![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi:
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Qė nga viti 1991 deri mė sot, mė shumė se 25% e popullatės sė vendit ka emigruar dhe tashmė jeton e punon nė vende tė pasura. Gjatė vitit tė kaluar, ata sollėn nė atdhe rreth 1 miliardė euro, duke mbuluar njė pjesė tė konsiderueshme tė konsumit tė familjeve tė veta, duke zbutur varfėrinė nė zonat mė tė thella tė vendit dhe i ka lejuar Shqipėrisė tė paguajė pėr mallra importi duke mbajtur nė tė njėjtėn kohė stabėl monedhėn kombėtare lekun.
Pėr njė periudhė tė gjatė kohe, kėto burime financiare kanė rezultuar jetike pėr vendin tonė, - deklaroi guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Adrian Fullani dje nė Kukės. Duke iu referuar njė vrojtimi pėr tremujorin e parė tė vitit 2008 tė Bankės sė Shqipėrisė, rreth 26 pėr qind e familjeve nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėrfitojnė prurje valutore nė formėn e dėrgesave nga emigrantėt. Shpėrndarja gjeografike e familjeve tregon se 59 pėr qind e kėtyre tė mėsipėrme jetojnė nė zonėn rurale dhe diferenca nė zonėn urbane, duke pėrftuar respektivisht rreth 66 dhe 34 pėr qind tė totalit tė dėrgesave nga emigrantėt. Dėrgesat nga emigrantėt pėrbėjnė komponentin mė tė rėndėsishėm nė tė ardhurat mujore tė familjes nė zonėn rurale, duke pėrfaqėsuar rreth 40 pėr qind tė saj. Pjesa mė e madhe e tė ardhurave nga emigrantėt, pėr tremujorin e parė tė vitit 2008 janė pėrdorur (rreth 70 pėr qind) pėr qėllime joproduktive. Kėshtu, rreth 48 pėr qind e dėrgesave janė orientuar drejt shpenzimeve pėr konsum, qė pėrfshin plotėsimin e nevojave tė pėrditshme tė familjes me ushqim, veshmbathje dhe lloje tė tjera tė shpenzimeve pėr konsum si orendi shtėpie etj. Rreth 16 pėr qind e kursimeve pėrdoren pėr ndėrtimin, rregullimin e ambienteve tė banimit, 10 pėr qind e dėrgesave tė emigrantėve janė pėrdorur pėr edukim dhe trajtim mjekėsor. Ekspertėt janė tė shqetėsuar pėr shkak se 1 milionė emigrantėt shqiptarė qė sot jetojnė dhe punojnė nė perėndim, shumė shpejt nuk do tė jenė mė thjeshtė emigrantė. Ata do tė natyralizohen nė vendet e tyre, do tė krijojnė familje atje e do tė humbasin lidhjet me vendin amė. Pėr pasojė, Shqipėrisė i nevojitet tė mendojė pėr zėvendėsimin gradual tė tė ardhurave nga emigrantėt, (tė cilėt teorikisht klasifikohen si eksport krahu pune/eksport shėrbimesh), me eksport mallrash realė. Por kjo ėshtė vetėm nga pikėpamja teorike. Nė praktikė, asgjė nuk po bėhet. Kriza mė e madhe e njė ekonomie tė varur nga emigrantėt, konsiderohet ajo e Jugosllavisė nė vitet '70. Nė atė kohė, rreth 20% e forcės sė punės sė ish-Jugosllavisė qe angazhuar nė perėndim. Recesioni i shkaktuar nga bllokada e naftės, bėri qė shumica dėrrmuese e kėtyre emigrantėve tė mbesnin pa punė e tė ktheheshin nė atdhe, duke zhytur tė gjithė ekonominė nė krizė. Rasti i Shqipėrisė ėshtė mė ndryshe, sipas ekspertėve dhe njė krizė e tillė nuk mund tė pėrsėritet nė vendin tonė, pėr shkak se emigracioni shqiptar nuk ėshtė i organizuar nga shteti, si nė rastin e ish-Jugosllavisė. Pėr pasojė, ka pak gjasa qė njė numėr i madh emigrantėsh shqiptarė tė humbasin vendin e punės njėkohėsisht Gazeta Shekulli
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres *Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life* |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Duke ngjitur Himalajen time personale.
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,512
Rrespekti: 11
![]() |
edhe shume u vonuam bile.
|
||
|
|
|