Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 26-09-08, 12:32   #1
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,266
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Shqipėria, e lodhur, prapė hesht…

Pas rėnies sė komunizmit, pikėrisht nė kohėn qė u duk se shumė gjėra do tė viheshin nė vend ose, sė paku, do t’i nėnshtroheshin njė procesi sqarimi e lustracioni, faza e parė e qortimit tė fajit historik, ndodhi e kundėrta. Njė mjegull e njė pėshtjellim qė sa vinte dendėsohej u shtri nė mėnyrė kėmbėngulėse nė tė gjitha fushat e jetės.

Fakti qė sot, nė kohėn qė po shkruhen kėta rreshta, Shqipėria, pėr turp tė saj, ende po lėkundet t’i hapė ose jo arkivat e fshehtė, tė dėnojė ose jo krimet e komunizmit, dėshmon mė sė miri katastrofėn morale qė ky vend e pranoi si njė kalendar tė pėrditshėm. Njė vend qė refuzon tė shqyrtojė ndėrgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjė vullnet t’i thotė lamtumirė sė keqes, rob i sė cilės ka qenė.

Para ca kohe ende na dukej se ende e kishim tė drejtėn tė krenoheshim qė pėrmbysja e diktaturės ndodhi te ne pa pėrplasje. Dyshoj se sė shpejti, nė qoftė se ende nuk do t’u japim plotėsisht tė drejtė atyre qė mendonin se njė pėrplasje do tė ishte, ndoshta, mė e shėndetshme se ky flirt i shėmtuar mė tė keqen, sė paku do t’i dėgjojmė me vėmendje. Flirti ka qenė dhe vazhdon tė jetė tepėr i rėndė. Ai po thyen nė mes moralin shqiptar dhe thyerja e kėtij morali ėshtė baza ushqyese e korrupsionit, kundėr tė cilit flasim aq shumė e bėjmė aq pak.
Pėr t’u kthyer nė fushėn e kulturės, kemi qenė tė gjithė dėshmitarė se si druajtja e ditėve tė para u kaloi shumė shpejt njerėzve qė ishin zhytur nė krim, denonciatorėve, ata qė pa asnjė mėshirė kishin ēuar drejt burgut ose pushkatimit kolegėt e tyre, ata qė as vendet e quajtura “borgjeze”, demokracitė europiane, nuk i falnin. Druajtja iu doli shpejt, sepse shumė shpejt e kuptuan se ata, jo vetėm nuk dėnoheshin, por, pėrkundrazi, filluan tė ēmohen. Tė dy krahėt e politikės i quanin thesar tė paēmuar dijenitė qė kishin pėr militantėt e pėrlyer tė krahut kundėrshtar (dijeni tė grumbulluara gjatė kohės qė kishin qenė nė pushtet), sepse nė kėtė mėnyrė do tė mund te shantazhonin krahun tjetėr, sipas parimit: ti mos prek tė mitė, unė s’prek tė tutė.

Kjo ndodhi nė tė gjitha fushat, e sidomos nė kulturė. Dhe kėshtu, llumit tė kulturės shqiptare jo vetėm i doli droja, por u ndie i inkurajuar si dikur dhe, si dikur, me oreks tė shtuar nisi tė kėrkojė poste, ndere, dekorata, tituj akademike etj., qė qeveritė shqiptare tė tė dy krahėve, me njė bujari tė paparė po ua jepnin dhe vazhdojnė t’ua japin ende sot.
Zėrat qė u ngritėn kundėr njė flame tė tillė, shkrimet dhe librat qė u botuan, ndėr tė cilat vepra monumentale, si “Rrno vetėm pėr me tregue” e At Zef Pllumit, ose vepra tė rėndėsishme e tronditėse, si “Lufta civile nė Shqipėri” e Uran Butkės, “Disidentė tė rremė” e Sadik Bejkos, e tė tjera si kėto, nuk e ndalėn dot pėrroin e turbullt qė nga rrėnojat e diktaturės po ngrinte prapė nė sipėrfaqe njerėzit e saj.
Nė sulmin e saj e keqja sa vente bėhej mė e pafytyrė. Jo vetėm s’dukej asnjė shenjė e ndėshkimit pėr denonciatorėt e veglat e terrorit komunist, por postet qė ata zinin arrinin pėrherė lartėsi tė reja. Gjithė Shqipėria e dinte, ndėrkaq, se ata kishin zėnė vend nė parlament, nė partitė politike, nė qeveritė e tė dy krahėve, por Shqipėria e lodhur ose e papėrgjegjshme u pajtua me kėtė shėmti. Gjithė Shqipėria i shikonte dhe vazhdon t’i shikojė pėrnatė nė ekranet e televizorėve, ose edhe mė keq, nė tribuna festive, ku, shėmturisht tė mallėngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumė prej tė cilėve do ta kishin vendin nė burg. Dhe Shqipėria, e lodhur, prapė hesht dhe mėsohet me tė keqen.

