![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 1,194
Rrespekti: 8
![]() ![]() ![]() ![]() |
Monika Shoshori Stafa
Njė seminar ndėrkombėtar pėr gjuhėn, letėrsinė dhe kulturėn shqiptare po zhvillohet nė Prishtinė dhe nga gjasat kuptohet tė jetė ngjarja mė e rėndėsishme kulturore e vitit. Gjatė dy javėve mblidhen sė bashku albanologė nga e gjithė bota, si dhe tė tjerė studiues tė shumicės sė fushave tė dijes shqiptare. Problemet janė ato qė u propozojnė organizatorėt. Dhe jo pa qėllim nė 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit (1908), kongresit qė vendosi pėrfundimisht pėrdorimin e alfabetit latin nė shkrimin shqip dhe njėsimin fonetik tė gjuhės sipas parimit "njė tingull - njė shkronjė", studiuesit pritet tė paraqesin rezultatet e kėrkimeve tė tyre rreth temės "Letėrsia shqipe dhe Kosova". Kjo ėshtė tema qė kanė zgjedhur "paria" e rrudhur e kėtij eventi. Nuk ėshtė dhe aq e vėshtirė pėr ta kuptuar pse ėshtė zgjedhur kjo temė. Mjafton ta shtrosh ēėshtjen nė formė pyetėse: Sa e pranishme ėshtė Kosova nė letėrsinė shqipe? Domethėnė, sa i ka kryer detyrat veta atdhetare letėrsia shqipe, sidomos ajo e Shqipėrisė shtetėrore? Edhe mė saktė: Pse Kosova, pėrveē "Poemit kosovar" tė Kutelit, "Lumit tė vdekur" tė J. Xoxės, "Krushqit janė tė ngrirė" tė Kadaresė, nuk del gjėkundi nė letėrsinė shqipe tė pasluftės? Ngado qė ta rrotullosh kuptimin e kėsaj teme, nė thelbin e vet ajo ka diēka paditėse: Letėrsia shqipe i ka detyrime historike Kosovės, e cila ėshtė e papranishme nė zhvillimet e saj tė gjysmėshekullit tė fundmė, sepse, nė fund tė fundit, realizmi socialist ishte letėrsi e mbėshtetur mbi parimin e internacionalizmit dhe vetvetiu e pėrjashtonte nacionalizmin! Pikėrisht pse kuptimi i kėsaj teme nė mendjen time qysh nė fillim u lexua si njė kurth, disa muaj mė parė u pata propozuar organizatorėve tė merrja pjesė me njė kumtim me titullin "Njė Kosovė e panjohur nė publicistikėn politike pėr pėrdorim tė brendshėm". Rreth kėtij argumenti do tė parashtroj nė fund tė kėtij muaji njė varg burimesh qė provojnė se Kosova nuk ėshtė aq e papranishme nė letrat shqipe sa mendohet ose dėshirohet prej disave. Ndoshta organizatorėt e kėtij seminari temėn "Letėrsia shqipe dhe Kosova" e kanė zgjedhur pėr tu dhėnė rast vullnet-sėmurėve pėr tė tentuar qė tashmė, duke qenė dy shtete, vende fqinj me njėri-tjetrin, me simbole kombėtare e shtetėrore tė ndryshme, me kryeqytete dhe salltanete tė tjera mė vete, tė na "provojnė" se ka ardhur koha ti kėrkojmė hesap njėri-tjetrit se sa e kemi dėshmuar atdheun nė letėrsi. Ēanakronizėm! Nė fakt kjo pikėpamje nuk ėshtė dhe aq e re nė diskutimet shqiptare. Dihet mirė se cila qe psikoza e fillimit tė viteve 1990 ndaj "Shqipėrisė londineze": pati deri pohime tė ēuditshme, sipas tė cilave jo mė E. Hoxha, por edhe I. Qemali e kish pasė shitur Kosovėn, sepse Shqipėrisė i ka interesuar tė flijojė gjysmėn pėr tė shpėtuar veten, me qėllim qė tė jetė tėrėsisht e rrethuar nga vetvetja! Tema e sivjetshme e seminarit ndėrkombėtar tė albanologjisė e ka njė pėrgjigje: Kosova nuk ėshtė e pranishme nė letėrsinė e re shqipe. Madje Lasgushit ia kanė censuruar vargun "Drini plak e i pėrrallshėm qė mburon prej Shėndaumi", sepse ky Drini i Lasgushit kalonte "mespėrmes kėsaj Shqipėrie". Kutelit poemi iu ndalua, Kokalari u dėnua, Jakov Xoxa "u internua" nė njė skaj tė Myzeqesė. Me njė fjalė, letėrsia shqipe nuk ka pasur shqetėsime kombėtare. Duke mbledhur ca fakte tė tilla impresionuese ka shumė mundėsi qė nė fund tė seminarit tė formohet njė ide e pėrgjithshme se jo vetėm politika shqiptare, E. Hoxha, shteti shqiptar komunist, por edhe letėrsia zyrtare shqiptare e ka tradhtuar Kosovėn, e ka pėrjashtuar si objekt letrar. Prandaj mendoj e besoj se tema "Letėrsia shqipe dhe Kosova" ėshtė anakronike. Ėshtė njė qasje apo sjellje sociologjike, si nė kohėn e shkuar. Ky formulim, pėrveē qėllimit paditės, sjell nė krahasim dy nocione qė janė krejt tė pavarura nga njėra-tjetra, ato nocione qė zakonisht quhen "faction & fiction". Letėrsia, qėkurse ka lindur, ėshtė zhvilluar si "realitet i dytė", domethėnė si "fiction" dhe kemi mėsuar se suksesi i njė letėrsie varet nga fuqia e saj pėr tė qenė e ndryshme prej realitetit. E shprehur mė thjesht, tema qė do tė mbledhė albanologėt kėsaj here do tė riformulohej kėshtu: "Kosova nė realitet dhe nė letėrsi". Domethėnė, ku kanė qenė shkrimtarėt e "Shqipėrisė londineze" nė kohėn kur Kosova mbeti nė ish-Jugosllavi. Nė jetėn e popujve shpesh lokalizmi loz njėfarė roli nxitės. Ndėr shqiptarėt kjo ndjenjė lokalizmi e rajonalizmi shfaqet nė shprehjen e rėndomtė kur dy veta tė njė qyteti thonė se "ne jemi patriotė me njėri-tjetrin". Mirėpo kur psikologjia lokaliste vjen e bėhet kriter pėr tė gjykuar njė letėrsi, anakronizmi shumėfishohet. Nė njė botė qė shkon me shpejtėsi drejt ndėrvarėsisė, vlerave globale shpirtėrore, dijetarėt shqiptarė kėrkojnė nė letėrsinė e tyre krahina, rajone, sa vend ka njėra gjysmė dhe sa vend ka gjysma tjetėr, sikur letėrsia tė jetė njė odė burrash ku ēdo fis ka vendin e vet! Si pėr koincidencė, kėtė vit, nė Paris, ėshtė organizuar njė konferencė shkencore kushtuar gjeografisė letrare, gjeografisė historike dhe gjeografisė simbolike nė veprėn e I. Kadaresė. Nėse do tė donim tė krahasonim konceptin perėndimor pėr shqyrtimin e tė dhėnave toponomastike nė njė vepėr letrare me temėn e sivjetshme tė seminarit ndėrkombėtar tė Prishtinės do ta kishim tė pamundur. Sepse janė dy koncepte krejt tė papajtueshme. Studiuesit perėndimorė tentojnė tė ēkodifikojnė, pėr shembull, Tabir Sarajin, Rrapshin, qytetin pa reklama, Rrugėn e Dibrės dhe broadway-sėt e saj, por jo tė kėrkojnė ēmendurisht simetri midis letėrsisė dhe realitetit, sa fotografike ėshtė letėrsia ndaj realitetit, a ėshtė e gjithė Shqipėria shtetėrore brenda saj, pse nuk ėshtė po aq dhe Kosova. Ndėrsa nė seminarin e gushtit tė kėtij viti, studiuesit janė vėnė para pėrgjegjėsisė pikėrisht pėr tė dhėnė llogari pse letėrsia shqipe e ka harruar Kosovėn dhe pse ata qė shkruan pėr tė, u dėnuan. Nėse do tė ndiqej kjo vijė arsyetimi "pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsi", atėherė do tė duhej qė puna tė nisej nga ajo letėrsi qė ėshtė zhvilluar brenda Kosovės vetė, nga ajo letėrsi qė ka gur e asht, lis e gjak, dhe shumė simbole tė tjera enigmatike, por jo njeriun e Kosovės, ashtu si ai ka aspiruar ndėr dekada! Me sa duket, tani ka ardhur koha qė tė ngjallen ndjesi e psikoza tė sėmura, qė nuk duhet tė na bėjnė tė habitemi. Kosova ka brenda vetes (por ka mjaft mbėshtetės edhe nė "Shqipėrinė londineze") njė faktor kulturor qė synon ta bėjė tjetėr. Mė shkurt, ajo ėshtė e duhet tė jetė tjetėrsoj nga Shqipėria. Nismat pėr tė standardizuar njė gjuhė letrare tjetėr, nuk kanė munguar. Prej kohėsh flitet madje dhe pėr njė "dardanishte hipotetike", domethėnė pėr njė burim parashqiptar tė sė folmes sė Kosovės, qė ėshtė i ndryshėm prej ilirishtes. Mendje tė sėmura po projektojnė qė Kosova tė ketė si gjuhė letrare gegėrishten e njėsuar dhe koha tė vendosė pastaj se nga do tė shkojė tradita letrare gegėrishte e Shqipėrisė shtetėrore: me toskėrishten standard apo me gegėrishten e re. Nė fakt, kėto nuk janė mė fantazi. Tani po thuhet pėr shembull se letėrsia e Kosovės do tė ketė historinė e vet dhe nuk ka pse studiohet nė historinė e letėrsisė shqipe. Me njė fjalė, kufiri politik nuk mjafton, tani duhet tė ndajmė letėrsinė dhe gjuhėn. Puna po shkon deri te pyetjet: Kujt i takon Bogdani, kujt i takon Gjon Nikollė Kazazi, kujt i takon Gjeēovi, Kosovės apo Shqipėrisė?! Mendjet e zhvilluara tė njerėzimit shkojnė me parimin se vlerat shpirtėrore, ndryshe prej vlerave ekonomike, sa mė shumė bashkėsive e individėve tu jepen, aq mė shumė shtohen e nuk pakėsohen. Nuk janė vetėm Shqipėria dhe Kosova tė vetmet qė janė dy shtete - njė gjuhė. Ka njė letėrsi gjermane, megjithėse kufiri e ndan tri herė gjermanishten: me Austrinė, me Zvicrėn dhe me Gjermaninė vetė. Disa dekada mė parė e ndante nė katėr pjesė. Por askujt nuk i pati shkuar ndėrmend qė tė ndalonte Gjermaninė tė studionte Rilken apo Zvicrėn tė studionte Brehtin. Kufijtė qė tentohen pėr tu vėnė nė letėrsi janė pjesė e mendėsive tė bunkerizuara qė mbijetojnė edhe nė kohėrat e sotme. Seminari, sigurisht, do tė zhvillohet. Disa do tė pėrpiqen tė provojnė se Kosova ėshtė mė e pranishme se sa duket nė letėrsinė shqipe. Disa tė tjerė ndoshta do tė pėrpiqen tė pėrligjin me rrethanat historike pse Kosova nuk ėshtė aq e pranishme dhe sigurisht do tė dėnojnė realizmin socialist dhe letėrsinė e kohės sė komunizmit. Nuk pritet qė problemi tė shtrohet parimisht, qė "fiction & faction", realiteti dhe letėrsia, vetėm prej mendjesh tė gjymta mund tė vihen nė krahasim. Por themelorja ėshtė se sa do tė shtrohet problemi kyē: kemi dy shtete, por a kemi njė atdhe tė vetėm, njė komb, njė gjuhė, njė letėrsi?! Nėse kemi njė atdhe tė vetėm, ky nuk mund tė jetė njė atdhe prej harte, por njė atdhe shpirtėror, dhe atdheu shpirtėror ska se si tė ndahet nė copa e pjesė, ska se si njėra anė ti kėrkojė hesap tjetėr, sepse Shqipėria letrare ėshtė tjetėr prej gjeografisė politike tė re e tė vjetėr tė Ballkanit.
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja! |
||
|
|
|