Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 26-09-08, 00:59   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Shqipėri, tė ėndėrroj si njė beqare!

Shqipėri, tė ėndėrroj si njė beqare!


Nė prill tė kėtij viti, vizitova Shqipėrinė. Nuk ishte nga ato vizitat pikėllimmbjellėse, kur mbas dy javėsh, rrėmbeja valixhet me lot nė sy, e rendja drejt shkallėve tė mallkuara tė aeroplanit. Kjo vizitė pėr mua ishte historike, mbasi vija pėr herė tė parė, jo si beqar i shthurur, por familjar, me dy djemtė e mij, bashkėshorten( holandeze) dhe vjehrrin. Vjehrri, i cili e njihte Shqipėrinė, nėpėrmjet gazetės Volkskrant, ku botohen ende bunkerėt e diktaturės, po digjej nga kureshtja tė njihej personalisht me Shqipėrinė. Nė sytė e tij lexoja hijet e dyshimeve tė mbjellė nga propaganda perėndimore, e cila e skicon Shqipėrinė si “qesharakja e ballkanit”.

-“Alban, shih poshtė, deti, malet e atdheut tė babit”- i thoshte vjehrri tim biri, teksa aeroplani po ulej si njė lejlek i hekurt, nė aerodromin “Nėnė Tereza”.
Vendosa qė tė mos ia prezantoj Shqipėrinė bashkėshortes dhe vjehrrit, si gazetarėt enveristė dikur turistėve tė huaj. Shėtitėm pėrgjatė shesheve tė plehrave dhe momunteve kulturore.
Kėtė ata, e morėn nė konsideratė tė thellė.
Natyra e frushulluar prej barit jeshil, i magjepsi krushqit e mij qysh nė minutat e para. Malet, qofshin tullacė, kokėgungė, apo rrethorė, i joshin holandezėt. Kodrat shkurtabiqe ata i quajnė male.
Drejtuesi i automjetit tė faturuar, e ngau automjetin ngadalė. Ai na fliste shqip, pa e ēarė kokėn se holandezėt nuk e kishin haberin e shqipes. Gjatė gjithė rrugės pėrktheja tregimet e tij, tė shoqėruara me proverba tė menēura.
-“I ruani ende tė freskėta proverbat homerike”-i tha vjehrri.
-Gojėdhena, kujtesa ! “Ndryshe, nuk do tė kishim egzistuar”- iu pėrgjigj shoferi.
-Rakia ėshtė uiski shqiptar! Gėzuar- e uronte shoferi vjehrrin dhe nusen.
-Gėzuar, fal-imenderit- i pėrgjigjeshin ata me theks tė lehtė.
Gjatė qėndrimit dyjavor, vizituam, pėrveē qytetit tim tė lindjes, Elbasanin, Krujėn, Beratin,
Vlorėn, Llogaranė, Dhėrminė dhe Durrėsin. Kudo, nė rrugė, nė restaurante, hotele, ndeshėm
qytetarė bujarė, tė cilėt nuk ngurronin tė na informonin, uronin, dhe dhuronin buzėqeshje,
bidona me raki, tė puthura dhe pėrqafime tė pėrzėmėrta.
-Ē’po ndodh kėtu? Nuk po spikas kurrkund qytetarė agresivė! Ku janė fshehur keqbėrėsi shqiptarė,
tė cilėt shtypi pėrėndimor i trumbeton papushim?- pyeste vjehrri vetveten dhe mua.
-Po t’i keshė duart e lyera me mjaltė, vrapojnė t’i lėpijnė- iu pėrgjigja.
-Jo, jo, s’jam dakord! Shoh tė ecin nė rrugė ēifte tė rraskapitur, tė rinj shpresėzbehur, por qė dijnė ta rujanė gjakftohtėsinė. Habi! Habi! Habi misterioze me popullin tėnd! – murmuriti ai i pikėlluar.
Ditėn e tretė, biseduam tė tėrė mesditėn me kryetarin e lidhjes sė shkrimtarėve tė elbasanit, zotin Milianov Kallupi. Vjehrri s’pushonte t’i drejtonte pyetje Milianovit, rreth tė tashmes dhe ardhmes sė Shqipėrisė. Biseduam pėr poezinė, artin, hallkat e tij, problemet, vjetėrsinė e gurėve tė kalasė sė elbasanit, ballakumet, gojėasllanėt, tė cilėt varenin e luhatenin ėmbėl nė zgavrat e gurėve tė kalasė, dijetarėt e shumtė elbasanas.
Kur u ndodhėm nė zbritje, drejtim Dhėrmiut, nga ku bregdeti gjarpėronte si ngjalė lozonjare, dhe ujėrat e kaltėra tė thithnin vėmėndjen, bashkėshortja mė tha: -“Tani po e kuptoj pėrse Greqia lakmon tė pushtojė Shqipėrinė jugore. Tė djallėzuar Grekėt! -Mjaft tė djallėzuar, ua ka ėnda tė pushtojnė pjesėn mė tė bukur tė Shqipėrisė-, pėrsėriti ajo”, -duke ngritur zėrin thekshėm.
