Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 08-09-08, 09:01   #1
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14 Cyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to behold
Gabim Tirana, Athina dhe shkollat shqip ne Greqi

Kushdo qė i dėgjoi fjalėt e thėna, pėrpara pak ditėsh, nga ish-ministrja e Jashtme e Shqipėrisė, zonja Arta Dade, lidhur me mungesėn e plotė tė angazhimit tė Tiranės zyrtare pėr gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt me Athinėn, nė kėrkim tė mundėsisė sė shkollimit tė emigrantėve shqiptarė nė gjuhėn mėmė, nuk mund tė mos sillte ndėr mend episodin e shumėpėrfolur tė Odise Cenajt, nxėnėsit shqiptar me rezultate tė shkėlqyera nė mėsime, tė cilit nė vitin 2003 iu mohua e drejta tė marshonte me flamurin helen nė dorė, ditėn e festės kombėtare nė shtetin fqinj. Tradita e shkollave greke do qė gjatė kėsaj dite gjimnazistėt tė marshojnė tė prirė nga nxėnėsi me rezultatet mė tė mira nė mėsime, qė ia jepte shqiptarit kėtė tė drejtė, por qė nuk iu lejua me agresivitet nga shokėt e shkollės, prindėrit e tyre dhe opinioni grek nė pėrgjithėsi, pėr shkak se adoleshenti nuk ishte i kombėsisė greke.

Dhe nuk ėshtė episodi i vetėm, njė vit mė pas, nxėnėsja shqiptare, Sonila Metushi, e cila jetonte prej dhjetė vjetėsh nė Greqi, qe caktuar nga kėshilli drejtues i shkollės pėr tė mbajtur flamurin grek nė ditėn e paradės, mė 28 tetor. Por, nuk kanė qenė aspak dakord me kėtė bashkėmoshatarėt e saj, tė cilėt protestuan, madje ndėrprenė edhe mėsimin pėr t‘i kėrkuar heqjen e privilegjit. Ndėrhyrjes sė autoriteteve greke, prindėr e fėmijė iu pėrgjigjėn duke kėrcėnuar se do vazhdonin tė bojkotonin mėsimin, deri nė ēastin kur kėshilli drejtues i shkollės tė hiqte dorė nga ai vendim.

Ndėrsa njė situatė edhe mė e papranueshme u krijua nė rastin e njė gjimnazi nė Kalithea tė Athinės, ku 16-vjeēarja Maria Kendella vendosi tė parakalonte me flamurin helen, por u sulmua nga njė grup ekstremistėsh grekė, tė organizatės "Agimi i Artė". Ndaj ngjarjes sė fundit reagoi edhe ministrja e atėhershme e Arsimit e Greqisė, e cila deklaroi se "flamuri nderon flamurtarin dhe jo flamurtari flamurin", nė kėrkim tė mirėkuptimit tė opinionit helen, duke e konsideruar reagim tė pafalshėm.

Emigrantėt shqiptarė nė Greqi janė lėnė qė nė fillim tė herės jetimė dhe nė mėshirė tė fatit nga shteti i tyre: janė bėrė subjekte fshesash periodike, keqtrajtimesh nga ana e policisė dhe e ekstremistėve grekė, nė kufi vihen rregullisht nė radhė katėr-pesė kilometėrshe ditėt e pushimeve apo festave, tė cilat vendosin t‘i kalojnė nė Shqipėri, u grisen flamurėt e atdheut tė tyre para syve, rrihen madje edhe vriten nė ēastin kur Kombėtarja shqiptare e futbollit mund Kombėtaren greke. Tė gjitha kėto pa thuajse asnjė reagim nga Tirana zyrtare. E megjithatė, tragjedia e vėrtetė shfaqet nė ēastin kur subjekt i mungesės sė ēdolloj vullneti tė Tiranės pėr tė mbrojtur tė drejtat e nėnshtetasve tė vet bėhen fėmijėt.

Politikani dhe diplomati, Pėllumb Xhufi, gjatė njė interviste dhėnė pėr gazetėn "Shqip", lidhur me kėtė temė, risolli nė kujtesė marrėveshjet mes dy shteteve nė kėtė kuadėr, tė cilat janė nėnshkruar mes dy palėve, por kanė funksionuar vetėm pėr interesat e hapjes sė shkollave greke nė Shqipėri. "Greqia, tha ai, e ka pėr detyrim tė krijojė kushtet pėr tė mundėsuar mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt e qytetarėve shqiptarė".

Dhe vėrtet, numėrohen njė seri shkollash greke nė vendin tonė - jo vetėm aty ku gjendet komuniteti me kombėsi greke - kur numri i popullsisė sė interesuar pėr tė mėsuar nė kėtė gjuhė ėshtė disa herė mė i vogėl se numri i emigrantėve shqiptarė me banim nė Greqi, tė cilėt dėshirojnė tė gjithė t‘u mėsojnė fėmijėve shqip. E megjithatė, siē vėrejnė me tė drejtė, Dade e Xhufi, nuk ekziston asnjė shkollė shqipe nė Greqi, e cila, si vend anėtar i Bashkimit Evropian ėshtė edhe nėn detyrimin e krijimit tė kushteve qė qytetarėt, tė cilėt jetojnė e banojnė aty, tė kenė mundėsinė jo vetėm tė shkollimit nė gjuhėn amtare, por edhe tė ushtrimit tė besimit pėrkatės fetar. Sa pėr tė sjellė njė shembull, Parlamenti italian miratoi nė vitin 1999 ligjin nr. 482, pėr efekt tė dispozitave pėr mbrojtjen e pakicave tė garantuara nga Kėshilli i Evropės, falė tė cilit komuniteti arbėresh nė Itali gėzon tė drejtėn tė ketė shkolla, ku tė mėsohet nė gjuhėn shqipe, madje edhe njė ekran televiziv tė vetin (tani pėr tani ėshtė nė fazė eksperimentale). Ėshtė me vend tė vėrehet se komuniteti i arvanitasve tė Greqisė as mund ta shpjerė nė mend njė luks tė tillė, pėrkundrazi, ndonjė zė i veēuar qė dėgjohet tek-tuk mbytet me agresivitet tė skajshėm nga opinioni grek.

Mė 29 gusht gjithė Kėshilli i Bashkisė sė qytetit tė Kėlnit - me pėrjashtim tė pėrfaqėsuesve tė Kristian-Demokratėve dhe njė grupi ekstremist tė pagėzuar "Pro-Kėlnit" - miratoi ndėrtimin e xhamisė mė tė madhe nė Gjermani. Ėshtė financuar nga rreth 8 qind grupe myslimane apo pro myslimane nė kėtė vend, do tė kushtojė 15-20 miliardė euro, dhe (gjė qė shihet si mė e keqja pėr ekstremistėt e djathtė) do ngrihet nė qytetin ku gjendet kisha mė e famshme gotike nė Gjermani. Motivi pėr tė cilin autoritetet votuan pro ndėrtimit tė xhamisė ėshtė i thjeshtė, nė qytet kontribuon njė komunitet shumė i madh mysliman, tė cilėt kėrkojnė garantimin e sė drejtės pėr tė mėsuar nė gjuhėn mėmė e pėr t‘iu falur Zotit tė tyre.

Por, duhet vėrejtur se dashamirėsia ndaj komunitetit mysliman nuk mund tė shpjegojė e vetme vullnetin e kėtij shteti pėr ta bėrė tė ndihen sa mė mirė nė Gjermani. E vėrteta ėshtė se gjermanėt, si pak tė tjerė, po heqin dorė nga hipokrizia lidhur me emigracionin: janė prurjet e tė huajve ato qė po i garantojnė lokomotivės ekonomike evropiane forcėn punėtore pėr tė ecur pėrpara, por njėherėsh edhe pėr ruajtjen e raporteve demografike. Eksperti i njohur Herwig Birg vėrente para dy vitesh se me kėtė ritėm tė plakjes sė popullsisė shpejt, Gjermania nuk do qe ajo qė njihej, se numri i tė moshuarve joproduktivė do shtohej frikshėm, krahasuar me atė tė popullsisė produktive, dhe pranonte se gjendja ėshtė mbajtur nėn kontroll vetėm falė flukseve tė emigracionit.

Dhe duhet tė nėnvizojmė se situata nė Gjermani ėshtė mjaft larg kėtij rreziku nė rast se krahasohet me atė nė vendet mesdhetare. Nė vitin 2003, nė Itali u shėnua mesatarja e lindshmėrisė prej 1.26 fėmijėsh pėr grua nė moshė fertiliteti. Mė keq nga tė gjitha nė kėtė kuadėr paraqiteshin Spanja dhe Greqia, me shifrėn 1.25, ndėrkohė qė mesatarja e Bashkimit Evropian ishte 1.47 fėmijė pėr grua (gjithsesi mjaft e ulėt). Nga ana tjetėr, fenomeni priret vetėm drejt pėrkeqėsimit, ēdo vit regjistrohen gjithnjė e mė pak lindje dhe treguesi lindje-vdekje rezultonte nė vitin 2007 negativ me shifrėn 15 mijė nė vit.

E thėnė mė qartė, me kėto ritme plakjeje tė popullsisė, Greqia, ashtu edhe si vendet e tjera mesdhetare, ka si shpėtim vetėm ripėrtėritjen e popullatės nga emigracioni, dhe, duke hequr dorė nga hipokrizia e njėherėsh nė cilėsinė e vendit anėtar tė Bashkimit Evropian ėshtė nėn detyrimin t‘u krijojė komuniteteve tė emigrantėve tė gjitha lehtėsitė e mundshme qė kėta tė mėsojnė nė gjuhėn e origjinės e tė mbajnė gjallė kulturėn pėrkatėse.

Por, mė shumė se grekėt, ėshtė shteti shqiptar, ai qė njėherė e mirė duhet tė lerė mėnjanė hipokrizinė dhe tė nisė tė kėrkojė me ngulm as mė shumė e as mė pak atė qė kėrkojnė helenėt pėr popullsinė me kombėsi greke qė jeton nė Shqipėri. Nuk ka mė kuptim tė vazhdohet me bisedime dypalėshe, ku janė grekėt tė vetmit qė ngrenė pretendime e kėrkojnė gjithēka tė mundshme - ndonjėherė edhe absurditete.

Nėnvizohen pafundėsisht raportet e pabarabarta qė mbizotėrojnė nė marrėdhėniet tona me shtetin fqinj, tė cilat sipas shumė zėrave diktohen nga varėsia e fortė ekonomike (pėr pasojė politike) e Tiranės nga Athina. Edhe ky qėndrim nuk ėshtė aspak i drejtė, pasi nė tė vėrtetė varemi shumė mė tepėr ekonomikisht nga tė ardhurat qė dėrgon nė shtėpi komuniteti i stėrmadh shqiptar qė banon dhe punon nė Greqi, njė motiv mė shumė qė shteti tė bėjė gjithēka tė mundur pėr t‘i ruajtur dinjitetin e pėr t‘u garantuar tė gjitha tė drejtat. Po t‘i referohemi raportit vjetor tė publikuar gjatė fillimit tė vitit tė shkuar nga Banka e Shqipėrisė, vetėm gjatė vitit 2006 emigrantėt shqiptarė arkėtuan nėpėr bankat tona 933 milionė euro. Shifėr - komuniteti i emigrantėve tė Greqisė zė peshėn mė tė madhe - qė nuk mund tė anashkalohet kurrsesi, duke qenė se ishte thuajse sa gjysma e buxhetit tė shtetit pėr atė vit (49.3%).

Gazeta Shqip
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė
Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere
Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres
*Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life*
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-08, 09:12   #2
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,305
Rrespekti: 7 alfonci is a jewel in the roughalfonci is a jewel in the roughalfonci is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim

Perbuzja dhe heshtja jone ndaj keqtrajtimeve, injorimeve dhe padrejtesive eshte e mahnitshme. Tirana nuk eshte e "afte" per te bere qofte edhe nje deklarate ne mbrojtje te qytetareve te saj gje qe ve ne dyshim zbatimin e kushtetutes nga qeverite e viteve te fundit pasi kjo eshte edhe thelbi i saj, per te mbrojtur qytetaret e shqiptar.

Jemi lodhur, por kam friken se i njejti qendrim i tiranes zyrtare do te vazhdoje edhe per pak kohe duke qene pasive dhe e paafte per te reaguar dhe dal ne mbrojtje te qytetareve te saj, lere pastaj te dalesh tek ceshtjet kombetare.

kemi qeveri, por jemi te paperfaqesuar.
__________________
S'ban, S'ki, S'mun

Dersį t’mundem me ligjrue
E sį gjįll me frymė un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permendė kam.


~ At. Gjergj Fishta

Gezuar Ditelindjen Memedhe!!!
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-08, 09:28   #3
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14 Cyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to behold
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga alfonci Shiko postimin
Perbuzja dhe heshtja jone ndaj keqtrajtimeve, injorimeve dhe padrejtesive eshte e mahnitshme. Tirana nuk eshte e "afte" per te bere qofte edhe nje deklarate ne mbrojtje te qytetareve te saj gje qe ve ne dyshim zbatimin e kushtetutes nga qeverite e viteve te fundit pasi kjo eshte edhe thelbi i saj, per te mbrojtur qytetaret e shqiptar.

Jemi lodhur, por kam friken se i njejti qendrim i tiranes zyrtare do te vazhdoje edhe per pak kohe duke qene pasive dhe e paafte per te reaguar dhe dal ne mbrojtje te qytetareve te saj, lere pastaj te dalesh tek ceshtjet kombetare.

kemi qeveri, por jemi te paperfaqesuar.
Te pakten per ne qe jetojme ne Greqi Tirana zyrtare nuk egziston edhe ska per te egzistuar se ne kemi fituar gjat kohes se u beme 20 vjet ne Greqi jo nga ndonje perpjekje e Tiranes as tona mund te them them..
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė
Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere
Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres
*Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life*
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-08, 13:50   #4
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Cyber_Spartacus Shiko postimin
Te pakten per ne qe jetojme ne Greqi Tirana zyrtare nuk egziston edhe ska per te egzistuar se ne kemi fituar gjat kohes se u beme 20 vjet ne Greqi jo nga ndonje perpjekje e Tiranes as tona mund te them them..
Edhe pse homoseksualet e Tiranes zyrtare nuk po kryejne punen per te cilen i paguajme ne me taksa, kjo sdo te thote qe ju qe ndodheni ne Greqi si emigrant te vazhdoni ne te njejten heshtje!

Emigranet ne Greqi duhet te bashkohen ne organizata dhe shoqata madje edhe me ato qe ndodhen ne shtetet e tjera europjane duke krijuar nje lloj Konsorci per tu konfrontuar dhe per te punuar sebashku ne lidhje me ato ēeshtje qe jane me urgjente dhe me problematike te pakten!

Ky konsorc i shoqatave shqiptare ne emigracion duhet ti drejtohet Komunitetit Europian dhe aparateve te tij (parlamentit, keshillit etj) per te kerkuar me force te drejtat e tyre, e duke i bere publike gjith keto problematika !
Ke per te pare se nese BE e ve me shpatulla pas muri Greqine, gjerat do fillojne e do levizin edhe nga ana e homoseksualeve te Tiranes zyrtare!!
Eshte ajo fjala e urte qe thote: Bjeri pragut qe te degjoje dera!

Greqia nuk merret shume ne konsiderate ne Europe pasi eshte nje shtet i vogel, kontribon shume pak dhe eshte gjithmon mbrapa te gjithve ne ēdo aspekt!
Ndryshe ne SHBA lobi grek eshte shume me i fuqishem se ne BE per vet strukturen shtetrore dhe sociale te SHBA!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-08, 13:53   #5
Moderatorė
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Be de Athine bre ke ndonje problem?? se po pate sta @@ moy
Seksi: Mashkull
Mosha: 23
Postime: 2,253
Rrespekti: 14 Cyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to beholdCyber_Spartacus is a splendid one to behold
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bilderberg Shiko postimin
Edhe pse homoseksualet e Tiranes zyrtare nuk po kryejne punen per te cilen i paguajme ne me taksa, kjo sdo te thote qe ju qe ndodheni ne Greqi si emigrant te vazhdoni ne te njejten heshtje!

Emigranet ne Greqi duhet te bashkohen ne organizata dhe shoqata madje edhe me ato qe ndodhen ne shtetet e tjera europjane duke krijuar nje lloj Konsorci per tu konfrontuar dhe per te punuar sebashku ne lidhje me ato ēeshtje qe jane me urgjente dhe me problematike te pakten!

Ky konsorc i shoqatave shqiptare ne emigracion duhet ti drejtohet Komunitetit Europian dhe aparateve te tij (parlamentit, keshillit etj) per te kerkuar me force te drejtat e tyre, e duke i bere publike gjith keto problematika !
Ke per te pare se nese BE e ve me shpatulla pas muri Greqine, gjerat do fillojne e do levizin edhe nga ana e homoseksualeve te Tiranes zyrtare!!
Eshte ajo fjala e urte qe thote: Bjeri pragut qe te degjoje dera!

Greqia nuk merret shume ne konsiderate ne Europe pasi eshte nje shtet i vogel, kontribon shume pak dhe eshte gjithmon mbrapa te gjithve ne ēdo aspekt!
Ndryshe ne SHBA lobi grek eshte shume me i fuqishem se ne BE per vet strukturen shtetrore dhe sociale te SHBA!
Jam 100% dakord me keto qe thua thjesht nuk jemi popull qe organizohemi ketu te punosh me shqiptar ke frike se mos te te beje te keqen jo me te organizohesh ku fitimet mund te jene me te medhaja
__________________
Kur unė bėj atė qė deshiroj nėn forcen e domosdoshmerisė , do tė thotė qė nuk jam i lirė
Ne vetmi,i vetmuari ,shqyen vetveten,ne shoqeri e shqyejne te tjere
Njeriu ideal ka fuqin e mashkullit,dhe ndjenjat e femres
*Atheism: The Non-Prophet
Way Of Life*
Cyber_Spartacus nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-08, 14:04   #6
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Cyber_Spartacus Shiko postimin
Jam 100% dakord me keto qe thua thjesht nuk jemi popull qe organizohemi ketu te punosh me shqiptar ke frike se mos te te beje te keqen jo me te organizohesh ku fitimet mund te jene me te medhaja
Shif se ne ēdo shtet te botes eshte keshtu, nuk eshte vetem ne Greqi!
Pastaj une e kisha fjaln per ate pjese te shqiptareve qe kane nje fare formimi intelektual, pasi s'besoj se mund te vije sensibilizimi mbi keto ēeshtje nga puntori i krahut qe nuk di si te levize ne nivele te tilla!!
Sikur ata pak intelektuale qe ndodhen ne Greqi te vihen ne lidhje, ne kontakt me ata qe ndodhen ne shtet e tjera europjane dale nga dale gjerat do levizin!

Njerzit duhen sensibilizuar dhe ndergjegjsuar me hir a me pahir, e kuptoj se nuk eshte e lehte sepse kam pak eksperience ne kete drejtim dhe i njoh shume mre veshtiresite, por duhet te kuptohet qe nuk ka rrugedalje tjeter!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:47.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual