![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 986
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Rajhu i Katėrt: Dje SS-ėt, sot shahidėt. Dje hebrejtė, sot tė pabesėt.
Pėrgatiti: ARMIN TIRANATrishtueshmėrisht, korelacioni jo vetėm qė ekziston, por ėshtė i drejtpėrsėdrejtė , pothuajse njė fotokopje. Qėndrimi nėnvlerėsues qė ka Perėndimi sot kundrejt terrorizmit islamik fondamentalist bazohet nė tė njėjtat gabime strategjike tė kryera nė vitet Tridhjetė respektivisht agresionit fashist ndaj Europės. Nuk kuptohet (ose nuk dėshirohet tė kuptohet) natyra identike totalitare e kėtyre dy kėrcėnimeve ndaj lirise: pėr vite me radhė, nacionalsocializmi u shikua fillimisht si reagim politik ndaj katastrofės sė Luftės sė Madhe, mė pas si njė kėrcėnim autoritar, por duke pasur nė vetėvete njė farė demokratike tė garantuar nga konsensusi tė cilin Hitleri gėzonte dhe, nė analizė tė fundit, si njė rrezik, ama me tė cilin mund (bile, pothuajse duhej) rėnė nė ujdi. Se cilat kanė qenė pasojat e kėtij qėndrimi, kjo ėshtė e njohur nga tė gjithė. Natyra e dy kėrcėnimeve, naziste dhe xhihadiste, ėshtė identike, janė tė dy totalitarizma qė synojnė nė anullimin e tė ndryshmes , thotė historiani anglez Andrew Roberts. Perėndimi po jeton njė sindromė tė vitit 1938″ tė re, domethėnė po nėnvlerėson kėrcėnimin e xhihadizmit, ashtu siē bėri me Adolf Hitlerin dhe planin e tij tė pushtimit? Paraleli midis fondamentalizmit dhe nazizmit nuk ėshtė i ri. Shkrimtari liberal Paul Berman ka folur i pari pėr luftėn ndaj fanatizmit islamik si luftė e re antifashiste dhe vetė Presidenti George W. Bush, nė vigjilje tė pėrvjetorit tė pestė tė 11 shtatorit, ka bėrė tė tijin kėtė pėrkufizim. Lidhur me kėtė paralel historik i kemi kėrkuar njė gjykim Andrew Roberts, Docent i Historisė Moderne nė Gonville & Caius College tė Cambridge, gazetar (Daily Telegraph, The Spectator, Literary Revieė, Mail on Sunday), shkrimtar (10 libra nė bilancin e tij) dhe autor i tė gjithė produksionit dokumentaristik tė BBC-sė pėrsa i pėrket periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore dhe kabinetit Churchill. I lumtur pėr pritjen e ngrohtė qė kritika i ka rezervuar librit tė tij tė fundit, tė titulluar History of the English-Speaking Peoples Since 1900″, tė dalė nė qarkullim mė 14 shtator dhe tashmė i dalė nė nderin e kronikave, disa ditė mė parė Andrew Roberts ka mbajtur njė konferencė tė madhe dhe tė duatrokitur nė kongresin e Partisė Konservatore nė Bournemouth, i ftuar i qendrės kėrkimore Policy Exchange, ku dhe ka dhėnė kėtė intervistė. Profesor Roberts, a shikoni ngjashmėri midis qėndrimit tė mbajtur nga fuqitė europiane nė vitet tridhjetė kundrejt Adolf Hitlerit dhe atij qė njė pjesė e madhe e Perėndimit sot po mban ndaj kėrcėnimit tė fondamentalizmit islamik? Si historian, gjej paralele dhe ngjashmėri vazhdimisht, nė ēdo moment: nganjėherė, e pranoj, ėshtė njė rizbulim qė tė kall datėn. Natyra e tė dy kėrcėnimeve, atij nazist dhe atij fondamentalist islamik, ėshtė identike: totalitarizėm i nėnkuptuar si anullim i tė ndryshmes pėr pushtimin e botės dhe lindjen e njeriut tė ri. Pėr Hitlerin, kjo duhej tė ndodhte nėpėrmjet eliminimit tė hebrejve, kurse pėr terroristėt nėpėrmjet lindjes sė Kalifatit (njė Rajhu tė Katėrt modern) dhe nėnshtrimin ndaj sharias tė botės sė pabesė. Njė purifikim, njė ngjitje pothuajse mistike drejt njė bote tė farkėtuar nga gjaku, nga urrejtja dhe nga vdekja. Nė kėtė qėndrimi me tė cilin stėrviteshin dhe formoheshin SS-ėt, pėrbuzja ndaj rrezikut dhe vdekjes i siguruar nėpėrmjet njė formacioni qė i kuadronte nė skema shumė tė ngurta (pothuajse njė shplarje truri) qysh tė vegjėl dhe shprehje dogmė qė u nguliten aspiruesve tė ri terroristė apo kamikazė kanė njė thelb tė pėrbashkėt: vdekja ėshtė njė mjet pėr tė siguruar jetėn e re. Veē kėsaj, ashtu si atėhere, edhe sot ndodhemi pėrballė njė Perėndim tė privuar nga kurajoja morale pėr ta pėrballuar kėtė kėrcėnim: jemi tė trembur, dijmė vetėm tė largojmė shikimin apo tė kėrkojmė tė biem nė ujdira. Mė duket logjika e tė shiturit tek armiku pėr tu pushkatuar tė fundit. Njė pjesė e madhe e librit tim tė fundit u kushtohet kėtyre ngjashmėrive. ![]() Si i gjykoni sulmet ndaj Papės pas diskutimit tė Ratisbonės, si ato tė ardhura nga bota islamike, ashtu dhe ato tė sė pėrditshmes New York Times? Papa ėshtė cituar me dashje dhe nė mėnyrė pėrbuzėse jashtė nga konteksti i tij, ėshtė instrumentalizuar me art. Gjėja shqetėsuese nuk ėshtė se njė njeri inteligjent dhe i rėndėsishėm si Papa keqkuptohet qėllimisht nga sherrxhinjtė islamikė pėr leksionin e tij nė Ratisbonė, qė pothuajse nė mėnyrė tė sigurtė kėta njerėz as nuk e kanė lexuar tė gjithin, por fakti qė ėshtė e pėrditshmja New York Times ajo qė i rezervon kritikat mė tė egra dhe mė tė pabazuarat si nga pikėpamja historike, teologjike apo dhe historike. Nga ana tjetėr, siē e thamė mė parė, Perėndimi duket se po bėn garė me vetėveten pėr tė parė sesa mė shpejt mund tė bjerė nė humnerė. Edhe nė kėtė rast njė paralel historik del spontanisht. Nė fillim tė vitit 1933, pjesa mė e madhe e opinionit publik gjerman (por edhe e atij europian) ishte e bindur se lėvizja e Hitlerit tashmė ishte nė rėnie, njė gabim i bujshėm analize edhe pse i mbėshtetur nga ndonjė e dhėnė politike, si pėrēarja politike e partisdė pas shumė zgjedhjeve tė vitit 1932, refuzimi ndaj propozimit tė Zėvendėskancelarit, pėrkufizimi i Gregor Strasser-it dhe tejkalimi nga ana e vendit e fazės mė tė keqe tė krizės ekonomike. Mirė po duke shfletuar gazetat e Vitit tė Ri 1933 perrceptohej nė mėnyrė tė dukshme kjo gjendje shpirtėrore sa e pėrhapur, aq edhe fallse. Sulmi nazist ndaj shtetit demokratik pothuajse ėshtė zmbrapsur, lexohej nė editorialin e sė pėrditshmes Frankfurter Zeitung, ndėrsa editoriali i socialdemokratit Vorwärts titullohej Ngjitja dhe rėnia e Hitlerit. Njė gazetar i Berliner Tagesblatt arriti deri aty sa tė ironizonte duke reflektuar se ēfarė do tu tregonte nipėrve e mbesave disa vjet mė vonė: Flitej kudo, nė tė gjithė botėn cili ishte emri i tij i pagėzimit? Adalbert Hitler. Po pastaj? I zhdukur! . Fatkeqėsisht, nuk ndodhi kėshtu: nuk do tė doja qė njė tė nesėrme edhe tek New York Times dikush duhet tė bėjė mea culpa-n Doni tė thoni se ekziston njė ngjashmėri milenaristike nė finalitetet e nazizmit e fondamentalizmit, njė thirrje ndaj Apokalipsit si pikėnisjeje pėr botėn e re? Sigurisht, pėrputhshmėria e tė dy qėllimeve ėshtė shqetėsuese, e jashtėzakonshme. Tė dy i urrejnė demokracitė liberale dhe institucionet moderne demokratike, sepse kėto, sikur tė ishin antitrupa, e parandalojnė botėn totalitare pėr tė cilėn luftojnė. Bota perėndimore, pothuajse pa e ditur fare, po pėrballon sulmin e katėrt tė madh tė kėtij shekulli ndaj vlerave tė saj themelore: fillimisht qe protofashizmi i militarizmit prusian, pastaj nazifashizmi, pastaj fashizmi i kuq i Bashkimit Sovjetik dhe sot islamofashistė t.Mendoni se ky kėrcėnim, ky sulm i katėrt, mund tė zmbrapset nėpėrmjet njė impianti tė ri kulturor apo opsioni ushtarak mbetet i vetmi realisht efikas? Natyrisht, ēdo kontribut nga ana e qytetėrimit perėndimor ėshtė i domosdoshėm pėr ta zmbrapsur kėtė sulm tė katėrt. Kultura dhe politika janė themelore, por mendoj se NATO ėshtė organizata mė e mirė pėr ta vėnė nė krye tė kėsaj beteje. Po flas me ju, njė italian, dhe nuk kam sesi tė mos e pėrshėndes faktin qė kontributi i vendit tuaj nė Irak ka qenė i paēmueshėm, fisnik dhe i destinuar tė qėndrojė ndėr vite. Problemi (dhe kjo duhet lidhur me zgjedhjen e vendit tuaj pėr tu tėrhequr) ėshtė njė tjetėr: domethėnė se kėrcėnimi mė i madh ndaj qytetėrimit tonė nuk vjen nga vetė islamistėt, por nga ata persona qė nė Perėndim (dhe janė akoma shumė) nuk arrijnė tė pranojnė shtrirjen e kėrcėnimit qė duhet tė pėrballojmė, le ti quajmė kolona tė pesta tė pavullnetshme apo budallaēka. Akoma sot ėshtė kėshtu, megjithėse kanė kaluar mbi pesė vjet nga 11 shtatori. Ēfarė tė thuash, se nėnshtrimi ndaj atij qė dėshiron tė na shkatėrrojė nuk ka pėrfunduar nė vitet Tridhjetė? Marre nga Rilindja Demokratike 07.11.2006: Speciale Kryeredaktor Astrit Patozi
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe». " A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist. |
||
|
|
|