![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Shqipetar aktiv
|
Nga Roland Sejko* (Shekulli)
Mė shumė se njė intervistė, takimi me Kadarenė do tė ishte njė bisedė. I tillė ėshtė edhe qėllimi, njė bisedė e lirshme mbi Shqipėrinė dhe Italinė, nga e cila mė vonė do tė mund tė shkėputen ēaste e fraza qė do tė pėrdoren nė dokumentarin italian Albania, il paese di fronte prodhuar nga Istituto Luce, Shkrimtari komenton marrėdhėniet Shqipėri-Itali nė dokumentarin me burime arkivore Shqipėria, vendi pėrballė, qė pritet tė dalė sė shpejti nė qarkullim nga Instituti Luce Mė shumė se njė intervistė, takimi me Kadarenė do tė ishte njė bisedė. I tillė ėshtė edhe qėllimi, njė bisedė e lirshme mbi Shqipėrinė dhe Italinė, nga e cila mė vonė do tė mund tė shkėputen ēaste e fraza qė do tė pėrdoren nė dokumentarin italian Albania, il paese di fronte prodhuar nga Istituto Luce, mbi historinė e Shqipėrisė tė shekullit XX. Por nga njė bisedė qė parashikohej e shkurtėr, flasim pėr mėse njė orė e gjysmė papushim. Shkrimtarit i duhet pak qė ti harrojė kamerat qė i kanė kthyer pėrmbys dhomėn e tij tė ndenjes nė pallatin e Boulevard Saint Michel ku kalon njė pjesė tė madhe tė muajve tė vitit, mikpritės e i interesuar qė gjithēka tė shkojė mirė, pyetja i shėrben si ngacmim pėr tė vėrshuar plot pasion nė ligjėratėn e vet. Botojmė kėtu njė pjesė tė bisedės, qė ka si bosht qendror marrėdhėniet Shqipėri-Itali. Duke vėnė nė pah se dokumentari, i pari nė Itali qė shteron historinė shqiptare nėpėrmjet arkivave kinematografikė, i drejtohet publikut italian. Ndaj vėrejtjet kritike tė Kadaresė ndaj disa qėndrimeve tė Italisė me Shqipėrinė bėhen edhe mė shumė interesante, pasi pėrmbajnė atė element dinjiteti e kritike qė i mungon politikės shqiptare pėrballė tė huajve. Zoti Kadare, nė njė vėshtrim tė gjerė historik, ku do tė ndaleshit pėr tu marrė mė gjatė nė marrėdhėniet Itali-Shqipėri? Mendoj se jashtė ēdo paragjykimi politik, ose gjeostrategjik, ose kulturor, marrėdhėniet Shqipėri-Itali, kanė tė bėjnė me marrėdhėniet Itali-Gadishull Ballkanik. Gadishulli Ballkanik, ėshtė mė i vjetri e mė i madhi i Evropės. Ndėr tė tre gadishujt e jugut ėshtė, mendoj, kryesori, nė kuptimin historik dhe kulturor pėr arsye qė dihen. Janė tre gadishuj, tė tre tė rėndėsishėm, Apenin, Ballkanik dhe i Pirenejve. Secili ka dhėnė mė tepėr se gjysmėn e qytetėrimit evropian: Ballkani me grekėt e vjetėr; Italia me kulturėn e saj latine, e pastaj me Dante Alighierin e me radhė; Pirenejtė qė kanė dhėnė, po tė pėrmendim Don Kishotin, pėr tė dhėnė njė shembull tė thjeshtė. Kėta janė gadishujt pa tė cilėt nuk mund tė kuptohet Evropa. Kur themi marrėdhėniet Itali-Gadishulli Ballkanik, ėshtė njė gjė tepėr e rėndėsishme sepse janė marrėdhėniet midis dy gadishujsh dhe nė kėtė kuadėr Shqipėria zė njė vend tė veēantė. E them kėtė jo sepse unė jam shqiptar dhe ju jeni njė televizion italian dhe unė duhet tani tė gjej patjetėr nė mėnyrė artificiale pikat e afrimit, por sepse kėshtu ka qenė. Shqipėria ėshtė pėrballė Italisė, vendi mė i afėrt, vendi qė ka pasur gjatė 1000 vjetėve tė Mesjetės marrėdhėnie tė ngushta, edhe mė pėrpara, gjatė kohės sė latinėve me Italinė marrėdhėnie kulturore ekonomike, ushtarake, vendi qė ka, si tė thuash, si njė ballkon pėrpara njė ndėrtese tė madhe. Italia pėr Shqipėrinė, dhe pėr gjithė kėtė anėn West Ballkan, Ballkani perėndimor qė i thonė, ishte fqinji mė i madh evropian, imediat, i afėrt, i drejtpėrdrejtė, jashtė teorive kjo. Prandaj kėshtu shpjegohen marrėdhėniet shumė tė ngushta qė kanė pasur principatat shqiptare, sinjorėt e Shqipėrisė me Italianė, qė nga kohėrat e vjetra, qoftė konfliktuale siē kanė qenė me Romėn, qoftė jo-konfliktuale siē kanė qenė, miqėsore, gjysmė miqėsore, prapė konfliktuale, kanė qenė marrėdhėnie shumė tė ngushta. Ju i shihni si marrėdhėnie gjeografike e historike. A kanė arritur kėto marrėdhėnie, sipas jush, tė krijojnė edhe njė bashkėpunim kulturor? Sidomos duke pasur parasysh qė pesėdhjetė vjet tė regjimit komunist i ndėrprenė lidhjet. E keqja e kėsaj pune nė historinė shqiptare ėshtė se nė gjysmė shekulli komunizėm, komunizmit i interesoi edhe qė kėto marrėdhėnie ti zbehė, ti sfumojė, ti bėjė sa mė tė parėndėsishme. Kėshtu pėr shembull, janė zbehur marrėdhėniet e mėdha qė Shqipėria, principatat shqiptare kishin me Romėn, me Venedikun, me Vatikanin, me Mbretėrinė e Napolit, sepse kjo tregonte se Shqipėria kishte marrėdhėnie me botėn perėndimore, pėr tė cilėn komunizmi ishte armiku kryesor, kurse nga ana kulturore, akoma monstruozitet edhe mė i madh. Ėshtė sfumuar, ėshtė mjegulluar latiniciteti i kulturės shqiptare, ka njė bazė, njė taban shumė tė fortė latin, jo pushtues, jo imitues, por po atė taban latin qė ka pasur gjithė Evropa metropolitane. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Ballkan qė ka njė letėrsi shumė tė theksuar letėrsie shqipe, shekullore, 300 vjet e ca, ku shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė saj ishin bilingė, ishin dy-gjuhėsh, shkruanin shqip, botonin shqip dhe latinisht. Domethėnė njė pjesė e mirė e kulturės shqiptare kanė qenė bilingė siē ka qenė kultura franceze, gjermane, portugeze, e tė gjitha vendeve. Gjithė shkrimtarėt e shquar jo vetėm artistikė, shkruanin nė dy gjuhė, nė gjuhėn e vetė dhe nė gjuhėn latine, pra ne e kemi kėtė traditė qė pėr fat tė keq nuk e evidentojmė sepse na ka ngelur tradita e keqe e komunizmit qė kėtė traditė ta lėmė mėnjanė. Ju keni shkruar njė libėr, Dantja i pashmangshėm, nėpėrmjet tė cilit bėni njė histori tė Shqipėrisė nėpėrmjet Dante Alighierit. Si shtjellohet kjo marrėdhėnie nėpėrmjet njė poeti? Unė kam pasur prej kohėsh dėshirė tė shkruaj kėtė ese pėr Danten sepse ėshtė njė ese qė tregon nė mėnyrė tepėr tė rrokshme sesi marrėdhėniet ndėrmjet dy popujsh vihen nė provė dhe njė nga gjėrat mė tė bukura qė i vėnė marrėdhėniet nė provė, ose mė e vėrteta, ėshtė kultura, figura e Dantes si dukuri. Kjo qė ka ndodhur mes Shqipėrisė dhe Italisė nėpėrmjet Dantes ėshtė njė shembull i shkėlqyer pėr kulturėn evropiane, tregon se si dy popuj qė kanė pasur histori tė gėzueshme dhe tė trishtueshme duke pėrfshirė edhe histori lufte, dhe njė gjeni i pajton, njė gjeni qėndron mbi stuhinė e kohės, dhe nuk ndryshon asgjė, nė marrėdhėniet shqiptare italiane, pas katastrofės politike, izolimit tė komunizmit. Dante fitoi edhe mbi komunizmin, ėshtė njė shembull kaq i madh ky, ėshtė lésprit européen, shpirti evropian quhet. Pra shikoni se se arriti qė nė atė komunizėm aq tė pamėshirshėm qė si dilte ballė kush, Dante Alighieri pėr ēudi arriti ti fitojė zemrat e shqiptarėve. E keni quajtur njė mrekulli tė kulturės. Pikėrisht, kjo ėshtė njė nga mrekullitė e kulturės. Dantja ishte i papėrshtatshėm pėr komunizmin shqiptar, sepse ishte shkrimtari kryesor i Evropės, njė ndėr tre gjenitė kryesorė tė Perėndimit, ishte i papėrshtatshėm pėr veprėn e tij, qė ishte njė vepėr trashendentale, metafizike, fetare, kishte gjithēka qė komunizmi nuk e donte, njė botė tjetėr qė pėrshkruan, njė botė imagjinare. Ishte i papėrshtatshėm sepse tė kujtonte terrorin komunist, ferrin komunist, e megjithatė arriti ti shpėtojė vėmendjes sė ngushtė duke qenė shkrimtar i fuqishėm. Kėtė kanė shkrimtarėt e fuqishėm - nganjėherė arrijnė tė gabojnė edhe diktaturat - i trullosin, ua marrin mendjen si tė thuash. Dhe Dantja vazhdoi. Pėrkthimet mė tė bukura tė Dantes janė bėrė nė Shqipėri gjatė komunizmit ēuditėrisht, pse, unė e kam thėnė nė esenė time, populli shqiptar si ēdo popull i ish lindjes, kishte nevojė pėr Dante Alighierin, kishim nevojė pėr shkrimtarin qė na tregoi ēėshtė skėterra mbi tokė. Ka njė moment pėrplasjeje nė historinė e Shqipėrisė dhe Italisė, ėshtė periudha 39-43, pushtimi dhe sundimi fashist, njė katėrvjeēar ku Shqipėria humb pavarėsinė, por njėkohėsisht merr njė hov tė ri modernizmi. Nė vėshtrimin tuaj, si gjykohet sot pushtimi nga shqiptarėt? Ēėshtja e pushtimit italian nė Shqipėri, e pushtimit gjerman pastaj, mesa duket ka akoma vend pėr tu inkuadruar nė histori, nė mėnyrė sa mė tė saktė. Natyrisht - parimisht njė pushtim ėshtė njė pushtim - njė pushtim ėshtė marrja e lirisė sė njė populli nga njė vend tjetėr, dhe pushtimi italian e kishte kėtė paradigmė themelore. Ndėrkaq nė Shqipėri pati shumė konfuzion lidhur me pushtimin italian. Pati edhe kundėrshtim tė tij por pati edhe njerėz qė e pranuan. Historia nuk e ka bėrė ende balancėn se si ėshtė e vėrteta. Kėshtu duhet marrė parasysh se sigurisht, nė kundėrshtimin e pushtimit italian do tė luante rol edhe propaganda komuniste e cila, edhe sikur tė ishte njė vend mik Italia, jo pushtues, do ta urrente, jo pastaj qė kishte arsye objektive pėr ta sulmuar, sepse komunistėt, me po aq tėrbim si Italinė, me mė shumė se Italinė bile, sulmonin Amerikėn qė sna kishte pushtuar kurrė, sulmonin Anglinė, sulmonin vendet e tjera perėndimore, Gjermaninė Perėndimore, qė kishte aq pėrgjegjėsi pushtimi po aq sa kishte Gjermania Lindore. Pra komunistėt gjenin armiq ku u interesonin dhe pėr ēudi me Italinė nuk ishin aq tė ashpėr sa ishin me kėto shtete, nuk ishin tė sinqertė kundėr kėtij pushtimi. Pse u ngatėrruan kėshtu shqiptarėt me pushtimin italian dhe gjerman? Duhet tė jemi tė sinqertė dhe ta pranojmė kohėn nė rrethanat kur vjen koha dhe jo pas 50 vjetėsh tė gjykosh nė mėnyrė tė shkėputur nga konteksti i kohės. Jemi nė vitet 39, 42, 43, nė botė ka njė pėrleshje tė madhe midis dy kampeve tė boshtit fashist dhe aleancės tjetėr tė botės sė lirė, po prapė nuk ka qenė kaq e qartė siē na duket nganjėherė neve sot, sepse sot, nė kėtė botė tė lirė perėndimore, bota e demokracive perėndimore, hyri papritur njė shtet totalitar, njė diktaturė mizore, Bashkimi Sovjetik, dhe kėtu filloi konfuzioni. Domethėnė nė mbrojtjen e qytetėrimit evropian kundėr nazizmit, qė ishte njė gjė e drejtė tė mbroheshin, u fut njė fuqi mizore, njė fuqi qė ishte kundėr kėtij qytetėrimi dhe nė kėto vende si Shqipėria, Hungaria, vendet e Kaukazit, ka shumė vende qė patėn konfuzion. Ne kujtojmė se vendet e Bashkimit Sovjetik u ngritėn tė gjithė nė kėmbė kundėr fashizmit. Nuk ėshtė e vėrtetė, disa vende e pritėn, disa popuj e pritėn, nuk do thoja me gėzim por e pritėn si njė zgjidhje mė tė mirė se sa zgjidhja sovjetike komuniste. Ndoshta njė ngazėllim i tillė shoqėron edhe mbėshtetėsit e tezės se pushtimi italian dhe ai gjerman vunė nė vend, sadoqė pėrkohėsisht, njė padrejtėsi qė u ishte bėrė shqiptarėve nė 1913-ėn me vendosjen e kufijve. E kam fjalėn pėr krijimin e Shqipėrisė etnike. Po natyrisht. Edhe nė Shqipėri u ndanė njerėzit nė dy kampe: njė pjesė qė mendonte se Italia pavarėsisht se e bėri kėtė gjė, pushtimin, ėshtė fundja njė shtet evropian, do tė na sjellė civilizimin, qytetėrimin evropian, dhe plus kėsaj, luajti njė rol tė madh njohja e Kosovės sė shkėputur padrejtėsisht nga Shqipėria qoftė nga Italia, qoftė nga Gjermania, pra shqiptarėt u gjendėn pėrpara njė dileme tepėr tė vėshtirė pėr ta zgjidhur, por komunistėt ishin shumė miq me forcat mė tė kėqija tė kėsaj aleance me rusėt dhe jugosllavėt. Nė planin kombėtar komunistėt ishin praktikisht kundėr Kosovės, kėshtu interpretohej nė popull: kėta ia dhanė Kosovėn rusėve dhe serbėve, se ata kanė miq, kurse ne tė tjerėve na thonin nacionalistė. Ne vėrtet jemi me njė forcė qė kritikohet shumė si diktatoriale por ama ne sigurojmė Shqipėrinė natyrale. Pra shqiptari i thjeshtė nuk e kishte tė lehtė tė orientohej kundėr fashizmit me botėn demokratike, ajo nuk ka qenė kėshtu, tė dy palėt kishin argumente dhe kundėrargumente ku populli shqiptar u gjet disa herė nė dilema tė mėdha. Dhe kėshtu shpjegohet nė Shqipėri lėvizja nacionaliste progjermane ose proitaliane qė ishte e fortė gjithashtu dhe kėtu u bė ajo qė nuk e pranon historiografia komuniste ende sot, kėtu ka qenė luftė pėr ēlirim por po aq e fortė ose mė e fortė se ajo ka qenė lufta civile, lufta pėr tė marrė pushtetin. ( ) Zoti Kadare, pse ebraktisi Perėndimi Shqipėrinė? Pse e hoqi, siē keni thėnė ju njėherė, edhe nga harta e shėrbimit sinoptik? Kjo ėshtė njė nga gjėrat e pashpjeguara mendoj unė, ose tė shpjeguara nė mėnyrė jo fort tė saktė. Perėndimi e ka quajtur tė parėndėsishme Shqipėrinė. Ishte vendi qė mund tė shkėputej mė lehtė nga blloku sovjetik, se praktikisht ai u shkėput nė 60, preu edhe marrėdhėniet diplomatike, ishte pothuaj nė gojė tė Evropės, por Perėndimi nuk donte ta afronte Shqipėrinė. E para, kishte njė tė drejtė sepse ishin bėrė krime nga mė tė fėlliqurat nė kėtė vend dhe Shqipėria mund tė afrohej me Perėndimin po tė rrėzohej klasa qė udhėhiqte, politike, por Enver Hoxha ėndėrroi tė pamundurėn, tė pranohej ndoshta prej Perėndimit bashkė me krimet e tij siē u pranua Titoja. Titoja nuk ka qenė ndonjė engjėll siē mendohet ngandonjėherė, na ka mėsuar edhe neve ca krime shumė tė mėdha, nė 45, si ti bėnim mė mirė dhe kjo nuk ndodhi. Perėndimi siē e kam kuptuar unė, me sa dukej, nuk donte tė acarohej me Rusinė hrushoviane, Bashkimin Sovjetik hrushovian pėr shkak tė Shqipėrisė. Kur e ka vėnė nė balancė, ndoshta nuk i dilte llogaria, arsyet strategjike kanė qenė tė tilla qė mund tė kishte tė drejtė, priste tė merrte diēka mė tė majme nga ky kamp sesa njė Shqipėri tė vogėl qė ta kishte barrė. Kėtu do tė bėja njė parantezė nė lidhje me marrėdhėniet me Italinė, e heqim anėn globale tė marrėdhėnieve tė Perėndimit me kampin socialist. Italia ndaj Shqipėrisė duhej tė ishte treguar mė e vėmendshme, ky ėshtė njė qortim qė unė e kam bėrė disa herė, nuk kam marrė ndonjė pėrgjigje nga , nuk e di , dhe mendoj se ėshtė njė kufizim i atij mendimi italian qė nuk ka pasur mundėsi ta shikojė kėtė gjė nė thellėsi. Dhe ku qėndron ky thellim juaji? Mendimi im ėshtė shumė i qartė: Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė ka pasur njė jetė tė pėrbashkėt me Italinė, heqim historinė mesjetare , po ka pasur jetė tė pėrbashkėt shtetėrore me Italinė pėr katėr vjet, 39-43. Kemi qenė njė shtet, nuk u tha ėshtė pushtim, kanė thėnė ėshtė bashkim, dhe pėr njė pjesė tė njerėzve, ka qenė bashkim sidomos me Italinė. Ne kemi pasur tė njėjtin mbret, Vittorio Emanuelen, ishte mbret i Italisė dhe i Shqipėrisė, perandor i Etiopisė, pra perandoria fashiste pėrbėhej nga tri pjesė Itali, Shqipėri, Etiopi, zakonisht nė raste tė tilla, kur njė shtet ka bėrė njė pushtim tė njė shteti tjetėr sidomos nė Evropė, vetvetiu ka njė pėrgjegjėsi morale pėr fatin e tij tė mėtejshėm, dhe Italisė, mendoj unė, i binte tė kishte njė pėrgjegjėsi morale ose tė pėrdor njė fjalė artistike, njė dhimbsuri pėr Shqipėrinė. Pėr fat tė keq Italia ka qenė shumė, shumė shpėrfillėse ndaj Shqipėrisė. Kam menduar gjatė pse ka ndodhur. Heqim anėn gjeopolitike globale sepse ishte kampi perėndimor, drejtohej nga njė qendėr shumė e fuqishme, anglo-amerikane a anglogjermane siē quhej. Por marrim anėn njerėzore, Italia e dinte fare mirė kishte ambasadė nė Shqipėri, qė i vetmi vend i bllokut komunist qė shihte televizionin italian ishte Shqipėria, dhe pėr njė dėshpėrimin tim tė vazhdueshėm unė nuk kam parė kurrė nė televizionet italiane njė emision pėr Shqipėrinė, sė paku pėr tė treguar qė ne jemi nė bregun tjetėr por ne e dimė qė ju ekzistoni, nė Itali kishte disa qindra mijėra shqiptarė arbėreshė kanė luajtur njė rol nė historinė e Italisė, dhe me njė zhvillim kulturor, tė kėnaqshėm, kurrė nuk dha Italia njė emision kulturor pėr kėta qė ta shikonin shqiptarėt, domethėnė kjo shpėrfillje ēfarė solli? Vetėm atė qė ishte dekurajuese pėr shqiptarėt se ēishte ky vend fqinj qė flet tėrė ditėn Liban, Palestinė, Madagaskar, Zanzibar, Kenia, Gana, vetėm Shqipėria nuk ekzistonte, ēėshtė ky vend qė nuk e shikon fqinjin e vetė. Po kujtoj pėrgjegjėsinė morale, Italia u nda nga Shqipėria dhe diktatura shqiptare e shfrytėzoi kėtė shumė mirė: shikoni ja Perėndimi, qė e keni mendjen juve, disa, Perėndimi nuk ēan kokėn pėr Shqipėrinė, e ka mendjen tek njė qind mijė popuj tė tjerė, tek Shqipėria asnjėherė.. nuk do Italia dhe kjo ishte shumė e hidhur se kjo vazhdoi dyzet vjet. Unė nuk di, smė ka dhėnė kurrė asnjėri shpjegim pėr kėtė. Jo vetėm e djathta,por edhe e majta italiane, partia mė e madhe komuniste nė Perėndim, ishte kundėr Shqipėrisė. Po pra. Unė e kuptoj qė e djathta italiane ishte e zemėruar me Shqipėrinė se Shqipėria ishte staliniste, Shqipėria ishte vend idiot, i bie shkurt, e pėrdorte. Por e keqja e Shqipėrisė ishte se edhe e majta e Italisė ishte kundėr Shqipėrisė se ishte shumė servile ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe kjo nuk i bėn nder kėsaj tė majte. Pėr ti bėrė qejfin rusėve e majta italiane pati njė armiqėsi tė egėr ndaj Shqipėrisė. Mua mė kujtohet njėherė, nuk e harroj kurrė, qė nė 83, njė kritik italian, Scarsia mė duket e ka mbiemrin, nė njė mbledhje nė Romė, bėri njė kritikė kundėr njė libri tim, Muzgu i perėndive tė stepės. Por kritika ėshtė njė fakt jashtėzakonisht i trishtueshėm, ishte si e njė polici stalinist, praktikisht ai i bėri thirrje shtetit shqiptar tė mė dėnonte mua. Ku ishte kritika? Ismail Kadare, thoshte, nė kėtė roman, godit Bashkimin Sovjetik nga pozita perėndimore. Unė jetoja nė Shqipėri dhe unė e botova, dhe ky roman kėshtu ishte vėrtet, unė godisja Bashkimin Sovjetik duke pėrfituar nga armiqėsia, nuk ishte ndonjė trimėri shumė e madhe, por ama arrita tė botoja njė roman ku goditja njė sistem sovjetik qė ishte i gatshėm me sistemin shqiptar, dhe del kritiku italian, i majtė, komunist dhe i bėn thirrje shtetit shqiptar, qeverisė shqiptare tė mė dėnojė, ėshtė turp i madh pėr njė vend perėndimor. Kjo ishte pra armiqėsia e tė majtės italiane, nuk them e gjithė tė majtės, por mesa duket e njė pjese tė tė majtės, dhe kjo i ka kushtuar jashtėzakonisht shtrenjtė Shqipėrisė, i ka kushtuar shtrenjtė emancipimit tė Shqipėrisė, Italia mund tė luante njė rol emancipues. Pse? Italia e pa qė pushtimi italian nuk i errėsoi marrėdhėniet ndėrmjet dy popujve, shqiptarėt vazhduan ta duan kulturėn italiane, po bie fjala prapė kėtu tek Dante Alighieiri. Nė komunizėm Dantja, vazhdoi tė ishte shumė i njohur, po nuk u pengua fare nga politika. Ai ishte shkrimtar gati kombėtar nė Shqipėri, pra populli shqiptar kishte njė prirje tė mirė ndaj Italisė, jashtėzakonisht humane. Italia mund tė pėrfitonte nga fakti qė populli shqiptar nuk u ra mė qafė ushtarėve italianė, ishin rreth 40 mijė vetėm pas kapitullimit tė Italisė nė Shqipėri, iu dha strehė, i mbrojti, tė paktėn nuk u hakmor ndaj tyre. Mė kujtohet njėherė, Italia shkoi e ngriti njė monument nė njė fshat tė Ukrainės, vuri njė monument mirėnjohjeje sepse ky fshat u kishte dhėnė bukė 6 ushtarėve italianė! Gjashtė! Nė Shqipėri ka pasur 40 mijė, ku populli shqiptar nė 43-shin i armatosur i tėri, nuk u ra ushtarėve italianė, dhe unė kėtė e kam biseduar njėherė me ambasadorin italian nė Tiranė. Dhe ai mė tha: zoti Kadare jam plotėsisht dakord me ju dhe do ta propozoj, unė e kam propozuar tha, nuk e di ku ka mbetur, tė bėhet njė monument mirėnjohjeje, pėr kėta mijėra ushtarė, njė pllakė, njė shenjė sepse ėshtė njė gjė qė emancipon popujt, qė i afron, qė u heq ndjenjėn e urrejtjes, ėshtė njė gjė qė ėshtė e nevojshme pėr shqiptarėt pėr tė kuptuar qė Ja kam bėrė njė gjest human ndaj armiqve tė tyre. Po ku ēmohet ky gjest, jo, nuk ėshtė dashur tė bėhet, dhe unė nuk e kuptoj kėtė. Do tė pėrfitoja nga kjo intervistė qė, natyrisht marrėdhėniet ndėrmjet dy popujve, nuk po flas si politikan as si ndonjė moralist, kanė vėrtetė njė tė ardhme shumė tė bukur, duhet vetėm njė mirėkuptim, njė heqje e klisheve keqkuptuese tė kohės sė komunizmit. Eshtė nė pėrfitim tė dyanshėm, Italia vėrtet ka njė mik nė Ballkan, natyral, ka njė popull qė pėr nga struktura e kulturės sė tij e kupton shumė mirė kulturėn italiane, gjuhėn italiane, muzikėn italiane, thesarin humanist italian dhe ėshtė mėkat qė kjo gjė tė mos hyjė nė punė, kjo duhet tė hyjė nė punė, pėr njė gjė tė mirė. Unė kam besim se kjo do tė ndodhė. *Roland Sejko ėshtė autori i dokumentarit Albania, il paese di fronte
__________________
S'ban, S'ki, S'mun Dersį tmundem me ligjrue E sį gjįll me frymė un jam, Kurr Shqypni, skam me tharrue, Edhe nvorr me tpermendė kam. ~ At. Gjergj Fishta Gezuar Ditelindjen Memedhe!!! |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 924
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Njerezit si Kadare popujt e medhenj duan shekuj ti nxjerin.Esht maja e mendjes Shqiptare,esht rezultantja jone ne bote,esht pastertia e genit drejtesor shqiptar.Ai u largua nga Shqiperia sepse e parishikonte mire se kush do ngrihej dhe cfare do te bente.Ai e njeh karakterin,mentalitetin,aftesite,etiken dhe moralin e cdo individi shqiptar.Ai iku sepse ata do ta flliqnin,do ta ulnin ne nivelin etyre.Ai e dinte se i vetem nuk ebent dot,ai i dinte se duhen vite te vinte brezi qe ka genin e paster ,te paprishur nga komunizmi deformues mendor dhe nga pinjollat karrieriste te tij qe do te drejtonin me pas.
Ai i fajeson Italine.Ate qe esht drejtuar nga shume perandor e kryeminstra dhe papa me gjak shqiptaresh,per ate Itali qe Skenderbeu ngriti barrikaden e madhe me trupat e mijerave shqiparve per te mos lejuar kalimin e adriatikut. Dhe ajo s'ka qene asnjehere mirenjohese.Dhe ajo gjiithmone e ka percmuar kete komb te vogel,e ka pare me syte dhe mendjen e "kombit te madh e te lavdishem ne Histori".Ajo e ka lene gjithmone Shqiperine nen kthetrat e cakejve greko sllave te cilet e copetonin dhe e zvogelonin shekull pas shekulli. Tani shkenca Italiane po e kupton qe ka lidhje te hershme me ne,qe mesapet e duonet jane iliret te cilet kane kontribuar trupesisht ne kete komb,Qe gjuha etruske mund te shpjegohet me gjuhen shqipe.Tani me analizat e adn po shikojne lidhjen e forte gjenetike me kete komb. Por prape ata jane ngrire.Jane te ngrire sepse qe pas Renies se Romes nuk po del me ne pah gjaku i famshem Romak.Shkelqimi i dikurshem mendor ja ka lene vendin nje mpirjeje dhe tharje te pashjeguehme.Ku jane pasardhesit e atyre qe rezatuan ne gjithe boten dhe hodhen bazat e modernitetit ku ne jetojme sot???. |
||
|
|
|
|
|
#3 | |||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Duke ngjitur Himalajen time personale.
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,512
Rrespekti: 11
![]() |
Citim:
por ne nuk mund te presim nga italia te na zgjidhe hallet tona apo te na ndihmoje ne lidhje me gjitonet tane. hallet e shtepise i di me mire i zoti i shtepise dhe ai i zgjidh me mire se kushtdo tjeter,. nqs do te ndihmoje italia le ta na ndijhmoje me mbeshtetjen e shqipaterve aty apo me hapjen e vendeve te punes ne shqiperi. |
|||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Elektron I Lir
|
Kurse mu me duket si interesaxhi ne kulm LoL
__________________
Sofra Durrsake |
||
|
|
|
|
|
#8 | ||
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 924
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Pse eshte shkrimtar i madh dhe natyrisht shqiptar i madh prandaj gjarperinjte xheloze kafshojne deri tek pjesa qe s' per te nxjere konkluzionin se cfare karakteri kane ata.lidhet me to pjesa "njeri".Shume vetem do lexuar veprat dhe mesazhet e tij.Por fatkeqesisht ne mundohemi tek shikojme rrobat e palara ne lavatricet e njerzeve sesa pis ato i kane bere.Cdo njeri vete ne Banjo por kjo s'do te thote se ai nuk esht gjenial.
|
||
|
|
|
|
|
#9 | |||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi:
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
![]()
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres *Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life* |
|||
|
|
|
|
|
#10 | ||
|
CORONA & LIME
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 343
Rrespekti: 10
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Mund te me shpjegosh pak pse-n e ketij pohimi??
__________________
Live Love "Our deepest fear is not that we are inadequate.
Our deepest fear is that we are powerful beyond measure. We ask ourselves, Who am I to be brilliant, gorgeous, talented, fabulous? Actually, who are you not to be?" |
||
|
|
|
|
|
#11 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Nxirja e figures se I. Kadares eshte varferi intelektuale.
Ajo qe me ben mua pershtypje per figuren e shquar mbarekombetare te shkrimtarit tone eshte se ai mbledh prane te njejtet qe mbledh figura e Skenderbeut, armiqte e historise shqiptare, armiqte e gjakut shqiptar...
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|