![]() |
|
|||||||
| Lajmërim nga Forumi |
| Rezultati i Sondazhit : A jeni per pjesemarrje ne zgjedhje te Serbise te shqiptareve te Kosoves Lindore | |||
| PO |
|
4 | 28.57% |
| JO |
|
10 | 71.43% |
| Votues: 14. Ju nuk mund të votoni në këtë sondazh | |||
![]() |
|
|
Veglat e Temës |
|
|
#2 |
|
EmoTionS
![]() ![]() Anëtarësuar: Mar 2007
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,369
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Shumica e qytetare jan te revoltuar,thon qe nuk do dalin ne votim,mirpo nga ana tjeter egziston edhe problemi qe ata mund te manipulojn me votat e shqiptareve.
E sa i perket temes votova per JO,arsyeja sdi sme kujtohet tani ![]()
__________________
Peace.L♥ve.Hope.Trust.Believe. ★••٠·˙ |
|
|
|
|
|
#3 |
|
EmoTionS
![]() ![]() Anëtarësuar: Mar 2007
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,369
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Partia politike shqiptare PVD në Luginës së Preshevës , që ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të parapara për 11 maj, vendimin e gjykatës kushtetuese për rritjen e grumbullimit të nënshkrimeve e konsiderojnë jo serioz dhe diskriminues për shqiptarët dhe pakicat kombëtare në Serbi.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, që për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare serbe të 11 majit, edhe pakicat kombëtare duhet ti grumbullojnë 10.000 nënshkrime,Riza Halimi,kryetar i PVD-s, e ka quajtur vendim diskriminues për shqiptare e Luginës. Ai ka deklaruar , se kjo rritje e nënshkrimeve është e papranueshme , sepse sipas tij, kushti i zgjedhjeve të mëparshme parlamentare të viti të kaluar prej 3.000 nënshkrimeve ka qenë më korrekt. Halimi thotë se partia e tij deri në momentin e tanishëm i ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshëm ,respektivisht 3 mijë sosh, mirëpo shtimi i edhe 7.000 nënshkrimeve të tjerë, vështirë se mund të realizohet duke pasur parasysh afatin kohor dy javësh, kur edhe listat zgjedhore i dorëzohen komisionit republikan të Serbisë. Halimi, kritikon qeverinë serbe që po shkon, dhe ndërrimin e ligjit zgjedhor, e cilëson joserioz, sepse siç thotë, ky ligj ishte dashur me kohë të rregullohet e jo tani kur po ofrohet 11 maji. Ai deklaron , se strukturat shtetërore me këto ndërrime të ligjeve , tentojnë që shqiptarët e Luginës ti reduktojnë vetëm në pushtetin lokal dhe në këtë mënyrë në formë drastike i mohohet e drejta shqiptarëve që të jenë prezent edhe në organet e nivelet më të lartë shtetëror.
__________________
Peace.L♥ve.Hope.Trust.Believe. ★••٠·˙ |
|
|
|
|
|
#4 |
|
qpiltuqe
![]() ![]() ![]() ![]() Anëtarësuar: Mar 2007
Vendndodhja: her qitu, her qatje...yesh,yesh...nuk m'rrin boqa me ni ven!!
Shteti:
![]() Mosha: 20
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 6,187
Rrespekti: 9
![]() |
mire eshte me bo bojkot niher per niher amo un votova PO sps heret e von duhet me dhan fjalen e tyne per zgjedhjet n'Serbi edhe shqipet qe jetojn atje....qa me bo tash.. me ata e kan jeten fatkeqsisht
![]() ![]() ![]() ![]()
__________________
...u qu knusi me sabah, shkoj te pula me bismilah, bismilahi mori pul, ka ardh vakti me ta ngu oops![]() ...le donne hanno bisogno di una ragione per fare sesso..gli uomini hanno bisogno solo di un posto ![]() t'ma gzoni "REPUBLIKEN E KOSOVES" 4ever ![]()
|
|
|
|
|
|
#5 |
![]() Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Prishtinë-Shqipëri Etnike
Shteti:
![]() Mosha: 23
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,337
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Koalicioni PDK – PDSH apelon tek qytetarët e Kosovës Lindore që ti bojkotojnë Zgjedhjet parlamentare të Serbisë
Apelojmë tek qytetarët e Kosovës Lindore që të mos bien nën ndikimin e partive politike pushtetare PVD , LPD, UDSH, që të votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Votimi për zgjedhje parlamentare do të thotë: 1. Shkelje mbi Referendumin e vitit 1992, 2. Shkelje mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, 3. Shkelje mbi dinjitetin dhe vlerat e popullit të Bujanocit Preshevës dhe Medvegjës. 4. Shkelje mbi marrëveshjen teknike të Kumanovës të Rezolutës 1244 të vitit 1999, 5. Pranimi i Kushtetutës të Serbisë e cila Kosovën e parasheh pjesë integrale të saj. Nëse dëshironi që në momentin e fundit t’i shpëtoni këto vlera kombëtare dhe njerëzore të cilat popullata i ka paguajtur shumë më shtrenjtë se parlamenti i Serbisë, atëher, mos votoni për parlamentin e serbisë. Gjithashtu, ftojmë Institucionet dhe prijësit e subjekteve politike të Kosovës të jenë të kujdesshëm në dekleratët e tyre në lidhje me politikën e brenshme të Kosovës Lindore, sepse edhe kjo popullatë shqiptare ka kontribu dhe ka sakrifiku për pavarsin e Kosovës, prandaj, nuk keni të drejtë politike, morale e as kombëtare që të na ndani nga Kosova. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë të drtejtat tona legjitime, në rrëgën më demokratike dhe më civilizuese. Sepse, përshkak të kërkesave të tyre legjitime kjo popullatë e organizoj Referendumit, ju nënshtru vuajtjeve dhe persekutimeve të politikës së Millosheviqit, Përjetoj vuajtje dhe maltretime gjatë fushatës së NATO-s, nga ushtria dhe militarët Serbe me dhunë u shpërngulën popullata e malësisë së Bujanocit, u formua Ushtria Çlirimtare për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, në prezencen e ndërkombëtarëve UCPMB-ja nënshkruajti marrëveshjen për demilitarizim dhe që procesi i Kosovës Lindore të zgjidhet me mjete politike. Nga e gjitha kjo, pas gjithë këtij rrugëtimi, a e meriton që popullata e Kosovës Lindore të kthehet në parlamentin e Serbisë. Popullata duhet të vendosë vetë lirshëm dhe pa dhunë, e jo me mashtrime e kërcënime. Nga Qendra Informative pranë Koalicionit PDK-PDSH, Bujanoc 26 prill 2008
__________________
Me njat flamur perêndia Me dorê t'vet e ka shkru Pêr shqiptarê do jetê Shqipnia, Kush e prek,qoftê mallku...! MOS MA PREKNI FLAMURIN!
Herën e fundit është Redaktuar nga fcbesia : 27-04-08 në 19:36. |
|
|
|
|
|
#6 |
|
shkatarace
![]() ![]() Anëtarësuar: Nov 2006
Vendndodhja: ne dallget e jetes !
Seksi:
Postime: 1,420
Rrespekti: 3
![]() |
Shqiptaret e Lugines se Presheves dhe zgjedhjet ne serbi !
Per shqiptaret ne Luginen e Presheves tashme sikur eshte ber "tradite" te mos marin pjes ne zgjedhjet parlamentare, me moton "nuk ka shkja te "mire" qe meriton voten tone, duke ditur qe historikisht ky teritor i banuar me shumice shqiptare qe fatkeqesisht ka mbetur ne teritorin dhe juridiksionin serb, ka qene gjithmone i harruar, neglizhuar nga qeveria serbe Mendoni se shqiptaret ne keto treva duhet te marin pjes ne keto zgjedhje ? Duke pas parasysh se krahasuar me numrine banoreve ne ter serbin Shqiptaret e Lugines se Presheves perbejn vetem 1% te popullsis, pra sa do ishte e rendesishme pjesmarrja ne zgjedhje dhe sa do ndikonte vota e tyre ne "zgjedhjen' e kanditatin te mundshem Pra, DUHET apo SDUHET te marin pjes ne zgjedhje? Mirepres pergjigjet tuaja !
__________________
" Carpe diem "
|
|
|
|
|
|
#7 |
![]() |
Une besoj se duhet te votoni sepse duhet te tregoni qe jetoni dhe ju ne ate vend jeni pjes e Presheves
ps : Te fala i bej Shotines ![]()
__________________
U Dashurova pa ditur.....Tani qe di pse nuk Dashurohem ?? ![]() Stat rosa pristina nomine, nomina nuda tenemus
|
|
|
|
|
|
#8 | |
|
shkatarace
![]() ![]() Anëtarësuar: Nov 2006
Vendndodhja: ne dallget e jetes !
Seksi:
Postime: 1,420
Rrespekti: 3
![]() |
Citim:
e tfala pac ![]()
__________________
" Carpe diem "
|
|
|
|
|
|
|
#9 |
![]() ![]() Anëtarësuar: Mar 2008
Vendndodhja: shume prane ........tij por larg gjithsesi
Seksi:
Postime: 1,100
Rrespekti: 3
![]() |
mendoj qe duhet te marrin pjese te gjithe ne votime sepse jane pjese e atij vendi.
__________________
Deshiren kam ,te dua dhe te fal, hakmarrjen s'do ta njoh as sot ,as mot ... urrejtjen qe me mblidhet sa nje mal ta kam besuar ty o i madhi zot ![]() ![]()
|
|
|
|
|
|
#10 |
![]() Anëtarësuar: Oct 2006
Vendndodhja: ku rrafsha mos u vrafsha
Shteti:
![]() Mosha: 20
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 3,903
Rrespekti: 7
![]() ![]() |
kundra!
Jeni shtet me vete ![]() Nese ju do votonit ne Serbi ( e kam llafin per nje pjese te KS) i bie te ndiheni akoma pjese e atij shteti!
__________________
... Legis virtus haec est: Imperare, Vetare, Permittere, Punire... ...Si vis pacem para bellum...
|
|
|
|
|
|
#11 |
![]() Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Prishtinë-Shqipëri Etnike
Shteti:
![]() Mosha: 23
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,337
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
GËRDECI GODET KOSOVËN LINDORE
Kur na ndodhi tragjedia e Gërdecit shumë artikullshkrues me shkrimet e tyre shprehnin keqardhje dhe dhimbje për rastin e ndodhur dhe i përfundonin artikujt e tyre me "inshalla është e fundit". Por ata që e njohin mirë skenën politike gjithëshqiptare e dinë se edhe shumë Gërdeca tjerë do të na ndodhin derisa në trojet shqiptare do të kemi këtë klasë politike. Dhe ja, pas disa ditëve në një pjesë tjetër të Shqipërisë së okupuar po përgatitet një Gërdec i ri, tash me epiqendër në Kosovën Lindore. I tërë rasti ka të bëj me pjesëmarrjen e shqiptarëve, në parlamentin e shtetit serb, të dy komunave të mbetura shqiptare, Preshevës dhe Bujanocit, përderisa Medvegja po e përgatit flamurin e bardh të kapitullimit. Në skenë na paraqiten aktorët e njëjtë, pra këta të periudhës pas komuniste. Të folurit e tyre të shpeshtë për do integrime euroatlantike tashmë janë bërë bajate, e në anën tjetër veprimet e përditshme na bëjnë të ditur se nuk e kanë ndërmend që të u thonë ndal mendimeve dhe veprimeve të çmendura kombëtare. Integrimet e premtuara euroatlantike vetëm se po na copëtojnë, tkurrin e defaktorizojn edhe më tepër përkundër propagandës se kjo është një e arritur e madhe e gjithë kombit shqiptar. Nuk mund të jetë e arritur e madhe kur një popull është i ndarë në 5 shtete tjera dhe nuk ka kurrfarë peshë në atë shtet, por vetëm shërben si monedhë për kusuritje, si element turbullues apo si dekor. Delegacioni i Maqedonisë në samitin e NATO-së në Bukuresht na vërtetoi mendimin, ku nga 50 anëtarë vetëm një ose dy ishin shqiptar. Dhe kur jemi te dekori të njëjtën peshë e kanë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore. Pse politika mafioze vendore dhe ajo gjithëshqiptare luan me fatin dhe jetën e shqiptarëve të mbetur jetim në këto dy komuna? Pse këta politikan mafioz fatin e popullit të vetë edhe më tutje e lënë në duart e bashkësisë ndërkombëtare? Për çka populli i ka zgjedhur ata? Përgjigjja është shumë e thjeshtë, janë të verbuar pas pasurisë personale! Mafiozët politik vendorë tashmë fytyra të njohura për botën shqiptare në bashkëpunim me ata qendror Tiranë, Prishtinë e Shkup assesi nuk po ngopen me tregtinë e territoreve shqiptare. Politika e tyre hem..hem..ose..ose..nëse..nëse, kështu ose ashtu, vazhdon të i sjell shqiptarëve kudo që janë vetëm vuajtje, pikëllim, e tragjedi të reja. Mafiozët e Kosovës Lindore, Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Skender Destani thirren në Berishën pasi që ata janë si ai. Ai nuk ndjeu as një përgjegjësi për shkatërrimin e deritashëm të Shqipërisë e pse edhe këta të fundit mos të sillen njësoj në feudin e tyre. E kirurgu Berisha e ka dëshmuar shumë herë deri më tash se sa herë që bënë ndonjë operacion politik, pacienti i vdesë(populli shqiptarë) dhe ky fare nuk skuqet, madje deklaron se operacioni ishte i suksesshëm . Ata thirren në Rugovën, Sejdiun, Thaçin, Haradinaj sepse janë si ta. Nga Kosova shqiptare krijuan Kosovën multietnike pa identitet shqiptar. Ata thirren në Ali Ahmetin, Menduh Thaçin e Arben Xhaferin sepse janë si ta. Me pushkë në dorë dhe me gjakun shqiptarë mbrojnë integritetin e Maqedonisë. Këta zotërinj jo vetëm që po na sjellin dëm por edhe po na njollosin kombëtarisht pranë faktorit ndërkombëtar duke i paraqitur shqiptarët si dyfytyrësh, të pabesë, dhe të pa moral. Kanë arritur që ta mashtrojnë edhe faktorin ndërkombëtar duke thënë, le të dëgjohet zëri i ''Luginës në Beograd''. Po nëse janë serioz në këto kërkesa, përse me bashkësinë ndërkombëtare nuk ju krijojnë kushte shqiptarëve të Beogradit që të u dëgjohet zëri? Por sa guxojnë të mjerët të ndihen të gjallë në ''Serbin demokratike" e tregon edhe numri i tyre që nuk kalon mbi 300 veta duke mos guxuar fare të shprehin identitetin kombëtar, përkundër faktit se mafiozët politik shqiptar për interesa të tyre grabitqare thonë se aktualisht ka mbi 2000 shqiptar në Beograd. Nëse të bie rasti që të merresh pjesë në fushatën e tyre paraelektorale, atdhetarit të vërtet menjëherë i bie në sy një detaj mjaft i dhimbshëm. Është fjala për FLAMURIN KOMBËTARË. Duket tërësisht i humbur nga ai i BE-së, lecka e Ahtisarit, SHBA-ve, dhe flamujve partiak. Nëse në një vend janë 10 flamuj vetëm njëri nga ata është ai KOMBËTAR. Ku do të mbetet flamuri ynë kombëtar pas 3-5 viteve? Në jetë janë disa rregulla që i ka vendosur nëna natyrë dhe lojërat për të i thyer ato rregulla kanë përfundim qesharak dhe vdekjeprurës. Të tilla janë edhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Vetë pjesëmarrja e shqiptarëve si tërësi në lojërat serbe gjithmonë ka dhëne efekt të kundërt e aq më pak e një grusht shqiptarëve nën administrimin serb. Gjeni serb kur janë në pyetje shqiptarët ka qenë, është dhe do të mbetët i papërmirësueshëm. E ka vërtetuar historia, e dëshmon e sotmja dhe do ta rivërtetoj dhe ridëshmoj e ardhmja. I vetmi ilaç për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve do të mbetet kur shqiptarët do të bëhet zotë të vetvetes. Kur të bëhemi zot të vetvetes të gjithë do të na respektojnë pa përjashtuar edhe serbët. Ndryshe çdo lojë, e llojit kështu ose ashtu është e dënuar të dështoj paraprakisht, por pasojat më së shumti do të i bartim ne. Edhe një gjë duhet ta kemi të qartë, me këta politikuaj me tituj: Pr, Dr, Master dhe Ph.D, kurrë nuk do të bëhemi për vetvete. Deri kur do të zgjas epoka e tyre këtë do të na tregoj shumë shpejt populli. Shqiptarët zakonisht vonë zgjohen nga gjumi politik, por historikisht është treguar e dobishme, më mirë vonë se kurrë. Bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare nga ana e PDSH-ës, së Ragmi Mustafës, kryetar aktual i komunës së Preshevës, është për të u përshëndetur, por jo vetëm ai deklarativ. Kjo parti ka potencialë që të i angazhojnë anëtarët e tyre në teren për të i shpjeguar popullit domosdoshmërinë e bojkotimit. Cila mund të jetë e arritura e madhe dhe e vetme e popullit shqiptarë në Ballkan? E arritur e madhe e shqiptarëve mund të konsiderohet vetëm RIBASHKIMI KOMBËTAR në një shtet të vetëm, dhe vizioni i qartë se çka më tutje si komb në marrëdhëniet dhe lëvizjet gjeostrategjike ndërkombëtare. P.S. Të shkruaj më shumë hollësira për mafiozët politik nuk po e shoh të udhës ngase për të njëjtin problem pata shkruar një artikull para dy viteve me titull ''Esat Pashë Toptanët e Kosovës Lindore'' dhe është interesant se po ta lexosh, do të shihesh të njëjtit aktor me shumë pak ndryshime të të njëjtit proces. Krijohet përshtypja se për shqiptarët koha është ndalur. As edhe një milimetër nuk ka ndryshuar diçka por vetëm është përkeqësuar. I njëjti fjalor dhe të njëjtat veprime si para 2 viteve. Një risi është se ndërkohë mafiozët politik kanë arritur ta kenë edhe një stacion televiziv në Preshevë i quajtur ALDI i cili është transmetues besnik i ideve të tyre. Përkundër propagandës mediale, populli prapë nuk i ka përkrahur, nënshkrimet që me çdo kusht të shkojnë në Beograd i kanë marrë nga hungarezët e Vojvodinës dhe boshnjakët e Sanxhakut. LPD që thirret në vlerat e luftës dhe në UÇPMB e vendosur të shkoj në Beograd. Vendimi i Jonuz Musliut në bën të kuptojmë se ai me shokët e tij paskan luftuar me mbrojt integritetin e Serbisë ashtu sikur se Ali Ahmeti të Maqedonisë. Një fraksion i saj si parti më e re politike UDSH, edhe ajo në Beograd. Artikulli '' Esat Pashë Toptanët e Kosovës Lindore'' para dy viteve ishte shkarkuar nga interneti dhe ishte shpërndarë nëpër shtëpitë shqiptare. Veprimtarët me punën e tyre ia kishin arritur qëllimit. Populli kishte bojkotuar zgjedhjet parlamentare ndërsa deputeti serb me origjinë shqiptare Riza Halimi, ishte i falur nga Serbia me një ulëse, për hir të interesave të kohës, gjithsesi interesa kundërshqiptare. Vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare aktorët e përfshirë kishin akuzuar njëri tjetrin në media për mos ndarje të barabartë të 60.000 EUR të ofruara nga Serbia. EUMM organizatë globaliste e Solanës, përgjegjëse për siguri, ishte larguar nga Kosova Lindore duke i lënë shqiptarët të vetmuar, edhe sot, nën rrethim të hekurt të forcave të sigurisë serbe. Esat Pashë Toptanët e Kosovës Lindore Shaip Kamberi, Skender Destani dhe Riza Halimi me mashtrimet që po i bëjnë popullit shqiptarë të Kosovës Lindore me zgjedhjet parlamentare serbe të 21 Janarit, lirisht mund të llogariten si pasues besnik të Esat Pashë Toptanit, ku mendja i punon vetëm për ato shtete që i paguajnë. Zgjedhjet serbe të 21 Janarit, në Kosovën Lindore paraqesin pikën më të nxehtë politike qysh nga përfundimi i luftës së armatosur në mes UÇPMB-së dhe forcave serbe te sigurisë. Këto zgjedhje falë dy subjekteve politike PVD-së dhe BDL-së që janë për pjesëmarrje, si dhe 5 subjekteve tjera politike PDSH, LPD, PDK, LKSH, LDI dhe 2 shoqatave të dala nga lufta të cilat janë kundër pjesëmarrjes, kanë shkaktuar një përçarje të madhe në mesin e popullatës shqiptare, se a duhet të dilet apo bojkotohen? Derisa subjektet dhe dy shoqatat të cilat janë kundër zgjedhjeve mezi arritën të formojnë ''Koalicionin për bojkot të zgjedhjeve'' për shkak të inateve dhe tekave të individëve, në anën tjetër dy partitë PVD dhe BDL falë përvojës së tyre disa vjeçare në skenën politike kanë themeluar ''Koalicionin e shqiptarëve të Luginës'' i cili thirret në emër të tërë popullatës shqiptare dhe kanë filluar një fushate elektorale për të përfituar masën që të dilet në këto zgjedhje. Kjo fushatë elektorale ka të bëj me një terror të pistë psikologjik e cila qëllimisht ka shkaktuar një hutim të popullit, frikë, pasiguri, duke ndërruar tezat e bisedës, përdorimin e metaforave vetëm që të arrihet të realizohet interesi i një apo dy individëve, e gjithnjë duke u thirrur në interesin e popullit shqiptar të kësaj ane si dhe interesin mbarë kombëtar e në veçanti statusin e Kosovës. Bartësit e kësaj fushate duke e kuptuar se dështimi i tyre në këto zgjedhje do të thotë fund i tyre nga skena politike kanë filluar fushatën e tyre fshat në fshat, derë në derë, manifestime sportive, sjelljen e diplomatëve të ndryshëm nga Beogradi që të inkurajojnë shqiptarët që të dalin në zgjedhje, vizita të të larguarve tanë në Kosovë e në veçanti atyre të Medvegjës ku shifra kap numrin afro 5000, duke u munduar që ta bindin popullin se këto zgjedhje janë vendimtare për lumturin e popullit. Kësaj fushate të pistë i kanë ndihmuar edhe mos angazhimi i plotë për bojkot i PDSH-së, së Ragmi Mustafës, si dhe LPD-së së Jonuz Musliut i cili duket i humbur në hapësirë dhe kohë. Këta dy si me mund të madh arritën që të i bëj ftesë popullatës për bojkot madje partitë dhe shoqatat e dalura nga lufta të cilat janë më aktive për bojkotim kanë qenë të çorientuara dhe mos koordinuara pikërisht nga PDSH dhe LPD. PVD dhe BDL gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për dorëzimin e listës për parlamentin republikan serb kane frikësuar në radhë të parë të punësuarit shqiptarë në arsim dhe në ato institucione lokale ku ka shqiptar se nëse nuk i hedhin firmat e tyre në listë do ta humbin vendin e punës. Duke pasur në dore disa nga mjetet e informimit ata kanë vënë një censurë të rreptë informative e në veçanti në Bujanoc ku prin RTV Spektri, RTB Bujanoci dhe ueb faqja, presheva.com ku orë e çast dominon një material propagandues se nëse dilet në zgjedhje ata do ta largojnë xhandarmerinë serbe, do të ketë zhvillim ekonomik, qarkullim të lirë ndërkufitar, përdorim të lirë të simboleve dhe në fund nëse nuk dilet refuzim i përkrahjes së SHBA-së . Përveç kësaj fjalorit të tyre mashtrues në kontakt me popullin i thonë se kanë përkrahjen e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit zyrtar (partive shqiptare) dhe se nëse bojkotohen zgjedhjet do të ketë izolim total të siç thonë ata ''Luginës'' nga SHBA, 400 km do të jetë ''Lugina'' nga ambasadat si dhe futjen e partive politike ose individëve me ndikim në listën e zezë amerikane. Këta të pafytyrë nuk ngurrojnë të i angazhojnë edhe gratë e tyre në këtë fushatë e gjithnjë duke u thirrur në emër të nënave shqiptare të cilat duhen të votojnë për të mirën e fëmijëve të tyre se për ndryshe do të bëhet qameti. Bartësit e kësaj fushate janë ideologët e PVD-së she BDL-së me zagarët e tyre e në veçanti dallohen tre nga ata. Shaip Kamberi i njohur në skenën politike si gjuetar i fondeve shtetërore dhe ndërkombëtare, bartës i shume funksioneve, si kryetare i PVD-së për komunën e Bujanocit, kryetar i këshillit për të drejtat e njeriut si dhe bashkëpunëtor i një organizate norvegjeze e quajtur ''Nansen''. Skender Destani kryetar i BDL-së për komunën e Preshevës, parti kjo e dal nga PVD-ja, me profesion mjek i njohur në popull me deklaratën e tij më të re gjatë festimit të Ditës së Flamurit në qytetin e Preshevës. Kur u largua flamuri serb ai deklaroi '' sot po e ndiej veten të turpëruar se po ta dija që do të largohej flamuri serb nga godina e kuvendit komunal unë fare nuk do të merresha pjesë në këtë manifestim''. Riza Halimi për 12 vite kryetar i komunës së Preshevës si dhe kryetar i PVD-së apo LDK-së së Kosovës Lindore. I njohur si person i cili nëse përcjellët me vëmendje i ndërron për mrekulli tezat e bisedës dhe në fund nuk thotë asgjë. Ky asesi të pajtohet se e ka humbur postin e kryetarit të komunës me 2004, i shtyer nga mosha dhe nga zvogëlimi i ndikimit politik e ka llogaritur se e vetmja mundësi për të ''për një jetë më të mirë'' është që të dal në pension me rrogë të majme deputeti, prandaj edhe është personi numër një si bartës i listës së shqiptarëve të ''Luginës''. Në takime gjatë fushatës shpesh e lusin popullin që të dalin në zgjedhje duke e përsëritur një fjali të tyre se duhet të i thirremi arsyes. Dhe nëse populli i thirret arsyes, populli ka përmbledhur në 17 pika shumë arsye se pse duhet bojkotuar këto zgjedhje, numër ky që simbolizon numrin 17 të listës zgjedhore për këto dy parti. 1. Si është e mundur që dy deputet shqiptarë të na i zgjedhin tërë ato probleme politike, ekonomike në një Serbi e cila ka pasur, ka dhe do te ketë ideologji hegjemoniste ndaj shqiptarëve?! 2. Si është e mundur që dy deputet në një parlament me 250 deputet ku shumicën do ta përbëjnë radikalët e Sheshelit dhe socialistet e Millosheviçit, të na i zgjedhin problemet tona, ku nëse këto dy parti nuk do të mund të formojnë qeverinë e ardhshme serbe së paku do të kenë ndikim të madh në sjelljen e vendimeve të qeveris serbe?! 3. Si është e mundur që dy deputet ta përmirësojnë gjendjen tonë ekonomike kur Serbia edhe sot hap fabrika një etnike, kurse në procesin e privatizimit shqiptarët fare nuk kanë qasje vetëm pse janë shqiptar. Si mund ta zhvilloni ekonomin në një regjion jo stabil me aq forca të mëdha të sigurisë?! 4. Si është e mundur që dy deputet të na i zgjedhin problemet në Serbin e ashtuquajtur demokratike ku ende dominon logjika e Millosheviçit, ku kriminelët e luftës Karaxhiç dhe Mladiç nuk janë dorëzuar në Hagë?! 5. Si munden dy deputet shqiptare ta ndryshojnë pozitën e shqiptarëve, me Kosovën ne preambulën e Kushtetutën Serbe, me letrën e Sheshelit ku i lë amanet gjeneratave të ardhshme serbe se armiku më i madh i serbeve janë shqiptarët?! 6. Si munden dy deputet të përmirësoj gjendjen shqiptarëve këtu kur Serbia demokratike siç i thoni ju fare nuk ju pyet se si do të dukej Kushtetuta saj e ardhme dhe ju paraqet si te huaj e ardhacak duke i lëne shqiptaret pa kurrfarë statusi?! 7. Si munden dy deputet të ndryshojnë pozitën e shqiptarëve në Serbinë e pa reformuar në institucionet policore dhe gjyqësore si dhe me militarizimin e trojeve shqiptare sikur të ishte gjendje e jashtëzakonshme, duke ndarë Kosovën Lindore nga trungu i saj amë Kosovën?! 8. Si munden dy deputet ta largojnë xhandarmerinë? Derisa qeveria serbe deklaron se Kosova është bazë botërore e terroristëve e sidomos atyre islamik dhe duhet të i mbroj pjesët tjera të Serbisë, si mundeni ju ta largoni xhandarmerisë? Me siguri se do ta largoni xhandarmerinë sikur në rastin e Dashnim Hajrullahit në fillim të vitit 2005, ose si në rastet e para disa muajve me intervenimit e xhandarmerisë në burgun e Nishit ku pa asnjë lloj arsye u rrahën shqiptarët e burgosur, si dhe rastet e Corroticës dhe Raincës ku maltretohen civil shqiptarë në prani të fëmijëve dhe grave. Ndoshta përgjigje më të mirë ju dha kryetari Serb Tadiç kur në ditët e para të vitit 2007 e vizitoi zonën tokësore të sigurisë dhe u takua me forcat e sigurisë duke përfshirë edhe xhandarmerinë pa dijen e dy kryetarëve shqiptarë. Njëherit kjo tregon veprimin e ardhshëm politik të Serbisë se sa ajo është e interesuar për demokraci, duke mos i vizituar pushtet lokale por vetëm forcat e sigurisë. Para se ta largoni xhandarmerinë duhet që të zbuloni fatin e shumë shqiptarëve të vrarë e të zhdukur në rrethana misterioze nga regjimi serb para luftës së armatosur të UÇPMB-së. 9. Si munden dy deputet të ndryshojnë gjendjen kur ne këtu patëm Trupin e Reformuar Koordinues të 3 Marsit 2005, i përkrahur nga po kjo bashkësi ndërkombëtare në të cilën ju aq shumë thirreni dhe e keqpërdorni përkrahjen e tyre. Anëtarë kryesor të atij trupi ishin dhe janë dy kryetaret shqiptar të Preshevës dhe Bujanocit, shumë ministra serbë, bashkësia ndërkombëtare në krye me OSBE dhe SHBA-të dhe për dy vite ju nuk mund të i lëvizni aspak gjërat nga vendi me ato nëngrupet punuese për siguri, ekonomi, arsim etj?! 10. Pse po na mashtroni se nëse marrim pjesë në zgjedhje bashkësia ndërkombëtare do të na përkrah fuqishëm, kur dihet se bashkësinë ndërkombëtare e kemi të pranishme në Kosovën Lindore me zyrat saj siç është OSBE, EUMM dhe ju jeni në kontakt të përditshëm me ta si dhe vizitat e përditshme të ambasadave të huaja këtu. A do të thotë kjo se nuk na paskan përkrahur deri tash? Pse po na mashtroni se nëse i bojkotojmë zgjedhjet do të jemi larg nga bashkësia ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja 380 km, kur për Kosovën Lindore është i informuar edhe këshilli i sigurimit falë luftës së UÇPMB si dhe kur në Kosovën protektorat kemi të pranishëm komplet dilpomacin ndërkombëtare me forcën e NATO-së në krye?! 11. Si mund të jemi të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare e cila është aq e pranishme në trojet shqiptare në Ballkan sa që nuk gjen vend në botë ku kjo prani është aq e madhe me tërë mekanizmat e saj?! 12. Pse po na mashtroni se për këto pak ndryshime që i kemi janë rezultat i punës së juaj të palodhshme politike 17 vjeçare, kur ne e dimë që këto ndryshime janë falë luftës së UÇPMB-së, dhe asnjë fjalë miradije nuk thoni për luftëtarët që ju mundësuan të uleni në kolltuqe të buta dhe të pasuroheni, por i përqeshni si patriot folklorist me ide të vjetruara?! 13. Si mundeni ju ta ndihmoni statusin e Kosovës, kur ju me veprat e juaja po e shkatërroni Kosovën Lindore duke e mjegulluar edhe më shume të ardhmen e saj. Kur Kosova 2 milionëshe me mafien e saj politike nuk mund të i ndihmoj vetvetes dhe juve, si mendoni ju në emër të 70000 shqiptarëve ta ndihmoni Kosovën 2 milionëshe?! 14. Po thoni se e keni përkrahjen e Tiranës e Prishtinës? Çfarë përkrahje mund të ju japin ata të cilët i lanë trojet shqiptare pa dritë e ujë. Saloja edhe Kosovës i thonte dilni e merrni pjesë në zgjedhjet serbe më 1995 që ta demokratizoni atë, por Kosova nuk e dëgjoi dhe historikisht u tregua e dobishme. Çfarë përkrahje mund të keni nga ata të cilët nuk mund të merren vesh se si të i organizojnë zgjedhjet dhe shkojnë e lypin ndihmë nga të huajt. Pse tash Mojsiu e Saloja të kërkojnë përsëri nga një grusht shqiptarësh që ta demokratizoj Serbin?! Serbia mund të demokratizohet kur të përmbyllet çështja shqiptare në Ballkan. 15. Po thoni se do të na izoloj Amerika. Natyrisht se Amerika i izolon ato popuj me politikan të sojit të juaj cilët bëjnë politik të stilit '' hajt ta provojmë edhe kësaj radhe ku të dalin le të dalin''. Amerika i ndihmon vetëm ata politikan e popuj që kanë vendosmërin dhe vizionin se ku dojnë të arrijnë. Pasi që me politikanët e tillë e bëmë Malin e Zi shtet tash dëshironi që ta inkuadrojmë Serbin sa më shpejt në BE. Politika aktuale shqiptare bazohet në atë se dalim në zgjedhje për hir të interesave të huaja e si shpërblim nuk fitojmë asgjë. Të gjithëve u bëjmë mirë e vetvetes sherrin ja shohim! 16. E vetmja gjë që populli pajtohet me ju është se e keni përkrahjen e institucioneve shtetërore të Tiranës dhe Prishtinës sepse edhe ata kanë mision të njëjtë me ju, që sa më shumë ta varfërojnë vendin e tyre, ta mashtrojnë popullin dhe të jenë të dëgjueshmit e neokolonializmit. Populli i Kosovës Lindore pajtohet plotësisht se edhe ata janë si ju! 17. Po me Flamurin pse po luani? Pse po na e bëni Flamurin vegël për interesa të juaja? Kur Serbia ''demokratike'' nuk ju le që ta vendosni në nivel lokal, pse po me të njëjtin Flamur bëni lojna që ta ftoni elektoratin të dal në zgjedhje të cilat nuk janë të domosdoshme. Se sa e doni ju këtë Flamur patëm rastin të ju shohim me rastin e manifestimeve në Nëntorin e kaluar. Nga e tërë kjo shihet se arsyeja e juaj nuk bazohet në realitet dhe vizion por në interesa personale dhe klanore. Veprimet e juaja nuk e befasojnë fare popullin sepse nuk është e rastit kur ju e degraduat referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, në platformë politike dhe termin Kosovë Lindore e ndryshuat në Lugine të Preshevës. Atë platformë të 14 janarit 2006, e miratuat me përkrahjen e disa individëve të Prishtinës e qe ju i thoni Prishtina zyrtare. Dhe tash një (1) vit pas platformës dhe termit ''Luginë'' po shihen shumë qartë qëllimet e juaja se për çfarë vendimi politik qenka fjala. Integrimi me Beograd dhe çintegrimi nga trojet shqiptare. Tash me siguri do ta keni më lehtë që edhe ta shpikni ndonjë flamur kombëtar në kuadër të Këshillit Nacional, për të cilin këshill edhe Koshtunica para pak ditësh shprehi dëshirë që sa më shpejt ta formoni kur dëgjoi se keni vendosur që të merrni pjesë në zgjedhjet e 21 Janarit. Kurse për integrimin e të rinjve shqiptarë në armatën serbe po hapen të gjitha dyert, sepse ministrin serb të mbrojtjes e keni kumbarë. Gjatë kësaj fushate janë paraqitur edhe disa paradokse. Çdo takim me popullatën e fillojnë me 1 minutë heshtje në emër të dëshmorëve të UÇPMB-së, duke krijuar përshtypjen se ata paskan dhënë jetën që populli i tyre të integrehot në Beograd e jo me trojet tjera shqiptare. Bojkotojnë kushtetutën serbe kurse për përmirësimin e gjendjes thirren në atë kushtetutë. Derisa në spotet e tyre thonë se do ta largojnë xhandarmerinë nga Lugina në anën tjetër kërkojnë të jenë pjesë e shtetit prej nga vjen xhandarmeria, me ulëse në parlamentin e atij shteti. Paradoks tjetër është se sa më shumë që je i lidhur me Serbinë je patriot më i madh, kurse sa më larg Serbisë je tradhtar më i madh. Ka edhe skena të përbuzjes, nënçmimit dhe ironisë së popullatës nga ana e Riza Halimit, ai thotë se unë dhe shokët e mi e pranojmë se nuk jemi të gatshëm ta realizojmë referendumin e vitit 1992, se Evropa nuk do të na pranojnë. Me këtë arsyetim ai mbulon qëllimin e tij parësor se nuk është i gatshëm të flijoj asgjë për popull por vetëm flijon aty ku mundet të përfitoj materialisht. Nga e tëra kjo shtrohet pyetja sa çka fiton Serbia nga pjesëmarrja e shqiptareve në zgjedhje e çka shqiptarët? Serbia e ledhatuara e Evropës do ta përshpejtoj integrimin e saj në BE, ku pas zgjedhjeve do të themelohet edhe Këshilli Nacional i Shqiptareve në suaza të legjislacionit serb. Është në interesin e saj që të i ketë shqiptarët e përfaqësuar në parlamentin republikan serb dhe nuk do të jetë befasi se pa marrë përsyshë pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhje Serbia do të siguroj një ose dy vende për deputet shqiptarë. Një veprim i tillë bëhet që ta paraqes çështjen shqiptare të kësaj ane si të mbyllur ku nuk ka problem jashtë institucional por vetëm institucional me ta dhe në anën tjetër të i përçaj shqiptarët me qëllim që të merren me vetveten. Në këtë rast mjetet e arsyetojnë qëllimin. Serbia ka nda shuma të mëdha të parave kurse tregues kryesor i kësaj është publiciteti i madh në mediat serbe si ato elektronike dhe të shtypura për pjesëmarrjen e shqiptareve në zgjedhje. Dushan Janjiç nga Beogradi, bashkëpunëtor i UDB-së dhe KOS-it, përndryshe drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike, para disa muajve ka qëndruar në komunat e Preshevës dhe Bujanocit dhe së bashku me Shaip Kamberin nën pretekstin e disa tryezave të rrumbullakëta për gjoja gjendjen në Kosovën Lindore pas statusit të Kosovës ka lobuar për pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhje serbe të 21 Janarit. Ky ka bredhur një kohë të gjatë në Kosovën Lindore dhe është parë në shoqëri edhe me udhëheqësit tjerë shqiptarë të kësaj ane kryesisht me këta që janë pro zgjedhjeve si dhe me ata të cilët kanë tërhequr nënshkrimet e tyre e që po mundohen ta minojnë punën e partive tjera politike si dhe dy shoqatave të dala nga lufta të cilat janë kundër daljes në zgjedhje. Tërë këto tryeza janë mbuluar nga RTK-së përmes RTV ''Spektri''. Dushan Janjiç përmes Forumit të tij viziton shpesh Prishtinën dhe Tiranën dhe i ka në grusht shumë politikanë e veçmas ata të cilët kanë shoqata joqeveritare. Shqiptaret përveç një apo dy rrogave të deputeteve realisht asgjë nuk mund të fitojnë, respektivisht mund të fitojnë edhe një gjë, që të luajnë rolin e palaços në parlamentin serb, ku do të jenë të fyer, nënçmuar, të pa ndikim si para 10 viteve ish deputetet shqiptarë. Ndoshta edhe ndonjë vend ministror apo zëvendës ministër ose të emërohet ndonjëri prej tyre ambasador i Serbisë në Tiranë. Ah...sa ja ka ëndja këtyre të jenë ministra të ''Serbisë demokratike''! E çka fitojnë shqiptaret nga bojkoti i zgjedhjeve? Bojkoti është mjet legjitim paqësor politik në realizimin e qëllimeve ku tregohet pakënaqësia e secilit me gjendjen në të cilën gjendet .Ai mund të jetë mjet afatshkurtër me qëllim që të i tërhiqet vëmendja si faktorit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtarë. Për bojkot arsyet janë të shumta e në veçanti për ne shqiptarët e Kosovës Lindore. Popull shqiptarë! 21 Janari nuk është ditë e rëndomtë por ditë e kthesës vendimtare ku ne si popull i tregojmë mafiozëve politik, Shaip Kamberit, Skender Destanit, Riza Halimit dhe Nagip Arifit, dhe këlyshëve të tyre se kësaj radhe nuk do të ju dëgjojmë por do të ju dënojmë me bojkot. Populli im i dashur! E di se nga tërë ato probleme që i keni është edhe gjendja e padurueshme ekonomike, por ju mos u mashtroni me premtime boshe e në veçanti ato ekonomike '' për një jetë më të mirë'', sepse në këtë gjendje jeni si rezultat i politikave të tyre mafioze. A me të vërtet duhet të besojmë se Beogradi do të na ofroj një jetë ma të mirë?! Populli im! Data e 21 Janarit ka vleren e REFERENDUMIT për shqiptaret e Kosovës Lindore, ku për herë të dyte nëse e bojkotojmë i thuhet PO referendumit të vitit 1992, ruajtje e vlerave të UÇPMB-së, mos shkelje e gjakut të dëshmoreve, si dhe dërgimi i sinjaleve te forcat e shëndosha mbarë kombëtare shqiptare se ne jemi për integrime brenda shqiptare e jo për kolonizim e integrime afat shkurtra luftënxitëse. Pra gjithçka varet nga NE! Mos të frikësohemi, por të gjithë të bashkuar t'i BOJKOTOJMË zgjedhjet e 21 Janarit. Besnik Hysa, Bujanoc
__________________
Me njat flamur perêndia Me dorê t'vet e ka shkru Pêr shqiptarê do jetê Shqipnia, Kush e prek,qoftê mallku...! MOS MA PREKNI FLAMURIN!
|
|
|
|
|
|
#12 |
|
EmoTionS
![]() ![]() Anëtarësuar: Mar 2007
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,369
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Nuk ka cte shtohet asnje fjale me shume per zgjedhjet parlamentare,sepse nese vendoset qe populli te dale ne zgjedhje shkon vetem ne inetres te 2 personave-te atij qe do shkoj per deputet dhe tjetri qe do e zere vendin e ketij te parit
.Ne parlamentin e Serbise me aq sa di une jane 207 serbe,e vetem nje shqiptare.Nese shqipetaret kerkojne qe te perdoren simbolet e tyre kombetare,apo te kene materialet shkollore,te njejtat qe perdoren ne Kosove,jam shum e bindur qe asnjeri nga ata 207 nuk do e ngrise doren dhe ta aprovoj ate propozim.
__________________
Peace.L♥ve.Hope.Trust.Believe. ★••٠·˙ Herën e fundit është Redaktuar nga fcbesia : 09-05-08 në 00:50. |
|
|
|
|
|
#13 |
|
EmoTionS
![]() ![]() Anëtarësuar: Mar 2007
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,369
Rrespekti: 5
![]() ![]() |
Fcbesia rrofsh,artikull shum interesan ky qe ke postuar
![]()
__________________
Peace.L♥ve.Hope.Trust.Believe. ★••٠·˙ |
|
|
|
|
|
#14 |
![]() Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Prishtinë-Shqipëri Etnike
Shteti:
![]() Mosha: 23
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,337
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Kërkohet pranim më i madh i shqiptarëve në policinë multietnike në Luginë
Kërkohet pranim më i madh i shqiptarëve në policinë multietnike në Luginën e Preshevës
Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ka kërkuar nga OSBE pranim më të madh të shqiptarëve në policinë mutlietnike dhe që ligjet mbi policinë të zbatohen edhe në këtë rajon, sikur se në shtetet evropiane. Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në takimin e sotëm me përfaqësuesit e OSBE-s ka kërkuar trajnim të posaçëm të pjesëtarëve të policisë mutlietnike me qëllim të kyçjes së tyre në punët e vendkalimeve kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë në Preshevë. Ai ka theksuar se kyçja e shqiptarëve në vendkalimet kufitare është katastrofale,me ç’rast vetëm dy policë shqiptarë janë të inkuadruar dhe shtoi domosdoshmërinë e shtimit më të madh sipas proporcionalitetit të numrit të popullatës, në mënyrë që të bëhet lehtësimi i qarkullimit të shqiptarëve në këtë kufi. Prefekti Mustafa po ashtu ka kërkuar nga OSBE të ndikojë në organet shtetërore serbe lidhur me decentralizimin thelbësor të pushtetit në polici, me qëllim që policia lokale mutlietnike të merr kompetenca më të mëdha dhe ta ruaj kufirin me Maqedoninë dhe me Kosovën, duke e eliminuar kështu deri në fund xhandarmerinë, e cila është e panevojshme në Luginë të Preshevës. Po ashtu ai ka kërkuar nga OSBE pranim më të madh të shqiptarëve në policinë mutlietnike dhe që ligjet mbi policinë të zbatohen edhe në këtë rajon sikur se në shtetet evropiane, me qëllim të krijimit të një sigurie të qëndrueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës RTK
__________________
Me njat flamur perêndia Me dorê t'vet e ka shkru Pêr shqiptarê do jetê Shqipnia, Kush e prek,qoftê mallku...! MOS MA PREKNI FLAMURIN!
|
|
|
|
|
|
#15 |
![]() Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Prishtinë-Shqipëri Etnike
Shteti:
![]() Mosha: 23
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,337
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Po Mbahen Zgjedhjet Në Serbi, Po Kosova Lindore Pse Të Del Në Ato Zgjedhje?!!!
Duhet të kuptojmë drejt se këto zgjedhje që do mbahen më 11 maj 2008 janë veç për serbët, pra këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e Kosovës Lindore. Shqiptarët, duhet t´i bojkotojnë zgjedhjet serbe për faktin se ato do të jenë në |