Autori: Ismail Kadare
Titulli ėshtė i redaksisė. Pjesa ėshtė marrė nga artikulli “Pėr tė vėrtetėn kanė nevojė tė gjithė” njė ekskluzive e Ismail Kadare pėr Shekullin, botuar nė 18 shtator 2008. Artikullin e plotė mund ta gjeni nė Pėr tė vėrtetėn kanė nevojė tė gjithė
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 13:11   #2
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,266
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Ismail Kadare: Shqiptarė, duajeni mė shumė veten!

Nė kėtė intervistė shkrimtari Ismail Kadare flet pėr situatėn nė tė cilėn po kalojnė shqiptarėt, pėr problemet qė po kalon Shqipėria nė luftėn kundėr korrupsionit dhe thellimit tė reformave, pėr pavarėsinė e Kosovės dhe grindjet ndėrshqiptare.

Sapo jeni kthyer nga Shqipėria, ku keni qenė, veē tė tjerash, nė Panairin shqiptar tė Librit. Nė Panair u prezantuan dy vėllimet e para tė Veprės suaj komplete. A mund tė na thoni pėrshtypjen tuaj pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėrshtypjen pėr kėtė festė tė librit?

Mendoj se shumė shqiptarė pėrjetojnė shpesh njė gjendje kundėrthėnėse kur vijnė nė vend. Unė nuk bėj pėrjashtim. Shqipėria tė gėzon, por edhe tė pezmaton. Njė ditė tė ngre nervat, e tjetrėn tė prek me diēka. Njė ditė thua, sa mirė qė erdha, e tjetrėn, ē’m’u desh qė erdha. E pastaj prapė sa mirė, e kėshtu me radhė. S’kemi ē’bėjmė, ky ėshtė vendi ynė e, tani pėr tani, kėshtu do jetė. Shpresojmė megjithatė se diēka ndryshon pėr mirė. Por, me sa duket, nė sfond tė padurimit tonė tė drejtė, pėr njė pėrmirėsim rrėnjėsor tė gjėrave, e mira nuk bije nė sy. Shkurt, kjo e mirė qė kryhet kaq ngadalė, pushon sė qėni e tillė, ndaj nuk duhet tė ngushėllohemi me tė. Pėr Panairin e Librit m’u duk se interesimi pėr librin nuk ka rėnė, siē thuhet me kėmbėngulje. Por e pranoj se mund tė jem subjektiv. Nė disa orė qė kam qenė atje, kam nėnshkruar njė sasi tė madhe librash, disa qindra.

Janė tė pashmangshme pyetjet pėr politikėn, pėr gjendjen e saj. A ka ndryshim nė mentalitetin e politikės shqiptare?

Nė zonėn e opinionit publik e tė vetė publikut ka njė interesim tė madh, njė ambicje dhe agresivitet pozitiv lidhur me politikanėt dhe politikėn. Njerėzit janė tė pakėnaqur prej saj. Kėrkojnė shumė mė tepėr. Ka njė ndjesi tė brendshme, tė natyrshme, tė shėndetshme, pėr thellimin e demokracisė. Njė lloj paralajmėrimi se, ē’ėshtė lejuar prej politikės, nuk do tė lejohet mė. Njė pjesė e madhe e opinionit publik, njė pjesė e njerėzve tė thjeshtė, e intelektualėve, e analistėve, me njė kėmbėngulje tė admirueshme janė vėnė nė mbrojtje tė vlerave demokratike. Ata kanė shpallur se nuk do tė bėjnė kompromis pėr kėto vlera, se do t’i mbrojnė ato me ēdo kusht, dhe kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur. Ka njė kėrkesė pėr moralitet nė tė gjitha fushat e jetės. Shpresa e njė pjese tė politikės , pjesės mė tė ndotur tė saj, dhe bashkė me tė, shpresa e pjesės mė tė ndotur tė shoqėrisė, se Shqipėria do tė mėsohet me mungesėn e moralit dhe do ta shpallė atė si flamur tė ri tė saj, duhet tė bjerė. Shqipėria duhet tė vejė nė gjunjė ndotjen e saj, ndryshe ajo nuk mund tė ekzistojė. Shqipėria nuk mund tė durojė imoralitetin si normė dhe korrupsionin si fatalitet. Kėrkesat e larta tė shoqėrisė ndaj shtetit, qė duhet t’i shėrbejė asaj, ndaj institucioneve e ndaj mediave, janė shenja qė ky popull kėrkon shumė mė tepėr dinjitet. Dhe kur njė popull e kėrkon dinjitetin, ai do ta gjejė se s’bėn.

