![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Administrator
|
Anisa Kaltanji
Spastrimi i administratės nė vitin 1992 edhe mund tė justifikohet. Ndoshta aparatēinjtė e para 90-ės nuk ishin gati pėr kohėt moderne qė po afronin. Porse njė spastrim administrate nė vitin 2006, ėshtė i pashpjegueshėm. Administrata e krijuar gjatė 10-vjeēarit tė fundit ishte e kualifikuar dhe me eksperiencė relativisht tė pėlqyeshme. Aq mė tepėr qė pėr pjesėn e kualifikuar tė saj, institucionet shqiptare dhe ato ndėrkombėtare kanė shpenzuar miliona. Vetė kryeministri aktual gjatė fushatės sė fundit elektorale para zgjedhjeve tė verės sė kaluar premtoi se administrata ishte e shenjtė dhe nuk do tė prekej nga qeveria e re. Tė kuptohemi qartė; nuk po pretendon njeri qė tė mbahej nė punė edhe kopjaci i fjalimeve tė ish-kryeministrit F. Nano, por qė tė nisin tė ndėrrohen edhe pastrueset e zyrave tė administratės sė lartė, e pas tyre edhe shoferėt, llogaritarėt, financierėt, specialistėt e drejtorive, e shumė e shumė tė tjerė, kjo ėshtė e tepruar. Mė vijnė nė mend dhjetėra njerėz qė njoh, punonjės tė respektuar tė administratės civile, tė cilėt sot, nuk dinė nga tia mbajnė. Kush ėshtė pėrfitimi qė patėn duke u sjellė nė mėnyrė profesionale? Sa kohe do tu duhet per te gjetur nje pune tjeter, vetem e vetem pse i qendruan besnik deri ne fund te qenurit jopolitike? Mos valle duhet te fillojne te lozin militantesh per te siguruar nje vend pune? I ashtuquajturi rikonstruktim i administrates shteterore nuk duhet tė kthehet nė nje farse, per te justifikuar spastrimin e kesaj administrate sa here qė ndryshon qeveria. Me thoni, ju lutem, ku shkoi statusi i nepunesit civil? Perse nuk respektohet premtimi per te shmangur konfliktin e interesave tek zyrtaret e larte? Perse per shembull, ne Kukes emerohet drejtor i arsimit pronari i shkolles se vetme private ne qytet? Pėrse vijojnė tė emerohen nepunes civile pa u respektuar asnje kriter, pa u zhvilluar asnje konkurs? Si mundet nje farmacist te emerohet drejtor juridik? Jane regjistruar tashmė disa raste flagrante shkarkimesh nga detyra tė personave jo militantė dhe profesionistė per tua lene radhen personave me me pak eksperience ne fushat pėrkatėse, por te cilet jane te pakten militante profesioniste. Ka ndodhur mė parė, por ndodh, pėr fat tė keq, sėrish. Por si mund te pretendohet zhvillimi ekonomik i nje vendi ku shkalla e papunesise rritet cdo dite, ku specialistet hidhen ne rruge per tu zevendesuar nga militante, te cilet specializim te vetem kane ngjitjen e posterave gjate fushatave elektorale? Eshte e vertete, ka ardhur koha per ndryshim. Por ky ndryshim duhet te vije se pari nga ndryshimi i kėtij zakoni tė keq qė na eshte kthyer tashmė ne njė trashegimi kulturore.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|