Patėm fatin e mirė, tė ndodhemi nė Vlorė, nė ditėn e 1 majit. Trotuarėt e ngushtė, pėrbri detit Jon, vlonin nga gjallėria e qytetarėve vlonjatė. Njerėz tė tė gjitha moshave, shėtitnin paqėsisht, duke ecur ngadalė, vozitur gjirin e Karaburunit. Rinia preferuan tė notojnė, tė hidhenin nga majat e gurėve tė bardhė, qė shėrbenin si trampolina. Nė krahun e majtė, baret, diskot, buēitnin nga kėngėt shqiptare, greke, e italiane. Mikpritja e ngrohtė e hotelxhiut, Admir Sinani, nė Ujin e Ftohtė, i zbukuruan edhe mė shumė netėt e buta tė majit, tė lara nėn dritėn e hėnės dhe vezullimin e kaltėr tė detit Jon.
-“1 Maji njihet si dita e demonstratave tė punėtorėve! Ndėrsa ju Shqiptarėt, hani, pini e kėrceni”- mė qortoi vjehrri ėmbėl.
Kėshtu e kemi ne, kėndej nga Ballkani. Kėrcejmė kur duhen rrahur daullet, dhe i rrahim daullet
kur duhet kėrcyer- i thashė me spoti.
Nė Krujė, vjehrri, pasionant i marrė i muzikės folklorike, zbuloi dyqanin e tij ideal muzikor,pronari i tė cilit ėshtė Mehmeti, drejtori i qėndrės kulturore tė Krujės. Aty ai bleu, rreth tridhjetė disqe, ndėr tė tjerat: Sazat e Pėrmetit, kėngė tė Vaēe Zelės, Ivna Mula, potpori vlonjate, sarandiote, kėngė ēame, si dhe njė libėr nė anglisht, rreth genocidit ēam.
Kėto pushime do tė mė ngelin tė paharruara, sepse pėr herė tė parė, Shqipėria m’u duk aq e bukur, aq magjike. Mė mungonte gjatė kjo eksperiencė mėmėsore me Shqipėrinė. E dija, se tek pija verė, nė verandėn e ngushtė tė hotelit nė Krujė, qė shikonte nga muzeumi i Skėndėrbeut, shumė qytetarė flinin me barkun bosh, zemėr tė vrerosur. Ende mė shpojnė si thikė nė zemėr fjalėt e njė djaloshi nė Berat:
-« I bukur Berati, por po tė banosh kėtu tė nxihet jeta. S’ka ujė, dritat ndėrpriten, im atė ėshtė zhytur nė borxhe ». Apo rėnkimet e nėnės pensioniste nė parkun e Beratit. Kur e pyeta si po e pėrballon varfėrinė, m’u pėrgjigj buzėdridhur: «Lėre bir, mos e zėr nė gojė, tė lutem. E puthi djalin, Albanin nė ballė, dhe na pėrshėndeti duke rėnkuar me fishkėllima.
Megjithėkėtė, kėsaj radhe, u pėrpoqa vazhdimisht, tė depozitoj nė kujtesė, tė ngjis nė galerinė e kujtesės, pamjet e natyrės shqiptare, pa Shqiptarėt me mjerimin dhe andrallat e tyre. I pėrfytyrova ato, ashtu siē i krijoi nėna natyrė, kur njeriu nuk kishte lindur ende. Varganėt e ullishtave tė elbasanit, lumin Shkumbin, gjirin e Karaburunit, parkun gjigand tė Llogarasė, pa monopatin e mermertė ku ka shkelur diktatori; muzeumin guximkrisur tė Skėndėrbeut, malet e pjerrėt majėkazmė tė Krujės, ujėrat e Osumit, amfiteatrin e Durrėsit, tė gjitha kėto i lidha me rripat e kujtesės nė djepin e ėndrrave.

Aeroplani u ngrit sėbashku me karavanin e mbresave pėrrallore qė na lanė pushimet.
“ Do tė duhen muaj tė tėrė pėr tė bluar mbresat e kėtyre pushimeve tė mrekullueshme”- mė thanė nusja dhe vjehrri, ndėrsa po lidhnim rripat e sigurimit.
-Ndėrsa mua do tė mė duhen shekuj tė panumėrt. Nusja rrudhi vetullat e habitur.
-A e di pėrse? Ajo shtrėmbėroi buzėt me shpoti.
-Sepse kėsaj radhe e pėrjetova Shqipėrinė si beqare, jo tė martuar me mjerimin apo smiren njerėzore.
-Ah, e kuptova! Damllaja poetike tė ra nė kokė- m’u pėrgjigj ajo duke zgurdulluar sytė dhe puthur…




REZART PALLUQI

Shqipėri, tė ėndėrroj si njė beqare!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
beqare!, ėndėrroj, shqipėri


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:05.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual