![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Monarkia shqiptare dhe patetizmi komunist
Nga ARDIAN MARASHI Drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike Shpeshherė thuhet se pėr Monarkinė nuk ka mė ēfarė tė thuhet, se historianėt e kanė zbardhur rolin e saj nė historinė tonė tė afėrt dhe ne sot do tė bėnim mirė ti lėmė tė shkruarat siē janė. Atėherė: Pse tė flitet mbi Monarkinė? Monarkia ėshtė njė moment kyē nė historinė tonė kombėtare. Pėr arsyet qė tashmė i njohim, roli i saj jo vetėm nuk ėshtė zbardhur, por ėshtė nxirė. Revolucioni komunist nuk mund tI njihte merita asaj qė e quante bota e vjetėr, pėrndryshe do ti duhej tė pranonte disa vlera tė saj themelore, siē qenė liria, prona, tregu. Trashėgimia shqiptare shėnon dy thyerje tė mėdha nė histori: epokėn otomane, qė theu trashėgiminė humaniste tė Skėnderbeut dhe Barletit, dhe epokėn komuniste, qė theu trashėgiminė liberale tė Mbretit Zog dhe Konicės. Tė dy thyerjet patėn si pasojė izolimin e Shqipėrisė nga orientimi perėndimor, mohimin thuajse total tė trashėgimisė politike e kulturore, si dhe modelimin identitar tė popullsisė pėrmes imponimit tė surrogatove historike tė tipit njeriu otoman nė njė anė dhe njeriu i ri nė anė tjetėr. U tha dhe u shkrua se epoka e qeverisjes sė Mbretit Zog paska qenė epoka mė e zezė, mė ēnjerėzore e madje mė komikja e historisė kombėtare. U teatralizuan xhandari, prefekti dhe e gjithė epoka, me qėllimin e vetėm pėr tė krijuar nė popull njė imazh degradues tė Mbretėrisė dhe tė Mbretit. Kjo vėnie nė skenė e Historisė sipas ambicjeve tė regjisorit ishte diēka qė pritej: pėr tė ndėrtuar diktaturėn, komunizmit i duhej qė tė karikaturonte historinė. Pėrgjegjėsia e historianėve qėndron pikėrisht nė faktin se kėta e luajtėn me kėnaqėsi dhe deri nė fund rolin qė u caktoi regjisori nė kėtė mise-en-scčne tė turpshme. Detyra e shkencės historike sot konsiston nė ēmontimin e mizanskenave tė parafabrikuara, pėrmes dokumentimit historik dhe faktologjisė. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se kjo detyrė ėshtė krejtėsisht e realizueshme, aq sa ējemi tė vetė-dijshėm pėr vėshtirėsitė. Nė tė kuptuarit e historisė, njė pjesė e madhe e shoqėrisė shqiptare vazhdon tė mbetet peng i interpretimeve teatrore, ku roli i personazheve ėshtė pėrcaktuar sipas optikės socrealiste bardhezi me heronj pozitivė dhe negativė, njė skemė qė pėr fat tė keq i pėrshtatet fare mirė mentalitetit thjeshtėzues popullor, nė tė cilin, me tė zėnė vend, ajo ngelet e ngulitur pėr njė kohė bukur tė gjatė. Paragjykimi ndaj epokės sė Monarkisė ėshtė ngritur, pra, mbi njė keqkuptim monumental, tė pėrforcuar dhe tė stabilizuar emocionalisht nė popull edhe nga fjala patetike e poetėve zyrtarė. Mjafton tu pėrgjigjemi ndershmėrisht tri pyetjeve pėr tė krijuar njė ide fillestare mbi rolin e Monarkisė dhe tė Mbretit Zog I nė historinė shqiptare: 1) Nga erdhi Shqipėria, pėrpara se Monarkia tė merrte nė dorė punėt e shtetit shqiptar? Trashėgimia otomane disashekullore la gjurmė tė thella deri nė identitetin e shqiptarve; kujtojmė formulėn e Fishtės / Konicės: Tani qė u bė Shqipėria, duhen bėrė shqiptarėt. Luftėrat Ballkanike, mė tė egra se Lufta Botėrore qė pasoi, pėrgjakėn vendin dhe shpirtin e shqiptarėve, duke krijuar njė komb tė pėrgjysmuar. Vendi ishte pa infrastrukturė rrugore, ekonomike, tregtare; skishte rrjet arsimor, kultu-ror, shkencor, spitalor e shėrbimesh sociale; asnjė potencial administrativ, industrial, ushtarak; sistem ligjor jashtėfunksional; sistem politik empirik dhe i pastabilizuar; sistem doganor e taksativ pothuaj inekzistent; sistem pronėsie i tipit feudal. Nė planin e brendshėm: skamje, emigracion masiv, pasiguri, papunėsi; nė planin e jashtėm: izolim nga bota, aleanca inekzistente ose krejtėsisht tė kompromentuara. 2) Si e la Monarkia Shqipėrinė nė fund tė dhjetėvjeēarit tė qeverisjes sė saj, pėrpara se Lufta tjetėr Botėrore ta nxirrte jashtė skenės politike? Njė orientim euro-perėndimor, i mbėshtetur nė aleancat me Italinė dhe me Austrinė, dy ndėr Fuqitė e Mėdha botėrore. Njė periudhė paqeje dhe stabiliteti pėr gjithė vendin, pa ushtruar dhunė politike apo institucionale mbi popullsinė. Punime tė rėndėsishme nė infrastrukturėn rrugore, hedhje e bazave tė ekonomisė sė tregut, tregti e lirė dhe nė pėrmasa serioze mė fqinjėt, me prioritet aleancat ekonomiko-tregtare me Italinė ; rrjet arsimor i nivelit tė mesėm nė gjithė qytetet, financim shtetėror pėr bursistėt nėpėr universite tė njohura europiane, promovim i figurave tė shkencės nėpėrmjet inkurajimit tė medias sė lirė, tė shoqatave dhe revistave kulturore-shkencore ; krijim i njė rrjeti funksional spitalor dhe tė shėrbimeve sociale ; ngritje dhe konsolidim i administratės shtetėrore, i bazave tė industrisė sė lehtė dhe tė rėndė, krijim i njė ushtrie profesionale nėn mbikėqyrjen e ekspertėve nga Italia, Austria, Turqia; konsolidim i ligjit, i kuadrit politik, i sistemit tė doganave dhe taksave; arritje serioze drejt njė sistemi pronėsie tė garantuar dhe modern. Rritje e mirėqenies, kryesisht pėr qytetet, rėnie e ndjeshme e emigracionit, mundėsi punėsimi dhe vlerėsim korrekt pėr nėpunėsit shtetėrorė; dalje nga izolimi, por mbetje e vendit nė nivelin e aleancave tė kompromentuara, kryesisht pėr shkaqe tė jashtme tė gjeopolitikave ndėrkombėtare nė prag tė Luftės II Botėrore. Tė gjitha kėto nė njė dhjetėvjeēar tė vetėm dhe nė kushtet e krizės ekonomike botėrore. 3) Cila qe gjendja e brendshme e vendit, nėn Monarkinė: Liri e besimit, liri e fjalės, liri e shtypit, liri e lėvizjes. Garanci e pronės dhe e tė drejtave themelore. Respektim i komuniteteve fetare dhe i personaliteteve tė kombit, edhe nė rastin kur mėritė personale mund ti kishin imponuar Mbretit qėndrim tė kundėrt, si psh. nė raportet e tij me Konicėn dhe me Fishtėn ; nėse mė pėrpara kishte pasur larje hesapesh me rivalėt politikė, nė vitet e Monarkisė situata politike paraqitet e stabilizuar. Lulėzim i vėrtetė dhe i qėndrueshėm i kulturės, artit e sidomos letėrsisė, aq sa periudha e monarkisė mund tė cilėsohet si periudha mbretėrore ose periudha e artė e letrave shqipe. Detyra e shkencės sė sotme historike nuk ėshtė kurrsesi qė tė vazhdojė ti pėrmbahet skemės bardhezi, duke e pranuar atė siē qe ose duke ndėrruar vetėm vendin e personazheve: mė tepėr sesa amatorizėm, ky do tė ishte krim intelektual e njėkohėsisht krim social, nė vazhdėn e para-ardhėsve. Sot, detyra e historianėve ėshtė qė tė evidentojnė me skrupulozitet pėrmbajtjen e qenėsishme tė epokave dhe tė periudhave tė historisė kombėtare, si dhe rolin e personaliteteve e tė forcave politike nė lojėn komplekse tė faktorėve historikė tė ndėrlidhur. Angazhimi i QSA nė kėtė drejtim ėshtė i qartė: ne synojmė tu kthejmė shqiptarėve pronėn e tyre tė pėrbashkėt, historinė kombėtare, nė tė cilėn tė gjitha forcat politike e tė gjithė personalitetet janė aktorė me tė drejta tė barabarta pėrfaqėsimi, sipas kontributit e sipas meritės realizuese. link: Gazeta Shqiptare Online
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe». " A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist. |
||
|
|
|