Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 06-09-08, 09:42   #1
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,302
Rrespekti: 7 alfonci is a jewel in the roughalfonci is a jewel in the roughalfonci is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Lightbulb Mbyllet "merkato" e deputetėve, regjistrohet grupi i ri

Tė hėnėn bashkohen ish-socialistėt e Nanos me demokratėt

Ēelja e seancave parlamentare ditėn e hėnė do tė sjellė edhe rikompozimin e grupeve parlamentare, kjo pasi nė sesionin e shkuar janė bėrė disa ndryshime. Njė javė para se tė mbyllej sesioni parlamentar i verės, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lajmėroi lindjen e njė grupi tė ri parlamentar qė u quajt grupi i Qendrės. Ky grup ka nė pėrbėrjen e tij shtatė deputetė, aq sa e kėrkon rregullorja e Kuvendit. Nė krye tė grupit ėshtė deputeti Paulin Sterkaj dhe si anėtarė janė Durim Hushi, Pashk Ujka, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa, Alfred Gega dhe Flori Bajrami. Dy deputetėt e fundit janė huazuar nga dy parti tė djathta, PR-ja dhe PD-ja. Por kjo lėvizje, apo mė saktė ky kalim deputetėsh nga njė grup nė tjetrin ka sjellė njė problem mė vete pėr grupin parlamentar Agrar Ambientalist. Kėtė grup e rrezikon njė nga anėtarėt e tij, Flori Bajrami, qė dikur ka qenė anėtar i PAA-sė dhe tashmė ka kaluar nė radhėt e grupit tė Qendrės, kėshtu qė agrarėt kanė njė deputet mė pak, duke mbetur me gjashtė anėtarė, numėr ky qė nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė pasur njė grup parlamentar. Aktualisht, PAA-ja ėshtė pa grup parlamentar nėse PD-ja nuk e "vė dorėn nė zemėr" pėr t‘u huazuar edhe njė deputet tjetėr. Por, deri mė tani nga radhėt e PD-sė nuk rezulton se ata kanė ndėrmend tė huazojnė ndonjė deputet tjetėr nė radhėt e PAA-sė pėr ta shpėtuar nga shkrirja, kjo pasi asnjė deputet demokrat nuk do tė kalojė te partitė e tjera parlamentare. Po kėshtu, pa grup parlamentar aktualisht ėshtė edhe PBDNJ-ja, e drejtuar nga Dule, pasi rezulton me gjashtė deputetė, ndėrkohė qė rregullorja kėrkon tė paktėn shtatė deputetė pėr tė krijuar njė grup parlamentar.

Shkrirja e grupeve

Huazimi i deputetėve sa nga njėri grup te tjetri, kur realisht nuk i ke ato, u ka kushtuar mjaft dy partive parlamentare. PAD-sė, tė drejtuar nga Ceka dhe PDS-sė tė drejtuar nga Milo. Kėto dy parti, qė nga janari i 2008-ės dhe nė vazhdim nuk figurojnė si grupe parlamentare, pasi prishja e marrėdhėnieve me PS-nė dhe moshuazimi i deputetėve mė nga kjo forcė politike, solli inekzistencėn e tyre si grup parlamentar nė Kuvend. Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, aktualisht ėshtė pjesė e grupit parlamentar tė LSI-sė, por pas zhvillimeve tė fundit politike ende nuk ėshtė rikonfirmuar nėse ai do tė vazhdojė tė jetė pjesė e tij apo jo, kjo pasi marrėdhėniet mes Milos dhe LSI-sė duket se janė ftohur kohėt e fundit. Por i gjetur vetėm nė sallėn e Kuvendit ėshtė edhe kryetari i PAD-sė Ceka, qė ka gjetur zgjidhjen e tij duke iu bashkangjitur grupit parlamentar tė LSI-sė. Kėtij grupi ditėt e fundit i ėshtė bashkangjitur edhe ish-deputeti i PS-sė, Petro Koēi.

Deputetė tė lirė

Pa grup parlamentar kanė mbetur edhe disa deputetė tė tjerė. Prishja e marrėdhėnieve me PDK-nė, ku dikur ishte kryetar i saj, ka lėnė si deputet tė lirė nė Kuvend Nikollė Lesin, i cili deri mė tani nuk e ka bėrė tė ditur qėndrimin e tij se cilit grup parlamentar do t‘i bashkėngjitet. Po kėshtu ėshtė edhe deputeti i PS-sė, Taulant Dedja, i cili ėshtė divorcuar me partinė nėnė prej mė se njė viti dhe nė listat e Kuvendit figuron si deputet i lirė.

Tė pabindurit

Deputetėt Spartak Ngjela dhe Fatos Nano kanė ardhur nė Kuvendin e Shqipėrisė si deputetė tė njė force tė caktuar politike, pėrkatėsisht tė PD-sė dhe tė PS-sė. Por zhvillimet nė politikė sollėn qė ata tė rebeloheshin me mjaft vendime tė marra nga strukturat drejtuese tė partisė, qė mė pas sollėn divorcin. Spartak Ngjela, megjithėse i djathtė, prej mė se njė viti nuk bėn pjesė mė nė grupin parlamentar tė PD-sė, duke mos shkuar mė nė mbledhjet e grupit, pavarėsisht se figuron i regjistruar nė listėn e deputetėve tė grupit parlamentar tė PD-sė. Po kėshtu, edhe deputeti socialist Fatos Nano. Nano ėshtė pjesė e grupit parlamentar tė PS-sė, por prej gati tre vjetėsh nuk ka marrė pjesė nė asnjė mbledhje tė kėtij grupi.

Fundi i dilemės

Ai qė i ka dhėnė njė zgjidhje pozicionit tė tij politik ėshtė ish-deputeti i PD-sė, Gilman Bakalli. Ky i fundit prej mė shumė se njė muaji ėshtė bėrė demokristian, duke iu bashkuar kėtij grupi parlamentar. Bakalli ka bėrė tė ditur se do tė jetė pjesė e grupit parlamentar tė PDK-sė, por nė zgjedhjet e 2009-ės ai pritet tė kandidojė pėr llogari tė G99. Po kėshtu, fund dilemės sė saj i ka dhėnė edhe ish-deputetja e PR-sė, Lajla Pėrnaska. Ajo nė kėtė sesion ka dorėzuar deklaratėn e saj nė Kuvend, duke u bėrė kėshtu pėrgjithmonė pjesė e grupit parlamentar tė PD-sė. Pjesė e kėtij grupi tashmė ėshtė edhe deputeti Arian Starova, kryetar i PBDL-sė.



Planvendosja


Si janė vendosur nė sallė grupet parlamentare



Nė sallėn e Kuvendit ėshtė pėrcaktuar edhe planvendosja e Kryetares sė Kuvendit, qeverisė dhe grupeve parlamentare. Nė krye tė sallės ėshtė caktuar vendi i Kryetares sė Kuvendit, poshtė saj ėshtė plateja ku qėndron Kryeministri dhe ministrat e kabinetit tė tij qeveritar. Nė krah tė djathtė tė Kryetares sė Kuvendit ėshtė vendosur grupi parlamentar i PD-sė, i cili zė edhe pjesėn mė tė madhe tė sallės sė Kuvendit. Nė krah tė majtė tė Kryetares sė Kuvendit ėshtė vendosur grupi parlamentar i PS-sė, i cili ėshtė grupi i dytė mė i madh nė Kuvend. Ndėrsa nė fillim tė rreshtit tė mesit, nė sallėn e Kuvendit ėshtė vendosur grupi parlamentar i PR-sė, i cili ėshtė i pėrbėrė nga 10 deputetė. Pas grupit tė PR-sė vijnė deputetėt e grupit parlamentar tė PDK-sė dhe deputetėt e grupit parlamentar tė PRD-sė. Mė pas, shtatė deputetėt e grupit parlamentar tė Qendrės Demokrate, pėr t‘u pasuar mė pas nga grupi PAA-sė. Pastaj vjen grupi i LBD-sė dhe nė fund tė kėtij rreshti vjen grupi parlamentar i LSI-sė. Ndėrsa nga krahu i majtė i Kryetares sė Kuvendit, ishte i vendosur grupi parlamentar i PS-sė. Nė rreshtat e fundit tė saj janė ulur deputetėt e grupit parlamentar tė PSD-sė.


Ligji

Ēdo deputet deklaron me shkrim pėrkatėsinė politike

Rregullorja, kėrkesat strikte pėr tė ngritur njė grup



Nė rregulloren e Kuvendit janė pėrcaktuar tė gjitha hapat dhe procedurat qė duhet tė ndiqet pėr krijimin e grupeve parlamentare. Nė bazė tė rregullores, brenda 3 ditėve nga data e zgjedhjes sė Kryetarit tė Kuvendit, ēdo deputet deklaron me shkrim se nė cilin grup parlamentar bėn pjesė. Deputetėt mund tė formojnė grupe parlamentare sipas pėrkatėsisė partiake ose orientimit politik. Pėr krijimin e njė grupi parlamentar kėrkohet njė minimum prej 7 deputetėsh. Nė rast se numri i deputetėve bie nėn numrin minimal prej 7 deputetėsh, grupi pushon sė ekzistuari. Njė deputet mund tė largohet nga njė grup parlamentar, por mund t‘i bashkohet njė grupi tjetėr parlamentar vetėm pas gjashtė muajve nga data e largimit. Deputetėt qė nuk bėjnė deklarim pėr pjesėmarrjen nė grup, ose nuk i pėrkasin asnjė grupi, ose mund tė formojnė grup tė pėrzier. Grupet parlamentare janė organe tė rėndėsishme tė Kuvendit nė organizimin dhe kryerjen e funksioneve kushtetuese tė tij. Pėrbėrja e komisioneve, pėrbėrja e delegacioneve tė pėrhershme tė Kuvendit pranė organizatave ndėrkombėtare, pėrbėrja e Byrosė, koha pėr diskutime nė mocione etj., kryhen mbi bazėn e pėrfaqėsimit tė grupeve parlamentare nė Kuvend. Kryetarėt e grupeve parlamentare janė anėtarė tė Konferencės sė Kryetarėve, e cila organizon performancėn politike tė veprimtarisė sė Kuvendit. Kryetarit tė grupit parlamentar i sigurohet nga rregullorja njė pozicion i veēantė nė raport me deputetėt e tjerė dhe kjo pėr hir tė pėrfaqėsimit tė strukturės mė tė rėndėsishme tė partisė politike nė Kuvend.



Nė mbrėmje


Seanca e parė e sezonit tė vjeshtės do tė thirret tė hėnėn


Mė 8 shtator, hapet "kampionati" parlamentar


Nė bazė tė rregullores sė Kuvendit, tė hėnėn e dytė tė shtatorit Kuvendi nis zhvillimin e seancave parlamentare. Ky rregull nuk pėrjashtohet as nė kėtė sesion. Mė datė 8 shtator 2008, Kryetarja e Kuvendit ka njoftuar mbledhjen e parė tė seancės parlamentare pėr kėtė sesion. Gjithashtu, nė bazė tė rregullores gjatė kėsaj jave komisionet parlamentare kanė zhvilluar mbledhjet e tyre pėr tė diskutuar dhe miratuar projektligje tė cilat do t‘i kalojnė pėr miratim Kuvendit. Parashikohet qė ky do tė jetė njė sesion i rėndėsishėm dhe i ngarkuar me punė, pasi vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare dhe ky ėshtė viti i fundit i kėtij mandati pėr Kuvendin.

gazeta-shqip.com
__________________
S'ban, S'ki, S'mun

Dersį t’mundem me ligjrue
E sį gjįll me frymė un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permendė kam.


~ At. Gjergj Fishta

Gezuar Ditelindjen Memedhe!!!
alfonci ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 23:12.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual