Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Media dhe politika > Aktualiteti > Analiza


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 29-07-08, 21:46   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 664
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Demagogjia e krahasimit

Rexhep Meidani

Nė vend tė analizės sė detajuar tė njė situate, tė vėnies nė lėvizje tė forcės sė argumentit konkret, shumė shpesh politika shqiptare pėrdor “metodėn e krahasimit”, madje pėr fat tė keq, thjesht “demagogjinė e krahasimit”. Kėshtu, mė parė kur u prodhua “minidushku” nė vitin 2001 apo, 4 vjet mė vonė, kur nė vitin 2005 ndodhi pėrēudnimi i “megadushkut”, “demagogjia e krahasimit” u vu plotėsisht nė “lėvizje”. Madje, shfrytėzohej ēdo rast pėr tė deklaruar publikisht se: “ky ėshtė edhe sistemi elektoral qė shfrytėzohet nė Gjermani”. Por, duke harruar apo bėrė sikur kishin harruar qė atje, dinjiteti i politikanit dhe pjekuria demokratike e elektoratit janė fare tjetėr, qė procesi i votimit dhe i numėrimit bėhen nga njerėz me integritet moral dhe respekt tė plotė ndaj ligjit dhe procedurave tė miratuara, nga “fanatikė” tė votės, tė vullnetit tė popullit tė shprehur nėpėrmjet saj dhe vetė tė vėrtetės. Atje, brendia e kutisė shpreh votėn e lirė tė qytetarit, por dhe proces-verbalet e firmosura dhe rezultatet zyrtare tė deklaruara konvergojnė plotėsisht me kėtė votė. Ndėrsa, nė jo pak raste kjo kuti, nė Shqipėri, shpreh njė deformim partiak tė kėsaj vote, madje dhe “formularėt paszgjedhorė”, jo rrallė manifestojnė njė “urdhėr” partiak dhe jo vullnetin qytetar. Mund tė lexohet Buletini Zyrtar i KQZ-sė dhe mund tė ndjehet qartėsisht njė deformim i tillė “alla partiak”, pale tė na rihapen kutitė e votimit dhe tė kontrollohen, njė e nga njė, tė gjitha proces-verbalet e komisioneve, duke filluar nga qendrat e votimit!...

***
Ky ishte dhe reflektimi im, sa i vjetėr, po aq dhe i ri, kur dėgjova dhe lexova, ditėt e fundit, krahas “shakave pa kripė”, dhe disa deklarata “krahasimore” nga zėdhėnėsi-kryetar i mazhorancės! Kėshtu, p.sh., nė shtypin e ditės nėnvizohej se “sipas kryeministrit, vėnia nė diskutim e sistemit elektronik tė votimit nga ana e pozitės, do tė thotė tė vėsh nė diskutim njė sistem, i cili ėshtė vendosur nga Kongresi Amerikan. Sistemi elektronik i votimit, i kontestuar fuqishėm nga opozita, dhe qė pėrdoret nga deputetėt shqiptarė, ėshtė sekretuar nga tė njėjtėt persona, qė kanė instaluar njė sistem tė ngjashėm nė kongresin e vendit, qė mbahet si tempulli i demokracisė...”. Por, fatkeqėsisht, ky person dėshiron “demagogjikisht” tė harrojė se po nga ky sistem elektronik, iu zhduk apo i “ishte ngrėnė” dhe vota e tij, apo se nė procesin e kėtij votimi elektronik morėn pjesė dhe deputetė qė nuk ishin fare nė sallėn e Kuvendit! Kaq mjafton pėr tė vėnė nė dyshim ēdo deklaratė. Pyetja mė e thjeshtė nė kėtė rast ėshtė: ēfarė do tė ndodhte nė Kongresin Amerikan po tė konstatohej njė ngjarje e tillė? Tė jetė i sigurt ai dhe kushdo politikan tjetėr shqiptar, se do tė shpėrthente njė skandal-eksplozion i vėrtetė, nė politikė dhe media, njėfarė “Watergate” i radhės qė do tė detyronte dorėheqjen e menjėhershme tė shumė individėve pėrgjegjės ose “frymėzues” tė tij.
Duke lexuar nė shtypin e ditės se pėr mė tepėr kryeministri Berisha i paska kėrkuar “zonjės Topalli dhe zotit Topi, qė tė kėrkojnė ekspertėt qė kanė instaluar rrjetin, dhe tė konstatojnė ėshtė apo nuk ėshtė i fshehtė, qė kėta zotėrinj (deputetėt e opozitės) e vėnė nė diskutim”, nuk mund tė mos vijė “pėr tė qarė dhe pėr tė qeshur”, me kėtė shpalosje “pa asnjė ndrojtje” tė njė demagogjie ekstreme. Por dhe sikur, ky ėshtė problemi! Nė fakt, njė gjė e tillė ėshtė sesi tė “fshihet” vetė thelbi i problemit! Sepse po tė ndjekėsh me kujdes shtypin e ditės, legale ose jo, e drejtė apo e padrejtė, jo vetėm shtypja e butonave tė votimit tė deputetėve ėshtė dyshimisht e fshehtė (!), por dhe mesazhet apo adresat e celularėve tė tyre nė seancė parlamentare, nė jo pak raste, janė riprodhuar lehtėsisht!...
Por kjo ėshtė njėra anė e medaljes, ana tjetėr e saj, ėshtė dhe personaliteti i deputetit, i cili ende aktualisht ka njė “ngjyrė urdhėrore” partiake, madje ka njė varėsi tė theksuar, deri nė teprim, nga njėshi i partisė kryesore. Pėr shumė arsye...
Nė fund tė fundit, a mund tė krahasohet, nė mesatare, individualiteti i njė deputeti shqiptar me atė tė njė kongresmeni amerikan? As qė mund tė shtrohet kjo pyetje, as nuk duhet tė “guxohet” tė bėhet ky krahasim, sepse aty dhe njė iniciativė ligjore individuale, e mbrojtur dhe e miratuar mė vonė, mban emrin, deri “vulėn” e personalitetit tė kongresmenit pėrkatės, pavarėsisht origjinės sė tij partiake. Natyrisht, duke arritur deri kėtu, nuk mund tė mohohet dhe prania e disa individualiteteve me pėrvojė parlamentare, me tė vėrtetė seriozė nė sjellje, gjykim e analizė apo tė pavarur nga urdhri politik, edhe nė gjirin e Kuvendit aktual. Realisht nė mesatare, jemi shumė larg njė situate krahasimi, prandaj dhe aplikimi i njė “ teknologjie tė hapur demagogjike” tė bazuar thjesht nė kėtė krahasim, edhe nė kėtė rast konkret, nuk ėshtė as bindės, as me vlerė, por ėshtė thjesht njė “shaka” dhe “manovrim” i radhės...
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 05:30.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual