|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Duke ngjitur Himalajen time personale.
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,512
Rrespekti: 11 
|
Nė kohėn e Sudes e quajten "Sali Bollėku",tani i thonė "Sali Fukarrallėku"
|
|
17 September 2008
Dy ditė mė parė, ndėrsa mijėra familje shqiptare vuajnė pėr punė dhe pėr bukėn e gojės, duke qėnė klientė tė listave tė varfėrisė nėpėr dyqane, kryeministri Sali Berisha doli nė konferencė shtypi dhe deklaroi se shqiptarėt i kanė thėnė "Sali Bollėku". Megjithėse ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė, shqiptarėt kanė qeshur me kryeministrin Sali, mbasi ai siē e kemi konstatuar kėto 17 vjet, gjithnjė thotė tė kudnėrtėn e asaj qė ka bėrė. Psh, Saliu prangos, kėrcėnon e rreh gazetarėt dhe del e thotė, se qeveria ka siguruar lirinė e medias. Bėnė korrupsion maksimal dhe del thotė se ka zhdukur korrupsionin.Ka thelluar varfėrinė duke e zhytur kėtė popull nė mjerim tė plotė, ndėrkohė qė pa pikė trupi doli pardje pėrpara shqiptarėve qė i ka bėrė t'i luten Zotit pėr bukėn e gojės dhe tha: Mė quajnė "Sali Bollėku". Kėshtu i duket Saliut, se nė fakt se bollkėun ai e mat me luksin ku jeton familja e tij, ministrat e tij dhe klani qė ka rrotull, tė cilėt po pasuorhen me kontrabandė, me korrupsion dhe trafiqe. Berisha ėshtė quajtur "Sali Bollėku" nė kohėn e Sudes kur me piramidat e tij, u zhvati shqiptarėve kursimet dhe pasuritė, deri tek koteci i pulave. Ndėrsa nė kėto tre vjet qeverisje tė "duarve tė pastra" dhe tė "antikorrupsionit), Berisha i Gėrdecit, quhet "Sali Fukarallėku". Kryeministri nuk u foli shqiptarėve me gjuhėn e varfėrsiė dhe tė papunėsisė qė i ka pllakosur, por u foli me shifrat e BB, tė FMN dhe me GDP e ulje inflacioni, duke anashkaluar faktin qė 123 mijė familje janė pa ndihmė ekonomike dhe afro 181 mijė familje tė tjera, qeveria e tij qė renditet e "dyta nė botė" pėr mirqenie, i "ushqen" me pagesė ndihme ekonomike 2400 lekė nė muaj. Sali Bollėku besojmė se di tė bėjė llogari, megjithatė i kujtojmė, qė "bollėku" i tij me 2400 lekė ndihmė ekonomike nė muaj ėshtė i barabartė me 80 lekė tė reja nė ditė, ose mė saktė me kėtė bilanc ushqimor ditor: 30 lekė bukė, 10 lekė domate, 12 lekė djathė, 16 lekė vaj, 5 lekė kripė, 7 lekė sapun! Por, zoti kryeministėr Sali Bollėku, tė kujtojmė, se pasqyra e varfėrisė shqiptare ėshtė tepėr e zymtė, shkatėrruese pėr afro 325 mijė familje shqiptare, tė cilat nuk janė objekt rehabilitimi ekonomik minimal prej asnjė programi qeverisės, qė prej vitit 1992, kur prej "politikės tėnde ekonomike zero" dolėn afro 1 milion e 100 mijė tė papunė, tė cilėt u hodhėn nė rrugė nga shkatėrrimi dhe mbyllja e ndėrmarrjeve. Sali Bollėku na tha tre ditė mė parė, se "viti 2008 ka qėnė viti mė i mirė i mirqenies ekonomike tė shqiptarėve nė historinė e Shqipėrisė. Por nuk na tha, nėse quhet "bollėk", realiteti qė afro 300 mijė familje figurojnė nė nivelin e minimumit jetik, tė 50 mijė fėmijėve tė rrugės qė usheqehen nė koshat e plehėrave, tė 780 mijė tė papunėve, tė 580 mijė pensionistėve qė u jepet lėmoshė, tė 49 mijė jetimėve pa trajtim financiar, tė 75 mijė invalidėve me pension qesharak, tė 140 vetėvrasjeve dhe afro 450 divorceve tė bėrė nga varfėria nė qeverisjen e tij. Pensionet, rritje lėmoshė Pensionistėt nuk pranojnė qė je Sali Bollėku, por Sali Fukarrallėku. Sepse i ke lėnė ata me 10 mijė lekė pension pleqėrie nė qytet dhe me 6 mijė lekė pension pleqrie nė fshat. Berisha dklaron me mburrje, se ka rritur pensionet, se i ka dyfishuar ato. Mirėpo, nėse nga njėra anė, qeveria ka rritur pak milimetra nivelin e pensioneve, nga ana tjetėr ka lejuar rritjen e ēmimeve nė treg. Masa e rritjes sė pensioneve tė fshatit, tė qytetit e tė invaliditetit, nuk e ka kaluar masėn 8 deri nė 15%. Kjo masė, nuk ka patur efekt tė barabartė, por rritje tė shkallėzuar, sipas nivelit tė pensionit tė secilės kategori pensionistėsh. Vendimi i fundit pėr rritjen e pensioneve varion nga 830 deri nė 1170 lekė. Edhe kjo rritje ėshtė lėmoshė, ėshtė tallėse, sepse kėto nuk janė rritje por zgjidhje tė detyruara sociale, me tė cilat qeveria dhe shteti kėrkojnė tė pėrligjin politikat e tyre sociale pėr kujdesin ndaj pensionistėve. Njė krahasim: Vetėm gjatė viteve2006-2007, shpenzimet e qeveritarėve pėr udhėtime, qejfe fėmijėsh, telefona, vetura, karburante etj, rezultojnė 3.2 herė mė tė larta se masa e buxhetit qė ėshtė akorduar nė tė pesė herėt e rritjes sė pensioneve. Ndėrkohė qė shpenzimet e pensionistėve pėr ushqim, shėndetėsi, udhėtim janė rritur 5 herė. Kur u tha, se u rritėn pensionet, menduam qė pėrfituan tė gjithė. Nė fakt, nė kėtė rritje qeveria pėrfshiu nė listėn e saj vetėm njė pjesė tė pensionistėve.
|