![]() |
|
|
#1 | ||
|
Struga
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne Mergim
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 717
Rrespekti: 4
![]() |
13.08.2008
nga Xhevdet Pozhari Politikanėt e pėrgjegjshėm dhe tė ndėrgjegjshėm, bėjnė vepra tė mira pėr popullin e vetė pa pasur nevojė pėr marrėveshje tė nėnshkruara mes veti. Ata tė pamarrunit veshtė, nėnshkruajnė mes veti marrėveshje. E marrėveshjet mes palėve politike, shpeshherė janė vetėm listė qė ua rikujton politikanėve se ku nuk duhet ti lėshojnė pe palės tjetėr. Ndoshta e tillė ėshtė edhe Marrėveshje e Ohrit, e cila u nėnshkrua para plotė shtatė viteve dhe nė fillim ishte shpresė e madhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, pastaj morri pėrmasat e pritjes qė tė realizohet, e kohėve tė fundit thuajse nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos edhe njė sintagmė mė shumė nė fjalorin e politikanėve tė kėtushėm. Marrėveshja e Ohrit ėshtė edhe hije qė shtrihet mbi Maqedoninė qė nga dita e nėnshkrimit tė sajė, ajo ėshtė edhe pėrmendore e vetme tė cilės deklarativisht i pėrkulen edhe mbrojtėsit e etnitetit maqedonas edhe ēlirimtarėt shqiptarė, pjesėtarė tė UĒK-sė sė dikurshme. Marrėveshja e Ohrit shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja e saj. Ajo duhej tė ishte udhėtreguese nga duhet tė ecė nė tė ardhmen ky shtet. Por, pas nėnshkrimit tė saj, ēdo gjė u zhvillua ashtu siē i ka hije Maqedonisė, kėtij shteti qė ngadalė bėhet i padurueshėm pėr qytetarin e rėndomtė, por njėkohėsisht parajsė pėr politikanėt e gjindshėm qė nėnshkruajnė mes veti marrėveshje, tė cilat nuk i respekton askush. Andaj Marrėveshja e Ohrit u bė parullė fitimprurėse gjatė fushatave parazgjedhore pėr partitė shqiptare, e pėr ato tė etnitetit maqedonas emėrtim qė duhet heshtur. Sa i pėrket Marrėveshjes sė Ohrit, qysh pas nėnshkrimit tė saj, ende pa u thar ngjyra e stilolapsave, disa nga nėnshkruesit, publikisht thoni nese ajo ėshtė e dėmshme pėr Maqedoninė. Dhe pohonin se kjo Marrėveshje shėnon fillimin e federalizmit tė Maqedonisė. Menjėherė pas nėnshkrimit tė sajė, pjesa mė e madhe etnitetit maqedonas, atė e pėrjetoi si dokument qė shėnon dėshtimin e tyre, ndėrsa shqiptarėt e ndjenin si shenjė tė njė fitoreje gjatė vite tė ėndėrruar. Kėshtu qė, nga viti 2001 e deri nė zgjedhjet parlamentare tė 2002, partitė politike maqedonase e shqiptare, thuajse u humbėn nė pėrkthimin e sajė, dhe nuk bėnė asgjė pėr implementimin e pikave qė ishin obliguese dhe kishin afate tė caktuar qė tė realizoheshin. Me ardhjen nė pushtet tė koalicionit qeveritarė LSDM-BDI, nė vitin 2002, gjėrat filluan tė lėviznin. Por, thuajse vetėm aq sa u nevojitej qarqeve maqedonase ti dėshmonin botės se nuk kanė harruar obligimet qė kanė marrė pėrpara institucioneve ndėrkombėtare. Pra, vetėm aq sa tė hapen dyert pėr Maqedoninė tė merrte statusin e kandidates pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe kandidate pėr anėtarėsim nė NATO. Gjė qė i ēoi shqiptarėt e kėtushėm tė mos jenė aq tė vėmendshėm se sa realizohej kjo Marrėveshje dhe tė kėnaqen me realizimin e idealit pėr bashkim mbarėkombėtarė nė Evropėn pa kufij. Por, pas ardhjes sė sėrishme nė pushtet tė koalicionit qeveritarė VMRO-DPMNE-sė dhe PDSH-sė, pėrnjėherė doli nė sipėrfaqe se ende janė tė gjalla ambiciet qė kjo marrėveshje tė asgjėsohet. Kėshtu qė pushtetarėt e VMRO-DPMNE-sė dhe ato tė PDSH-sė, filluan tė manipulonin edhe me parimin e Badinterit, duke ua ndėrruar pėrkatėsinė etnike anėtarėve tė Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėretnike, gjithė me qėllim qė tė minimizonin ndikimin e faktorit politik shqiptarė nė sjelljen e ligjeve pėr tė cilat kėrkohej votim i dyfishtė. Pas zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare tė kėtij viti, Marrėveshja e Ohrit sėrish bėhet aktuale. Ndoshta pėr shkak se nė koalicionin qeveritarė, tani erdhi partia e Ali Ahmetit, partia e atij qė i gjunjėzoi institucionet shtetėrore nė vitin 2001 dhe pėr here tė parė i detyroi forcat politike tė etnitetit maqedonas tė pranonin palėn shqiptare si partner tė barabartė, e jo si asistent tė dėgjueshėm nė skenėn politike tė Maqedonisė. Pra, nė koalicionin qeveritarė ėshtė partia e cila si asnjė tjetėr, e ka pėr obligim tė arsyetojė luftėn e 2001 me realizimin e plotė tė kėsaj Marrėveshjeje. Si di do rrjedhin punėt mė tej rreth realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė herėt tė paragjykohet. Ajo qė mund tė thuhet qė tani, ėshtė e vėrteta se qarqet politike maqedonase edhe mė tej do bėjnė ēmos qė ajo tė mos realizohet dhe tė ngadalėsohet implementimi i saj. Kėshtu qė BDI-ja e Ali Ahmetit nuk do e ketė tė lehtė tė rrumbullakojė realizimin e kėsaj Marrėveshjeje. Dhe do i duhet shumė mundim tė bindė partnerin e vetė qeveritarė maqedonas se kjo Marrėveshje qė tani i ngjanė njė dokumenti tė vjetruar, tė mbetur jashtė realitetit tė kėsaj shoqėrie. Dhe se kjo ndodhi shkaku se ata qė duhej atė ta zbatonin, nuk e kuptuan me kohė se kjo Marrėveshje qėndron mbi dy shtylla bartėse tė shtetit multietnik tė quajtur Maqedoni: nga fryma e saj, dhe pikat konkrete qė duhet te shndėrrohen nė ligje dhe zgjidhje juridike. Pra, Marrėveshja e Ohrit, ka frymėn e sajė afatgjate dhe pjesėt konkrete qė duhej tė realizoheshin vite mė parė. Duke mos e respektuar frymėn e saj, qė nėnkupton pėrparimin e pandėrprerė tė marrėdhėnieve ndėretnike nė Maqedoni, duke mos realizuar nė afatet e caktuara pėrcaktimet qė dilnin nga kjo Marrėveshje, Maqedonia e humbi hapin me kohėn dhe tani asaj thuajse i nevojitet njė Marrėveshje e re e Ohrit, e cila do e plotėsojė atė tė 2001. Marrėveshje qė do pėrcaktojė edhe zgjidhjet kushtetuese qė kanė tė bėjnė me tė drejtėn e shqiptarėve tė jenė bartės tė funksioneve mė tė larta shtetėrore dhe do pamundėsojnė majorizimin etnik kur bėhet fjalė pėr zgjedhjen e kryetarit tė shtetit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Pa dyshim se e sotmja e Maqedonisė ėshtė pėrplot marrėveshje shqiptaro-maqedonase, tė cilat vėshtirė realizohen. E kjo tregon atė se ky shtet udhėhiqet edhe nga politikanė qė vėshtirė marrin veshtė dhe e kuptojnė se fati i kėtij shteti nuk varet vetėm nga vullneti i njė etniteti, por nga ajo se sa tė gjithė atė e ndjejnė si tė vetin. Andaj, ata qė ia duan tė mirėn kėtij shteti, duhet ta kenė kuptuar deri mė tani se shtatė vitet e kaluara tė Marrėveshjes sė Ohrit, tregojnė se ky shtet ende nuk e ka definuar qartė tė ardhmen e vet si shtet multietnik. (Lajm)
__________________
NJĖ ĖSHTĖ SHQIPĖRIA Menjat flamur Perėndia Me dorė t'vet e ka shkru Pėr shqiptarėt dot t'jetė Shqipnia Kush e prek,qoftė mallku...! |
||
|
|
|