Shqiptarėt e diasporės kanė interes tė veēantė pėr politikėn e jashtme dhe diplomacinė shqiptare. Ju keni folur shpesh pėr tė dhe kemi prapė dėshirė tė dėgjojmė mendimin tuaj…
Unė kam folur dhe kam acaruar jo pak njerėz. Por ky nuk ėshtė njė argument se duhet tė hiqem mėnjanė e tė mos them atė qė mendoj. Ju e dini se kam qenė kritik pėr diplomacinė, diplomatėt, dhe sidomos pėr ministrat e jashtėm tė vendit. Ky nuk ka qenė asnjėherė njė farė trilli, apo nga pozitat e njeriut qė flet kaluar, por thjesht se, ashtu si juve, kam qenė pranė kėtij problemi. Diplomacia shqiptare ka qenė pėrgjithėsisht e dobėt, qoftė e djathta apo e majta. Ambasadat tona, nė njė pjesė tė madhe janė gjysėm tė shkreta. Telefoni ngrihet rrallė nė to, sikur Shqipėria tė ketė rėnė nė gjumė. Disa kryeqytete kryesore tė botės, si p.sh. Parisi, njė vit mbeti pa ambasador. Kjo ka qenė njė turp pėr Shqipėrinė. Dhe kjo ndodhte nė kohėn mė tė ethshme tė diplomacisė europiane e botėrore pėr Ballkanin dhe Kosovėn. Pėrdora fjalėn “turp�?, si mė tė lehtėn nė kėtė rast. Por mund tė jetė diēka mė e errėt. Njė pjesė e ministrave tė jashtėm kanė qenė tė paaftė, vanitozė e disa herė, me vese tė palejueshme, sidomos pėr kėto poste. Tė gjitha kėto kanė rėnduar mbi shpinėn e Shqipėrisė. Shpresojmė se pėrpjekjet e ministrit tė Jashtėm tė tanishėm, pėr tė pėrmirėsuar gjendjen do tė gjejnė mirėkuptim.

Tė gjithė i kemi sytė dhe veshėt tek ēėshtja e Kosovės. Ē’shikoni ju nė horizont?

Kosova ėshtė e lirė nė thelb. Ėshtė fjala pėr gjetjen e kostumit tė saj politik, shtetėror, institucional, i cili nuk duhet tė bjerė ndesh me lirinė, por t’i pėrshtatet asaj. Kjo ėshtė e detyrueshme dhe kėtė nuk ka asnjė forcė ta pengojė. Liria e Kosovės mbrohet nga vullneti i popullit tė Kosovės. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetėrimi i sotėm botėror, nga pjesa mė e pėrparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perėndimore dhe aleanca atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerėzimit. Duhet shkelur me kėmbė mbi tė gjitha kėto, pėr tė shkelur mbi Kosovėn. Ka forca qė nuk e duan lirinė e Kosovės. Qė do tė pėrpiqen ta pengojnė. Kjo nuk ėshtė e re. Ēdo liri ka njė kundėrforcė, qė rreket ta pengojė. Por vendet qė duan njė gjė tė tillė, kanė vetė ato probleme me lirinė. Dhe nė vend tė lehtėsohen, duke hapur rrugė pėr lirinė e Kosovės, me veprimet e mbrapshta qė bėjnė, rėndojnė nė radhė tė parė vetveten.

A ka diēka qė Kosova duhet ta kishte bėrė mė mirė?

Natyrisht, gjithmonė, pėr gjithēka ka diēka qė mund tė bėhet mė mirė. Por unė nuk i jap tė drejtė vetes tė gjykoj pėr kėtė. Ndoshta do tė thoshja veē pėr diēka, qė profesioni im si shkrimtar, ma ka bėrė mė tė kuptueshme: ēėshtja e krimeve. Ne, shqiptarėt, qoftė nė Kosovė, qoftė nė Shqipėri, e kudo nė botė, mė shumė mund tė kishim bėrė pėr t’i njohur njerėzimit krimet e kryera nė Kosovė. E kuptoj fare mirė se mund tė ketė patur njė kėrkesė pėr kėtė, njė frenim, me gjasė pėr tė mos nxitur urrejtje e konflikt. Ky ėshtė njė komoditet tė menduari, por unė kam bindjen se nė thelb dhe me njė afat tė gjatė kjo nuk shėrben pėr asgjė. Pėrkundrazi, bota duhet tė ēlirohet nga krimi, duke e dėnuar atė. Serbia pėrfitoi nga kjo, pėr t’u shpallur vetė viktimė, ose sė paku, tė bėjė njė simetri krimi. Me propagandėn e saj tė palodhur, ajo arriti tė trullosė njė pjesė tė opinionit, kurse pala jonė ka qenė e fjetur. Nė propagandėn serbe, ndihmėsit e saj kryesorė, le tė kemi guximin ta themi, kanė qenė shpesh rimohuesit (renegatėt) shqiptarė.

Lidhur me probleme tė tilla, shpesh kombėtare, ėshtė vėnė re se energjia shqiptare harxhohet mė shumė me grindje tė brendshme. Si e mendoni kėtė problem?

Pėr fat tė keq, ėshtė sėmundje e vjetėr e kombit tonė. Pa kėtė sėmundje Shqipėria, Kosova, gjithė shqiptarėt do tė ishin tjetėr gjė. Pėr fat tė keq, kjo murtajė vazhdon. Shqiptarėt vazhdojnė t’i nxjerrin sytė njeri-tjetrit. Natyrisht nė ēdo popull ka grindje , madje kacafytje tė brendshme, por rrallė ka tjetėr shembull, ku edhe nė rastet ku ėshtė e qartė se grindja duhet tė fashitet pėr hir tė interesave tė epėrme, ajo vazhdon, si tek ne. Mė lejoni tė jap njė shembull tė thjeshtė nga pėrvoja ime. Statusi im i shkrimtarit mė ka dhėnė mundėsinė qė qysh prej 30 vitesh tė ndėrhyj nė shtypin botėror me dhjetėra, pėr tė mos thėnė me qindra herė, pėr ēėshtjen e Kosovės. Qė janė pėrpjekur, natyrisht, tė mė pengojnė pėr kėtė rrethet antishqiptare, kryesisht serbe, ėshtė e kuptueshme. Por qė shqiptarė kėmbėngulės, nga Shqipėria, Kosova e ndonjėherė nga diaspora, tė kenė bėrė kėtė, ka qenė pėr mua e pakuptueshme. Fatkeqėsisht ka qenė kėshtu, e fatkeqėsisht vazhdon tė jetė kėshtu. Meqenėse ju, ashtu si shumė shqiptarė tė New York-ut, keni qenė nė njė konferencė qė kam dhėnė njė vit e ca mė parė nė Universitetin e Columbia-s, po ju kujtoj episodin, ku keni qenė i pranishėm, qė na habiti tė gjithėve. Tre shqiptarė, u ngritėn kinse pėr tė bėrė pyetje, e nė tė vėrtetė, u kuptua se donin tė krijonin njė farė ēoroditje. Bėnin sikur s’kuptonin anglisht, pastaj shqip, pastaj, ngaqė u trembėn, si rrugėzgjidhje gjetėn tė hiqeshin si budallenj. Pėrshtypja tek publiku amerikan, i cili e mori vesh se ishin shqiptarė, ishte tejet e keqe. Nė mbarim tė takimit, disa shqiptarė m’u afruan pėr tė mė thėnė se tre kinse budallenjtė s’ishin aspak ashtu, por ishin, sipas tyre, njerėz tė dyshimtė. Ca i quanin spiunė tė Sigurimit shqiptar , tė tjerėt, tė atij serb. Ngaqė ka shumė abuzime me akuza tė tilla, nuk i quajta serioze, me fjalė tė tjera besova nė versionin e budallallėkut. Nuk do ta pėrmendja kurrė kėtė rast, nė qoftė se kohė mė pas, njė miku im tė mos mė dėrgonte njė adresė interneti, ku gjendej shkrimi i njerit prej tre shqiptarėve, qė u pėrpoqėn tė prishnin konferencėn. Nė atė shkrim ai shpjegonte ngjarjen, natyrisht me njė mburrje pėr veten, qė e vuri „nė pozitė tė vėshtirė“, sipas tij, shkrimtarin e vendit tė vet. Ky njeri ėshtė njė farė Nik Leshai, qė kishte shpallur me krenari se kishte dhjetė vite qė bėnte kėtė punė, domethėnė shkruante kundėr Kadaresė. Qė shkruan kundėr Kadaresė, natyrisht qė hyn nė tė drejtat e tij, por qė tė marrė rrugėn pėr Columbia University, me qėllim qė tė sabotojė njė konferencė tė I.Kadaresė, kjo ėshtė tjetėr gjė. Ju e dini se konferenca e shkrimtarit shqiptar ishte shpallur disa muaj pėrpara dhe ajo bėnte pjesė nė njė program special tė Institutit Harrimman, sipas tė cilit njė herė nė vit, njė personalitet botėror, filozof, shkrimtar ose njeri i politikės mban njė konferencė-debat pėrpara studentėve dhe profesorėve tė Universitetit Columbia. Nė vitet e mėparėshme kishin folur, ndėr tė tjerė Dalai Lama, Presidenti Gorbaēov e kryeministri i Serbisė. E dini gjithashtu se Instituti Harrimman ėshtė tepėr i rėndėsishėm, sidomos pėr rolin e veēantė qė ka luajtur pėr rrėzimin e komunizmit. Takimet vjetore tė tij e ruajnė kėtė rėndėsi. Siē e dini, nė konferencėn dhe bisedėn qė mbajta, ishin tė pranishėm veē personaliteteve tė kulturės, njerėz tė politikės , si Richard Hollbrook etj. Njė vit mė parė, nė tė njejtėn sallė kishte folur kryeministri i Serbisė. Tani do tė dėgjohej njė zė nga Shqipėria. Ju e dini se pėrpara takimit u hapėn fjalė se do tė ketė provokime serbe. Ju e dini se provokime serbe nuk pati, por provokime pati, megjithatė, nga ajo anė qė nuk pritej, nga ana shqiptare. Njė pyetje del, nė kėtė rast, pėr shqiptarin Nik Leshai: kur njė vit mė parė ai dėgjoi se Koshtunica i Serbisė do tė mbante konferencėn , ku dihej qė do tė fliste kundėr Kosovės e shqiptarėve, i shkoi ndėr mend tė merrte rrugėn e tė nisej pėr nė Columbia University, nė mėnyrė qė , me ndėrhyrjen e tij tė sqaronte diēka pėr publikun amerikan? Natyrisht qė shqiptarit Nik Leshai as qė i shkoi ndėr mend pėr njė gjė tė tillė, pėrderi sa nuk pati asnjė zell tė shkonte. Kjo shpjegohet se meraku dhe mllefi i tij nuk ka qenė kundėr Koshtunicės sė Serbisė, por kundėr Kadaresė sė Shqipėrisė. Serbėt nuk patėn nevojė tė bėnin provokime nė Columbia University sepse, nė vend tė tyre, i bėri tjetėr kush. U zgjata pėr njė ngjarje, ku kanė qenė tė pranishėm shumė shqiptarė tė New York-ut, rrjedhimisht lexues tė gazetės suaj, pėr tė kuptuar se si funksionon sot njė nga dukuritė, qė rilindasit tanė i ka dėshpėruar aq shumė, e qė, aq fort e dėshpėron ende kombin shqiptar: zelli i njė pjese tė shqiptarėve, pėr tė punuar kundėr vendit, kulturės e popullit tė vet.

Meqė prekni ēėshtjen shqiptare, ē’mund tė thoni pėr gjendjen globale tė shqiptarėve nė Ballkan?

Bota shqiptare nė gadishull ėshtė sot mė e pranishme se kurrė. Ėshtė i pranishėm , nė radhė tė parė, njeriu i lirė shqiptar e, bashkė me tė kultura e tij, historia, arti dhe gjuha e tij. Kjo prani shqiptare, qė sa vete plotėsohet, nuk e ndėrlikon, por e pasuron dhe e shėndosh gadishullin ballkanik. Kjo nuk ėshtė Shqipėria e Madhe, e kthyer prej disave nė njė fantazmė frikėsuese. Kjo ėshtė thjesht Shqipėria. Shqipėria e njėmendtė, natyrale, ajo qė prej kohėsh duhej tė ishte e qė ende pengohet tė jetė. Asnjė liri nuk bezdis lirinė e tė tjerėve. Ėshtė mungesa e lirisė qė sjell tragjeditė nė botė. Ėshtė thėnė edhe mė parė se ėshtė fat i madh qė prirja e shqiptarėve sot, rrugėtimi natyral shqiptar pėrkon me atė tė qytetėrimit europian e tė aleancės atlantike.

Do tė donit tė jepni njė mesazh pėr shqiptarėt?

Nuk parapėlqej dhėnien e mesazheve, por, meqė ma kėrkuat, do doja t’u thoshja qė mė shumė ta duan vetveten. Nuk ėshtė kėshillė pėr egocentrizėm kombėtar. Pėrkundrazi. Fatkeqėsitė e botės fillojnė nga mosdashja e vetėvetes. Shikoni pėr shembull terrorizmin: nis nga mohimi i vetes, pėr tė pėrfunduar te mohimi i tė gjithėve. Dashja e kombit tėnd ėshtė rruga mė normale nėpėrmjet sė cilės kalon natyrshėm luajaliteti pėr kombet e tjerė, pėr kontinentin tonė europian dhe pėr gjithė familjen e popujve.

Paris, 26 nėntor 2007

Shekulli blog
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 13:37   #3
Anėtar i ri
 
Avatari i Hartini
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 463
Rrespekti: 4 Hartini has a spectacular aura aboutHartini has a spectacular aura about
Gabim

ēdo paragraf ,ēdo fjali ,ēdo fjale eshte ne vendin e duhur dhe me logjike te shendoshe ,
shume te shendosh.
Me mendje dhe pena te tilla duhet te krenohemi.
Ky e thote te verteten cope .
Me pelqeu shume ajo analiza qe i ben aktualitetit shqiptare.
Flm Nosra qe e solle ketu .
Hartini nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 13:48   #4
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14 Cyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to behold
Gabim

Shume mire e thote por tamam si te gjithe te tjeret qe jane jashte valles flasin aman.....
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė
Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere
Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres
*Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life*
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 14:10   #5
Anėtar Aktiv
 
Avatari i orakulli
 
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 922
Rrespekti: 6 orakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really nice
Gabim

Jasht valles....Nuk ka rendesi se nga flet ,por ka rendesi se cfare flet.Ky esht i madhi i kombit tone.Ky esht i madhi i mendjes tone por fatekeqesisht i vetmi dhe i fundit akoma gjalle.Por neve na pelqejne hunderat me muskuj,ata qe bertasin dhe kurre nuk arsyetojne,ata qe vrasin dhe kur nuk krijojne,ata qe asgjesojne vlera dhe nxijne figura dhe ajo ata qe ndertojne te ardhmen me nje Fantazine dhe arsyetimin pozitive.
Ne gradualisht nuk po e meritojme emrin shqiptar.Ky emer po rripet nga lekura jone,po nderrohet derisa te vije ne nje dite qe te thuhet kane qene ca Hyjnore Shqiptare sic thuhet sot per pellazgo-iliret por qe sot(ne te ardhmen) ata jane enigm.Ne nuk kuptome qe po eleminojme vetveten,po e pakesojme ate nga viti ne vit.Sepse nuk ndertojme me,sepse nuk punojme me,sepse nuk mbrojme me vlerat tona dhe interesat tona te bashkesise.
orakulli ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 14:40   #6
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14 Cyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to behold
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga orakulli Shiko postimin

Kur je ne lufte nuk i thua shokut bashkeluftetarit tend qe sulu dhe lufto se une do shikoj dhe do te te jap udhezime se eshte e sigurt se do humbasesh luften POR shkon dhe lufton dhe ti.....vertet eshte mendje e ndritur dhe te gjithe krenohemi por keshtu te gjithe thrasim ne (Shqiptaret) kur duhet te shkoje ne Shqiperi te ushtroje kritike apo kur te jete gati per te..... ne skemi as diktature asgje (megjithe se kam idene se jetojme ne nje dege te kesaj diktature).....nejse se po zgjatemi kot....si shkrimtar me pelqen thjesht nuk me pelqen menyra se si kritikon
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė
Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere
Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres
*Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life*
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 14:51   #7
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,266
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Cyber_Spartacus Shiko postimin
Kur je ne lufte nuk i thua shokut bashkeluftetarit tend qe sulu dhe lufto se une do shikoj dhe do te te jap udhezime se eshte e sigurt se do humbasesh luften POR shkon dhe lufton dhe ti.....vertet eshte mendje e ndritur dhe te gjithe krenohemi por keshtu te gjithe thrasim ne (Shqiptaret) kur duhet te shkoje ne Shqiperi te ushtroje kritike apo kur te jete gati per te..... ne skemi as diktature asgje (megjithe se kam idene se jetojme ne nje dege te kesaj diktature).....nejse se po zgjatemi kot....si shkrimtar me pelqen thjesht nuk me pelqen menyra se si kritikon
Nese per ty lufte nenkupton vetem armet ne dore e jo penen, atehere te kuptoj. Por te hedhesh poshte te gjithe perpjekjet e Kadarese ne rang nderkombetar pro ceshtjes shqitpare ne ballkan, kjo eshte miopi per mendimin tim...

Askush nuk ka te drejte morale te te kerkoje vetesakrifikimin, ashtu si ti e disa te tjere mundohen t'ia perdhosin me kot figuren ketij elitari me pretendimin absurd :"pse nuk u vetflijove".

Pena e dashur eshte arma qe fitoren e korr ngadale, por qe eshte perhere me efekte se cdo lufte tjeter.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 15:13   #8
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14 Cyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to behold
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Nostra_22 Shiko postimin
Nese per ty lufte nenkupton vetem armet ne dore e jo penen, atehere te kuptoj. Por te hedhesh poshte te gjithe perpjekjet e Kadarese ne rang nderkombetar pro ceshtjes shqitpare ne ballkan, kjo eshte miopi per mendimin tim...

Askush nuk ka te drejte morale te te kerkoje vetesakrifikimin, ashtu si ti e disa te tjere mundohen t'ia perdhosin me kot figuren ketij elitari me pretendimin absurd :"pse nuk u vetflijove".

Pena e dashur eshte arma qe fitoren e korr ngadale, por qe eshte perhere me efekte se cdo lufte tjeter.
Nostra une nuk e shaj ose ul perpjekjet qe ka bere POR si e thashe nuk me pelqen menyra se si kritikon Shqiperine duke mos marre pjese ne rimekembjen e saj ose rikrijimin e indetitetit tone se fatkeqsisht e kemi humbur kete dua te them me postimin tim se e mire eshte kritika por vepra eshte me efikase...
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė
Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere
Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres
*Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life*
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 15:32   #9
grahni bythes e punoni
 
Avatari i kitrra 123
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: duke kerkuar flamurin
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,117
Rrespekti: 11 kitrra 123 is a name known to allkitrra 123 is a name known to allkitrra 123 is a name known to allkitrra 123 is a name known to allkitrra 123 is a name known to allkitrra 123 is a name known to all
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek kitrra 123 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek kitrra 123
Gabim

Nje gje nuk kuptoj se kush hesht ketu Ne apo Shqiperia
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Tė gėnjeshė tė tjerėt ėshtė lluks i rrallė e tė gėnjeshė vetveten s'ėshtė gjė tjetėr pos budallallėk

kitrra 123 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 15:39   #10
Anėtar Aktiv
 
Avatari i orakulli
 
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 922
Rrespekti: 6 orakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really nice
Gabim

Une kam then dhe njehere ketu:Ai punon atje ku duhet dhe me personat e duhur per ceshtjen shqiptare.Puna esht pse nuk veprojne klasa politike shqiptare si ai?Pikat e tija te forta jane ato qe ai ka armet e forta: i pamvarur,i lire ne mendimin e tij,niveli shume i larte idjeve dhe e do me shume se kushdo tjeter vendin e tij prandaj gjykimet dhe veprimet e tij jane ne unicitet te plote.Klasa drejtuese shqiptare nuk ka mendim te lire,te pamvarur dhe nuk i drejtohet pozitivitetit nga mungesa e duhur arsimore,mentaliteti i keq socializmitik dhe niveli i ulet kuptimor i popullit.
orakulli ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 16:33   #11
Moderatorė
 
Avatari i fragolina
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 333
Rrespekti: 4 fragolina will become famous soon enoughfragolina will become famous soon enough
Gabim

e di si thote ky: po flas une me pare, para se te flase dikush per mua.
nejse se kete qe thashe une se kupton dot shumica ketu.
per s ai perket kesaj qe ai ka shkruar, e mbeshtes plotesisht mendimin e tij per hapjen e dosjeve.
..... pa harruar qe shume prej tyre jane zhdukur....
fragolina nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-09-08, 16:49   #12
Anėtar Aktiv
 
Avatari i orakulli
 
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 922
Rrespekti: 6 orakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really niceorakulli is just really nice
Gabim

Pse cfare esht Ismail Kadareja?Anetar i perhershem i bisedave neper kafenet e Tiranes ku cinizmi rinor i merxhuar me injorancen esht mbizoterues.Zonjushe me E'mer Italian,AI esht anetar i AKADEMISE FRANCEZE.Produktet e trurit te tij jane vlersuar me shume cmime JO VETEM NGA FRANCEZET.Kurse ATA qe flasin per ATE,para ose mbrapa tij nuk I pjerdh kush sepse te tilla jane CILESISHT dhe vete mendimet e tyre.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga orakulli : 26-09-08 nė 16:53.
orakulli ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-08, 11:40   #13
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,266
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Njerezit e suksesshem e “smira jone sociale”

Megjithese ka kaluar nje dekade e gjysem, duket i veshtire kapercimi i mentalitetit kolektivist, qe anonimizon frymen individualiste te realizimeve personale. Ne cdo sektor te jetes sone, ndihet mentaliteti frenues ndaj njeriut te suksesit, te guximshem, ambicioz, qe ka vullnet te ngrihet mbi mentalitetin frenues barazitarist.
Shoqeria shqiptare eshte ende peng i mentalitetit te vjeter pengues, frenues ndaj cdo synimi per progres personal, qe shfaqet edhe si sfide ndaj kolektivit, grupit, komunitetit.

Ne politike, shkence e kulture ndihet presioni mental i ndjenjes, qe vishet me aureole morale kolektiviste, paragjykuese ndaj individit te sukseshem, ambicioz,pragmatist. Shoqeria jone ka koncept minimalist, qe nuk te nget po qe se qendron ne turme dhe i pa evidentuar personalisht.
E keqja fillon,kur njeriu me ambicjen e tij evidentohet, behet i shquar, i njohur publikisht.
Asnjehere dembelit dhe parazitit shoqeria jone nuk i bie ne qafe sa njeriut te afte dhe publik. Perkundrazi e mbeshtet, e meshiron qe te mbijetoje. Vetem njeriu i afte ka probleme me kolektivin, grupin, komunitetin ngjyre gri dhe pa identitet, qe nuk mund te konceptoje ritmin e suksesit.

Nuk ka diskutim, qe ne jetojme ne nje shoqeri, qe ka si pikenisje garen, konkurencen, dallimin, sfiden, ambicien per suksesin personal. Ne kete gare te perditshme, te gjate, te lodhshme, rraskapitese do te kete njerez te deshtuar, te pakenaqur, te zhgenjyer. Kjo kategori sociale shpesh shfaq ndjenjen e SMIRES.

Shoqeria jone nuk mund t’i nenshtrohet dhe as nuk mund te deformohet nga presioni i smires se njerezve, apo qofte dhe grupit social, qe kerkojne te maskojne “takatin e kufizuar individual” me presionin e “opinionit barazitarist”, me ankesa te padrejta, per te krijuar me shume shanse te barabarta per te gjithe. Shanset e barabarta nuk mund te sjellin rezultat te barabarte. Shansi eshte mundesi, qe ne cdo rast e kushtezuar me energjite, vullnetin dhe aftesite personale, qe jane te pabarabarta. Eshte e pamundur qe te gjithe te kene te njejtin rezultat. Njeriu mund te behet njeri, se ai mund te largohet nga e kaluara biologjike vetem permes arsyes, kur cdo njeri te behet i arsyeshem, atehere shoqeria do te behet normale, nese secili njeri behet qytetar, shoqeria behet funksionale. Jane keto pak fjale nga nje filozof i madh, por ajo qe me kujtoi kete filozof te madh eshte merita dhe besimi i tij ne shoqerine moderne.

Autori: Ana Kodima ne Shekulli blog
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
hesht…, lodhur, prapė, shqiperia

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar