Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 02-09-08, 23:19   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Realizmi artistik i Blushit dhe surrealizmi historik i Shqiptarėve

Realizmi artistik i Blushit dhe surrealizmi historik i Shqiptarėve

Sunday, 11 May 2008 Click the image to open in full size. Nga Altin Goxhaj




Pėrqasja historike e simbolikės estetike tė ARMIKUT nė Librin e Ben Blushit "Tė jetosh nė Ishull" "lufto ēdo ditė, lufto me veten,kur do ta dish tė paktėn s'do jesh mė viktimė" (Bojken Lako)

"Desh Zoti qė njė bandit, i cili donte tė vriste dhe tė dėbonte myslimanėt nga Voskopoja, tė zhdukej dhe ai u mbyt nė mėkatin e tij. Desh Zoti qė tė krishterėt tė merrnin njė ndėshkim pėr tė gjitha vuajtjet dhe mizoritė qė u kanė bėrė myslimanėve nė Voskopojė, dhe ata u gjakosėn, u varfėruan, u shkatėrruan dhe shumė prej tyre ikėn tė lebetitur duke humbur pasuritė dhe familjet e tyre. Desh Zoti qė Kėshilli i qytetit, qė drejtonte kundėr ligjeve tė kuranit famėlart, tė zhbėhej pėr tė gjitha vendimet e padrejta dhe hakmarrėse qė ka marrė kundėr myslimanėve, dhe kėshilli u zhbė dhe nuk do tė bėhet mė. Desh Zoti qė librat e Voskopojės, tė shkruara me shkronjat e tė pafeve, tė mos e shihnin mė dritėn e diellit, dhe ashtu u bė dhe libra nuk ka mė. … desh Zoti qė fėmijėt e besimtarėve tė devotshėm tė dallohen nga ata tė jobesimtarėve tė pafe dhe kėtyre tė dytėve u lidhi njė shall tė kuq nė qafė qė t'ua marrė frymėn sa herė t'I dalloje nga atje lart ku qėndron…
Desh Zoti qė unė tė jem kėtu dhe unė ja ku jam pėr ta prishur vetminė tuaj, pėr t'I dhėnė ujė buzėve tė etura, pėr t'I dhėnė dritė syve tė mbyllur, pėr t'I dhėnė frymė zemrave tė dobta, pėr t'I dhėnė qumėsht gjinjve tė tharė, pėr t'I dhėnė gjak muskujve tė lodhur, pėr t'I dhėnė zė veshėve tė shurdhėt, pėr t'I dhėnė bukė gojėve tė uritura, pėr t'I dhėnė nėnė dhe babė jetimėve, pėr t'I dhėnė shpirt tė gjallėve, pėr t'I dhėnė varr tė vdekurve, pėr t'I dhėnė duar tė pambrojturve, pėr t'I dhėnė armė tė sulmuarve, pėr t'I dhėnė tokė endacakėve, pėr t'I dhėnė forcė luftėtarėve, pėr t'I dhėnė dije tė paditurve, pėr t'I dhėnė njė qytet myslimanėve, pėr t'I dhėnė Zot Voskopojės." (f.266 – 267)

Me kėto fjalė iu drejtohet Hoxha i turqve shqiptarėve tė gatshėm pėr hakmarrje.
Dhe kėtu fillon dhe mbaron historia e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Nė qindra vjet. Kėtu buron edhe mėsimi i myslimanit tė vogėl Ali: "Po tė isha unė profet, do t'I kisha thėnė Isakut tė mos e linte hoxhėn tė hynte nė Voskopojė sepse ai e mėsoi Sali Binishin si ta digjte qytetin". (f.284)
Jemi ne shqiptarėt qė jemi armiq tė shqiptarėve. Tė huajt vetėm se na rrahin krahėt dhe na pėshpėrisin. Siē dhe Blushi e paraqet nė mėnyrė shumė domethėnėse nė faqe 266-267 kur Hoxha po miraton dhunėn shqiptare kundėr shqiptarėve tė cilėt vetė kėrkojnė tė motivojnė hakmarrjen personale duke u fshehur nė mėnyrė gėnjeshtare pas fjalės sė Zotit. Siē e bėn edhe Marin Kurila kur humbet legjitimitetin e zgjedhjeve njėsoj si edhe Sali Benishi qė fshihet pas Profetit kur fyhet personalisht.

Faktori misionar i Armikut pėrēarės
Duke pasur parasysh modelin tredimensional tė udhėheqėsisė arketipike tė ishullit blushian tė pėrbėrė nga tre komponentė, Prijėsi pastoral dhe Princi (qė qėndrojnė pėrballė njėri-tjetrit), ku mes tyre futet me vėshtirėsi i Urti, nė dy anėt ekstreme tė kėsaj treshe, qėndrojnė si dy pole tėrheqės dhe shtytės, 2 "zana" joshėse por kobsjellėse: Hoxha i Turqve dhe Prifti Grek.
Kėto dy pole shėrbejnė si zėra sirenor qė ndjellin armiqėsinė dhe pėrēarjen, armiqėsi qė sa mė shumė vazhdon aq mė shumė rrėnoja sjell. Dhe kėto rrėnoja mund tė sjellin njė "komb rrėnojė" (siē e quan Kadare nė "Vizitė nė Kėshtjellėn Grace"). Dhe kjo pėrēarje kėnaq si interesin e turqizimit tė shqiptarėve dhe greqizimin e gjuhės dhe tė identitetit tė krishterimit shqiptar. Por kėtė si gjithmonė fajtorėt janė vetė shqiptarėt, sepse "duke i quajtur turq shqiptarėt myslimanė, nė fakt, i kanė hedhur ata si armė nė duart e turqve. Me ato duar turqit kanė luftuar dhe kanė pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Nė tė vėrtetė shqiptarėt kanė luftuar kundėr shqiptarėve dhe njėra palė besonte se luftonte kundėr turqve, ndėrsa pala tjetėr ngushėllohej se luftonte kundėr grekėve. Kėsisoj nuk ka mbetur asnjė pėllėmbė Shqipėri dhe kujtdo qė fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo qė humbte i thuhej se humbi ngaqė ishte grek.»

Armiqtė e Ishullit
Historia e Ishullit tė Blushit ėshtė njė pėrpjekje psikanalitike pėr tė dekonstruktuar arketipin e udhėheqėsisė shqiptare nė histori. Blushi paraqet historinė e vetshkatėrrimit bipolar tė personazheve dhe ishullit tė tyre jo nga ushtritė e tė huajve por nga vetė shqiptarėt, tė pėshpėritur nga misionarėt e huaj qė vetė shqiptarėt i ftojnė nė vatrat e tyre. Sepse Armiku i jashtėm nuk ekziston si njė ushtri shkatėrrimtare por shfaqet nė formėn e misionarit qė argumenton nevojėn pėr vėllavarsje dhe ndarje! Ai shfaqet herė si prift qė ftohet tė vijė nė Ishullin-Fshat dhe herė si hoxhė qė ftohet tė vijė nė Ishullin-Voskopojė. Roli i tij nuk ėshtė tė vrasė por t'i kėrkojė shqiptarėve tė vrasin njėri-tjetrit si tė jenė turq apo grek. Tek Blushi armiku i shqiptarėve nuk duhet kėrkuar jashtė shqiptarėve si njė ushtri bajlozėsh shkatėrrimtarė siē kemi bėrė deri mė sot me histografinė e derisotme glorifikuese qė ka ngelur akoma nė kohėn e Rilindjes sė 150 vjetėve mė parė. Pėr Blushin ARMIKU i SHQIPTARIT ĖSHTĖ VETVETJA. Armiku i jashtėm kufizohet nė pėrmasat e njė misionari qė ofron kėshilla me kėrkesė tė vetė shqiptarėve. Dhe pas kėshillave fillon pėrballja midis Aranitit dhe Ibrahimit, midis Sali Binishit dhe Isak Komneinit.
Kjo ėshtė njė tezė shumė domethėnėse e Blushit pėr tė shpjeguar se si nė ishullin tonė armiku kemi qenė ne vetė, ku misionari i huaj nė ishull ėshtė vetėm pėrshpėritje zanash ngatėrrestare.
Historia e Vėrtetė e Dėshtimit Sizifian
Sepse kėtu qėndron njė pjesė e problemit. Janė shqiptarėt ata qė i thėrrasin tė huajt pėr t'i shpėtuar nga vetė shqiptarėt.
Ashtu si Komneinėt e Kostandinopojės thirrėn dikur vetė turqit pėr mbėshtetje nė shekujt XII, por qė mė pas nuk u shkulėn dhe u vendosėn pėrgjithmonė pėrballė Konstandinopojės e mė pas e morėn dhe atė! (Histori e Shqipnis, Tajar Zavalani, Phoenix & Shtėpia e Librit, 1998, f.96). Po ashtu si Karl Topia i bėri thirrje turqve tė Hajredin Pashės t'i ndihmonte nė luftė kundėr Balshajve qė nė fund tė shekullit XIV (po aty nė f.116 duke iu referuar historianit tė madh anglez Gibbons). Po ashtu siē grindeshin shqiptarėt me njėri tjetrin duke i dhėnė Venedikut si konēensione pazaresh: Durrėsin, Lezhėn apo Shkodrėn. Po ashtu siē Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti u prinin ushtrive turke kundėr Skėnderbeut.
Po ashtu siē Ali Pasha apo Bushatlinjtė i shėrbenin Sulltanit kundėr njėri tjetrit. Po ashtu si Bushatlinjė luftonin kundėr njėri-tjetrit nė emėr tė sulltanit. Po ashtu si gjatė Lidhjes sė Prizrenit, Sheh Mustafai i Tetovės u nxit nga Turqit qė tė shpėrbėnte dhe tradhėtonte Lidhjen e Prizrenit duke filluar edhe vėllavrasjen nė njė kohė qė trojet shqiptare copėtoheshin nga Kongresi i Berlinit.
Po ashtu siē Toptani pėr hir tė pazareve me armiqtė e pavarėsisė, krijoi qeverinė paralele nė Durrės pėr t'i bėrė karshillėk Qeverisė sė Ismail Qemalit. Po ashtu si Haxhi Qamili nėn pėrshpėritjet e Myftiut Osman tė Tiranės Musa Qazimi ngriti flamurin e sulltanit pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė vilajet islam, lėvizje "e pėshpėritur" nga serbėt dhe grekėt, me qėllim qė tė fillonte vėllavrasja ndėr shqiptarė. Ndaj pėr t'a bėrė vėllavrasjen sa mė tė mundshme liruan nga burgu i Gjirokastrės mbi 200 kriminelė ordinerė qė rrafshuan bashkė me andartėt grekė Jugun "pėr tė mbrojtur ortodoksėt e rrezikuar nga mysliamanėt"! Krime qė morėn pėrgjigjen e ashpėr tė patriotit Sali Butka nė Voskopojė e Korēė. Boshnjakėt prosulltan tė Shijakut dhe ushtarėt grekė ishin vetėm suport i pėrplasjes, sepse shqiptarėt dilnin dhe tepronin pėr njė gjė tė tillė. Njė pjesė e andartėve grekė ishin arvanitas sepse dinin edhe greqish edhe shqip qė u duhej pėr t'Ju kėrkuar shqiptarėve tė deklaroheshin si grekė pėrballė Misionit tė regjistrimit tė Lidhjes sė Kombeve! Po ashtu siē serbėt i dhanė para dhe pushkė Markagjonėve tė shitur pėr tė themeluar Republikėn absurde tė Mirditės si vetmbrojtje ndaj gjoja persekutimit qė po i bėhej katolikėve mirditorė! Ndėrkohė qė kėta katolikė mirditor kishin refuzuar tė qėllonin mbi myslimanėt e Haxhi Qamilit njėsoj si Isaku i krishterė i Ishullit tė Ben Blushit qė refuzoi dhe do tė refuzonte sikur 100 jetė tė kishte tė luftonte me myslimanėt e Voskopojės.
Po ashtu siē vetė Zogu iu kėrkoi mbėshtetje tė armatosur serbėve, siē Noli i kėrkoi mbėshtetje Bashkimit Sovjetik, ashtu sic kėshilltarėt ushtarakė italianė tė thirrur nga vetė Zogu u hoqėn shulet pushkėve.
Po ashtu siē vetė Enver Hoxha kėrkoi mbėshtetjen serbe duke shitur Kosovėn e braktisur Ēamėrinė, qė vetė arvanitasit ortodoks tė Fariotėve e dogjėn pėr hakmarrje tė nxitur sipas planit Grek tė pastrimit etnik. Vetė Zerva famėkeq ishte arvanitas ortodoks sepse edhe mllefin antiēam gjatė masakrave, nė gjuhėn shqipe e shprehte!
Po ashtu si nė 2 Korrik 1990 kur nė Tiranė plasi eksodi nė Ambasada ditėn qė Kosova shpallte pavarėsinė. Po ashtu si prifti grek bėri vetėm postierin e parave tė Piramidave tė krijuara nga shqiptarėt nė 1997, njėsoj si 10 vjet mė vonė biznesmeni grekofon Delijorgji u thirr vetė nga qeveritė shqiptare tė majta dhe tė djathta pėr tė na prodhuar Gėrdecin anti-NATO. Djegiet dhe shkatėrrimet e 91-92, 97-98 sipas shumė tė dhėnave rezultojnė tė frymėzuara edhe nga faktorė jashtė Shqipėrisė, por ama nga shqiptarė u bėnė. Mjaftojmė tė kujtojmė masakrimin qė iu bė agrumeve dhe ullishteve tė Rivierės nė 91-92 pėr tė kujtuar se si filloi eksporti i tyre nė masė nga Greqia. Mjafton tė kujtojmė ata djelmoshat me maska dhe flamuj grekė mbi barkat luftarake tė Sarandės nė '97 apo kronikat greke tė '97. Data 1997 e Shqipėrisė sė sotme, me pak rrotullime shifrash mund tė kthehet nė 1679 tė Voskopojės sė Kaosit.
Ka edhe njė pėrqasje tjetėr shumė reale nė librin e Blushit midis rastit voskopojar tė shokėve tė Marin Kurilės qė dogjėn e shkatėrruan pas vrasjes sė udhėheqėsit tė tyre dhe rastit tė vėrtetė historik tė shokėve tė Avni Rustemit (tė rinjtė anėtarė tė shoqatės demokratike "Bashkimi" tė themeluar nga ky i fundit), qė pas vrasjes sė tij, torturuan dhe vranė "armiqtė" e Avni Rustemit duke djegur edhe shtėpitė e tyre. Sjellja e tyre kundėr "tradhėtarėve" ėshtė dokumentuar mirė nė gazetat e kohės sė vet. Dhe ndryshon vetėm pėr nga pėrmasat me historinė vlonjate tė gjakderdhjes pranė SHIK-ut nė Vlorė '97 qė e kthyen gjithė '97 nė njė vit tė mbrapshtė alla 1913 (i pėrsėritur edhe nė 1924 – 1926) qė tė kujton kaosin shqiptar tė kohės kur Ali Pashė Tepelena ishte ende i ri.

Lufta surreale me veten
Pamja e Shqipėrisė Blushiane i ngjan njė pikture surreale tė Salvador Dalisė ("Paralajmėrimi i Luftės Civile") mbi Luftėn Civile, qė tregon njė trup qė ngėrthen me thonj vetveten ku njėra pjesė nuk len pjesėn tjetėr tė marrė frymė.
Pėr kėdo qė ka lexuar pėr historinė e Shqipėrisė jashtė literaturės sė atrofizuar rilindase shkollore, ka mjaftueshėm informacion pėr tė besuar tė vėrtetėn simbolike-artistike tė Blushit e cila ripėrsėritet dhe riprodhohet nė mėnyrė ciklike nė historinė e Pėrleshjes sė Pafundme, midis Ali Pashės dhe Bushatlinjve, midis vetė Bushatlinjve, midis Ali Pashės dhe Suliotėve, midis Krahut islamik dhe radikal tė Lidhjes sė Prizrenit, midis Toptanasve dhe Ismail Qemalit, midis Haxhi Qamilit dhe udhėheqėsve shqiptarė qė mbėshtesnin Princ Vidin, midis Ahmet Zogut dhe Fan Nolit, midis Enver Hoxhės dhe gjithė opozicionit ndaj tij, dhe tė gjithė politikanėve pa dallim ndėrmjet njėri tjetrit nė njė arketip tė dyfishtė kaotik por rob tė sė shkuarės kreshnikore dhe princėrore duke pėrfshirė nė mėnyrė mė tė spikatur Sali Berishėn, Fatos Nanon, Leka Zogun, Edi Ramėn, Ilir Metėn, etj.
Kjo luftė surreale kreshnikėsh me veten, shprehet mė sė miri nė dy vargje jo mė nga eposi i Kreshnikėve por nga Pop-Eposi i Bojken Lakos:
"Lufto ēdo ditė, lufto me veten,
Kur do ta dish tė paktėn s'do tė jesh mė viktimė"

Tė Urtėt e Rilindjes
Dalja nė skenėn blushiane tė Isakut tė Komneinėve dhe Muhamedit tė Ibrahimit, ėshtė edhe simbolika e shfaqjes sė filizave tė Rilindjes Kombėtare qė mbinė nė humusin e gėrmadhave shqiptare. Isaku dhe Muhamedi nuk janė mė as Prijės alla Skėnderbe apo Ali Pashė, dhe as Princėr pretendentė alla Komneinė apo Kurila. Ata janė kategoria e re e tė Urtit tė Ri dhe jo mė tė plakur tė mitologjisė shqiptare ndėr shekuj.
Ata dalin mbi lojėn e pėrshpėritjes sė misionarit tė huaj, mbi pėrēarjen nonstop tė shqiptarėve.
Janė ata qė do t'i japin drejtim profecisė sė Arianitit qė i rrėfehet priftit: "Ju grekėt na thoni qė kemi fenė tuaj. Turqit thonė se toka ėshtė e perandorisė, ndėrsa ju grekėt thoni se feja jonė ėshtė feja juaj sepse ungjijtė janė shkruar nė greqisht. Unė nuk do tė jem gjallė, por di qė njė ditė stėrnipėrit e mi do ti kenė tė dyja dhe askush nuk do tė mund t'a marrė mė, as fenė, as tokėn dhe as gratė."(f. 24)
Isaku dhe Muhamedi janė modeli i ri intelektual, ai model qė prodhon mė vonė Rilindjen Kombėtare tė vėllezėrve bektashinj Frashėri, monsinjor Preng Doci, Jani Vreto, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Vaso Pasha, dhe mė pas Ismail Qemali, Mithat Frashėrit (i bri i Abdyl Frashėrit), Faik Konica, Shahin Kolonja, etj.
Kėtu ndryshon bipolarizmi i Prijėsit dhe Princit. Nė Voskopojė dmth kur themelohet Polisi, dmth qyteti dhe kultura oksidentale, lind kategoria e re: i Dituri, i Shkolluari, Intelektuali Patriot!
Intelektuali ėshtė humbės sepse ėshtė romantik por tek humbja e tij qėndron e drejta siē i quan Poeti: "Romantikėt shkruajnė poezi nė mes tė luftės dhe prandaj humbin. Por unė zgjedh romantikėt sepse nė poezitė e tyre humbėsit kanė gjithmonė tė drejtė".(f. 231)
Personazhet e Blushit, Isaku nė fillim dhe Muhamedi mė pas, janė nxėnės tė Metod Antrakiti qė simbolizon kulturėn iluministe europiane qė morėn Rilindasit shqiptar duke filluar qė nga Rektori i Akademisė sė Re, Teodor Kavaljoti prej Kavaje (origjina e tė cilit pohoet nga vetė i biri i Kavaljotit, profesor nė Budapest), i cili ishte nxėnės i filozofit tė madh pozitivist kozmopolit ballkanas, Method Antrakiti i vėrtetė.
Por rrėnimi i qytetėrimit perėndimor tė Voskopojės sė Teodorod Kavaljotit tė madh iluminist por tė harruar, e zhvendos edhe kahun e vetė Rilindjes 100 vjet mė pas. Dhe jo vetėm nė kohė por edhe nė hapėsirė. Rilindja e shqiptarėve nga njė Rilindje Perėndimore detyrohet tė mbetet njė Rilindje Lindore, gati orientalo-pastorale. Sepse sado ndihmesė intelektuale mori Shqipėria nga pasardhėsit e mėrgimtarėve tė kohės sė Skėnderbeut nė Itali dhe nga mėrgimtarėt e rinj tė Voskopojės nė Rumani, kryeqyteti kulturor i shqiptarėve mbeti Stambolli, kryeqytet qė paraziton prej qindra vjetėsh nė kokat tona.


marre nga gazeta SOT-> Gazeta SOT Online=
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 04:37.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual