtu tė gzonin privilegje, e dyta, t’i rikthenin nė Republikėn e Shqipėrsisė, nėse nuk do pranonin kushtėzimin e parė, ku i prisnin xhelatet e Sigurimit tė Shtetit diktatorial, e treta, tė pėrfundonin nė burgje jugosllave dhe kėshtu t’u kanosej edhe zhdukja fizike. Kam buindjen, me aq sa jam marrė me investigimin e kėsaj tematike, se Arshi Pipa dhe Martin Camaj, dhe shumė tė tjerė, janė ndier tė detyruar qė tė zgjedhin kushtėzimin e parė, siē e patėn pėrzgjedhur shumė intelektualė e politikanė shqiptarė tė trojeve tė pushtuara shqiptare (mė tipiku do tė ishin Fadil Hoxha dhe Hivzi Sylejmani). Por pyetja shtrohet: E zgjodhen kushtėzimin e parė Arshi Pipa, Martin Camaj dhe shumė tė tjerė, vetėm pse ishin tė kushtėzuar, apo sepse ishin tė mbisunduar nga ndjenja e hakmarrjes kundėr regjimit tė Enver Hoxhės, duke menduar qė me angazhimin e tyre pro-jugosllav, do tė kushtėzonin demokratizimin e Republikės sė Shqipėrsiė, pėr tė mos thėnė edhe “bashkimin” e Republikės sė Shqipėrsiė si Republikė e shtatė e Jugosllavisė, pėr tė mos thėnė akoma mė shkoqur, “demokratizimin” e Republikės sė Shqipėrsiė pėrmes pushtimit jugo-sllav. Kėsaj duhet shtuar edhe njė rrethanė tėpėr domėthėnse: Angizhamin e thekėsuar pro-jugosllav, sidomos tė Amerikės dhe tė Anglisė, qė kur ndodhi “thyerja e madhe” nė mes tė Jugosllavisė dhe Bashkimit Sovjetik. Nė kuadėr tė asaj thyerje tė madhe ishin ndihmat e mėdha ushtarake qė Perėndimi i jepte Jugo-Sllavisė, ndihma e madhe kadrovike e shėrbimeve sekrete jugo-sllave (atėherė sidoms CIA, Intelegent Servic e ndihmonin theksueshėm UDB-nė dhe bashkarisht rekrutonin kundėrshtarėt politikė dhe luftarak kundėr sistemit monist tė Republikės se Shqipėrisė. Pėr tė mos u zgjatur me tematikė, e cila meriton analiza tė pėrkushtuara shkencore (qė do bėhet e mundur sidomos kur tė hapen arkivat e shumė shteteve tė involvuara nė atė ndeshje brutakle, pėr ēka jam bindur sidomos kur pash njė dokumentar televiziv tė BBC kushtuar atij luftimi), dėshiroj tė kem supozuar se Prof. Arshi Pipa pati “fatin” qė pėrzgjodhi Sarajevėn si vend ekzilimi, kurse Martin Camajt duhet t’i jetė imponuar Prishtina, duke e ngarkuar me misione tė mėdha (siē ishte posti i kryeredaktorit nė Gazetėn komuniste “Rilindja”). Nuk besoj se Prof. Arshi Pipa, me tė arritur nė Sarajevė, duhet tė ketė qenė shkenctar aq i madh i etnografisė shqiptare, sa menjėherė tė ishte i atij niveli, sa pėr tė konstatuar shkecėrisht se pėrardhja e eposit tė Krahinės sonė (Kelmendit) tė ishte nga kopjimi i eposin mesjetar serb. Pra, mendoj se njė tezė tė tillė, tė pėrpiluar nė Akademinė serbomadhe tė shkėncave, ėshtė detyruar ta nėnshkruaj edhe Arshi Pipa...

3.) Nuk jam i prirur t’i gjykoj nė mėnyrė tė shabllonizuar ata qė janė ndier tė detyruar tė pėrzgjedhin mbijetesėn e tyre fizike, kur janė vėnė para kushtėzimeve tė tilla, prandaj edhe atė pėrzgjidhje, nėse ka ndoshur siē e pėrshkrova, mundohem ta arsyetoj, pasi njėsoj po mundohemi tė arsyetojmė edhe pėrzgjedhjen qė duhet tė kėnė bėrė Fadil Hoxha, Hivzi Sylejmani dhe shumė intelektual tė trojeve tona tė pushtuara nė Jugosllavi, tė cilėt qenė vėnė nė shėrbim tė Beogradit, siē duhet tė ketė ndodhur akoma mė brutalisht me tė arratisurit nga Republika e Shqipėrsiė nė Jugosllavisė. Mua me intereson mė shumė tė mėsoj, se si e kane pėrbyllur jetėn e tyre intelektuale kjo kategori, a i kanė shfrytėzuar maksimalisht hapėsirat, kur u ėshtė dhėnė mundėsia reale, qė tė ndėrrojnė menjen dhe angazhimin, duke u vėnė nė anėn e popullit tė vetė, tė ēlirimit tė trojeve tė pushtuara dhe tė demokratizimit tė sistemit nė Republikėn e Shqipėrsiė, etj. Nga ato qė kam mundur tė investigoj, supozoj se njė pjesė e intelektualėve e kanė berė kthesėn e madhe, kush mė herėt e kush mė vonė, varėsisht nga shkathtėsia, guximi intelektual dhe njerėzor, bindjet. Dhe prandaj, megjithatė, dėshiroj tė rris mirėkuptimin ndaj tė gjithė atyre qė kanė bėrė sa mė herėt kthesėn e madhe cilėsore dhe janė angazhuar maksimalisht pėr ēlirimin e trojeve tė pushtuara dhe pėr demokratizimin e sistemit nė Republikėn e Shqipėrisė. Informimi qė dha Prof. Repishti pėr Arshi Pipėn ma rritėn mirėkutimin pėr angazhimin e tij, pėr tė cilin informim i jam mirėnjohės, por pėr Martin Camajn vazhdoj tė ruaj kundėrshinė time, i bazuar edhe nė pėrjetimet personale, pėr tė cilat informova nė “reagimet” e mėhershme nė kuadėr tė kėtij debati.

4.) Konstatimi i Prof, Arshi Pipės, se mėrgata politike Republikės sė Shqipėrisė ėshtė angazhuar deri nė vitetet e 90-ta pėr tė pėrkrahur Kosovėn dhe viset tjera shqiptare tė ripushtuara nga Jugo-Sllavija, nuk ėshtė edhe aq i sakt. Pėr kėtė pjesėrisht pata shkruar mė herėt nė “reagimet” e mia, por po pėrpiqėm tė saktoj kėtė pėrcaktim timin. Mėrgata politike shqiptare e Republikės sė Shqipėrsisė ka qenė e pėrcakrtuar kryesisht, pėr tė mos thėnė tėrėsisht, nė luftimin e rexhimit tė Enver Hoxhės dhe fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, pėr ēlirimin e Kosovės dhe viseve tė tjera tė pushtuar nga Jugo-Sllavija e Greqia. Ajo mėrgatė ka qnė e kontrolluar, pėr tė mos thėnė e komanduar, nga strukturat agjenturore jugo-sllave. Pėr ketė pata sjellur shėmbull Nderim Kupin, Kryetarin e Legalitetit nė tėrė mėrgatėn politike tė asaj kohe dhe Hasan Hoxhen, Kryetar i Legalitetit nė Belgjikė, duke ia shtuar edhe angazhimin e ta zėmė Mulla Isuf Azemit nga Tetova, Kryetar i Lidhjes Kosovare nė Amerikė, ose Hysen Terpezės nga Kosova, Kryetar i Lidhjes se Dytė tė Prizrentit, pėr tė precizuar se nuk ishin vetėm krerėt e mėrgatės shqiptare tė Republikės sė Shqipėrisė, por edhe nga Kosova e Maqedonia, qė i shėrbenin me pėrkushtim tė madh Beogradit serbomadh. Pėr kėtė dėmon fakti, se nė asnjė demonstatė e manifestim, nė pėrkrahje tė Kosovės, janė angazhuar shumė pak krerė dhe individ tė mėrgatės sė vjetėr politike, pėr tė mos thėnė se numri i tyre ka qenė fare simbilik (dhe prandaj pėr kėtė dukuri ka qenė shpesh i zhgėnjyer edhe Prof. Sami Repishti).

Pėr ata qė do dėshironin tė trajtonin shkecėrisht kėtė tematikė, do tė ishte me interes tė madh qė tė nxitoheshin qė tė grumbullonin opinionet dhe pėrjetimet e mė tė moshuarėve nė emigracion. Unė kam mbedhur disa intervista dhe jam nė pėrgatitje tė tyre pėr t’i publikuar.

Nė vazhdim letra e Kadarės.
Ēuditėrisht, ose lista e Alb-Shkecės ka vetėm nga ata qė nuk u intereson kjo tematikė, ose kjo tematikė nuk ngjalli vemendjen e merituar, pėr tė mos thėnė se kėtij debati nuk po i lejohet hapėsirė e duhur nga administratorėt, sipas kėrkesės sė Prof. Sami Repishtit.

Ibrahim Kelmendi
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 28-09-08 nė 02:46.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 01:36   #2
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Nga Ismail Kadare (“Gazeta shqiptare”, e enjte, 18 Shtator 2008):


PĖR TĖ VĖRTETĖN KANĖ NEVOJĖ TĖ GJITHĖ

“Gazeta shqiptare” botoi pak kohė mė parė njė letėr tė Arshi Pipės, personalitet i njohur i disidencės shqiptare, drejtuar botuesit anglez “Serpent Tail”, lidhur me pėrkthimin dhe botimin nė anglisht tė romanit “Kronikė nė gur”.

E paraqitur nga studiuesi Myftar Gjana, kjo letėr, sipas tij, ėshtė e fundit, nė serinė e letėrkėmbimit tė Arshi Pipės me botuesin anglez. Ajo mban datėn 27 tetor 1986, ėshtė nxjerrė nga arkivi personal i autorit dhe botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri.

Pak kohė pas kėsaj, mė 7 shtator tė kėtij viti, e njėjta gazetė boton fragmente tė njė studimi tjetėr tė Arshi Pipės, tė titulluar prej gazetės “Kundėr Kadaresė”, titull gjithsesi i habitshėm, ngaqė ajo qė shkruhet nė kėtė studim, jo vetėm qė nuk ėshtė kundėr, por ėshtė e favorshme, madje tepėr e favorshme pėr shkrimtarin.

Pavarėsisht nga kjo, studiuesi M. Gjana paralajmėron se do tė botojė sė shpejti shkrime tė tjera tė rėndėsishme tė Arshi Pipės pėr letėrsinė shqipe, kryesisht pėr autorėt qė kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė tij.

Ėshtė pėr t’u ēmuar nisma e zotit M. Gjana qė po vė nė vėmendjen e publikut dokumente sa tė rralla aq dhe tė rėndėsishme.

Siē del nga intervista shoqėruese e M. Gjanės, letra e A. Pipės drejtuar botuesit anglez, parathėnia aq shumė e dėgjuar e tij pėr “Kronikė nė gur”, botuar pas refuzimit anglez nė revistėn amerikane “Tellos” mė 1987, si edhe shkrime tė tjera, qė do tė shohin dritėn e botimit, nė njė mėnyrė ose njė tjetėr, kanė lidhje midis tyre.

Rrjedhimisht, ato kanė lidhje me njė incident tė njohur publik, pėr tė cilin ėshtė folur shumė, por qė ka mbetur i pazbėrthyer plotėsisht. Ngjarja, pjesė tė sė cilės janė kėto shkrime, duke e pasur zanafillėn nė kohėn e komunizmit, ka pasur njė histori vijuese mė pas, nė kohėn kur komunizmi po rrėzohej, e fill pas kėsaj, nė vitet e para tė tranzicionit. Pėr tė ėshtė folur shumė, ėshtė shkruar mbarė e mbrapsht, janė thėnė tė vėrteta e gjysmė tė vėrteta, janė bėrė spekulime, aq tė pashmangshme nė kėsi rastesh.

Incidenti e kapėrcen dukshėm vetveten dhe kronikėn letrare. Ai ka lidhje me atė katastrofė morale qė ndodhi nė Shqipėri, kur regjimi i pėrmbysur arriti tė prishė drejtpeshimin e jetės sė vendit. Shumė ngjarje mbetėn tė errėta dhe tė tilla vazhdojnė tė mbeten, sepse nė Shqipėri forcat qė janė tė interesuara pėr fshehjen e sė vėrtetės, madje pėr varrosjen e saj, janė ende zotėruese.

Lidhur me kėtė dosje, njė pjesė e sė cilės sapo ka nisur t’i bėhet e njohur publikut shqiptar, si autor qė ėshtė interesuar drejtpėrdrejt ngaqė ka lidhje me veprėn e tij, dėshiroj tė ndihmoj nė sqarimin e sė vėrtetės. Pėr tė vėrtetėn kanė nevojė tė gjithė, duke pėrfshirė edhe ata qė nuk janė mė, dhe zėri i tė cilėve vjen nėpėrmjet dokumenteve, siē ėshtė nė kėtė rast zėri dhe kujtimi i Arshi Pipės.


Historiku i ngjarjes

Nė fillim tė viteve ’80, Arshi Pipa, poet, studiues dhe disident i njohur, arratisur prej kohėsh nga Shqipėria komuniste, i propozon botuesit londinez “Serpent Tail” pėrkthimin e vet tė “Kronikė nė gur”.

Pas njė kontrate tė rregullt, Arshi Pipa e dorėzon pėr botim dorėshkrimin anglisht tė veprės, tė shoqėruar me shėnime tė shumta e tė vlefshme, si dhe njė parathėnie tepėr tė thellė e tronditėse. Ėshtė pikėrisht kjo e fundit qė shkakton njė mosmarrėveshje tė zgjatur midis tij dhe botuesit anglez.

Thelbi i mosmarrėveshjes, mė tepėr se vėrejtjet e kėsaj letre kanė qenė tė njė natyre mė tė rėndė dhe thelbėsore. Ato duhet tė jenė pasqyruar nė letrat e tjera, tė cilat ende nuk janė botuar, ose ende nuk janė gjendur.

Pėr thelbin e mosmarrėveshjes jam njoftuar prej botuesit tim francez. Sipas tij, botuesi anglez e refuzonte parathėnien e Pipės, pėr arsyen e vetme se, sipas mendimit tė tij, ajo e rrezikonte autorin, qė ende jetonte nė vendin e tij komunist.

Ende sot mendoj se botuesi anglez kishte pasur tė drejtė. Mjaftonin dy-tre paragrafė tė parathėnies, atje ku shkruhej se nė kėtė roman bėhej aluzion i hapur kundėr shefit komunist tė Shqipėrisė, i cili, sipas parathėnėsit, paraqitej si vrasės dhe pervers me deviacione seksuale, qė autori tė vihej nė njė kushtėzim fatal.

Tė shumtė do tė ishin autorėt e ish-Lindjes qė mund tė mikloheshin sot, pas rrėzimit tė komunizmit, nga njė interpretim i tillė, tepėr i favorshėm politik i veprės sė tyre. Pėr hir tė sė vėrtetės, mė duhet tė pohoj se nė librin “Kronikė nė gur” nuk ka dhe nuk mund tė kishte aludime tė tilla, e sidomos kaq tė skajshme. Ndėrkaq, zbėrthimin e prof. Arshi Pipės, unė e kuptova nė atė kohė si fryt tė pezmit tė tij tė thellė e tė ligjshėm kundėr regjimit komunist dhe shefit tė tij. Nė interpretimin e veprės sime, ajo projektonte trazimin e vet intelektual dhe njė projektim i tillė njihet nė fushėn e letrave. Ndėrkaq, ky pėrjetim subjektiv nuk pengonte qė sprova e tij nė trajtė parathėnieje tė mbetej gjer mė sot studimi mė i mirė pėr “Kronikė nė gur”.

Nuk e kam vėnė nė dyshim dashamirėsinė e Arshi Pipės. E kuptova atė interpretim si njė dashamirėsi tė tepruar, pėr tė rritur dhe vėnė nė pah vlerat e njė shkrimtari shqiptar, qė jetonte nė njė vend kaq tė vėshtirė.

Vite me radhė kam pasur kėtė mendim, shoqėruar me ndjenjėn e mirėnjohjes dhe dėshirėn pėr ta takuar njė ditė kėtė njeri kaq tė vuajtur e inteligjent, me tė cilin mė lidhte, veē tė tjerash, qyteti ynė i pėrbashkėt, Gjirokastra, zanafillė e kėsaj historie.

Kjo shpresė u bė reale nė fund tė vitit 1989, fillimi i 1990-ės, kur komunizmi po jepte shenjat e krisjes.


Befasimi

Pikėrisht nė kėtė kohė, nė kohėn kur shumė shqiptarė, e aq mė tepėr shumė intelektualė tė Shqipėrisė e tė diasporės, tė ndarė nga fati dhe nga kufijtė e pamėshirshėm, mezi ē’prisnin rastin tė takoheshin mė nė fund, pėr tė kėmbyer idetė e pėr tė bashkuar vullnetet nė tė mirė tė vendit, midis meje e Arshi Pipės ndodhi njė pėrplasje qė, pa e tepruar, mund tė cilėsohej katastrofike.

Nė kohėn qė prisja konfirmimin e qėndrimeve tė mėparshme dashamirėse tė tij, pėr tė cilat e ndjeja pėr detyrė t’i shfaqja mirėnjohjen time, ndodhi diēka tepėr e rėndė dhe befasuese. Nė dy-tri emisione tė “Zėrit tė Amerikės” nė gjuhėn shqipe, emisione qė dėgjoheshin nė atė kohė aq shumė nė Shqipėri, A.Pipa, nė mėnyrė tė papritur e krejt tė papėrligjur, formuloi sulme shumė tė ashpra kundėr meje. Thelbi i sulmeve ishte ky: shkrimtari I.Kadare nuk ka asnjė tė drejtė morale tė flasė sot pėr nevojėn e demokratizimit tė Shqipėrisė, sepse ai ka qenė kundėr demokracisė.

Me fjalė tė tjera, autori I.Kadare, qė pėr shumė vite ėshtė konsideruar prej Arshi Pipės aq antikonformist, saqė nė njė botim publik ka guxuar ta karakterizonte shefin e komunistėve shqiptarė vrasės e pervers, tani nuk paska as tė drejtėn elementare tė bėjė diēka pėr demokratizimin e Shqipėrisė!

Nuk e fsheh qė zhgėnjimi im ka qenė tepėr i madh. Dhe bashkė me zhgėnjimin ishte e rėndė pikėpyetja se ēfarė kishte ndodhur dhe cili ishte shkaku i kėsaj kthese kaq tė mbrapshtė.

Duke mos gjetur dot asnjė logjikė tė kthesės sė tij, erdha nė njė mendim tė keq: dyshimin nė dashamirėsinė e tij tė mėparshme. Nėn trysninė e emocionit, besova se parathėnia e tij e dikurshme e “Kronikė nė gur”, atė qė botuesi anglez e kishte refuzuar, kishte qenė thjesht njė provokacion.

Nė atė kohė kisha nė duar korrekturat e librit “Ftesė nė studio” dhe, nėn nxitjen emotive, shtova disa paragrafė tepėr tė hidhur, si pėrgjigje pėr sulmin e tij te “Zėri i Amerikės”. Thelbi i pėrgjigjes ishte ky: parathėnia e A.Pipės, ndryshe nga ē’mė qe dukur mė parė, paskėsh qenė njė “kallėzim nė polici”.

Pėrgjigjja ime ka qenė e shpėrpjesėtuar. Pendimin tim pėr kėtė shpėrpjesėtim e vėrteton fakti qė, pak kohė mė pas, nė botimin frėngjisht tė “Ftesė nė studio”, i vetmi ndryshim qė kam bėrė ka qenė pikėrisht heqja e fyerjeve kundėr Arshi Pipės.

Ndėrkaq, keqkuptimi midis nesh ishte i rėndė. Njerėzit qė e sajuan atė, e shfrytėzuan dhe vazhdojnė ta shfrytėzojnė ende sot, duke spekuluar me emrin e Arshi Pipės. Kam pėrshtypjen se pas sinjalit tim prej botimit frėngjisht, Arshi Pipa ka qenė i dėshpėruar prej incidentit dhe, nė udhėtimin e tij nė Shqipėri, nuk ka treguar ndonjė dėshirė tė flasė pėr tė.

Nė raste keqkuptimesh tė tilla dramatike janė dy faktorė qė ndihmojnė nė kapėrcimin e tyre: koha dhe ndėrmjetėsit dashamirės tė tė dyja palėve. Pėr fat tė keq, kanė munguar tė dyja. Arshi Pipa e la shpejt kėtė botė. Sa pėr ata qė duhej tė ndihmonin nė shuarjen e keqkuptimit, nė shumicėn e rasteve bėnė tė kundėrtėn. Dhe kjo ishte nė logjikėn e gjėrave: ishin ata qė, me sa duket, kishin fabrikuar intrigėn. Dhe kryesorja, ishin ata qė kishin frikė zbulimin e sė vėrtetės.


Shpjegimi

Kthesa drastike e Arshi Pipės lidhur me autorin, qė pasi e kishte ēmuar me tonet mė tė larta, ishte pėrpjekur befas ta rrėzonte, e ka kėrkuar prej kohėsh njė shpjegim. Shpjegimi, natyrisht, nuk mund tė pritej prej atyre qė kishin qenė pjesėtarė tė kėsaj historie, nė dukje absurde, por nė thelb dramatike, siē janė historitė e intoksikimit. Duke hapur arkivin e tij, familjarėt kanė nxitur daljen e sė vėrtetės, qė ėshtė, nė fund tė fundit, qetėsimi dhe dėshira e fundit e ēdo njeriu qė largohet nga jeta, pa sqaruar dot disa gjėra.

Nė tė vėrtetė thelbi i sė vėrtetės, mė mirė se kudo, gjendet nė veprėn e njė shkrimtari. Kėshtu dhe nė rastin e Arshi Pipės, pėshtjellimin e pėrkohshėm tė tij, e ka kundėrshtuar, nė radhė tė parė, vepra e tij, pra, ai vetė.

Shpjegimi i incidentit nuk mund tė shpjegohet jashtė kuadrit tė asaj qė po ndodhte nė Shqipėri, nė fund tė vitit 1989, fillimi i 1990-ės, kur udhėheqja komuniste, e mbėrthyer nga ankthi, po kėrkonte mėnyrat si tė ruante ende pushtetin. Nė rast tė humbjes sė tij, ajo do tė pėrpiqej si tė mbulonte krimet, meraku i fundit i ēdo diktature. Regjimi pėrpiqej tė siguronte njėfarė vazhdimėsie tė tėrthortė tė vetvetes nėpėrmjet njerėzve tė vet, qė memaska nė fytyrė do tė shpejtonin tė zinin radhėt e para tė shoqatave, partive, kulturės, biznesit e mediave.

Njė veprimtari e ethshme karakterizoi stinėt e fundit tė regjimit pėr tė ngritur figura e personazhe tė llogaritur qysh mė parė pėr kėto ditė tė kėqija e, paralelisht me kėto, pėr tė diskretituar personazhe tė tjera, qė i gjykonte tė rrezikshme. Pjesė e kėtij programi ishte pėrēarja e intelektualėve, njė mjeshtėri qė komunizmi e njihte nė mėnyrė tė pėrsosur. Dhe pjesė e kėsaj ishte njė tjetėr pėrēarje, ajo midis intelektualėve qė jetonin brenda vendit, me intelektualėt e tjerė, shkrimtarė, publicistė, historianė tė diasporės sė gjerė shqiptare. Bashkimit tė kėtyre dy forcave i trembej mė sė shumti regjimi komunist. Ndaj, nė panik e sipėr, gjeti kohė tė niste jashtė shtetit emisarė tė veēantė, me misione tė veēanta.

Regjimi shqiptar nuk ishte pa pėrvojė nė kėtė fushė. Edhe mė parė, tė dėrguar tė tij, ca tė hapur e ca tė maskuar kishin arritur ta bėnin lėmsh njė pjesė tė diasporės intelektuale. Emisarėt e rinj vazhdonin tė njėjtėn traditė. Kronika e kėsaj tradite ėshtė tepėr e gjatė. Asnjė shkrimtar, shkencėtar, historian, publicist, veprimtar politik a klerik i shquar nuk i ka shpėtuar pėrgjimit shqiptar.

Dezinformimi dhe intoksi do tė ishin arma themelore tė tij. Nė prag tė rėnies sė komunizmit, nė vėmendje tė veēantė kanė qenė, pa dyshim, Martin Camaj dhe Arshi Pipa, i pari i gjykuar i rrezikshėm pėr autoritetin e tij tė lartė si shkrimtar, i dyti, edhe mė i rrezikshėm, pėr energjinė e palodhshme antikomuniste. Emisarėt e mbėrritur nė Munih tė Gjermanisė do tė pėrpiqeshin tė ndikonin nė fillim te Martin Camaj, e mė pas, falė miqėsisė sė tij me Arshi Pipėn, tė kishin qasje te ky i fundit.

Rasti e ka sjellė qė nėpėrmjet dėshmitarėve tė besueshėm e, sidomos nėpėrmjet kontakteve me Martin Camaj, njėrin tė drejtpėrdrejtė e dy tė tjerė nėpėrmjet ndėrmjetėsve, tė krijoj njė ide se si vepronte makina e njohur e intoksit komunist, njė nga mė tė pabesat qė ka njohur njerėzimi.

S’ishte fjala vetėm pėr shpifjet vulgare tė tipit se si shkrimtari Kadare i ka quajtur refugjatėt shqiptarė kėshtu apo ashtu, shpifje qė pėrpiqeshin ta armiqėsonin shkrimtarin jo vetėm me refugjatėt, por me gjysmėn e popullit shqiptar, qė kishte lidhje me ta. As ishte fjala pėr sajime si ai i komisionit tė ndalimit tė Fishtės nė Shqipėri, qė kinse pėrbėhej nga treshja Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, I. Kadare, i cili, ndonėse ishte fare i palogjikshėm, pėr arsyen e thjeshtė se kur Fishta u ndalua I. Kadare ishte mė pak se 10 vjeē, prapėseprapė mund tė dėmtonte shkrimtarin, sipas parimit tė njohur: credo quia absurdum (e besoj ngaqė ėshtė absurde). Tė tilla sajime nuk mund tė pinin ujė te njerėzit si Camaj e Pipa. Ndaj pėr ta duhej tė fabrikoheshin, dhe natyrisht qė u fabrikuan, sajesa tė tjera mė dinake dhe sidomos tepėr personale.

Ėshtė interesante, siē do tė shpjegohet mė poshtė, se ndėrsa Martin Camaj nuk ra nė kurthin e intoksit shqiptar, Arshi Pipa, pėr fat tė keq, sė paku pėr njėfarė kohe, ra.


__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 01:37   #3
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Njė parantezė pėr Martin Camajn

Nė kushte krejtėsisht tė paparashikueshme e kam takuar Martin Camajn nė tetor tė vitit 1981, njė nga periudhat mė tė errėta tė diktaturės shqiptare. Takimi ndodhi nė Frankfurt, ku isha i ftuar nė Panairin e Librit. Pas konferencės sė shtypit, ku kisha folur pėrpara gazetarėve, nė koktejin e zakonshėm tė organizuar mė pas, m’u afrua njė burrė i hijshėm qė mė foli nė shqip: Jam Martin Camaj, ndoshta mė njihni, kam ardhur nga Mynihu pėr t’ju dėgjuar.

I thashė se e njihja fare mirė nga shkrimet qė botonte nė “Shejzat”, gjė qė ishte e vėrtetė. Revista e Koliqit “Shejzat”, qė dilte nė Romė, vinte rregullisht nė Bibliotekėn Kombėtare dhe ndonėse ishte nė indeksin e shtypit tė ndaluar, me pak vėshtirėsi mund ta lexoja nė sallė.

Mė tha se nuk donte tė mė vinte nė pozitė tė vėshtirė me praninė e tij, por, me sa kishte vėnė re, mendonte se nė sallė nuk kishte shqiptarė.

I thashė se ashtu mė qe dukur edhe mua dhe ky komplicitet i thjeshtė, shoqėruar me buzėqeshje, bashkė me bisedėn e ēiltėr disaminutėshe, mė krijuan bindjen se i lamė pėrshtypje tė mirė njėri-tjetrit. Pas kėsaj njohjeje, interesimi im pėr tė dhe pėr veprėn e tij u shtua se tepėrmi, por rasti nuk e solli mė tė takoheshim.

Dhjetė vite mė pas, nė fund tė vitit 1991, njė miku ynė i pėrbashkėt, qė vinte shpesh nė Paris, do tė mė sillte lajme dhe pėrshėndetje nga Martin Camaj. Ishte Ėerner Daum, shkrimtar, eseist dhe diplomat i shkėlqyer gjerman, qė e kisha njohur gjatė shėrbimit tė tij nė Tiranė, kur kishte postin e zėvendėsambasadorit gjerman, dhe qė u bė i njohur si personazhi kryesor midis diplomatėve perėndimorė, qė luajtėn rol gjatė krizės sė ambasadave.

Gjatė njė dreke, Ėerner Daum mė foli pėr miqėsinė e tij me Camajn dhe mė pyeti ē’mendoja pėr veprėn e tij. Pėr fat tė mirė, sapo kisha mbaruar dy novelat e shkėlqyera “Pishtarėt e natės” dhe “Rrungaja e marsit” dhe ia thashė mendimin tim pėr to, si dhe pėr vjershat qė i njihja prej kohėsh.

Ėerner Daum, i shquar pėr elegancėn e sjelljeve dhe tė folurit, mė kėrkoi leje se a mund t’ia transmetonte kėtė bisedė Camajt. E dinte takimin tonė tė dikurshėm dhe shtoi se Camaj do tė gėzohej shumė pėr kėtė vlerėsim. Nga shtjellimi i bisedės sė Daumit, si unė, si ime shoqe, patėm pėrshtypjen se Camaj, kishte, me sa dukej, njė informacion tė kundėrt, thellėsisht tė gabuar, lidhur me atė ēka mendoja unė pėr tė.

Njė javė mė pas, Ėerner Daum mė mori nė telefon pėr tė mė thėnė se Camaj kishte qenė shumė i lumtur nga ato qė kishim folur dhe se do dėshironte shumė, nėse rasti e sillte dhe nėse unė gjithashtu e dėshiroja, tė takoheshim. U pėrgjigja menjėherė se do tė ishte pėr mua njė gėzim i rrallė dhe kjo mund tė krijohej nė marsin e vitit qė sapo kishte hyrė. Mė 20 mars isha i ftuar pikėrisht nė Munih, nė njė forum ndėrkombėtar shkrimtarėsh. Pėrgjigjja nga Martin Camaj erdhi si pėrherė e shpejtė dhe fisnike. Do tė dėshironte shumė tė na ftonte tė dyve, Daumin dhe mua pėr drekė, nė shtėpinė e tij gjatė ditėve tė forumit.

E prisja me padurim kėtė takim, por nuk ma merrte mendja se Martin Camaj po jetonte javėt e tij tė fundit. Sėmundja, qė ishte shpallur ndėrkaq, po pėrparonte me shpejtėsi dhe ai e la kėtė botė pak kohė pėrpara takimit tonė.

Nė njė nga ditėt e forumit i kėrkova shoqėrueses sime gjermane tė mė ndihmonte pėr t’u lidhur me familjen e Camajt, pėr tė ēuar njė tufė lule nė varrin e tij. Kontakti i saj me njė nga familjarėt ishte mė se befasues: I. Kadare ka qenė armiku kryesor i Martin Camajt, ndaj nuk ka tė drejtė morale t’i ēojė lule nė varr. Gazetarja gjermane nuk po u besonte veshėve. Nė formulimin e pėrgjigjes ndjeva shijen e hidhur tė diēkaje tė njohur. Shoqėruesja gjermane mori prapė nė telefon pėr tė pyetur se a ishin nė dijeni nė familjen Camaj se nė 23 ose 24 mars I. Kadare dhe Ė.Daum ishin tė ftuar pėr drekė prej vetė Martin Camajt? Nė telefon u pėrgjigjėn se kjo ishte e vėrtetė, por kjo s’donte tė thoshte asgjė, ngaqė “Martini ishte naiv dhe disa herė nuk u jepte rėndėsinė e nevojshme disa gjėrave”.

Ishte mjaft e qartė pėr tė kuptuar se si kishte punuar intriga shqiptare nėpėrmjet emisarėve tė dėrguar nė Munih. Ajo qė mund tė vrisje mendjen e nuk e gjeje dot, siē qe kthesa e pashpjegueshme e Arshi Pipės, kishte njė shpjegim tė thjeshtė: keni shkruar pozitivisht pėr Kadarenė, ju doni tė takoheni me tė? Synimi juaj ėshtė fisnik, por ju, me sa duket, nuk jeni nė dijeni se Kadare nuk ėshtė mik, por armik numėr njė i juaj. Dhe kėshtu triumfonte e keqja, ashtu si nė historinė e shėmtuar tė kinse pėrbaltjes sė refugjatėve prej I.Kadaresė, ashtu si nė shpifjen e kinse komisionit trepalėsh qė kishte ndaluar Fishtėn, ashtu si nė shumė fabrikime tė tjera, pėr tė cilat punonin ditė e natė zyrat e Sigurimit Shqiptar.

Duke mos u zbuluar arkivat, dosjet dhe lidhjet e fshehta, gjithė mekanizmi i vjetėr, ndonėse i rrėzuar, e rrezaton tė keqen. Ajo mund tė shfaqet nė forma groteske, sidomos nė fushėn e kulturės, siē ndodhi me paralajmėrimin e ēuditshėm pėr njė shkrimtar, botuar nė faqen e parė tė njė gazete: “Dyqind mijė evgjitė bėhen gati tė sulmojnė I. Kadarenė”. Ose me forma mė tinėzare, por mė helmuese, si ankesa shoqatash nė organizma europiane, ku i njėjti shkrimtar akuzohet si vllahofob, ose kur, nė tė njėjtėn kohė akuzohet si antikatolik, antimysliman e antisemit, njė koleksion “anti”-sh tepėr i vėshtirė pėr t’u besuar, por fare i lehtė pėr t’u reklamuar.


Mozaiku i sė keqes

Incidenti me Arshi Pipėn nuk ėshtė veēse njė katror pėrbėrės nė mozaikun e madh tė mbrapshtisė, ēka ėshtė nė tė vėrtetė jeta jonė e sotme shqiptare. Siē u tha nė krye tė kėtyre shėnimeve, pas rėnies sė komunizmit, pikėrisht nė kohėn qė u duk se shumė gjėra do tė viheshin nė vend ose, sė paku, do t’i nėnshtroheshin njė procesi sqarimi e lustracioni, faza e parė e qortimit tė fajit historik, ndodhi e kundėrta. Njė mjegull e njė pėshtjellim qė sa vinte dendėsohej u shtri nė mėnyrė kėmbėngulėse nė tė gjitha fushat e jetės.

Fakti qė sot, nė kohėn qė po shkruhen kėta rreshta, Shqipėria, pėr turp tė saj, ende po lėkundet t’i hapė ose jo arkivat e fshehtė, tė dėnojė ose jo krimet e komunizmit, dėshmon mė sė miri katastrofėn morale qė ky vend e pranoi si njė kalendar tė pėrditshėm. Njė vend qė refuzon tė shqyrtojė ndėrgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjė vullnet t’i thotė lamtumirė sė keqes, rob i sė cilės ka qenė.

Para ca kohe ende na dukej se ende e kishim tė drejtėn tė krenoheshim qė pėrmbysja e diktaturės ndodhi te ne pa pėrplasje. Dyshoj se sė shpejti, nė qoftė se ende nuk do t’u japim plotėsisht tė drejtė atyre qė mendonin se njė pėrplasje do tė ishte, ndoshta, mė e shėndetshme se ky flirt i shėmtuar mė tė keqen, sė paku do t’i dėgjojmė me vėmendje. Flirti ka qenė dhe vazhdon tė jetė tepėr i rėndė. Ai po thyen nė mes moralin shqiptar dhe thyerja e kėtij morali ėshtė baza ushqyese e korrupsionit, kundėr tė cilit flasim aq shumė e bėjmė aq pak.

Pėr t’u kthyer nė fushėn e kulturės, kemi qenė tė gjithė dėshmitarė se si druajtja e ditėve tė para u kaloi shumė shpejt njerėzve qė ishin zhytur nė krim, denonciatorėve, ata qė pa asnjė mėshirė kishin ēuar drejt burgut ose pushkatimit kolegėt e tyre, ata qė as vendet e quajtura “borgjeze”, demokracitė europiane, nuk i falnin. Druajtja iu doli shpejt, sepse shumė shpejt e kuptuan se ata, jo vetėm nuk dėnoheshin, por, pėrkundrazi, filluan tė ēmohen. Tė dy krahėt e politikės i quanin thesar tė paēmuar dijenitė qė kishin pėr militantėt e pėrlyer tė krahut kundėrshtar (dijeni tė grumbulluara gjatė kohės qė kishin qenė nė pushtet), sepse nė kėtė mėnyrė do tė mund te shantazhonin krahun tjetėr, sipas parimit: ti mos prek tė mitė, unė s’prek tė tutė.

Kjo ndodhi nė tė gjitha fushat, e sidomos nė kulturė. Dhe kėshtu, llumit tė kulturės shqiptare jo vetėm i doli droja, por u ndie i inkurajuar si dikur dhe, si dikur, me oreks tė shtuar nisi tė kėrkojė poste, ndere, dekorata, tituj akademike etj., qė qeveritė shqiptare tė tė dy krahėve, me njė bujari tė paparė po ua jepnin dhe vazhdojnė t’ua japin ende sot.

Zėrat qė u ngritėn kundėr njė flame tė tillė, shkrimet dhe librat qė u botuan, ndėr tė cilat vepra monumentale, si “Rrno vetėm pėr me tregue” e At Zef Pllumit, ose vepra tė rėndėsishme e tronditėse, si “Lufta civile nė Shqipėri” e Uran Butkės, “Disidentė tė rremė” e Sadik Bejkos, e tė tjera si kėto, nuk e ndalėn dot pėrroin e turbullt qė nga rrėnojat e diktaturės po ngrinte prapė nė sipėrfaqe njerėzit e saj.

Nė sulmin e saj e keqja sa vente bėhej mė e pafytyrė. Jo vetėm s’dukej asnjė shenjė e ndėshkimit pėr denonciatorėt e veglat e terrorit komunist, por postet qė ata zinin arrinin pėrherė lartėsi tė reja. Gjithė Shqipėria e dinte, ndėrkaq, se ata kishin zėnė vend nė parlament, nė partitė politike, nė qeveritė e tė dy krahėve, por Shqipėria e lodhur ose e papėrgjegjshme u pajtua me kėtė shėmti. Gjithė Shqipėria i shikonte dhe vazhdon t’i shikojė pėrnatė nė ekranet e televizorėve, ose edhe mė keq, nė tribuna festive, ku, shėmturisht tė mallėngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumė prej tė cilėve do ta kishin vendin nė burg. Dhe Shqipėria, e lodhur, prapė hesht dhe mėsohet me tė keqen.

Rekordet e saj sa vete rriten. Pėr t’u kthyer nė fushėn e kulturės, ndodhin gjėra tė papėrfytyrueshme: si dekorimet e prokurorėve, qė e ēuan nė litar njė poet, pėr tė cilin shtypi foli, pėr fat tė mirė, gjerėsisht, por qė, pėr fat tė keq, nuk u kujtua kush tė kėrkonte shnjohjen (anulimin) e dekoratave. Nė librin “Disidentėt e rremė” autori tregon shembuj tronditės, se si pikėrisht pas rėnies sė komunizmit emra shkollash, rrugėsh e fondacionesh janė pagėzuar me emra denonciatorėsh. Dhe ndonėse shtypi ka dhėnė alarmin, asgjė nuk ndodh.

Pėr tė mos u zgjatur, nė kėtė libėr jepet, midis tė tjerash, shembulli qė duhet tė jetė unikal nė kontinentin europian, nė mos nė gjithė botėn, ku vėrtetohet katėrcipėrisht prej dokumentesh se, njė njeri i letrave, ish-oficer sigurimi, ish-kryetar dege tė brendshme, jo vetėm e ka falsifikuar jetėn dhe veprėn e vet, por ka vrarė njerėz me dorėn e tij, dhe vrasjen e ka kryer jo pėr shkaqe private, emocionale, qoftė dhe psikotike, por i ngarkuar nga Sigurimi Shqiptar, pra jemi pėrpara njė vrasjeje politike, asaj mbi tė cilėn u ngritėn themelet e diktaturės shqiptare. Nė librin “Lufta civile nė Shqipėri”, Uran Butka flet pėr vrasjet politike prapa krahėve, qysh nė luftė, pra brenda llojit. Kėto, bashkė me vrasjet me motiv klasor, pėrbėjnė aktet fondatore tė versionit shqiptar tė komunizmit.

Ajo qė ėshtė shqetėsuese nė kėtė histori, nuk ėshtė vetė personazhi vrasės, por shoqėria shqiptare qė kundron me shpėrfillje atė qė po ndodh. Tė mbrosh njė krim fondator, do tė thotė ta mbrosh nė tėrėsinė e tij rendin kriminal. Dhe mbrojtėsit janė po ata qė gjer mė sot kanė penguar hapjen e arkivave dhe tė dosjeve tė turpit, ata qė kanė shėrbyer si denonciatorė ose qė kanė glorifikuar denonciatorėt, e kėshtu me radhė, gjer tek emisarėt qė u dėrguan te Martin Camaj, tek Arshi Pipa e tė tjerė personalitete tė diasporės, pėr tė mbjellė pėrēarje dhe helm.

Krimi frikėsohet nga e vėrteta, nga dėshmitarėt e, sidomos, nga dokumentet. Kjo ėshtė arsyeja qė nė Shqipėri ka njė mosdashje, pėr tė mos thėnė njė tmerr tė vėrtetė prej dokumentacionit. Abaz Ermenji, kryetar i Ballit Kombėtar nė mėrgim, shumė herė i ka rėnė kambanės sė alarmit pėr emisarė spiunė tė dėrguar nė Perėndim nga Shqipėria komuniste. Balli Kombėtar ka pasur me dhjetėra organizata e celula nė botėn e lirė. Nuk ėshtė bėrė e ditur qė nga kėto organizata tė jenė botuar letra e materiale, qė do tė ndihmonin aq shumė pėr tė hedhur dritė mbi njė tė vėrtetė tė fshehur me aq kujdes, sidomos nė fushėn e kulturės. Nuk janė tė paktė shqiptarėt qė nė vitet 1990-1992 janė takuar e kanė biseduar me personazhet qė u pėrmendėn nė kėtė shkrim, Camaj e Pipa.

Ndėrkaq, nuk janė parė gjėkundi dėshmitė e kėtyre takimeve. Nė botėn e qytetėruar, dėshmi tė tilla bėhen pjesė e kulturės dhe e kureshtisė pozitive, asaj qė e ēon pėrpara emancipimin e njė shoqėrie. Tė gjithė duan tė dinė ē’kanė menduar personazhet e shquara, sidomos ata qė s’jetojnė mė. Te ne ndodh e kundėrta. Njė heshtje e papėrligjur i rrethon, heshtje qė nuk kuptohet ku e ka zanafillėn: tek paaftėsia e vizitorėve pėr tė komunikuar me personazhet, tek arsye meskine apo te ndėrgjegjja e papastėr.

Nė kėtė kah, ēdo botim, ēdo dalje nė dritė, ēdo pjesė e arkivit tė njerėzve tė shquar, e nxjerrė nga institucionet ose familjet, si nė rastin e fundit, pėrbėn njė akt tė fisėm e emancipues.

Pėr t’u kthyer tek emisarėt, pėr tė cilėt flet zoti Ermenji, qoftė klasikėt, qoftė modernėt, ata tė epokės sė internetit, duhet ta mėsojnė mė nė fund se koha e mjeshtėrisė se tyre, mjeshtėrisė pėr t’u futur nė shtėpi shkrimtarėsh tė njohur, pėr t’i shitur pastaj pabesisht, ka kaluar. Mjeshtėrinė e infiltrimit, pėrpara se ta praktikonin nė Munih, judėt e kanė mėsuar nė Tiranė. Atje, tė maskuar si admirues, ata kryen tradhtinė mė tė madhe ndaj moralit njerėzor.

Judėt e kulturės shqiptare, sipas njė zakoni tė fundit dhe mjaft tė keq shqiptar, kujtojnė se sa mė shumė tė dalin nė ekrane, aq mė lehtė do t’u harrohet ajo qė kanė bėrė. Ata kujtojnė se kjo ekranomani, e shoqėruar me ca ecejake nėpėr ca forume a kinseforume europiane do t’ua bėjė mė tė lehtė purgatorin. Ndėrkaq, ata harrojnė se dėnimi i judėve ende bėn pjesė dhe, me sa duket, do tė bėjė pjesė gjithmonė nė doket e qytetėrimit europian. Kėshtu qė sa mė shumė qė Shqipėria i afrohet Europės, aq mė e papėrshtatshme bėhet ndėrgjegjja e tyre pėr kėtė kushtėzim. Nė kėtė gjendje, e vetmja rrugėdalje mbetet lehtėsimi i saj. Dhe pėr njerėzit qė janė mėsuar tė punojnė nė terr, e vetmja mėnyrė e lehtėsimit tė ndėrgjegjes, ėshtė kėrkimi, qoftė dhe me vonesė, i dritės dhe i pozitivitetit tė munguar.
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 02:14   #4
Anėtar Aktiv
 
Avatari i orakulli
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 924
Rrespekti: 6 orakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really nice
Gabim

Bildberg!Mbiemrin shkrimtari yn i paperseritshem e ka "Kadare" dhe jo "kdre".Qart?Sepse meq asht nga Gjirokastra pas 100 vjetesh do shkruajn q'ka qen Hellen,d.m.th grek d.m.th nga Etiopia,kameruni,Kurdistani,Egjypti e kushedi sa pjese te sallates..por vetem Shqiptar te mos jete.Ket do ta bejme ne hellet,e kemi zanat te vjeter..
orakulli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 02:18   #5
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga orakulli Shiko postimin
Bildberg!Mbiemrin shkrimtari yn i paperseritshem e ka "Kadare" dhe jo "kdre".Qart?Sepse meq asht nga Gjirokastra pas 100 vjetesh do shkruajn q'ka qen Hellen,d.m.th grek d.m.th nga Etiopia,kameruni,Kurdistani,Egjypti e kushedi sa pjese te sallates..por vetem Shqiptar te mos jete.Ket do ta bejme ne hellet,e kemi zanat te vjeter..
????? Eshte shkruar gabim ne ndonje rresht??
Ku??
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 02:22   #6
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,194
Rrespekti: 8 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bilderberg Shiko postimin
????? Eshte shkruar gabim ne ndonje rresht??
Ku??

Gabim ishte ne titull edhe ne dy rreshta te pare mbiemri nuk u shkrua mire Kadare,dhe derisa Orakulli kishte postu,une bera korigjimin,mire eshte tani
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 02:26   #7
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,194
Rrespekti: 8 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga orakulli Shiko postimin
Bilderberg!Mbiemrin shkrimtari yne i paperseritshem e ka "Kadare" dhe jo "kdre".Qarte?Sepse meqe asht nga Gjirokastra pas 100 vjetesh do shkruajne c'ka qene Hellen,d.m.th grek d.m.th nga Etiopia,Kameruni,Kurdistani,Egjypti e kushedi sa pjese te sallates..por vetem Shqiptar te mos jete.Kete do ta bejme ne hellet,e kemi zanat te vjeter..
Pak korigjim,me shume sesa Bilderberg-ut
Respekte nga ana ime!
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 11:27   #8
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,266
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim

Nuk eshte ceshtja nje apo dy germa me shume me pak...

Artikulli dhe tematike e tij eshte thelbi.

Mua me vjen keq qe ne kete rast Arshi Pipa ka rene pre e provokacioneve te suksesshme te komunizmit, por edhe me keq qe sot e kesaj dite keto forca duket sikur veprojne ende, duke iu trembur te ver8s dhe duke e fshehur sa me thelle ate.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-08, 12:25   #9
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 9
Rrespekti: 0 hatem is on a distinguished road
Gabim

cili do te ishte kuptimi i nje njeriu pa memorje?.Keshtu eshte dhe kombi apo shteti pa dokumeta apo pa libra.Cdo pushtus,( 8i cfar do loj ngjyre qoft) mbi populln qe sundon perpiqet me mjete permanente per ti hequr:moralin, kulturen,identitetin dhe memorjen.
hatem nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 22:04   #10
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,266
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Kadare, Camaj e Pipa dhe kritiket letrare…




Intelektualėt shqiptarė kanė pasur gjithmonė fatin, qė nė raportet e tyre me artin, shpesh here te gjykohen nga raportet qė ata kanė pasur me politikėn.
Nė ballafaqimin midis Kadaresė, Camajt dhe Pipės ka 17 vjet qė i mėshohet kėtij faktori. Arratisja e kėtyre dy te fundit dhe veprimtaria anti-komuniste ne Perėndim vazhdon te cilėsohet si medaljoni me i ēmuar ne gjerdanin e krijimtarisė se tyre. Nėse flasim pėr veprimtarė politike, e vėrtetė qe vepra e tyre ėshtė me e madhe krahasuar me atė te Kadaresė pėr vitet 60-90, por te tre personalitetet e mėsipėrme njihen ne rradhė te pare si shkrimtare.
Nė kėtė ballafaqim vepra letrare e Kadaresė ėshtė unikale ne historinė e letėrsisė shqipe, tė paktėn pėr 3 faktorė qe shoqėria shqiptare i detyrohet asaj.
Sė pari,vepra e Kadaresė ėshtė emancipuese. Tė gjithė mbajmė mend tipat dhe karakteret moderne te krijuar ne veprat e tij, problemet dhe tematikat qe sillnin njė fllad tjetėr ne marrėdhėniet midis gjinive, marrėdhėniet prindėr-fėmije dhe deri te perifrazimi i famshėm i socializmit si “njė lufte e tė paaftėve me tė aftėt.”

Sė dyti, Kadare ka krijuar eposin e tij te veēante mbėshtetur ne legjendat dhe histori, duke na dhėnė njė pamje tjetėr te njė Shqipėrie qė nuk e njihnim.

Sė fundi, Kadare mbetet njė shkrimtar modern, qe ka ndikuar dhe vazhdon te ndikoje ne stilistiken shqiptare. Edhe ne veprėn e vet mė tė “keqe” si romani “Dasma”, ai ėshtė tejet modern, duke e bere njė vepėr qė vazhdon te lexohet.

Sa kane influencuar dhe vazhdojnė te influencojnė veprat e kėtyre dy te fundit ne realitetin shqiptar? Romanin “Rrathėt” pasi ke lexuar “PROCESIN” e Kafkės tė duket i vonuar pėr letėrsinė shqipe. Libri i Pipės pėr vuajtjet ne burg, vec vlerės dokumentare nuk arrin te zgjoje emocionet e njė vepre te arrire artistike. Perse ky adhurim i veēantė deri nė idiolatri i veprave te tyre?

Mungojnė kritikėt e vėrtetė dhe se disa prej tyre kapen pas njė vepre te re letrare pėr te ndėrtuar profilin e anti-komunistit. Kadare ka meritėn, qė e ka pėrshkruar qarte kėtė proces te kritikėve nė personazhin C.V tė “Dimri i Vetmisė se Madhe”, ku kritiku sa ndjen, qe fillon prishja me B.S i braktis principet e zhdavonizmit dhe pėrqafon ato tė Revolucionit Kulturor Kinez.

Sa pėr pjesėmarrjen e Kadaresė ne nomenklaturėn e “kuqe” ajo ishte shume e sforcuar dhe e yshtur nga PPSH. Kadare ėshtė pranuar komunist jashtė rregullave te statutit mbi moshėn 30 vjeēare dhe pa asnjė kėrkese formale nga ana e tij.

Pyetja shtrohet: Cfarė kėrkohet? Tė kishim njė shkrimtar disident dhe te pushkatuar apo njė talent te gjalle, qe te rrėfente dramat social-psikike te shqiptarėve ne shekullin e XX?

Unė besoj se tashmė ka ardhur koha qė brezi i ri i kritikėve tė themelojnė studimet e vėrteta Kadareiane.

Le te bėhemi njė faktor me shume qe shkrimtari ynė i madh tė mare ēmimin Nobel pėr letėrsinė, se nė kėtė mėnyre dhe gjuha jonė shqipe fiton njė status mė tė veēantė si gjuhė, ku shkruan njė nobelist

Autori: Dorian Koēi ne Shekulli Blog
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-10-08, 16:29   #11
Anėtar i Respektuar
 
Avatari i Briciolo
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: varavingo
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 1,714
Rrespekti: 14 Briciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to beholdBriciolo is a splendid one to behold
Gabim

Vjen nje kohe, qe njeriu duhet te kuptoje qe ka rrjedhur dhe ne rastin konkret, mendoj se eshte koha e Kadarese te lere penen dhe karten, sinqerisht!
Intelektualet jane dalluar ne kohe te koheve pikerisht per dijen e tyre dhe per dialektiken e theksuar.
Kur Ciceroni dilte ne forum fliste me bindjen qe kishte po aq njerez te ditur e te zotet qe mund ta benin "zap", ndersa zoti Kadare, qe ka ngrene buke me komunistet dhe del e blegeron sepse ndihet unik ne fushen e tij...
Zoti Kadare, ne vend te shaje Pipen (per Camajn nuk kam njohuri), te mos harroje qe ka nje "damke" nga gjykata e Hages persa i perket bindjeve te tija politike.
Ai me zotesine e tij, arriti te justifikonte sistemin diktatorial shume bukur ne "Gjenerali i ushtrise se vdekur"...
Puna eshte qe, kur krijon nje veper, duhet ta mendosh mire nga cila ane je!!!
Kush rri ne mes, ne mos shpejt, vone do digjet
Eshte e thjeshte te flasesh mire per nje kembelepires si Kadareja,pa i mohuar aspak tekniken e tij letrare, menyren e shkelqyer se si influencon publikun me ane te penes, por nuk e di pse, sa here mendoj per Kadarene, me vjen ndermend " i madhi" Gabriele D'Annunzio...

I RROFTE FJALA KADARE-se PERDERI SA NUK KA KUSH JA KTHEN...
Briciolo nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-10-08, 16:50   #12
Anėtar Aktiv
 
Avatari i orakulli
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 924
Rrespekti: 6 orakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really nice
Gabim

fc=bes=ja
tani e pash qe me ke ba korigjimet ne vendosjen e atyre "e'"te llahtarshme qe un zakonisht i heq vet.Po,un mendoj se shqipja ne ato duhet ndryshu.Dhe mendoj dhe ne "e'" brenda fjaleve duhen te behen me nji -'- akcent vetem.Do te ishte me e thjesht dhe me elegante per syrin pamvaresisht se ajo me thyen nji kod te zbuluar prej meje.Dy pikat mbi "e" me kan dhuruar nje nga zbulimet me fuqishme te miat ne konceptin filozofik te -e'-.
orakulli nuk ėshtė nė linjė