Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 24-09-08, 00:49   #1
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,194
Rrespekti: 8 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Thumbs down Kujtim rrenqethes nga Brodeci...!

Arjeta Ahmedi

Tė ngrysesh njė agim dite tė trishtė nė njė qytet tė madh, por qė e ka mbuluar heshtja qė vret bashkė me tė ftohtin e njė nėntori qė tė ngrin, nuk ėshtė aspak e lehtė.
Tė ecėsh atyre rrugicave tė ngushta e tė ftohta dhe tė mos jesh i sigurt a do tė arrish qė tė dalesh nė rrugėn kryesore, kjo ėshtė vėrtet e frikėshme.
Unė ecja mbi gurėt e shtruar rrugicės pėrpjetė dhe i shikoja majat e maleve tė mbuluara me njė borė acaruese qė tė rrėnqethte,ato gjėmonin aq shumė - sa nga gjithė ajo fuqi bora arrinte tė dalė nė qytet.
Nė atė qytet, ku herė ishte gjallė dhe i lulėzuar nga turmat e njerėzve,e herė vdiste gjithēka mbrenda pak sekondash pasi dėgjohej ndonjė lajm i ri, qė transmetonin televizionet tona.
Vallė si arrinin tė boshatiseshin ashtu rrugėt ?!
Gurėt e mureve, qė rrethonin shtėpitė e malsorėve, rrinin si ēdo herė krenarė, qė e kishin mundur kohėn.
Ato ishin moshatar me stėrgjyshėrit apo katragjyshėrit e mi, e ndoshta edhe mė tė vjetėr se kaq.
Unė i shikoja me kurreshtje fėmijėrore, dhe ato mė qesheshin duke mė uruar mirėseardhjen nė kėtė votėr bujare tė malsorėve tė pamposhtur, e atėherė m'u kujtua vendi im dhe kėto mure mė kujtonin shtėpitė e fshatit t'im dikur moti nė fėmijėrin t'ime tė hershme.
Buzėqeshja e tyre mė tregonte edhe storie tė tjera. Kėto gurė nuk kishin mundur vetem kohėn, por ato kishin ndalur edhe plumbat e shumtė, e mbi to kishte rrjedhur gjaku i nxehtė i shumė djelmoshave tė rijė, qė kėsaj toke dhe kėtyre gurėve i'u kishin falur gjymtyrėt, gjakun dhe jetėt e tyre.
Dhe, pėrnjėherė u gjendėm nė dhomėn e vogėl tė njė shtėpie dykatėshe, tė ulur kėmbėkryq e me sy tė pėrlotur.
Sytė si mbanin dotė lotėt qė vinin si dallgė tė frustruara. Ato duhej tė rridhnin faqeve, tė formonin ato pėrrenjtė e thellė qė i gėrrynin ujėrat nė kėtė malėsi shqiptare.
Pėrmes qepallave tė lagura nė murin pėrballė meje vrejta njė fotografi bardhė e zi, e mbuluar vetėm me njė qelq tė thjeshtė, por qė pas saj ishte ajo madhėshtorja, e paluhatėshmja ndėr shekuj, ishte harta e Shqipėrisė Natyrale dhe dukej po aq e bukur edhe nė kėtė gjendje tė dhimbėshme.
Pas lotėve dhe dhimbjes sė madhe, secilit nė kėtė shtėpi, qė i nevojitej njė rifreskim dhe njė frymėmarrje e thellė, e kėthente kokėn dhe vėshtronte me admirim fotografin krenare nė murė, atėherė dėgjohej ajo frymėmarrja e thellė bashkė me zhurmėn e hapjes sė mushkėrive dhe depėrtimin e ajrit.
Nė ato momente u shkėmbyen disa fjalė ngushllimi. Po ku mund tė gjendej fjalė pėr tė pakėsuar atė dhimbje qė ndjente ajo nėnė.
Sa dhimbje kishte dhe mahej aq e fortė, saqė shkėmb e gurė pėrkuleshin para paluhatshmėris sė kėsaj nėne burrneshė, tė kėsaj nėne bujare dhe heroinė.
Nuk arrita tė pėrmbledh mendimet, e mė sė paku shkronjat pėr tė pėrshkruar atė qė ndjeva nė momentin kur para kėsaj shtėpie tė palėkundur na pritėn vetėm gratė me sy tė pėrlotur, ngase burrat e kėsaj votre mungonin, ato ishin vrarė e burgosur.
I vetmi mashkull nė shtėpi ishte vetėm 4 vjeē. Ai kollitej shpesh, ndoshta pėr tė na treguar se ai oxhak i madh e mikėpritės, akoma e ka odėn e burrave dhe burrat e fjalės dhe tė besės.
Sa mallėngjyese qė ishte kjo situatė, sa e dhimbshme ishte kjo odė e vogėl, dhe do duhej tė na priste pėr gėzime tė dasmave. Aty ku do kėndonim, luanim e festonim, siē dijmė ne shqiptarėt, ndėrsa takimi ynė i parė me kėtė odė ishte vetėm vajtim e fjalė ngushėlluese, sepse tani ne vajtonim pėr tė vdekur e pėr tė gjallė qė askush nuk i dinte si ishin dhe ku ishin...

Kercovė, shtator 2008


Foto:Brodeci,dhe disa nga torturat e shumta mbi banoret shqiptare!

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.

Click the image to open in full size.
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-08, 06:45   #2
Mbret i Elbasanit
 
Avatari i _King_Arthur_
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: Detroit Michigan usa
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 189
Rrespekti: 2 _King_Arthur_ is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek _King_Arthur_ Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek _King_Arthur_
Gabim

Citim:
O sa mirė me qenė shqiptar!

Chameria is next...
vertet per te ardhur keq por do vije dhe dita e shqipetareve shume shpejt dhe mjere ata qe sna duan .
radhen nuk e ka thjesht vetem cameria por dhe presheva dhe tetova .
__________________
Duaje atdhene si Shqiperia Ameriken !!!

RROFTE SHQIPERIA ETNIKE
_King_Arthur_ nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
brodeci...!, kujtim, rrenqethes


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:45.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual